Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 60
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256

    Portuguese Chicken and Rice

    tofu cant cheat me again, lol une kur haj du te me zene dhembet ne nje gje jo, desperatamente veggie
    pule me oriz alla spanjollsh (receta eshte potugeze/kolombiance (nese i hidhni pineapple lol)

    copa pule te ziera mire pa kocka (sasia varet nga nr. i mishngrenesve per darke lol)
    oriz (mundesisht arrozo) masa 1 kupe/kavanoz/gote c'te keni per kollajshem
    speca - 1 te kuqe 1 jeshile, 1 teverdhe
    qepe e kuqe e prere pak trashe jo shume imet 1 cope
    domate per gjelle 3 cope ehde 1 kavanoz ivogel salce domatesh, jo te shytpura
    bajme ose arra te tjera qe i keni me qejf psh ara pishe po te qerume
    ereza mundesishth thyme, mint, pier te zi e te kuq krip e vaj ullini


    Ne vaj ullirir kaverdis qepen lehtazi, i hedh specat e prera ne pjese te vogla, i hedh domate/salcen ne fund orizin, arra pishe ose bajame te qerume dhe erezat se bashku. Mos u kurse ne piper te kuq.

    Mat lengun e pules se zier (ose perdorini chicken stock 2 cups nese nuk e keni) per dyfishin e gotes qe matet orizin, i hedh dhe pak me teper leng, e ve te zieje dhe i hedh gjerat e pergatitura me pare. Vereni ne zjarr mesatar dhe kur provo per kripe. Ne fund mund te hedhesh ereza te tjera si psh gjete dafine ose e shoqeron me pak salce te bardhe apo kos.

    Hudhra dhe vera e bardhe gjate gatimit hidhen sipas qejfit dhe deshires.

    befte mire,
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    TBD

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Chicken/Beef Udon


    Valon ujin me kripe, soy souce, salca te tjera japoneze (miso e bardhe) qe i keni me qejf (vetem lexoni instruksionet per pergatitjen e masave loool), ginger (mundesisht merreni rrenje te fresket dhe grijeni vete). I hedh copa te gjata pule te parapregatitur (dmth e qeruar, ziere, prere dhe skuqur/tymosur pak) orse mish vici (or shrimp for that matter, my fav) Per garnityre/bime te tjera shtese perdoren bok choy, speca te kuqe, spinaq ose zuchini.

    Kur te gjitha jane duke valuar bashke hedh paketen me "makarona" Udon (e gjen te gatshme ne supermarkete aziatike, i gjen dhe me emrin SOBA, lol) nuk e le me teper se dy minuta. menjehere pas saj hedhe qepe (te njoma, te fresketa jeshile dmth) te vogla te prera shume imet kubikce dhe majdanoz te fresket.

    E heq nga zjarri, i hedh ndonje salce tjeter pikante (piper te kuq) nese e do te te perveloje gojen
    TBD

  3. #53
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Fergese Tirane
    Pėr 4-5 persona duhen:
    Speca 8-10 copė mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrė pėr skuqje, 2 filxhanė kafeje, miell 1 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizė 4-5 lugė gjelle, spec djegės sipas dėshirės.
    Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Nė yndyrėn e mbetur hidhet domatet e qėruara nga cipa dhe tė grira hollė, kaurdisen derisa masa tė trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezė, spec djegės, majdanoz i grirė hollė, gjizė ose djathė. Masa vendoset nė pjatė dhe sipėr vendosen specat e fėrguar.
    Ju beft mire...
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

  4. #54
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Patellxhana te mbushura me gjize dhe te ferguara

    Patellxhana 4
    Veze 4
    Gjize ose Ricotta italiane
    miell
    Mardanoz

    Merr 3 ose 4 patellxhana te holle dhe te gjate, dhe ndaji ne 4 cope, pra njehere i ndan ne gjysme, pastaj dhe nje here tjeter ne mes qe te mos te dalin shume te gjata. (ishalla me ke Kuptu).

    pastaj veji te zin vetem me uje nja 15 min sa te duket me sy qe jane zi.
    Mbasi jane zire mire, e hedh ujin, dhe pastaj heq pjesen e brendshme te patellxhaneve por mos e hudh se do na duhet per pergatitjen .

    Merr 4 kokrra veze dhe rrifi te gjitha bashke, pasta bashkoji me te brendshmet e patellxhaneve. Perzie mire sa te behet nje material, dhe pastaj hidh gjizen ose ricoten (kur perdor rikote hidhi dhe pak krype se ricota eshte e embel) pastaj hudhi dhe nje grusht miell dhe perzie akoma, dhe pastaj ne fund i hedh mardanozin e pastruar dhe te prere me copa te vogla.

    Me ne fund merr patellxhanet e boshatisur dhe i mbush me kete gjizen qe pergatitem me siper.

    Nderkohe qe mbush patellxhanet ve vajin (te pakten nje gisht voj duhet ne ftere) te ngrohet ne zjarr.

    Dhe se fundi kur ngrohet vaji ven patellxhanet qe te fergohen. Ki kujdes qe te vesh me ferguar nga ana e patellxhanit dhe jo nga ana e gjizes.

    Gatim te mbare...
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

  5. #55
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    MUSAKA ME PATATE

    Pėr 4 vetė

    Duhen:

    - Patate 1 kg
    - qepė 6 kokrra mesatare
    - vaj 3-4 filxhane kafeje
    - domate 5 kokrra (1 lugė gjelle salce)
    - kripė, piper, dafinė

    Pėr salcėn e bardhė:

    - Gjalpė 1 lugė gjelle
    - miell 1 lugė gjelle
    - qumėsht 1 gote caji
    - vezė 1 kokėrr
    - kackavall (djathė) tė thėrmuar njė lugė gjelle

    Gatimi:

    Patatet qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm.
    Skuqen patatet derisa tė krijohet njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me vaj nė zjarr tė ngadalshem nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Shtohen domate tė qėruara dhe te prera nė copa kubike, pak salcė, kaverdisja vazhdon edhe pak, shtohet kripė, piper flete dafine.
    Nė tavėn e lyer me vaj shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaverdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė dhe lihet masa tė trashet.
    Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kackavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta...
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

  6. #56
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Fale Manules (e sometimes Larsit ) po me duhet te marr ca klasa feministe se mbeta ne kuzhine. C'mu kujtua dhe Hitleri kur thoshte qe vendi i grave jane te K-tė -- kirsche (kisha), kinder (familja/femijet), kunche (kuzhina).

    Salce makaronash alla zyshe Manule

    Rezultati i nje frigoriferi "bosh," eshte e bėme me mund e lote (mostly te Manules kur me bertiste, "you're driving me nuts over here!"), 1-2 salcice te skuqura (sipas qejfit), pak qepe + 2 thelpinj hudhra te grira, kripe (mgjs s'i hodha shume se s'e dua), salce, najazme (nga kjo i hodha shume se me pelqeu ashtu), te skuqura bashke ne tigan ne medium to low heat (salcicet i skuqa me pare se me pelqejne te djegura).

    Makaronat ishin gati. Parmesan-i po ashtu, mgjs me duken ngjiten ne si toptha te vegjel prej lageshtise se ajrit. Nuk ishin te tilla kur u blene.


    ... se Manulja do dhe foto, perndryshe ngel ne klase.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 14-07-2006 mė 07:42
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #57
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Pashta ne akull

    Perberesit - Per 4-5 persona:

    Per pandispanjen:
    veze 3 kokrra dhe 1 te bardhe, sheqer 4-5 luge gjelle , miell 4-5 luge gjelle

    Per kremin:
    Miell 3 luge gjelle , sheqer 6 luge gjelle, veze 1 e plote dhe 1 e verdhe, qumesht dy gota uji, bajame te grira 2 luge gjelle, ajke ose gjalpe 1 luge gjelle, kakao 1 luge gjelle, recel per zbukurim disa kokrra , pak vanilje e liker.

    Pergatitja

    Pergatiten me pare pandispanja. Per kete ne ene porcelani rrihen vezet vezet me sheqer derisa te behet nje mase e fryre dhe e qendrueshme ne tel. Hidhet mielli , perzihet lehte qe te mos ulet brumi, hidhet ne tave te lyer me yndyre dhe piqet ne furre me temperaturen 150-170 grade. Ne nje ene tjeter jo alumini rrihen vezet me sheqerin, hidhet mielli , qumeshti i valuar dhe i ftohur pak. Vihet sa te marre vale dhe hiqet nga zjarri, si te ftohet pak pak hidhi vanilje , bajame te pjekura e te grira, ajke ose gjalpe dhe perzihet mire. Merret pandispanja e pergatitur , ndahet ne tre shtresa dhe shtrohet nje pjese ne tave ose forme.Hidhet nje pjese e kremit , hapet ne te gjithe peten. Siper vihet nje pete tjeter me pandespanje , qe laget me konjak ose liker, hidhet perseri krem. Vendoset peta tjeter, lyhet me krem te perzier me kakao duke bere persiper dhe zbukurime. Vendosen kokrra rreceli dhe vihet ne frigorifer ne ngrirje. Gjate servirjes pritet ne copa, vihet ne pjate ose mblidhet me leter celefoni. Pastaj gjithnje mbahet ne ngrirje qe te ruaje formen.
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

  8. #58
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Shrimp Cosmopolitan... ne fund fare do ju tregoj pse quhet e tille. Edhe me kete ju heq trunin per pamjen e bukur qe ka.

    1.-- Gri dy celery sticks. Prijini ne rripa te gjate per se gjati, dhe pastaj prijini imet. Futi ne nje ene.
    2.-- Shto 1/4 filxhan ketchup (salce), pak uthull (1-2 luge gjelle), leng limoni dhe zest nga lekura e limonit (grijeni lekuren e limonit me ate qe grini djathin apo karrotat... por vetem siperfaqen e verdhe te lekures se limonit, se pjesa e bardhe eshte e hidhet).
    3.-- Gri nje dore majdanoz, dhe perzjeji te gjitha.
    4.-- Shto shrimps te blera te gatshme (une preferoj jumbo shrimps) dhe perzjejini.
    5.-- Futi ne frigorifer per 15-30 min.
    6.-- Servirini mbi nje gjethe sallate ne nje gote cosmopolitan... nqs doni ta beni ekstravagante paraqitjen, por eshte keshtu ne pjate nuk eshte keq.

    (nga Leila)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 04-08-2006 mė 12:15

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Receta te lehta & te shpejta
    per te skuq berxolla & byfteqe, mbaj nr 1 sma kalon dot asnjeri dhe asnjera


    tem e bukur kjo po ca ka per te hang nai gja ktu se per tpi kam vete
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga *Babygirl* Lexo Postimin
    MUSAKA ME PATATE

    Pėr 4 vetė

    Duhen:

    - Patate 1 kg
    - qepė 6 kokrra mesatare
    - vaj 3-4 filxhane kafeje
    - domate 5 kokrra (1 lugė gjelle salce)
    - kripė, piper, dafinė

    Pėr salcėn e bardhė:

    - Gjalpė 1 lugė gjelle
    - miell 1 lugė gjelle
    - qumėsht 1 gote caji
    - vezė 1 kokėrr
    - kackavall (djathė) tė thėrmuar njė lugė gjelle

    Gatimi:

    Patatet qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm.
    Skuqen patatet derisa tė krijohet njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me vaj nė zjarr tė ngadalshem nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Shtohen domate tė qėruara dhe te prera nė copa kubike, pak salcė, kaverdisja vazhdon edhe pak, shtohet kripė, piper flete dafine.
    Nė tavėn e lyer me vaj shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaverdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė dhe lihet masa tė trashet.
    Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kackavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta...
    une e di qe ne musaka qesim edhe mish te blurź.
    dafina a asht Bazilik ka foto te saj te dim qfar gjethi asht .
    ne italisht dhe frengjisht quhet basilic
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. RECETA ( te provuara)
    Nga Lule Portokalli nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-02-2010, 15:32
  2. Pėrmbledhja e recetave
    Nga [Perla] nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:18
  3. ju lutem kush ka receta te embelsirave dhe gjellerave
    Nga gjuli nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 14:34
  4. Receta per gjelle/gatime per njerez me kolesterol te larte
    Nga nausika nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2005, 14:20
  5. Receta nga kuzhiniere me fame boterore
    Nga Dita nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 02:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •