e Majta Ka Premtu Shume Gjera Ndaj Hapni Syte Mire Per Ndonje Sanatoria,kush Ka Te Aferm Pa Letra
Me Respekt Niku
e Majta Ka Premtu Shume Gjera Ndaj Hapni Syte Mire Per Ndonje Sanatoria,kush Ka Te Aferm Pa Letra
Me Respekt Niku
DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....
doja nje informacion
per studentet qe kane bere kerese per rinovimin e permesos dhe kane ricevuten a lejohet te shkojne ne shqiperi per pushimet e vitit te ri?
Sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 6823 emigrantë do të mund të rikthehen në shtetin fqinj.
Detyruese paraqitja e kërkesës për rinovimin e dokumenteve.
Rruga drejt Italisë mbetet ende e hapur për ata emigrantë shqiptarë që ndodhen në atdhe dhe kanë filluar procedurën e aplikimit për rinovimin e lejes së qëndrimit në këtë shtet. Ata mund të rihyjnë në Itali, duke paraqitur vërtetimin e kërkesës së bërë. Një gjë e tillë u bë e ditur nga zyra e shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila duke iu referuar një njoftimi të ambasadës italiane në Tiranë, i jep të drejtën çdo emigranti shqiptar, që edhe pse nuk ka rinovuar akoma lejen e qëndrimit, mund të rikthehet në shtetin fqinj me kërkesën e rinovimit të kësaj lejeje. Sipas kësaj ambasade, me këtë vendim do të mund të rikthehen në Itali rreth 6823 emigrantë të cilët kanë kërkuar rinovimin e lejes së qëndrimit në këtë vend. Po sipas kësaj ambasade, bëhet e ditur se këta persona që nuk u është aprovuar akoma kjo leje do të kenë të drejtën të rifuten në Itali deri më datë 31 janar. Mbas kësaj date, sqaron ambasada, çdo emigranti që nuk është i pajisur me lejen e qëndrimit, nuk do t‘i lejohet hyrja në këtë shtet dhe do të jetë i detyruar të presë aprovimin e lejes së qëndrimit. Ky vendim vjen fill mbas atij për procedurat e reja për marrjen e lejes së qëndrimit nga emigrantët në Itali. Këtë vendim e ka bërë të ditur drejtoresha e politikave mbi emigracionin, pranë Ministrisë së Brendshme, Irene Trini, e cila ka theksuar se çdo emigrant mund t‘i tërheqë dokumentet për leje qëndrimi në një nga 5332 postat italiane. Sipas saj, këto dokumente duhen plotësuar dhe dërguar me anë të postës në adresën e Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu ajo ka theksuar se kjo është një mënyrë që mund të lehtësojë emigrantët, të cilët tashmë nuk do të duhet të rrinë nëpër sportele, por do të kenë mundësi të mbarojnë punë shumë shpejt. "Në muajin janar do të fillojë të funksionojë si metodë edhe aplikimi me anë të internetit, ku të gjithë emigrantët do të mund të plotësojnë dhe dorëzojnë dokumentet e tyre", shprehet drejtoresha për emigracionin në Ministrinë e Brendshme italiane. Në të njëjtën kohë, Ministria e Brendshme e Italisë ka vendosur që të lehtësojë edhe mënyrën e aplikimit të emigrantëve, duke u hequr atyre barrierën ekonomike. Në këtë mënyrë, sipas kësaj ministrie, pagesa që do të duhet të paguanin emigrantët për të dorëzuar dokumentet nuk do të praktikohet më. Ditë më parë, autoritetet italiane vendosën dyfishimin e kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit për emigrantët, në kuadër të ligjit të ri. "Ajo që synojmë është të gjejmë një mënyrë që kriminelët dhe terroristët të arrestohen, si dhe ata që vijnë për të punuar të punojnë të qetë", ka pohuar ministri italian i Politikave Sociale, Paolo Ferrero. Në vendin fqinj numri i emigrantëve shqiptarë arrin nga 250-300 mijë, duke përbërë një nga komunitetet më të gjera që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj.
Dokumentet që nevojiten për rinovimin e lejes së qëndrimit
Arsyeja pse do lejen e qëndrimit, në bazë të formularëve të marrë në postë
Fotokopje e pasaportës, ose dokument tjetër identifikimi, e përkthyer në italisht dhe e noterizuar
Certifikatë familjare e përkthyer në italisht dhe e noterizuar
Për kërkesën e rinovimit të lejes së qëndrimit duhet të depozitohet edhe leja e vjetër
Për kërkesën e marrjes për herë të parë të lejes së qëndrimit duhet paraqitur kërkesë me shkrim në bazë të formuluarit të marrë në postë
Gazeta Shqip
Jeta ime, mban emrin e saj..
Besoj se po , por duhet te rikthehesh ne Itali ne te njejten pike kufitare ku dolet.
Imigracioni është një nga temat me të cilat është më e lehtë të biesh në kurthin e stereotipeve; ato të frikës, që e paraqesin imigracionin si një kërcënim, dhe ato të përkundërta, që ushqehen nga një optimizëm i përgjithshëm. Vetë nocioni i “imigrantit” shndërrohet kështu në një stereotip, duke harruar se imigrantët janë njerëz që vijnë nga vende të ndryshme, që kanë kultura të ndryshme, gjuhë të ndryshme, dhe një mënyrë të ndryshme për të jetuar praninë e tyre në Itali.
Libri “Imigracioni shqiptar në Itali”, që tregon, përshkruan dhe analizon imigracionin shqiptar, lind nga përmbledhja e shkrimeve të ndryshme (nga artikuj gazetash deri tek analizat shkencore), e ndihmon lexuesin të dalë nga rrethi i paragjykimeve. Si lexuesin shqiptar, për të cilin janë konceptuar fillimisht shumë nga shkrimet, ashtu edhe lexuesin italian, të cilit i ofrohet mundësia ta vëzhgojë imigracionin nga një pikëpamje brenda fenomenit.
Rando Devole, sociolog, përkthyes e gazetar, ka studiuar në Romë, ku është diplomuar në Gjuhë Letërsi dhe në Shkencat Sociale. Më pas ka përfunduar Master në Komunikim dhe Doktoratën në sociologji. Është autor, midis të tjerash, i librit “Zbulimi i Shqipërisë. Shqiptarët sipas mediave” (shkruar me Ardian Vehbiun) dhe i “Shqipëria. Dukuri sociale dhe paraqitje”. Zhvillon veprimtari kërkimore me institute të ndryshme dhe boton në gazeta italiane e shqiptare. Për angazhimin e tij sindikal në favor të imigrantëve Presidenti i Republikës Italiane i ka dhënë titullin e nderit “Commendatore dell’Ordine della Stella della Solidarietà Italiana”.
My silence doesn't mean I am gone!
• Proceduarat e reja do të praktikohet për ato dokumente ku nuk është e nevojshme prezenca fizike e personit. Emigrantët mund të përdorin për këtë postën
Lehtësohen procedurat për legalizimin e dokumenteve për emigrantët shqiptarë rezidentë në Itali. Ata mund t’i legalizojnë dokumentet që iu duhen nëpërmjet postës, pa qenë nevoja të presin përpara sporteleve, duke paguar një tarifë simbolike prej rreth 30 eurosh, për të gjithë procedurën. Ndërsa nëse duan të mësojnë se në çfarë fazë ka arritur praktika për legalizimin e dokumenteve, mjafton të klikojnë në faqen e internetit www.vfs-it-ma.com, pasi të kenë futur më parë numrin e pasaportës dhe të praktikës, i cili i jepet në momentin që dorëzon dokumentet. Gjithashtu, për të marrë informacion emigrantët mund të telefonojnë edhe në call center Ciao: + 212 22 77 46 46, ndërsa së shpejti do të aktivizohet një shërbim i veçantë, nga ku mund të merret informacion edhe vetëm duke dërguar një mesazh.
Procedurat
Falë një marrëveshjeje midis ambasadës shqiptare në Romë dhe postës italiane, marrin fund radhët e gjatë të emigrantëve rezidentë që duan të legalizojnë dokumente të ndryshme. Ka qenë kjo një iniciativë ambasadorit Llesh Kola, i cili ka shpjeguar se emigrantëve jo vetëm u kursehet kohë dhe para, por shmangen edhe nëse praktikat abuzive. Ai ka deklaruar se aktualisht kjo procedurë po aplikohet në Romë dhe nëse gjithçka ecën mbarë, atëherë do të shtrihet edhe në zyrat konsullore në të gjithë territorin italian. “Së pari, procedurat e reja u kursejnë kohë dhe lodhje bashkatdhetarëve tanë rezidentë në Itali, që deri më tani ishin të detyruar të qëndronin në radhë përpara sporteleve dhe në mjaft raste, edhe udhëtime të gjata deri në konsullatën më të afërt, - ka shpjeguar ambasadori Llesh Kola. – Së dyti, do të shërbejnë për të minimizuar spekulimet e agjencive private, të cilave u drejtoheshin emigrantët për kryerjen e këtyre praktikave”. Proceduarat e reja do të praktikohet për ato dokumente ku nuk është e nevojshme prezenca fizike e personit. Sipas marrëveshjes, emigrantët mund të përdorin për këtë postën, që garanton dërgimin e praktikave të kërkuara në të gjithë territorin italian. Me sistemin e ri, emigrantët shqiptarë mund të dërgojnë praktikat përkatëse në konsullatën e Romës, dhe më pas, do të jetë konsullata që do ti kthejë dërguesit, gjithmonë nëpërmjet shërbimit postar, praktikën e përfunduar. Shpenzimet janë fare minimale, 20 euro për çdo legalizim, të cilit do t’i shtojnë edhe 7.45 euro për shërbimin postar dhe emigrantët mund të kenë në shtëpi dokumentet e kërkuara
Legalizimet
Për legalizimin e dokumenteve italiane, Zyra Konsullore e Ambasadës ka të depozituara firmat e nëpunësve të zyrës së legalizimit të Prefekturave italiane dhe të zyrës së legalizimit të Prokurorisë pranë Gjykatave Italiane, të cilat përkatësisht autentifikojnë firmat e nëpunësve të zyrave të bashkive e komunave, të shkollave e universiteteve dhe të nëpunësve të gjykatave. Dokumentet duhet të jene të autentifikuara më parë nga zyrat e Prefekturës ose Prokurorisë pranë Gjykatës, për të vijuar më tej me legalizimin nga Zyra Konsullore e Ambasadës. Ndërsa për legalizimin e dokumenteve të lëshuara në Shqipëri, si certifikatat të lëshuara nga zyrat e gjendjes civile, dokumenteve shkollore, etj., ambasada ka të depozituara firmat e punonjësve të prefekturave shqiptare. Dokumentet duhet të jenë të autentifikuara me parë nga prefektura, për të vijuar me legalizimin nga Zyra Konsullore e Ambasadës.
Esmeralda Keta
Gazeta Shqiptare.
• Reforma Bossi-Fini, ‘zhduket’ kontrata e punës si kusht për lejen e qëndrimit. Në pr/tligj saktësohen kategoritë e emigrantëve, të cilët favorizohen
Këshilli i Ministrave në Itali hap rrugë miratimit të ligjit “Për emigracionin”. Në projektligj saktësohen kategoritë e emigrantëve, të cilët favorizohen për shkak të njohjes së gjuhës italiane si dhe zotërimit të disa profesioneve. Ndërsa për pjesën tjetër të emigrantëve, hiqet detyrimi i paraqitjes së kontratës së punës për soxhornon (lejen e qëndrimit), sipas ligjit Bossi-Fini. Teksti është rishikuar nga ministri i Brendshëm, Giulianao Amato dhe ai i Solidaritetit Social, Paolo Ferrero. “Modifikimi i ligjit është i domosdoshëm, sepse mekanizmat e miratuar deri tani kanë favorizuar hyrjen në mënyrë joproporcionale të emigrantëve klandestinë”, - u shpreh ministri i Brendshëm, Amato. Projektligji pritet të miratohet së shpejti në Parlamentin italian.
Të preferuarit
Projektligji, të cilit i është hapur rrugë nga qeveria italiane, shoqërohet me disa lehtësi për emigrantët shqiptarë. Në fakt, gjatë hartimit të tij janë parashikuar kategoritë që do të favorizohen për marrjen e lejes së qëndrimit në shtetin fqinj. Kështu, më të preferuar do të jenë qytetarët të cilët janë njohës të mirë të gjuhës italiane, si dhe personat që janë zotërues të profesioneve të ndryshme, si infermierë, punonjës të mirëmbajtjes, teknikë të specializuar, menaxherë, artistë, etj. Një anë tjetër pozitive e këtij projektligji është heqja për të gjithë pjesën tjetër të emigrantëve, të detyrimit të paraqitjes së kontratës së punës për soxhornon, sipas ligjit Bossi-Fini. Gjithashtu, të gjithë emigrantëve që hiqen nga puna dhe janë në kërkim të një pune të re, do t’u jepen dokumente të rregullta për harkun kohor të një viti. Në projektligj thuhet se do të lehtësohen procedurat për lejet e hyrjes. Gjithashtu do të ngrihen qendra identifikimi të hapura, me orare daljeje për familjet dhe të huajt që bashkëpunojnë, identifikim i detyrueshëm për të arrestuarit, qendra të trajtimit për ata që në pritje të riatdhesimit, nuk duan të deklarojnë identitetin. Programimi i emigrantëve do të jetë trevjeçar; bëhet fjalë për një fluks emigrantësh për tre vjet dhe ka si synim që ndër të tjera të luftojë tregun e punës në të zezë.
#VamosArgentina
Krijoni Kontakt