Klajdi Selimi konkurron mes katėr balerinėsh, nė natėn e parė tė garės sė Maria De Filipit
Klajdi Selimi, njė tjetėr shqiptar nė sfidėn e Amici
Shekulli
Skuadra e Miqve tė Maria De Filipit ka zbritur nė fushė-betejė, gati njė muaj e gjysmė para parashikimeve. Mes sfidantėve tė mbrėmshėm ka qenė edhe balerini shqiptar, 21-vjeēari Klajdi Selimi, i cili prej dy vjetėsh jeton nė Torino. Klajdi eshte diplomuar ne Akademine e Dancit ne Tirane dhe ka vetem nje objektiv : te kerceje dhe vetem te kerceje. Ai ka enderruar gjithnje te jete pjese e shkolles "Amici" dhe kete e ka arritur menjehere sapo ka mberritur ne Itali. Ai ka profilin e nje balerini te stilit jazz me baza te forta te klasikes. Kur del me miqte e tij, ai preferon te mbaje nje look hip hop, pantallona te gjera dhe ngjyra e tij e preferuar eshte bluja. Motoja e tij eshte : Jep maksimumin sot, me shume sesa dje.
Sė bashku me Masimiliano Pirontin, Alberto Galetin, Antonino Spadaēino e Piero Romiteli, Klajdi ka qenė ndėr tė parėt qė ėshtė pėrballur me garėn e Amici-t, e cila tashmė ėshtė kthyer nė njė shkollė mbrėmjeje televizive pėr kanto, kėrcim e aktrim. Nė kėtė edicion, i cili transmetohet drejtpėrdrejt nė ekranin e Canale 5, do tė prezantohen 20 nxėnės, tė cilėt pasi kanė kaluar njė provim tė parė kanė studiuar nė kėtė akademi. Nė fund tė prillit, vetėm njėri prej tyre do tė shpallet fitues, nėpėrmjet votimit tė teleshikuesve. Nga procedurat e konkurrimit e votimit kanė ndryshuar vetėm fare pak gjėra nė krahasim me njė vit mė parė, megjithatė seleksionimi do tė jetė i shpejtė dhe nė datėn 14 shkurt do tė kenė mbetur 14 konkurrentė. Vitin qė shkoi fitues ėshtė shpallur balerini shqiptar Leon Ēino, ndėrkohė qė nė edicionet e shkuara ka pasur tė tjerė shqiptarė konkurrentė, si balerina qė dikur nė Shqipėri kėrcente balet klasik, Ambeta Toromani.
Krijoni Kontakt