Sipas FMN-sė, Irani ka ende rezerva tė mjaftueshme pėr tė vazhduar importet thelbėsore (ushqime dhe mallra tė tjera konsumi) pėr dy deri nė tre vjet, dhe me shumė gjasa vendi do arrijė ta mposhtė inflacionin e tij tė lartė (rreth 30 pėr qind) dhe t’i rikthehet rritjes vitin tjetėr, pavarėsisht sanksioneve, sikundėr edhe tė menaxhojė tepricėn e vogėl nga tregtia e kėtij viti dhe vitit tė ardhshėm.
Nė fillim tė javės BE-ja vendosi sanksione tė reja kundėr Iranit, pėrfshirė shėnjestrimin e sektorit bankar, detar dhe industrial tė vendit, me shpresėn se Teherani mė nė fund do tė thyhet si pasojė e presionit dhe do tė fillojė negociata serioze lidhur me programin bėrthamor. Shefja e politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian, Baronesha Katherine Ashton, e cila kryeson pėrpjekjet ndėrkombėtare me iranianėt, deklaroi se shpresonte qė rritja e trysnisė do ta bindė Tehranin tė bėjė lėshime dhe se negociatat mund tė rifillojnė “shumė shpejt”. Mirėpo, duke shikuar sjelljet e Iranit, nuk pres diēka tė tillė.
Irani njė herė e njė kohė ishte eksportuesi numėr njė i naftės nė botė. Sot, si pasojė e sanksioneve, ai mezi zė vend nė listėn e 20 shteteve qė eksportojnė mė shumė naftė nė botė. Bojkoti i naftės iraniane nga BE-ja kėtė verė erdhi si goditje veēanėrisht e vėshtirė pasi vetėm kjo po i kushton Iranit tė paktėn 5 miliardė paundė, tė ardhura tė humbura, ēdo tre muaj. Nė tė vėrtetė, Irani po vuan nga njė situatė gjithnjė e mė vėshtirė, me shifrat e eksportit tė naftės qė kanė cekur nivelet mė tė ulėta nė mė shumė se 23 vite. Shifrat tregojnė rėnie tė eksporteve me mė shumė se njė milionė fuēi nė ditė.
Megjithėse Irani po eksporton rreth 1.2 milion fuēi nė ditė, kjo shifėr pėrfaqėson rėnie tė konsiderueshme. Si rrjedhojė, Irani ėshtė rrekur tė rrisė sasinė e naftės qė shet nė Azi, por kjo ka qenė problematike. Sė pari sepse sanksionet Kirk – Menendez izolojnė Iranin nga sistemi ndėrkombėtar i pagesave dhe sė dyti pėr shkak tė presionit tė Shteteve tė Bashkuara ndaj njė sėrė blerėsish tė Iranit, pėr shembull, Indisė. Deri sė fundmi, Irani ishte furnizuesi i dytė mė i madh me naftė i Indisė, pas Arabisė Saudite, porse tashmė ėshtė zhvendosur nė vendin e katėrt edhe pas Irakut dhe Kuvajtit.
Goditja e fundit ishte kolapsi i rialit iranian, pėr tė cilin Presidenti Mahmoud Ahmadinejad fajėsoi “luftėn psikologjike” tė zhvilluar nga “armiqtė” vendas dhe tė huaj tė Iranit. Ky kolaps solli mijėra protestues nė rrugė, duke demonstruar humbjen absolute tė besimit tek Ahmadinexhadi dhe aftėsinė e tij pėr t’u marrė me ekonominė. I njėjti zhvillim ndėrkohė thelloi gjithashtu pėrplasjen midis Ahmadinejad dhe kundėrshtarėve tė tij tė brendshėm. Kryetari i parlamentit dhe konkurrenti i mundshėm qė mund tė ketė sukses karshi Ahmadinexhadit nė zgjedhjet presidenciale tė 14 qershorit 2013, Ali Larijani, po pėrfiton mė sė shumti nga situata nė vėshtirėsim e sipėr pėr tė rritur mbėshtetjen pėr veten e tij dhe pėr tė minuar Presidentin.
Me kėto zhvillime negative, ndonjė mund tė besojė me lehtėsi se vendi shumė shpejt mund tė futet nė njė krizė tė thellė ekonomike. Mirėpo, sipas njė raporti tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN), kolapsi ekonomik i vendit nuk ngjan i afėrt. Sipas FMN-sė, Irani ka ende rezerva tė mjaftueshme pėr tė vazhduar importet thelbėsore (ushqime dhe mallra tė tjera konsumi) pėr dy deri nė tre vjet, dhe me shumė gjasa vendi do arrijė ta mposhtė inflacionin e tij tė lartė (rreth 30 pėr qind) dhe t’i rikthehet rritjes vitin tjetėr, pavarėsisht sanksioneve, sikundėr edhe tė menaxhojė tepricėn e vogėl nga tregtia e kėtij viti dhe vitit tė ardhshėm.
Kjo do tė thotė se megjithėse sanksionet po e dėmtojnė Iranin duke i zvogėluar eksportet e naftės, ato ende nuk janė aq tė gjėra dhe tė thella sa tė shembin ekonominė e kėtij shteti. Pėr mė tepėr, Irani vijon tė shikojė lart e poshtė pėr mundėsi tė tjera biznesi nė vende tė tilla si Kina, Turqia apo India, shtete tė cilat vazhdojnė tė kenė marrėdhėnie tė forta tregtare me Teheranin. Njė sėrė ministrash iranianė zhvilluan sė fundmi njė vizitė nė Indi nė pėrpjekje pėr tė fituar nga ky shtet mė shumė investime dhe shkėmbime tregtare. Nė tė vėrtetė, ka mundėsi tė mira biznesi nė sektorin privat tė Iranit, i cili vijon tė mbetet nė pjesėn mė tė madhe i pandikuar nga sanksionet, pėrfshirė sektorin e energjisė sė rinovueshme, farmaceutikėn, agrikulturėn dhe atė tė pėrpunimit tė ushqimit.
Nėse Irani vazhdon tė bėjė kokėn e tij, me shumė gjasa do tė goditet nga sanksione tė tjera perėndimore. Mirėpo, teksa Komuniteti Ndėrkombėtar kėrkon qė Irani tė ndalojė programin e tij bėrthamor, qėllimi pėrfundimtar pa mė tė voglin dyshim mbetet ndryshimi i regjimit nė kėtė vend. Ekziston njė besim se rritja e numrit tė sanksioneve mė nė fund do ta acarojė popullin dhe ta ngrejė nė njė revolucion qė do tė rrėzonte mullahėt dhe tė sillte njė lidership tė ri - njė lidership qė nuk mbėshtet organizatat terroriste apo qė nuk flet pėr zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut. Pėr mė tepėr, ky Iran do tė ishte i mirėpritur tė rikthehej nė komunitetin ndėrkombėtar pėr tė luajtur njė rol konstruktiv rajonal ēka do tė mundėsonte qė nafta dhe gazi i tij tė rridhte lirshėm nė tregjet ndėrkombėtare.
Mirėpo, siē dimė mirė nga e kaluara e afėrt, rrėzimi i kėtij regjimi nuk do tė jetė aspak njė mision i lehtė pasi ata e kanė vėrtetuar se janė “me shtatė shpirtra” pėr gjatė viteve, pėrfshirė edhe tejkalimin e protestave masive pas zgjedhjeve presidenciale tė vitit 2009, pėr tė cilat shumė iranianė besonin se ishin manipuluar. Por pėr sa kohė nuk do tė lėkundet ky regjim, me zemėrimin popullor nė rritje dhe me Larijanin qė po fiton gjithnjė e mė shumė popullaritet, ngelet pėr tu parė.
"Start" Elsa Agia/
Krijoni Kontakt