Close
Faqja 3 prej 38 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 374
  1. #21
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Une pajtohem me mendimin e Lunesta. Eshte mire te futen fjale te gegerishtes qe te pasurohet gjuha me shume por jo te ndryshohet aq shume. Sido qe te jete kryesore eshte qe te mbetet nje gjuhe e njejte per te gjithe...

    Happiness is: ME & YOU ;)


  2. #22
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Citim Postuar më parë nga Ariani_KS
    Jam i bindun se 70% e kosovarve nuk e dine se cfar dmth. fjala "shkuje" . Ne Kosove ne vend te fjales "shkuje" perdoret termi "premaje". Ka shume e shume fjale tjera te cilat kur i oforhen kosovarit te thjeshte e habisin dhe jane krejt te huaja per te.
    Cdo te thote "shkuje"??

  3. #23
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Citim Postuar më parë nga Gogla e Kuqe
    Shko te linku me poshte dhe lexo postimin 15 dhe 16. Aty do mesosh se si te mos merresh me funksionin copy/paste. http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=14473
    Cuditerisht ti e dike kete link dhe ske vene asnje ë ne postin tend.

  4. #24
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Une i qendroj mendimit tim te meparshem per mosndryshimin e gjuhes se njesuar ne 72'shin. E kuptoj se ndoshta do ishte me e dobishme rifutja ne perdorimin e perditshem te disa fjaleve gegerishte, por cdo ndryshim tjeter do me dukej i tepert. E kuptoj deshiren dhe krenarine primordiale te atyre qe priren per te ndryshuar variantin qe kemi, por po ta shohesh gjere e gjate nuk asfare i keq, bile eshte me i lehte dhe i rrjedhshem sesa ato modele qe na paraqiten ku shumica e fjaleve do te mbaronim me bashketingellore duke ja zbehur muzikalitetin te folures.
    Shqipja e sotme e njehsuar ka probleme. Kjo eshte e sigurte. Kjo gjuhe duhet zhvilluar patjeter. Po e lame ne vend do te thote qe do ngelemi mbrapa ne cdo gje. Shpesh here nuk te ofron menyre shprehese te disa linjave te mendimit. Eshte e veshtire ne te shkruajtur. Ka ne menyre absurte ne alfabet 36 shkronja. Ka probleme ne shkruajtjen e emrave te huaj(Si Xhon dhe jo Jon).

    Gjuha eshte nje mjet i rendesishem, sherben per komunikimin mes personave dhe me vetveten. Me zhvillimin e botekuptimit tend duhet te zhvillohet edhe gjuha me te cilen i komunikon vetes tende kete botekuptim.

    Po ju jap nje shembull: Nje studiues shkoi ne nje fis indigjen(vendali) ne Amazon, qe jetonin ne nje shoqeri te izoluar dhe akoma nuk njihnin konceptin e numrit. Ai shkoi pikerisht ti mesonte kete koncept, por nuk ja arriti dot, sepse gjuha qe ato flisnin nuk ishte aq e zhvilluar qe ti lejonte ta pervetesonin kete koncept.

    Cuditerisht Gjermanet pranojne vazhdimisht ndryshimin(zhvillimin) e gjuhes, Italianet po ashtu po studiojne nje ndryshim. Kurse ne shqiptaret vazhdojme kokeforte te mbrojme nje model "perfekt" te 1972.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga darkman
    Cdo te thote "shkuje"??
    Lloj rryme ajri, sipas standardit 72.

  6. #26
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Sa me shume futem te LEXOJ shqip kendej nga SHQIPTARET, aq me shume kthej koken nga televizori qe me flet frengjisht. Sa me shume lexoj budalliqet shqip ketu, aq me shume e mberthej ate librin frengjisht qe kam ne dore.

    Kujtoni pak klasen e dyte fillore : mesuesja, (kjo shenja qe sapo vura quhet presje), me nje ze te lodhur, te ngjirur ngaqe u kishte bertitur Agimit dhe Sokolit (çamarroke te medhenj keta te dy), na thoshte : kush ma zgjedhon i pari foljen "jam" ka noten dhjete !

    Dhe ne varfanjaket, menjehere penat, kallamaret, dhe shkruanim :

    une jam
    ti je
    ai, ajo eshte
    ....
    ....

    Shpesh merrja shume dhjeta. Shume i shpejte.

    Kur erdha ketu ne France, hapa zgjedhimet e foljeve dhe nuk pashe asgjekundi qe te zgjedhohet nje folje e cila ishte njelloj me veten e pare njejes te menyres deftore.

    Ketu, per çudi, mesuesja nuk thoshte : zgjedhoni foljen "suis" por "être" !

    Sa per paskajoret e shqipes, ato ekzistojne dhe fort bile. Doni shembull :

    geget : me qene.
    tosket : te jesh.

    POOOOR, puna eshte qe ata hartuesit e gramatikes e kane harruar fare.

    Shprehja e sakte duhej te ishte : zgjedhoni foljen "te jesh" (personalisht parapelqej formen toske)


    Ka dhe diçka tjeter :

    1. Po shkoj per te punuar.
    2. Po shkoj te punoj.
    3. Po shkoj me punue.

    Ketu te gjithe rrihen e priten duke te thene qe ketu kemi te bejme me paskajore ! Por jo ! Paskajorja nuk ka njeqind forma. Paskajorja eshte e pandryshueshme : te jesh (me qene), te lexosh (me lexue), te hash (me ngrene ose katundarçe fare, me hanger), te rrish (me ndejte), te punosh (me punue), te dashurosh (me dashurue), etj., etj.

    Ne tre shembujt me siper, kush jane gege e kush toske ? Meqe jane tre forma (numer tek), atehere dy i takojne njeres dhe nje tjetres. Atehere kush na i ndan ?

    Si rrjedhim, shqipja paska kater paskajore :

    1. PER TE PUNUAR
    2. TE PUNOJ
    3. ME PUNUE
    4. TE PUNOSH

    Gjuhe shume e bukur kjo e jona : ajo i formon paskajoret, forme e cila eshte baza e nje gjuhe, si t'i teket e kur t'i teket. Je ne Mirdite ? Me punue, he burre i dheut ! Je ne Kurvelesh ? Per te punuar, ore i paudhe ! Je ne Devoll ? Te punosh, biri im, se aty poshte gjen qypa floriri !

    Nuk ma merr mendja qe ka eskimez ne kete bote qe do te na e zgjidhe problemin tone te paskajoreve. Francezet e kane zgjidhur kollaj : être, avoir, falloir, devoir, aller, lire, travailler, etj. Anglezet : to be, to take, to learn, to go, to fall, etj.

    Per t'i dhene fund : paskajorja e shqipes eshte nje dhe vetem nje :

    TE SHKOSH.

    Dhe ku e gjejme kete ? Vetem aty ku perkufizojme kete folje, per shembull :

    TE SHKOSH, kjo eshte te vihesh per udhe.

    Tani t'i kthehem asaj frengjishtes sime e te mos çaj koken me budalliqet e "gjuhetareve" tane qe mendjen e kane tek "Sharpi" qe iu eshte prishur mbreme nga era e madhe dhe iu ikur nje emision i edukimit seksual ne pleqeri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 26-05-2006 më 16:56

  7. #27
    Citim Postuar më parë nga darkman
    Cuditerisht ti e dike kete link dhe ske vene asnje ë ne postin tend.

    Une nuk po ankohem! Nuk e kam shume problem nese i ve apo jo ato germa ketu ne forum. Nuk jam duke shkruar ndonje dokument zyrtar. Ta tregova ty per reference, meqe ishe lodhur nga copy/paste.
    Ignore List: Snow~Drop



  8. #28
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Ne shqiptaret jemi populli me i menqur ne bote, me ne nuk mundet te shtyhet askush. Ne i kemi zgjedhur te gjitha problemet qe kishim do here, po njashtu edhe problemet gramatikore. Ne kishim nje njeri superinteligjent i cili duke shfrytzuar te gjitha mundesit qe kishte dhe me disa bashkpunetore kishte zgjedhur te gjitha problemet e shqiptarve, pra edhe te gjuhes Standarde, ne vitet 1968 dhe 1972, kur krijuan gjuhen perfekte apo te perkryer dhe gramatiken e perkryer qe eshte shume e kjart per te gjith shqiptaret, po njashtu edhe per te huajt qe mesojne gjuhen Shqipe, me te cilen gramatike mund te shprehesh me goje dhe me shkrim si te duash dhe pa kurrfar komplikimesh.

    Pra ne jemi populli perfekt ne kete bote. Kur kemi dal ne ne Hene te tjeret kan jetuar ende neper shpella duke ngrene mish te papjekur apo neper lisa duke ngrene gjethe te gjelberta.

    Shikoni Gjermanet sa budalla qe jan. Ata gjuhen e tyre e reformojne gati çdo vit, ne shkrim dhe ne te folur. Sa te çmendur qe jan keta popujt e tjeret te botes, apo jo.

    Ne e dijme te gjith (edhe keta "mister perfektat" qe jan kunder) qe gati asnje gjuhe e kesaj bote nuk e ka nevojen e reformimit sikur gjuha Shqipe. Gati te gjitha gjuhet reformohen kur te gjinden problemet gramatikore, kurse gjuha jone ka mbetur ashtu cung siç ishte ne viti 1972.

    Motra dhe Vellezer te nderuar, ne vitin 1968 dhe 1972 jan bere disa gabime trashanike kur ishte shpallur dialekti Tosk si gjuhe zyrtare apo gjuhe standarde e shqiptareve, dhe ishin harruar apo anashkaluar dialekti Geg dhe dialekti Arvanitas (apo Arberesh). Me heret thonim gabimisht qe kete e ka bere Enver Hoxha sepse ai i perkiste Dialektit Tosk, kurse sot e kemi kuptuar te gjith qe tentimi i zhdukjes se Dialektit Geg dhe dialektit Arvanitas (Arberesh) nuk kishte fare te beje me ate se ai far Shqipfolsi fliste Toskerisht, por ate e kishin kerkuar nga ai armiqt e Kombit Shqiptare, pasiqe kishin kuptuar qe dialekti Geg dhe dialekti Arvanitas (Arberesh) jan qelsat e deshifrimit te gjuhes Pellazgo-Ilire, dhe argumenti me i fort i faktit qe ne jemi populli i pare ne Europe, dhe nga ne e kan civilizimin, kulturen dhe me mijra fjale shqipe ne gjuhet e tyre, por edhe drejtimet fétare Katolik dhe Orthodoks, keta far popujt e Europes qe na urrejne neve kaq shume, fale propagandave dhe genjeshtrave antishqiptare te Serbeve dhe ketyre Perso-Turqve (Irano-Turqve) te Ballkanit qe po e quajn veten "Grek " apo "Helen".
    (Konstantini i Madh i cili ishte Dardan, Shqiptar, eshte ai njeri qe krijoj keto dy drejtime fétare pra keta far "Greket" fallso dhe italianet i kan fét e tyre nga ne e jo ne nga ata, nejse kjo eshte nje Teme tjeter).

    Une nuk dua ta perbuze dialektin Tosk, ne asnje menyre, por ketu duhet te mos perbuzen edhe dy dialektet tjera, ai Geg dhe ai Arvanitas. Gramatika e gjuhes Shqipe duhet te reformohet patjeter duke marr nga te gjitha dialektet Shqiptare, Tosk, Geg dhe Arvanitas, ne menyre absolutikisht te barabart, e jo me rrena, me kleqka e budallalleqe te tjera femijerore.

    Reformimet duhet filluar me ndryshimin e shkronjes ë dhe zevendesuar ate me e si ne gjuhen frenge, kurse kete shkronje krakteristike shqiptare ë mos ta zhdukim por ta perdorim ne formen e nje E-je te bute si p.sh "Qeni" te shkruhet "Qëni" (si ne gjermanisht ä Qäni) dhe te kete edhe nje E te fort qe per shembull "Tema" te shkruhet Téma. kur eshte fjala tek Tema, pse nuk thuhet ne shqip "Thema" apo "Theza" por thuhen ne formen e sllavizuar "Tema" apo "Teza", ose kemi fjalet e sllavizuara (pasiqe ne gjuhet Sllave mungojne disa shkronja) "Mitologji" e pse jo "Mythologji" sic eshte ne te vertet, ose "ortodoks" e pse jo "orthodoks" e shume shume gabime te tjera qe kemi dhe duhet permiresuar.
    Mundesite e reformimit jan te pafundme per ata qe dojne reforma dhe nuk jetojne ende ne Diktatur apo Komunizem. Kemi shume shkronja qe mund te perdoren per te gjitha theksimet e dialekteve tona, si per shembull á, ā, é, ē, í , ī ,ó, ō, ú, ū dhe shkronja ë ne nje forme tjeter, pasi qe sot mbushet teksti perplot me ë-ja. Pastaj kemi shkronjat Gj dhe Xh, keto mund te ishin Gj dhe Gh(XH), ose shkronja Zh (qe eshte e kopiuar nga sllavet, ne nje far menyre) te jete J(Zh), ndersa J te zevendesohet me I si ne italisht (me mire te jene si ne italisht, frangjisht e anglisht sesa te jene si ne sllavisht, pasiqe ne po mbajme nga Perendimi e jo nga Lindja).

    Tek ne jan keto gjera paksa problematike, sepse ne kemi pasur gjithmone dhe kemi disa njerz "special" qe jetojne dhe veprojne ne baze te fjales popullore "Per inat te Rejes me vdekt Djali".

    Keto me lart ishin vetem disa shembuj te pa rendesishem nga une, por me kete une desha vetem te them qe duhet punuar, studiuar, analizuar te tre dialektet kryesore Shqiptare dhe te mirret nga te tre dialektet ne menyre te barabart qe te mos e ndjej askush vetveten si superior (siç donte te na thoshte ai "linguisti" me ato metaforet e tije te mbetura ne vitin 1972) apo te ndjej veten te injoruar dhe perbuzur (sic thoshte ai zotriu nga Kosova).

    -----------
    Armiku më i madh që i ka shkaktuar dëmet më të mëdha popullit Shqiptarë, ka qenë gjithmonë Shqipfolsi …

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2006
    Postime
    3
    Ti i fundit ishe ma i NDRITUNI. Shpresoj qi mos t'ket shum' si puna jote se përndrysh na hangri dreqi të tânve ne

  10. #30
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga caladero
    Ti i fundit ishe ma i NDRITUNI. Shpresoj qi mos t'ket shum' si puna jote se përndrysh na hangri dreqi të tânve ne
    Kallxom çka mendon ti pur mue, t'kallxoj se ka une ty.

    Neve dreqi na ka hangër moti, more smutan, se moti ja kan nisë kto loptë tona me pjell turli viçi qi s'merr vesh gja po veq i vjen me ja dhanë dikah, leje qi ja kanë nanën vetës po edhe tjerve pur okolla, si puna jote pur shembull.
    Mos me pas kan ju "t'menqmit", si puna jote, nuk kishmi mujt na me kanë kombi ma i ngritun e ma i zhvillumë n'botë, sikur qysh jemi sot në "vendin e parë" e s'po mun kurkush me u shtye me ekonomi t'shqyptarve.

    Ti kolegë shkrujë sa t'dushë hiq mos u nal, deri sa t'binë n'mend naj sen, veq tjetër her kallxom pak ma heret, kur t'a pshtyjmë njani tjetrin n'ftyrë.

    -----------------------------
    Armiku më i madh që i ka shkaktuar dëmet më të mëdha popullit Pellazgo-Iliro-Shqiptarë, ka qenë gjithmonë Shqipfolsi …

Faqja 3 prej 38 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •