Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Faji i Isa Boletinit eshte se luftoi per atdheun dhe u vra per te. Keshtu po ndodh me te gjithe patriotet tane, papritur po na dalin te gjithe tradhetare e batakcij.
    Isa Boletini patui faj te madh sepse ra duke luftuar per atdheun se bashku me 7 niper te tij te ura e Thive ne Shkoder.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Nuk e di do ti shkaterojme gjithe figurat kombetare?

    Kuptohet kur hodhem gurre edhe te Nen Tereza kuptohet per ca eshe me e lehte dhe per Bac Isen.

    E gjithe keto iniciohen nga njerez te semure qe duan te bejne protogonistin duke shkateruar kollonat kombetare,apo ngrene si parazit e te pafte ato, mbi te cilat qendrojme, ato figura kombetare qe protagonizmin e bene duke bere per kombin, ndritur ate, luftuar e vdekur per te.

    Nuk eshte ky nje shembull, e jo te bejme protagonizmin duke ngrene gjymtyret tona dhe ata pak heronj dhe figura qe si komb i vogel i kemi nxjerr ne shekuj?!

    Nuk e di kur do mbaroj kjo cmenduri e boshllekut te vlerave, qe ndjejm pasi u shkeputem nga sistemet ideologjike qe 15 vjet me pare, e nuk u futem akoma natyrshem ne vlerat tona tradicionale, qe secili flet me radhe e secili respektohet, sidomos keto figura te kombit tone qe simbolizojne ate.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 26-05-2006 mė 09:52
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  3. #13
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ore po nuk qe as Isa Boletin patriot une nuk e di se kush mund te jete.

    Kam degjuar disa zera qe thone se Boletini beri gabim qe ju kthye kunder Turqise pasi me Turqine kemi nje histori, nje fe e nje kulture ndaj baca Isa duhej te bente aleance me Turkun ndaj Serbit e Grekut!

    Te gjithe ata qe nuk na duan i kemi armiqe, pike. Nuk mund te zgjedhim armikun me te vogel kunder armikut me te madh.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    Kam degjuar disa zera qe thone se Boletini beri gabim qe ju kthye kunder Turqise pasi me Turqine kemi nje histori, nje fe e nje kulture ndaj baca Isa duhej te bente aleance me Turkun ndaj Serbit e Grekut!
    Deri ne fillim te shekullit te 19 aleanca me Turqin kishte qen dicka e mire per shqiptaret sepse konsoliduam fuqin tone neper te tokat e Shqiperise Etnike. Por pas shkaterrimit te pashalleqeve shqiptare idealisht besoj se ne duhet te ishim shkeput nga turqit. 100 vitet e fundit qe ne ishim nen perandorin osmane greket e pavarur e serbet autonome/te pavarur po ndertonin shtetet e tyre, ndersa ne nuk po benim ndonje progres.

    Sa per luftrat anti-turke ne fillim te shekullit 20 besoj se ishin te nevojshme qe te tregojme Evropes se ne kemi nje identitet te vecante nga ai turk e se kerkojme vetvendosje. Turqia e humbi luften e pare ballkanike, keshtu te gjitha tokat tona si mbeshtetes te fuqise qe humbi mund te ishin ndare mes grekosllaveve pa shum diskutim. Pastaj Xhon Turqit po benin fushata per sekuestrimin e armeve te shqiptareve dhe otomanizimin e provincave te perandorise, pra ata nuk ishin ndonje ndihme e madhe per ne ne ate kohe.

  5. #15
    Skofiar Maska e Skofiar
    Anėtarėsuar
    07-08-2005
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    731
    Isa Boletini

    (1864- 1916)


    Isa Bloletini Atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhėheqės i lėvizjeve pėr ēlirim e bashkim kombėtar, Hero i Popullit. Lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės, nė njė familje me tradita patriotike. Nė moshėn 17 vjeēare mori pjesė si luftėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė betejėn e Slivovės (22 prill 1881) kundėr forcave osmane. Pėrkrahu Haxhi Zekėn dhe atdhetarėt e tjerė nė themelimin e Lidhjes Shqiptare tė Pejės (1899-1900) dhe nė qėndresėn e saj kundėr sunduesve osmanė dhe qarqeve shoviniste fqinjė.

    Mė 1901-1902 u vu nė krye tė qėndresės popullore nė Kosovė kundėr ndėrhyrjeve tė Serbisė, Malit tė Zi, Rusisė e Austro-Hungarisė nė Shqipėri. Pėr kėtė arėsye u thirr nė Stamboll, ku u mbajt i izoluar deri mė 1906. Isa Boletini pėrkrahu revolucionin xhonturk tė vitit 1908, ishte njė nga organizatorėt e Kuvendit tė Ferizajt (1908) qė luajti rol tė rėndėsishėm nė shpalljen e Kushtetutės. Iu kundėrvu politikės reaksionare e antishqiptare tė xhonturqve. U dallua si udhėheqės e organizator i kryengritjeve tė mėdha popullore antiosmane tė viteve 1910-1912. Udhėhoqi luftėtarėt nė betejat e zhvilluara me ushtrinė turke nė zonat Shtimlje-Carralevė mė 1910, mbėshteti kryengritjen antiosmane tė v. 1911, udhėhoqi forcat kryengritėse nė zonėn Drenicė-Mitrovicė dhe Podujevė-Prishtinė mė 1912. Gjatė Luftės Ballkanike nė tetor 1912, u vu nė krye tė ēetave tė armatosura vullnetare pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare kundėr pushtuesve serbė.

    Nė ditėt e pavarėsisė, nė krye tė pėrfaqėsuesve tė Kosovės, u ndodh pėrkrah Ismail Qemalit nė Vlorė dhe mori pjesė aktive nė organizimin e forcave tė armatosura pėr mbrojtjen e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės. Mė 1913, si anėtar i delegacionit shqiptar, sė bashku me Ismail Qemali shkoi nė Londėr, ku protestoi me forcė kundėr vendimit tė Fuqive tė Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė. Mė vonė Isa Boletini kaloi pėrsėri nė Kosovė, ku organizoi qėndresėn popullore kundėr pushtuesve tė rinj serbo-malazezė. Duke e kaluar jetėn nė luftė e pėrpjekje dhe me urtėsinė e tij, fitoi autoritet tė madh si udhėheqės popullor. Isa Boletini e lidhi jetėn e tij e tė familjes me fatin e atdheut, dashurinė e besnikėrinė ndaj tė cilit e shprehu me fjalėt "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia". Mė 23 janar u vra pabesisht nga shovinistėt malazezė nė Podgoricė, sė bashku me tė bijtė Halili dhe Zahidi, nipėrit Jonuzin dhe Haliti dhe tre luftėtarė tė tjerė. (F. M.)

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anėtarėsuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Nė tokat shqiptare
    Postime
    237

    Smile Ēarmatosja e Isait

    Citim Postuar mė parė nga King_Gentius
    Fyellit ne nje vrime prap turqelit, nuk lan hero anti-turk pa ofenduar
    Pėr ta ndėrprerė drejtimin e tingujve nga fyelli i cekur dhe njėherit pėrkrahur letrat qė pėrkrahin Veprimtarinė e Isa Boletinit por edhe qė tė iu mundėsohet tjerėve qė nėse vėrtet kanė fakte tjera pėr veprimtarinė e tij qė ti tregojnė, po e citoj pjesėn e ēarmatimit

    Nė Shalė edhe sot kujtojnė dialogun e Isa Boletinit me ministnin e jashtėm anglez, Eduard Grein, qė ėshtė pėrjetėsuar edhe nė kėngė:

    “Isa Beg, nė Evropė unė jam i pari qė tė ēarmatosa!
    — Jo, ministėr, jo qe besa,
    s’ēarmatosem sa t’jetė jeta!
    Njenėn armė nė derė e dorėzova,
    po kėtė tjetrėn prej brezi s’e nxora!
    Mos besofsh po ta tregoj,
    tė nandė plumbat i mban ne gojė!”

    por me njė humor plotėsues qė pėrdoret pa qėllim tė keq kohė pas kohe kur flitet pėr format e veprimit tė shqiptarėve me tjerėt:

    Gjersa nė hyrje tė konferencės apo takimit qė duhej tė merrte pjesė Isa, bėhej ēarmatimi i tij sepse ai nuk dėshironte tė hyjė nė te i pa armatosur, dhe gjersa rojet ia hiqnin njė nga njė nja 7 (shtatė alltija) KONFERENCA TASHMĖ KISHTE PĖRFUNDUAR!


  7. #17
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ore Boletini nuk eshte hero kombetar per bemat me 'alltijat ne konference', por per atdhetarizmin dhe perkushtimin qe pati per popullin e tij per sa qe gjalle.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anėtarėsuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Nė tokat shqiptare
    Postime
    237

    Smile Mos e merr bukfalisht!

    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    Ore Boletini nuk eshte hero kombetar per bemat me 'alltijat ne konference', por per atdhetarizmin dhe perkushtimin qe pati per popullin e tij per sa qe gjalle.
    Mė duket se nuk jemi kuptuar fare!

    Nuk kam kontestuar asgjė nga pėrkushtimi i tij pėr popullin. Vetėm e kam pėrcjellė njė mahi e cila vlen edhe sot pėr pėrfaqsuesit tanė qofshin ata nga Kosova apo Shqipėria qė kur kanė takime ndėrkombėtare sillen me "adete"shqiptare dhe gjysmėn e kohės sė paraparė pėr takim e shpenzojnė pėr hyrje nė bisedė duke i pyetur ata pėr gjėra tė parėndėsishme!! ( Si je? Si e ke familjen? Si po kalon? A je mirė me shėndet? - etj)

    Kėte e kanė konfirmuar nė shtyp apo biseda private edhe ata vetė.(tė huajt! )

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Me kete raste Isa Boletinin e pagezuan me emrin "Robinhudi i Shqiperisė" ngase me arme ne dore kishte shkuar ti mbroje te drejtat e popullit te tije ne Londer, si dikur Robin Hood, personazhi legjendare i shekullit 13-tė...
    Edhe gazettat londoneze e kane nxjerrur kete anekdote qe une se besoje se ka ndodhur nje gje e tille si kendohet te ne ne kenge...ama ka dashur ti empresionoje fuqit e medha se ne nuk do te ndalim luften nese ju na mashtroni si ne Kongresin e Berlinit.

  10. #20
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Kjo teme eshte nje turp i vertete, dhe ai qe hapi kete teme eshte nje antishqiptar. Nuk kam c'te shtoj tjeter.

    Dito.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Isa Boletini (1864-1916)
    Nga Sokoli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 04-08-2019, 15:14
  2. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  3. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  4. Zbulohen eshtrat e humbura tė Isa Boletinit
    Nga Hyllien nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •