Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    Ne rast se ka ankesa qe krijimtaria e asaj periudhe ka patur shume momente qe ka qene e zhbalancuar , qe per mua do te thote qe jane vleresuar edhe krijime jo te arrira , boll qe i sherbenin propogandes , kjo nuk do te thote aspak se krijimtaria e asaj periudhe ka qene e keqe apo e pa vlere ! Ajo ka qene dhe mbetet pjese e kultures shqiptare gjithsesi !

    E para sepse vete pushteti perpiqej te seleksiononte , edhe per leverdi te vete , krijime te arrira arstistikisht dhe teknikisht .

    E dyta , per diplomaci dhe jehone nderkombetare pati disa raste kur mbeshteteshin edhe krijime apo autore qe shkruanin vepra te arrira por me dy kuptime !

    Por fakti qe ka qene e zhbalancuar nuk do te thote aspak se ka qene e pa arrire ne te gjitha drejtimet dhe nuk ka pjelle edhe kryevepra !

    Mos na e akuzoni edhe Naimin per 'kult individi" dhe "lufte nxites" ne vargjet e meposhtme :

    "Ish Kamani qe ish burre,
    me trim nga gjithe te paret,
    qe s'i trembej syri kurre,
    ndaj e donin shqipetaret !

    morri kordhene ne duar
    dhe u ngrit ne kembe si burre,
    me fytyre te ashperruar ,
    ngriti gishtin dhe tha:
    -Kurre !
    -Kurre nuk trembet shqipetari
    nuk vdiq por eshte gjalle ,
    tjeter pergjigje Turqia
    nuk do pervec me palle !

    Kjo ishte koha , kete prodhim pati ! Mos valle duhet qe per "hyrjen" ne Europe, per globalizmin dhe globalizimin , per "integrimin" , "paqen" dhe "bashkepunimin", ta flakim ne koshin e plehrave edhe Naimin ?

    A nuk ishim ne "lufte te ftohte" dhe te "nxehte" per 50 vjet ? Cfare mendoni se gjendja shpirterore nuk do ta pasqyronte ? Pse cfare ka ndodhur ne vendet e tjera gjate asaj kohe ? Qofshin ne Perendim apo qofshin ne Lindje, nuk ka ndodhur e njejta gje ?

    Arti dhe kultura (por dhe vete shtetet me dhunen e tyre ) nuk kane mbeshtetur ne cdo cep dhe me cdo lloj krijimi (me vlere dhe pa vlere) luften ideologjike, ekonomike , politike dhe ushtarake , te gjitha shtetet si ne perendim edhe ne lindje ?

    Prandaj gjykoj se duhet te kete me shume ekuiliber shkencor ne diskutime, se ekstremizmat na bejne dem vetem neve si shqiptar, ndersa nihilizmi apriori nuk na con asgjekundi !

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Poezi jashtëzakonisht të bukura!
    Poezi kohe dhe për kohën!
    Sot s'i lexo njeri më sepse nuk janë të kohës!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    NENE SHQIPERI

    Më ler te ulem ne prehrin tend te ngrohtë
    O hallemadhja ime shekullore
    Te puth duart e tua me te mirat ne botë
    Dhe i ngazellyer te hesht me heshtje foshnjore....


    Dritero Agolli

    Do ta bie te gjithen ketu , se i ka hupur emri Lokes , nuk ia permend kush sot ! Te gjithe e shofin si lope per ta mjele sa me shume, megjithese i kane dale kockat !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Popull Thjesht : 21-07-2009 më 09:01

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Vallaj e kam recituar "Dhe 1000 o Enver djali" (nese ka qene keshtu titulli?!),me kembe e me dore,gjithe emocion dhe e ngrija zerin ne kup te qiellit..hihiihihi...nam kam lene nam ne ato vitra....ihihihihihihh...
    "Më e mira është armike e së mirës"

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Gjirokaster ballargjend
    c'eshte ky nur qe te ka rene
    na qesh buza na ndrin balli
    ditelindjen na ka djali.

    Neper dallge historie
    o E.. se c'te kane hije
    thinjat me lule rinie

    Shqiperine na i rinove
    ne balle te partise nene
    gjithe gezimet na i solle
    mblidhen sot e behen kenge

    Sot ne ditelindjen e madhe
    kalldremet jane mbush me valle
    mbi gur ndizen lule mali
    dhe 1000 o E.. djali


    pas kaq vjetesh mund te falet ndonje gabim ne strof apo varg
    "Më e mira është armike e së mirës"

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    pOPULL I THJESHTE!

    Ku te dukem si Behluli more m...popull?????????? Ma gjeni nje poezi nga une per shokun Enver more aman se nuk me tret dheu.
    He more ti Preng Sherri, pse nuk fut hundet e tua te pista edhe ketu????

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    pOPULL I THJESHTE!

    Ku te dukem si Behluli more m...popull?????????? Ma gjeni nje poezi nga une per shokun Enver more aman se nuk me tret dheu.
    He more ti Preng Sherri, pse nuk fut hundet e tua te pista edhe ketu????
    Unë thashë më lartë se ato poezi ishin të bukura sepse ishin poezi Kohe por që koha e sotme nuk t'lejon t'i lexosh më!
    Në faktë, ata që shkruanin aso kohe ishin tamam poet në krahasim me disa " poetuc" të cilët mbinë gjatë të 90-ave ku çdo gjë në krijimtari u bë " thi e lesh".
    Në faktë, Poezit më të mira u krijuan gjatë atyre viteve, sikurse romane e drama:
    Në këto 20 vitet e fundit - akoma nuk më ka rastis të kemi prodhuar një poet apo edhe një romansier t'hajrit.
    Mund të bisedojm për ato krijime për secilën veç e veç me gjuhë të civilizuar dhe intelektuale por jo edhe me gjuhën e rrugëve.
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  8. #28
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Kjo temë nuk ka askurrëfarë vlere. Është tepër sipërfaqësore, pa objektiv pa fill e pa fund.

    Nëse gjykoni shkrimtarët, këta duhen marrë secili më vete e jo të futen të gjithë në një thes. Secili ka tiparet e tij, karakterin dhe identitetin e tij, çdo individ është unik.

    Nëse doni të gjykoni fenomenin e letërsisë në komunizëm, atëherë ju sugjeroj të lexoni më parë diçka për "Realizmin Socialist" pastaj të lëshoni mufka të tilla si "e shkrojti me sinqeritet ai vjershën apo me hipokrizi".

    Si ka thënë edhe Lenini "lexim, lexim dhe akoma lexim"
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  2. Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj
    Nga Shën Albani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  3. Kur “të gjithë” i dhuronin vargje Enver Hoxhës
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 10:00
  4. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  5. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •