Sipas burimeve tė tė dy vendeve avionėt po kryenin manovra ushtarake
Greqi-Turqi, ndeshen nė qiell
Dy avionė ushtarakė tė fqinjėve pėrplasen mbi Egje
Dy avionė luftarakė F-16, njė turk dhe tjetri grek, u pėr plasėn nė ajėr tė martėn, ndėrsa po ndiqnin njėri-tjetrin nė jug tė detit Egje, hapėsirė pėr tė cilėn dy vendet anėtare tė NATO-s, grinden prej kohėsh. Rrethanat e sakta tė pėrplasjes, nė njė zonė ku avionėt e dy rivalėve tė vjetėr shpesh ndeshen duke zhvilluar edhe manovra tė rrezikshme, nuk u qartėsuan menjėherė. Ushtria turke tha se pėrplasja ishte shkaktuar nga njė avion ushtarak grek qė kishte ndėrhyrė nė manovrat turke nė hapėsirė ndėrkombėtare. Njė avion F-16, qė u pėrket forcave ajrore turke, ėshtė pėrplasur nė ajėr me njė avion tjetėr F-16 qė u pėrket forcave ajrore greke dhe si rezultat, tė dy ata janė rrėzuar, tha ushtria turke, duke shtuar gjithsesi, se po hetohej mė gjerėsisht rreth incidentit. Greqia nė anėn tjetėr, tha se pėrplasja kishte ndodhur gjatė disa manovrave mbi ishullin grek Karpathos. Kryebashkiaku i ishullit, tha pėr mediat greke, se banorėt e kishin dėgjuar shpėrthimin, por nuk kishin parė asgjė. Shpėrthimi ishte vėnė re edhe nga pasagjerėt e njė avioni civil qė po udhėtonte drejt Kajros. Njė fregatė greke, u urdhėrua menjėherė tė patrullonte pėrreth ishullit, nė afėrsi tė zonave turistike tė shumė frekuentuara tė Rodosit dhe brigjeve turke, qė tė merrte pjesė nė kėrkime dhe nė operacionet e shpėtimit. Edhe anijet turke ishin nė pranishme nė zonė. Zyrtarėt grekė thanė se piloti turk ishte shpėtuar nga njė anije e huaj tregtare dhe ishte marrė mė pas nga njė helikopter i ushtrisė turke, pasi kishte refuzuar tė hipte nė bordin e njė helikopteri shpėtimi grek. Fillimisht, nuk pati asnjė informacion mbi pilotin grek, por mė vonė u deklarua se ai kishte humbur jetėn. Kjo, pas disa orė kėrkimesh nė ujėrat e detit Egje. Ministri i Jashtėm turk, Abdulla Gyl, kishte telefonuar homologes sė tij greke, Dora Bakojanis, qė gjendet nė njė vizitė nė Helsinki. Sipas Ministrisė sė Jashtme greke, tė dy ministrat kishin shprehur keqardhjen e tyre pėr incidentin dhe kishin rėnė dakord se kjo nuk do tė prekte pėrpjekjet pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve mes tyre. Zėdhėnėsi i qeverisė greke, Evangelos Antonaros, deklaroi se avionėt ishin rrėzuar, pasi gjatė manovrave nuk kishin mundur tė evitonin pėrplasjen e krahėve. Sipas tij, bėhej fjalė pėr njė operacion zbulimi. Tė tilla aktivitete zhvillohen shpesh nga tė dyja palėt, pikėrisht pėr shkak tė mosmarrėveshjeve mes tyre lidhur me hapėsirėn ajrore. Mė herėt, NATO i ka paralajmėruar tė dyja kėto vende, se manovra tė tilla, janė tė rrezikshme. Ndėrkohė, ministri turk i Mbrojtjes, Vecdi Gonul, tha se komandantėt e ushtrisė greke dhe turke, menjėherė kishin kontaktuar me njėri-tjetrin pėr tė biseduar rreth incidentit, si fryt i masave pėr rindėrtimin e besimit mes ish-rivalėve pėr tė cilat ishte rėnė dakord njė vit mė parė. Kėto masa u nėnshkruan nga zyrtarėt e tė dyja vendeve, pikėrisht me qėllim evitimin e incidenteve tė ngjashme, qė sa vinin e shpeshtoheshin. Incidenti i sė martės, edhe njė herė, nxjerr nė pah mosmarrėveshjet e hershme mes Greqisė dhe Turqisė.
Ankara-Athinė, historia e marrėdhėnieve armiqėsore
Dy vendet i janė afruar njė lufte tė vėrtetė nė vitin 1996, mbi
ujėrat e detit Egje dhe akoma mė herėt, nė vitin 1974, lidhur
me ishullin e Qipros. Lidhjet janė ngrohur gjatė gjashtė viteve tė
fundit, pasi Greqia mbėshteti anėtarėsimin e Turqisė nė Bashkimin
Evropian, por tensionet mbi ēėshtjet territoriale mbeten ende tė
larta. Analistėt thonė se incidente tė tilla, sigurisht qė do tė ndikojnė
nė marrėdhėniet mes dy vendeve. Ky incident, nuk ėshtė aspak i
mirė, thotė Thanos Veremis, nga Fondacioni Helenik pėr Politikėn
e Jashtme dhe atė Evropiane. Unė mendoj se ai do tė rrisė frustrimin
grek. Njė zgjidhje e mosmarrėveshjeve territoriale dhe ato tė
sovranitetit ajror, evitohet nga tė dyja vendet. Greqia pretendon
njė zonė prej 10 miljesh pėrreth brigjeve tė saj, por Turqia njeh vetėm
njė zonė prej gjashtė miljesh. Turqia thotė se ajo ka tė drejtėn tė
pėrdorė pėr trajnime apo manovrime hapėsirėn ajrore ndėrkombėtare.
Nė anėn tjetėr, Athina, ēdo ditė, nis nė fluturim avionė
ushtarakė pėr tė ndaluar avionėt turq tė hyjnė nė hapėsirėn ajrore
tė ishujve tė saj. Turqia mohon faktin se fluturimet janė dhunim i
territorit grek, duke deklaruar se ajo pėrdor vetėm hapėsirėn ajrore
ndėrkombėtare. Kėto manovra, shumė shpesh vėnė pėrballė tė dyja
palėt jo vetėm nė ajėr, por edhe nė diplomaci. Ankaraja dhe Athina,
shpesh kėmbejnė nota proteste, por pa ndonjė reflektim konkret.
Nė janar 1996, u desh ndėrhyrja e SHBA-sė pėr tė shuar njė konflikt
tė mundshėm, mes dy anėtarėve tė NATO-s.
Krijoni Kontakt