Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27

Tema: Belly Dance

  1. #11
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    teme interesante, por mendoj se duhen me shume ilustrime (me figura, foto, video clips) per ti mbushur mendjen ketyrve qe eshte kercim koreografik, jo thjesht argetim



    P.S. Kuqe, si burrat si grate me sy i shikojne vetem belly dancerat, nuk eshte se i hane pas darke keshtu qe i bie te mos jete argetim per burrat vetem (dhe mos me thuaj qe ti nuk e apreshiejt gjene e bukur kur manifestohet nga nje femer lol)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diikush : 24-05-2006 mė 21:52

  2. #12
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    kam nja dy foto ketu qe i kam bere kur benim party ne Turqi, po skam scaner...

  3. #13
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Vallezimi i vellove thuajse u zhduk plotesisht nga belly dance pas periudhes Greke dhe Romake ne Afriken Veriore, por u rishfaq ne Amerike me "Little Egypt" (me larte). Gjithsesi, vallezimi i meparshem me vello dhe vallezimi i tanishem nuk jane njesoj.

    Velloja eshte nje aksesori intriguese, prej te ciles lindin imazhet e nje modestie te paster si edhe imazhet erotike qe te bejne te mendosh lakuriqesine poshte saj. Per me teper, japin pershtypjen e perendeshave te lashta qe "fluturojne" duke zbritur ose duke u ngjitur per ne qiell.

    Ne Afriken Veriore, vallezimet binin ne dy kategori. Njeri grup ishte me vallezime shamie dhe tjetra me vallezime shallrash. Vallezimet ishin pak a shume te njellojta por levizjet ndryshonin prej aksesorive qe perdornin. Nje shami ose nje shall me i madh lejonte per levizje te ndryshme. Vallja e shamive zakonisht perdorte nje ose dy shami. Nje shami mbaheshe ne secilen dore ose mund te mbaheshe me te dyja duarte. Me pas valltaret e rrotullonin, e mblidhnin, e benin shuk, ose e "shtrydhnin" duke kercyer me ritem te shpejte dhe duke u dhene kembeve, nderkohe duke rrotulluar ose luajtur me shamite ne dore.

    Ne Lindjen e Mesme kishin vallezime ku perdornin copera vellosh ose shallrash teper te tejdukshem dhe te bollshem. Ne Azerbaijan (ku dhe flasin Turqisht) femrat perdorin gjate vallezimeve shamira, shallra dhe vello per te nxjerre ne pah bukurine e tyre femerore. Gjate vallezimeve, ato tregojne pjese te trupit me shume delikatese dhe ne nje menyre shume flirtuese, si psh syte, hunden, fytyren dhe kostumin e gjoksit qe ishte zbukuruar shume bukur me bizhuteri dhe kostume te lezetshme. Per ta kuptuar kete gjest me mire, kini parasysh se Myslimanet si popull ne pergjithesi, nuk kapen shume pas permasave te nje femre. Ata fokusohen ne bukurine e fytyres se saj dhe hiret e saj si femer, menyra se si leviz me shume shkathtesi dhe hijeshi, se si tregon formen kur ecen (dhe medeomos duhet te kesh ca tul, perndryshe s'te del dot forma e trupit mbi rroba). Kur bien ne dashuri, e pershkruajne femren shume te bukur e bere e tille medeomos nga dashuria qe ndjen ai per vajzen ne fjale. Njera nga pershkrimet qe me vjen nder mend dhe qe me kujton Shqiptaret eshte kur i krahasojne vetullat e femres si nje gjysem-hene perfekte... lol. Pavaresisht sa shtypese e paraqesin kulturen Islame, ajo ka aspekte te bukura te saj qe nuk i gjen gjekundi tjeter sepse aty jane shtypur nga nje ideologji tjeter akoma me dhunuese (i.e. Kristianizmi).

    Kur femrat e Azerbaijan perdorin kete lloj shamie, ajo nuk eshte njesoj si velloja sepse mund te levize me lehte se sa velloja qe sherben si shtese e kapeles apo kurores se valltares. Liria e levizjeve eshte e limituar si pasoje, por variantet e gjesteve jane prap shume te pasura, dhe grate Azeri mund te bejne ca levizje qe nuk i bejne dot te gjitha valltaret e zonave te tjera pasi vellon e veshin ndryshe nga valltaret Orientale, vellot e te cilave nuk jane te leshuara. Mbani mend Xhinin me shallvaret dhe jelekun roze, ajo e kishte vellon e leshuar poshte mjekres (dhe me duket dhe pas koke, s'e mbaj mend kostumin e saj saktesisht). Keshtu e kishin dhe grate ne Azerbaijan. Ne kulturen e tyre ka nje lloj vallezimi e cila femra e fejuar duhet ta beje perpara burrit te saj te ri ose eprorit perpara marteses. Sic mund ta presim, ato kercenin duke flirtuar me vellon por kuptohet jo hapurazi se u dilte nami i keq. Ajo ishte mundesia e tyre per te joshur mashkullin ne menyre modeste dhe me sekretive. Imagjinoj nuset e reja qe s'dijne e i bejne gjerat aq cilter sa rrezik ua marrin per keq. Pastaj na del ndo nje me eksperience, vejushe e tipit "black widow," qe ia heq trunin fare dhenderr-ziut.

    Ne disa vallezime kontemporare ne Uzbek, velloja ose shalli perdoret si shtese mbi ndo nje veshje koke ose ne flokun e valltareve, dhe rrinte i leshuar. Valltarja kishte mundesin te mbulonte fytyren ose nje pjese te fytyres kur del ne skene fillimisht perpara se te kerceje dhe e leshon nga dora me pas qe t'i rrije e varur pas koke. Nje tjeter alternative ishte ta perdornin vellon per t'u mbuluar nqs donin te benin ndo nje gje te vecante gjate vallezimit. Vec nuk kercenin te mbuluara me te gjithe kohes.

    Ne Turqi, valltaret Orientale ishin zakonisht Rom (Gypsies) dhe njiheshin si "ēengis." Ndo nje here ato vallezonin me fundet e shallrave te tyre ne goje. Gjithashtu, perdornin dhe nje ose dy shallra te vegjel ne disa prej vallezimeve te tyre. Shamite qe mbanin ne dore sherbenin qe nqs nje femer donte te coheshe e te vallezonte, ajo do kapte cepin tjeter te shamise ne menyre qe te mos kishin kontakt fizik. Nje tjeter lloj vallezim "ēengi" vinte ne perdorim shallrat per te demostruar relatat romantike si pantomime (i.e. Marcel Marcel). Duke mbajtur secilen cep te shamise ne secilen dore, ato mund te luanin rolin e nje te virgjere te turpshme ose te nje te dashure flirtuese. Ndryshe rrotullonin shallin mbi koke dhe qafe ose e mbanin me gishta para fytyres si nje vello dhe si rezultat vallezimi ka marre emerimet "kaytan oyunu" ose "tura oyunu" ("kaytan" dhe "tura" dmth gershet, rrip, shami e lidhur pisk ne disa vende).

    Ne disa pjese te Europes, grate praktikonin nje lloj vallezimi me shallra. Romet ne Rusi bejne nje lloj vallezimi ku manipulojne shallrat e tyre pak a shume ne te njejten menyre sic bejne valltaret e Lindjes. Valltaret Rom te flamenco-s ne Spanje ndo nje here vallezojne me shallrat e tyre te medha qe quhen "mantons" (se mos kemi emer ne Shqip ne).

    Vallezimi me vello te tipit qe shohim sot nuk u be pjese formale e teatrove te vallezimit Oriental deri ne vitet 1940. Sipas disa valltareve te famshme Egjiptiane, Samia Gamal dhe Tahiya Carioca, mbreti Farouk i Egjiptit kishte punesuar nje balerine te njohur Ruse qe te mesonte vajzat e tij. Keto vajza ishin mbesat e (Her Sultanic Highness) Princess Fawzia bint Fuad, qe ishte motra e mbretit Farouk, dhe qe rrjedhin nga familje Shqiptare me perzierje Franceze. Me pas martoi princin e Iranit, dhe u be me dy kurora. Ne doni foto te saj, e keni tek Albumi Fotografik tek personalitet e shquara Shqiptare, ose klikoni ketu. E mbanin per shume te bukur por fatkeqe... dhe si mos ishte e tille e shkreta kur e perdoren si mjet politik gjithe jetes. Mund te themi qe kjo familje Shqiptare luajti nje rol masiv (them "masiv" per shkak te pozites se tyre shoqerore dhe si rrjedhoje aftesise me e spikatur per te perhapur nje "trend") tek perhapja e vallezimit me vello.

    Balerina qe punesoi mbreti Farouk e kishte emrin Ivanova, e cila gjate viteve 1940 i mesoi Samia Gamal gjera te ndryshme rreth vallezimit, psh se si te mbante vellon gjate daljes ne skene. Ivanova e kopjoi kete lloj vallezimi nga zonat afer Azerbaijan, dhe vazhdoi te mesoje dhe valltare te tjera Orientale si psh Binjaket Jamal (Xhemal... lol), qe ne fakt nuk ishin binjake por thjesht motra qe visheshin njesoj dhe mbanin floket dhe makiazh identik me njera tjetren. Samia Gamal vajti dhe e beri te njohur vallezimin me vello neper teatrot ne Egjipt. E praktikoi dhe ne Amerike dhe ne nje film me titullin ALI BABA DHE 40 HAJDUTET, qe u perhap neper shtetet e tjera. Kjo u be aq e famshme sa qe valltaret Orientale e futen kete element tek koreografia e tyre.

    Baleti Rus shtoi vellon ne disa prej koreografite e tyre, ndoshta duke e huazuar idene nga Caucasus (ne Jug, afer Azerbaijan) ose nga SALOME e Oscar Wilde. Balerinat tregonin karakteret e Salome dhe Kleopatres, dhe balerinat e tjera vallezonin duke mbajtur vello.

    Sic e thashe edhe me siper, ne Amerike, vallezimi i vellove ngriti rrenje tek THE DANCE OF THE SEVEN VEILS te Oscar Wilde, nga personalitete te njohura si Kate Vaughan dhe Loie Fuller, dhe nga interpretimi Hollivudian i Orientit antik. Per me teper, influenca mund te kete ardhur edhe nga "kartolina Franceze" vintage ku femrat zhvisheshin per fotografin.

    Me poshte: poster i Salomit te Richard Strauss me koken e John, qe e kam patur avatar ne 2003

    Aubrey Beardsley, qe me pelqen mua ne vecanti, ka bere poster per Salomin e Oscar Wilde (ne nuk gabohem), por keto detaje jane per teme tjeter.

    1 - Valltare e paidentifikuar, duke luajtur me zills.
    2 - Renée Adorée, aktore French silent film. Foto rreth viteve 1920. Nuk tregonin kerthize, ashtu sic nuk lejonin Xhinin ne '70.
    3 - Kjo ishte Little Egypt. Foto skandaloze e asaj kohe.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 25-05-2006 mė 10:44
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #14
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Valltare Turke:


    Nejla Ates, the "Exquisite Turkish Delight"


    Nejla Ates serisht:
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #15
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Gota Ljungberg si Salome.


    Kjo foto ka nxitur shume diskutime pasi ngjason shume me Oscar Wilde. Ne fakt, eshte nje kengetare opere me emrin Alice Guszalewicz, e veshur si Salome.


    Per me shume foto interesante te aktoreve si Elizabeth Taylor, Gina Lollobrigida, Nastassja Kinski, Hedy Lamarr, burra te veshur te drag, dhe belly dancing ne foto gjate viteve (si edhe burlesque strippers that milked it for all it was worth), klikoni ketu.

    Me poshte ne foton e bashkangjitur -- Opera Bullgare me titullin HAREM'S SECRET rreth 1960-1961. Balerina Julieta.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 25-05-2006 mė 12:49
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Nuk ishte kjo qe e quanin "Burlesque"? Une ate per stripping e dija... col, mbase kam qene gabim, po po e nxoren ne HBO si dokumentar pas ores 10:30PM shume innocent nuk eshte
    Ignore List: Den Bossi

  7. #17
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Vallezimi belly dance perpiqet te imitoje levizjet e gjarprit, dhe valltaret qe kercejne me gjarpra, perdorin boa apo pythons, dhe jo kobra apo gjarpra me zile (keto me duket i kane tradite Indianet). Gjarpri eshte kafshe femerore qe dikur paganet e shoqeronin me idene e perendeshes. Prandaj dhe shpesh here mund te shihni belly dancers me gjarpra, pasi keto kafshe jane perdorur neper ritualet antike bashke me belly dancing, qe sic e kam thene dhe me siper, eshte nje lloj vallezimi i vjeter qe praktikoheshe per falje, ceremonira, sakrifica, lindje, gezime, etj.. Besoj se deri diku ka te beje me idene e gjarprit dhe molles (dhe gruas-Eves), por Kristianizmi i dha tone krejt negative gjarprit si simbol, qe per nje pjese te mire te Kristianeve simbolizon grate ne pabesine e tyre, mekati dhe denimi qe lindja e femijeve per Even te jete agoni. Interesante, ka shume paralelizma midis traditave fetare, dhe prej kesaj disa historiane/antropologe/studjues mbrojne teorine se belly dancing simbolizon lindjen qe kalojne femrat. Duke patur keto me siper parasysh, e kupton qe medeomos qe belly dancing eshte vertete dicka private, dicka midis femrave, tradite puro matriarchal, qe i ka mahnitur meshkujt me shekuj te tere dhe akoma vazhdon t'i mahnisi edhe sot e kesaj dite.

    Meshkujt deri diku kane kompleks inferioriteti per femrat pasi femrat shoqerohen me te magjikshmen, me natyren (Mother Earth), me te mistershmen qe sundon ne psiqiken e njeriut -- dhe per shume persona kjo e mistershmja eshte manifestuar si ideja e Zotit/Allahut (perjashto ateistet). Eshte femra ajo qe jep jete dhe per shume kohe meshkujt nuk e kane ditur qe femra ka nevoje per meshkujt qe te jape jete (kur e kuptuan atehere u permbys bota... lol). Ne baze te ketij mentaliteti ata jane bere akoma me kureshtare dhe e kane cilesuar vallezimin ne nje menyre shume te ceket si krejt erotike, sepse vertete i terheq. Erotikja kjo eshte -- e pamundura, e mistershmja, idealja, interesantja, etj.. If you ask me, striptizi lindi prej ketij kurioziteti dhe ndjesi inferioriteti qe kane patur meshkujt ne lidhjen me ritualet e femres.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #18
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Me sa di une ky lloj kercimi eshte futur vone ne Shqiperi.Egzistojne Clube nate ne te cilet kercehet ky lloje kercimi.Nuk e di por mentaliteti i idsa shqiptarve e shofin me nje sy pak si te ashper kete lloje kercimi ne Clubet e nates.Mua personalisht me pelqen shume..
    Feel the pump √

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Dhe une e pelqej shume bellydancing. Dikur ne Bleecker st. i frekuentoja shpesh lokalet qe kane belly dancing. Asnjehere smund te krahasosh belly dancing me strippizem. Belly dancing eshte art me vete.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    Citim Postuar mė parė nga Gio
    Nuk ishte kjo qe e quanin "Burlesque"? Une ate per stripping e dija... col, mbase kam qene gabim, po po e nxoren ne HBO si dokumentar pas ores 10:30PM shume innocent nuk eshte
    Aman mi goje si bon dhe ti. Sikur ske pa noihere belly dancing apo Burlesque ..ndoshta dhe ske pa jo..ti je rrit me HBO ..megjithate eshte si me krahasu kekun me byrekun (burkesque /kabare being the "keku" me leng )

    kercimi i belit (apo hedhja/lujtja belore i bi shqip lol) eshte goxha i lezecem dhe ka qellime jo vetem estetike sigurisht..po kur e bejn me ashtu gogla me zhurme eshte tamom harem i madh

    e, vagabondo, pse streap-tease (joshje tu heq rrobat, joshje nga e shqymja e rrobave lol) nuk o art m'vete? hudhja e belit ka pas qene streapteasmit i pashallarve neper hareme. Ene ato i merrshin mbreterit ne krevate pas pune lool. e ka pa ate filmin kamasutra ti? artin e K*urversise u msonte zysha ene atyre, belly dancing ishte nje nga mjetet e joshjes se meshkujve..atyre qe paguanin, neverrtheless

    pune gjuhe (linguistike) lindje perendim vetem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga forever : 26-05-2006 mė 10:00
    Liebe! liebe, lass mich los!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •