Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27

Tema: Belly Dance

  1. #1
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Belly Dance

    Belly dance njihet ne Lindjen e Mesme si "raks sharqi" (vallezim i Lindjes ose vallezim i Orientit). Ne Perendim njihet si belly dance nga fjala Franceze "danse du ventre" (qe zbulon barkun). Shume eksperte thone se belly dancing eshte nje nga vallezimet me te vjetra boterore, prej 6000 vjet me pare, me rrenje nga Orienti, ne Indi e deri te Lindja e Mesme. Vallezimi u perhap nga Mesopotamia ne Afriken Veriore ku vajzat vallezonin me pagese per te mbledhur leke per pajen e tyre, dhe vazhdoi per ne Rome, Spanje, dhe Indi. Kur nje vajze kercente per here te pare, ai quheshe per te si nje festim i zhvillimit nga vajze ne grua. Belly dance mund te vallezohet vetem ose me te tjere, me idene se valltaret luajne, inkurajojne dhe u japin zemer njeri tjetrit ne skene.

    Nje nga keqkuptimet me te perhapura per belly dance eshte nocioni se synimi i vallezimit eshte thjesht per argetimin e meshkujve. Historikisht, bellydance ka konotacione erotike dhe flirtuese dhe eshte njohur si ritual qe shfaqeshe vetem per grate, zakonisht gjate ceremonive te fertilitetit, neper ahenge ku pregatisnin nusen per dasem, ose neper tempuj. Ne shumicen e rasteve, prezenca e meshkujve eshte e ndaluar.

    Belly dance vjen shume natyral per kockat dhe strukturen e muskujve te femrave, me levizje qe me shume vijne nga trungu i trupit se sa nga kembet dhe kofshet. Vallezimi shpesh fokusohet tek izolimi i pjeseve te ndryshme te trupit (legeni i trupit, gjoksi, shpatullat, brinjet, koka), duke i levizur ato pavaresisht ne menyre shume sensuale, per te thurur bashke gjithe formen e figures femerore. Praktikohet kembezbathur, qe per shume persona cileson bashkimin intim dhe fizik midis valltares, shprehja e saj, dhe Toka (qe eshte femerore, i.e. Mother Earth, Gaia, Sita, etj.)

    Kostumet per belly dance jane shpesh shume-ngjyreshe, me materiale te rrjedhshme, dhe te kompletuara me shallra dhe vello te lehta. Cimbalet e gishtave (zills) jane shume te njohura, qe ne 200 B.C., dhe gjithashtu bizhuterite ekzotike, duke perfshire rripa brezi te detajuara, prej ku varen monedha qe, dikur, perbenin pasurine e familjes qe te mundesonte arratisjen e shpejte nqs nje grua duhet te largoheshe urgjentisht (ne kohe lufte, gjate ndo nje skandali, etj.). Aksesorira te tjera interesante qe perfshihen gjate vallezimit jane shpata, gjarpra, fucira, dhe mbajtese qirinjsh te medha, te kompletuara me qirinj te ndezur.

    Vendasit e Lindjes se Mesme jane te afte te ndajne llojet e vallezimit, pa cka se per ne te tjeret te gjitha vallezimet belly dance na duken njesoj, ne "vallezim qyteti" apo "vallezimi fshati." Kur vallezimi u prezantua ne Amerike nga fundi i viteve 1980's, filluan te shfaqeshin lloje te reja vallezimi, te influencuara nga Perendimi (per te cilat do shkruaj me vone). Dikur kam lexuar ne nje liber se belly dance imitonte gruan qe lindte, qe eshte shume interesante menyra se si levizin barkun dhe kerthizen (plus duarte writhing ndoshta ne agoni... lol).

    P.S.: Cila eshte fjala Shqip per fertilitet? lol
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 24-05-2006 mė 10:42
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    ku eshte ndryshimi i belly dance me ato qe jane strippers? gjokse e kofshe nxjerrin te parat, e po ato qisin dhe te dytat. dhe sigurisht qellimi kryesor i te dyja grupeve eshte argetimi i meshkujve.

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    ku eshte ndryshimi i belly dance me ato qe jane strippers? gjokse e kofshe nxjerrin te parat, e po ato qisin dhe te dytat. dhe sigurisht qellimi kryesor i te dyja grupeve eshte argetimi i meshkujve.

    Ku ka me mire se te jeshe mashkull.......... shqiptar desha te them, kenga e Asgje Sikur Diellit.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    ku eshte ndryshimi i belly dance me ato qe jane strippers? gjokse e kofshe nxjerrin te parat, e po ato qisin dhe te dytat. dhe sigurisht qellimi kryesor i te dyja grupeve eshte argetimi i meshkujve.
    Strippers thjesht zhvishen dhe s'dine te kercejne. Belly Dancers jane kercimtare legjitime.

    p.s. Leila, fjala ne shqip eshte pjellori.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar mė parė nga i_pakapshem
    Strippers thjesht zhvishen dhe s'dine te kercejne. Belly Dancers jane kercimtare legjitime.
    S'dijne te kercejne? Hahhaa. Ajo varet nga ku ke qene ti, se ka vende qe paguan $5 per te hyre, dhe te tjera qe si kusht duhet te harxhosh a min of several hundred dollars per te hyre.

    legjitime. lol. what makes them legit?

    Dodoni ja qe e paska kuptuar (e shijuar, lol)

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    S'dijne te kercejne? Hahhaa. Ajo varet nga ku ke qene ti, se ka vende qe paguan $5 per te hyre, dhe te tjera qe si kusht duhet te harxhosh a min of several hundred dollars per te hyre.

    legjitime. lol. what makes them legit?

    Dodoni ja qe e paska kuptuar (e shijuar, lol)
    Me cdo vend paguan per te hyre, dhe do sdo do ti lesh qindra dollare. Kur flasim per te kercyer, nuk mund te quash levizjet ekzituese mbas shtylles se hekrit si kercim apo jo?

    What makes them legit? Se jane profesioniste, sterviten shume per te qene ne formen qe kane, kane talent dhe sepse gjerat qe ato bejne me trupin femra mesatare si ben dot.

  7. #7
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Tashme eshte bastardizuar ne kulm belly dance dhe vertete sherben per argetimin e meshkujve (psh kur Saidi i luteshe Zhades te kercente per te se ashtu ra ne dashuri me te i shkreti, dhe ajo kercente vetem per Lukas... lol), por historia dhe evolimi i vallezimit kishte te tjera synime dhe perdoreshe per rituale fertiliteti, sepse cdo festim atje nuk quhet festim po s'pati vallezim. Fakti qe praktikoheshe neper tempuj, eshte e dyshimte (per ne, te pakten). Nga njera ane kuptohet sepse po adhurojne perendite e asaj kohe, kurse ne anen tjeter dihet se neper tempuj rrinin ato qe ne diten tone ne do i quanim prostituta, mgjs ky si koncept nuk njiheshe atehere dhe u specifikua me vone. Prostitutat ishin si geishat -- te njohura, te zgjuara, inteligjente, te edukuara, te bukura, dhe shume artiste me plot kuptimin e fjales (merreshin me artet me te ndryshme, qe nga vallezimi e deri tek artizanati). Per me teper, te qenit prostitute ishte te ishe femra me e lire dhe me statusin me te larte qe mund te kishte nje femer (psh mund te ishe pronare, pa patur nevoje per baba apo burre).

    Diku ne Indi e kishin tradite dikur se ne naten e marteses nusja do shkonte ne ndo nje tempull dhe do cvirgjeroheshe nga ndo nje kalimtar komplet random, e vetem atehere do ktheheshe e te zbriste ne fshat ku e priste burri. Tek Gilgamesh, epika qe vjen prej asaj zone, kur u krijua Enkidu (opozitari i Gilgamesh-it dhe shoku i tij me i ngushte, sic ishte Halili per Mujin) nga natyra dhe perendite, ai ishte si kafshe por me pamje njeriu. Gilgamesh dergoi nje prostitute qe e "edukoi" Enkidu-n duke i dhene buke te pjekur (tregues i civilizimit) ne vend te frutave qe gjente neper peme dhe duke kryer marredhenie seksuale me te. Se fundi, Enkidu del nga e gjithe eksperienca si nje qenie me njerezore, me i ditur per boten, dhe me burreror. Kjo ishte merite e prostitutes.

    Ne Lindjen e Mesme burrat nuk e inkurajojne belly dancing nga gruaja e tyre, kurse ne Perendim, grate s'po pushojne duke e lavderuar per pluset and singing its praises se si belly dancing e kane si "liberation of your inner vixen," lol. Interesante qe belly dancing dhe striptizi po marrin fame bashkarisht si nje menyre tjeter e ushtrimeve te gjimnastikes. Tregon qe kane disa gjera te perbashketa... te pakten ne syte (ndoshta amatore) e Perendimoreve.

    Fotot e mesiperme jane bellydancers koti, por s'po gjeja dot ne google ndo nje tamam tradicionale. (Edhe flm qe me kujtove "pjellore"-n... lol)
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Material i lezetēėm Leila : )

    Kam parasysh filmin me Reese Witherspoon, Vanity Fair, skena ku ajo kercen nen drejtimin e Steyne, fantastike. Dhe ne mos gaboj ishte dhe shtatzene kur ka xhiruar ate pjese.

    Ndersa ne lidhje me percaktimin e ketij lloj kercimi si art, varet nga kultura e njerzve. Ka njerez qe dhe baletin nuk e karakterizojne si art, edhe sot e kesaj dite. Jo gjithcka sensuale eshte me patjeter dhe perverse.


    Pershendetje

  9. #9
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Kur vallezimi u prezantua ne Amerike nga fundi i viteve 1980's, filluan te shfaqeshin lloje te reja vallezimi, te influencuara nga Perendimi (per te cilat do shkruaj me vone).
    Ore, si s'ma kapet kete gafe mua juve? Thashe ne 1980, 26 vjet me pare. I keni harruar fotot vintage bardh-e-zi erotike te viteve '20 ku femrat visheshin me kostume si belly dancers? S'me lejojne t'i postoj, pa i postoja ne vend. Data korrekte eshte pas 1890's, jo 1980's. Amerika u perball me belly dance tek Chicago's World's Fair ne vitin 1893, ku nje valltare Egjiptiane te cilen i kishin vene nofken "Little Egypt" dha nje shfaqje vallezimi belly dance. Amerikanet u mahniten nga vallezimi dhe keshtu lindi tradita e belly dance Amerikan.

    Stili i belly dancing Amerikan quhet American tribal-style. Belly dance Amerikan eshte formuar nga tradita te ndryshme, dhe eshte gjithnje ne evolim, arsyeja pse ka kaq variante te ndryshme vallezimi. Vallezimi i vellove dhe i shpatave eshte sajim Amerikan, te cilet kane influencuar valltaret ne Lindjen e Mesme. Vallezimi American tribal-style u njoh si stil rreth 20 vjet me pare, dhe eshte i mirenjohur sidomos rreth Bay Area, ne Kaliforni. Eshte nje bashkim te disa lloje vallezimesh te kulturave te ndryshme dhe nuk reprezanton nje kulture te vetme.

    Vallezimi i shportave ose i vazove/fucive eshte frymezuar nga disa burime, duke perfshire stilet e vallezimeve te Beduineve dhe grave ne Tunisi, qe balancojne shportat ose fucite mbi koke gjate vallezimeve ose gjate jetes se tyre te perditshme. Gjithashtu, perfshin line-dancing nga vallezime tradicionale nga Arabia. Nje vallezim tjeter quhet Toronaga, e cila eshte nje lloj vallezimi Turk me ritem Kashlamar, qe ka nje meter 9/8.

    Vallezimi i vellove ndahet ne dy lloje. E para eshte me nje vello dhe e dyta me dy, kjo e fundit eshte nje zhvillim me kontemporar ne belly dance Amerikan. Vallezimi i vellove eshte nje shtese e re e vallezimit belly dance, prej 100 viteve te fundit, por ka qene pjese e belly dance Amerikan qe kur u perhap ne fillim. Kjo shtese eshte vene re per here te pare ne vitin 1896 tek "The Dance of the Seven Veils," nga opera e Richard Strauss, SALOME, e bazuar tek drama e Oscar Wilde me te njejtin titull. Valltaret e belly dancing e moren kete ide dhe filluan te vallezonin me vello jo shume kohe me pas. Vallezimi me vello eshte pare ne te dyja vallezimet Amerikane dhe Egjiptiane, por me disa ndryshime. Tek belly dance Egjiptian, vallezuesja del ne skene duke mbajtur nje vello, ose e mbuluar me te, kercen me te per nje minute ose dy, dhe me pas e flak tutje dhe mbaron vallezimin. Ndersa ne Amerike, velloja perdoret gjate gjithe kercimit per hir te elementit mahnites dhe vezullues qe ka velloja.

    Vallezimi me shpata quhet "raks al sayf," e cila eshte shume argetuese per ta ndjekur, por nuk ka qene nje vallezim shume i perhapur ne Lindjen e Mesme. Burrat ne Egjipt praktikonin nje lloj vallezimi qe e quanin "el ard," dhe qe perfshinte shpatat e ngritura, por grate nuk njiheshin qe te perdornin shpata si aksesori gjate vallezimit te tyre. Ne Amerike dhe ne shtete te tjere Perendimore (Brazili i Zhades lol) vallezimi me shpata eshte me i njohur dhe, si rezultat prej natyres se saj dramatike, shume terheqese. Vallezimi me shpate ilustron fuqine e femres, balancen dhe qendrimin e saj gjithashtu.

    Ne e njihni Loreena McKennit, eshte nje kengetare shume interesante. Vokalizon "Nefeli"-n e Haris Alexiou (ne Shqip eshte "Sonata" e Eli Fares) dhe ne Amerike e perdorin muziken e saj si muzike per belly dance. Moda e kostumeve ketu vijne nga stilet Berber, Afghani dhe Maroken dhe perfshijne xhufka, pantallona te gjera (shallvare sic kishte Xhini ne vitet '70 qe e jepte Italiani tek ne dikur... lol), funde voluminoze, bizhuteri antike, dhe kurora te detajuara. Influencat e belly dance Amerikan jane te shumta, qe shkojne pertej Lindjes se Mesme dhe Afrikes dhe kane te bejne me kultura te tjera, si psh levizjet e Polinezeve apo Gypsy flamenco, te Romeve.

    "Raks sharki" eshte nje tjeter menyre per te quajtur belly dancing dhe ne Amerike, kur mendojne njerezit per belly dance, mendojne per stilin cabaret, qe dallohet tek dy fotot qe vura me larte nga google. Kostumi tipik jane sytjena, rrip brezi, fund, rruaza, monedha qe shkelqejne dhe xhingla-mingla te ketij lloji. Sa me shume xixa aq me mire per ta. Arsyeja pse mua personalisht s'me pelqejne eshte sepse e kane bastarduar dhe e kane afruar shume me prostitutat e Mesjetes (nga kostumet e Halloween-it). Kur bejne panaire per Mesjeten ne Amerike dhe qe vishen me kostume nga me te ndryshmet, dallon afrimitetin direkt. Po gjeta foto neper google ndo nje dite do i sjell ketu ta kuptoni ndryshimin.

    Cabaret Egjiptian, ose raks sharki Egjiptian, valltarja ben levizje me trupin ne qender te tyre, zakonisht duke kercyer ne nje hapesire me te vogel. Raks sharki Turk lejon valltaren te beje levizje me te gjera te legenit te trupit dhe te trupit ne pergjithesi, dhe te perdori skenen/hapesiren ne maskimum. Vallezimi solo i raks sharki-t zakonisht eshte improvizore, sajohet ne cast, duke ndjekur ritmin e muzikes dhe humorin e valltares sipas rastit. Nqs do vallezojne si grup, raks sharki eshte i koreografuar me kujdes, duke ndjekur ndryshimet e ritmit te muzikes.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #10
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ne 1893 tek Chicago World's Fair, publiku Amerikan u perball me gjera qe nuk i kishin pare kurre, psh si Ferris Wheel dhe filmat ("moving pictures" sic i quanin atehere). Nje burre me emrin Sol Bloom, per te terhequr spektatoret e ketij panairi fantastik qe te vinin e te shikonin shfaqjen e tij me valltaret Algjeriane nga Maroku, krijoi frazen teper te suksesshme -- "belly dancers" (nuk e kam idene ne e mori nga Francezet emertimin). Ne nje periudhe kohe kur edhe pulpa e kembes se femres ishte shume risque, fraza e Sol Bloom-it terhoqi aq shume spektatore sa qe nje senator u perpoq ta ndalonte shfaqjen ne panair. Gazetaret reportuan "skandalin" e turmave kurioze qe u rreshtuan per te blere nje bilete. Nje surprize i priste brenda ne shfaqje -- valltaret ishin te veshura, pa shfaqur as edhe nje kerthize... lol.

    Ketu hyjne fotot vintage qe benin fotografet Perendimore gjate viteve 1920's (dhe me pare dhe me pas... lol) ne perpjekje e siper per te dokumentuar keto kultura qe per Perendimoret ishte shume "e prapambetur," dhe si rezultat, shume seksuale. Dolen "French Postcard" (Kartolina Franceze) qe tregonin gra "te palejueshme" duke pozuar me rroba ekzotike, dhe kjo permbushte cfare Europianeve u mungonte gjate asaj kohe -- gra gjysem te zhveshura duke kercyer me shallra te lehta

    Gjate kesaj kohe dolen valltare si Zourna, Ivanova, Samia Gamal, Kate Vaughan dhe Loie Fuller qe koreografuan vallezime shume ekspresive qe ushqyen interpretimin Hollivudian te valltareve Orientale. Vallezimi antik i kulturave te Lindjes se Mesme qe quhen kolektivisht "Vallezime Orientale" kane shume pak ngjajshmeri me ate lloj vallezimi qe njihet ne Perendim si belly dance. Vizioni i belly dancers si vajzat e bukura te haremit qe kercejne per sulltanin eshte thjesht interpretimi Hollivudian. Fjala "harem" vjen nga fjala Arabike "haram," qe dmth "e palejueshme." Grate dhe femijet jetonin ne oda te vecanta qe ishin "haram" per burrat jashte familjes se tyre. Keto dhoma mbronin respektin e femrave dhe familjeve, dhe keto gra kurre nuk kercenin per argetimin e burrave te shtepise.

    Zourna ishte produkti i nje babai Tunisian Arab dhe nje nene Franceze. Ajo e kaloi femijerine e saj ne Tunisi ku mesoi te vallezonte. Kur burri i saj vdiq dhe familja e saj humbi pasurine, ajo u detyrua te beheshe nje valltare profesionale neper kafenera. Ajo studjoi balet dhe koreografoi vallezime te ndryshme ku perzjente kercimet nga Tunisia me baletin. Per Perendimin ajo ishte dritarja e tyre per tek kultura Orientale, dicka paksa shqetesuese sepse vallezimi i saj s'mund te quheshe vallezim tamam autentik i Lindjes se Mesme.

    Tek "Dance of Greeting" i Zourna-s (Vallezimi i Pershendetjes), valltarja dilte ne skene duke mbajtur nje vello qe mbulonte gjysmen e trupit te saj. Kur arrinte tek vendi i duhur, ajo ngrinte duarte larte dhe i levizte duke terhequr me to vellon deri sa ajo zbulohet komplet. Kur nje levizje e kokes (from her master) te jepte komanden per te vallezuar, ajo me nje here flakte vellon pertoke.

    Nje tjeter nga vallezimet e saj titulloheshe "Handkerchief Dance" (Vallezimi i Shamise), qe supozoheshe te ishte nje imitim i vallezimeve te shamive ne Afriken Veriore. Njera nga dy shamite qe perdoreshin gjate vallezimit simbolizon vajzen vete dhe tjetra te dashurin e saj qe do zgjidheshe se shpejti. Fillimisht ajo kap njerin cep te seciles shami me dhembe, duke i ngrohur per tu dhene jete. Pastaj i shtrin pertoke paralelisht me nj-tj dhe vallezon rreth tyre dhe midis tyre krejt indiferente, per te treguar fuqine dhe aftesine e saj per te kaluar caqet dhe per tu kthyer e lire nga "pushteti" i te dashurit. Levizje shume flirtuese kjo e tipit tani-me-ke-tani-s'me-ke, tregon se si femrat qe s'jane te lehta "luftojne" (si goca te mira... lol) deri sa t'u jepen meshkujve. Me pas, ajo i var shamite ne rripin e shallvareve, si xhepa ne secilen ane te brezit, dhe i shtyn me duar per te treguar qe jane bosh dhe keshtu merr dhurata (imagjinare) nga spektatoret. Per te treguar bujarine, ajo leshon njerin cep te seciles shami qe te varen dhe te "zbrazen." Valltarja vazhdon te terheqe vemendje deri tek klimaksi i vallezimit ku ajo puth njeren nga shamite, dhe ngadale e kalon poshte trupit nga zemra dhe trupi, dhe e hedh shuk mbi nje spektator (i dashuri i porsazgjedhur). Shamia sherben si ftese dhe kthimi i shamise nga mashkulli tregon se ai nuk eshte me i interesuar per te. Ky vallezim ishte thjesht nje shpikje e Zourna-s dhe nuk ka fare ngjajshmeri me vallezimet qe praktikoheshin ne Tunisi. Vallezimi i saj nuk kontribuoi per tek mirekuptimi i kultures Orientale.

    Vallezimet e shoqerive Lindore nuk kane qene kurre per argetim keshtu sic eshte belly dancing sot. Ashtu sic kercejme ne neper festa, burrat, grate dhe femijet nga Lindja e Mesme te gjithe merrnin pjese ne vallezime per te festuar dasma, lindje dhe raste te tjera te bukura. Nuk ka patur kostume te vecanta vallezimi. Ne Afriken Veriore valltaret ndo nje here perdornin shami dore ose shallra, qe ishin copa te plota dhe jo si vellot e holla dhe teper te tejdukshme qe shohim sot. Ne Azerbaijan dhe Uzbek grate kercenin me vello te lidhura me veshjet e kokes (kurora), dmth mbulonin fytyrat. Ne Turqi burrat dhe grate mund te kercenin bashke duke mbajtur anet opozitare te shamise apo shallit. Ne cdo rast vellot, shallrat apo veshjet e tjera mbi koke ishin per modesti dhe jo per te terhequr mashkullin seksualisht.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •