Close

Rezultati i Sondazhit: A do konkuroni me fotografite tuaja ne kete konkurs?

Votues
41. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    16 39.02%
  • Jo

    13 31.71%
  • Mbase

    12 29.27%
Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 223
  1. #-9
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Syri i Artė 2013. Tema e diskutimeve.

    A jeni per nje konkurs fotografie duke filluar ne muajt e ardhshem?

    Ne keni ndonje ide, shprehuni.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #-8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ideja e konkursit nuk ėshtė e keqe, por ēėshtja ėshtė tek votimi, se do tė jenė vota tifozllėku. Sado qė fotografitė janė tė fshehta dhe nuk tregohet autori, pak a shumė kuptohet se tė kujt janė.

    Pėr shembull, nėse postoj njė fotografi me njė shtėpi tė vjetėr tė tipit skandinav, ose njė grua me veshje tė vjetėr, do tė kuptohet qė ėshtė imja. Nėse postohet njė ketėr nė njė fushė me bar ose nė njė avlli shtėpie, kuptohet qė ėshtė e Tofesė. Nėse postohen kulla tė larta nga Amerika, kuptohet se nga cilėt anėtarė janė, por edhe midis tyre mund tė kuptosh nga cilėsia e aparatėve qė kanė. Nėse postohet njė fotografi me kornizė, do tė kuptohet qė ėshtė e Xhenetės. Po tė postohet njė fotografi e pėrmasave tė vogla dhe me ngjyra tė ndezura, do tė kuptohet qė ėshtė e Reiartit, e kėshtu me radhė.

    E vetmja mėnyrė qė tė mos kuptoheshim, do tė qe tė postonim tė gjithė tė njėjtėn lloj fotografie, ta zėmė pamje natyre me bar e me lule, pra nuk ia vlen.

    Nėse nė njė forum merr pjesė nėpėr tema tė ndryshme dhe jep mendimet e tua, krijon miq e armiq (virtualė), tė cilėt pastaj e vazhdojnė kėtė tifozllėk ose armiqėsi kudo nėpėr forum. Kėshtu qė komentet dhe votat pėr fotografitė, janė ēėshtje tifozllėku.

    Alketi83, Toffee, BVizion, Saimir, postojnė vetėm fotografi dhe zakonisht nuk japin mendime nėpėr tema tė tjera nė forum, por megjithatė edhe kėta mund tė kenė tifozėt ose armiqtė e tyre, pėr shkaqe tė ndryshme.

  3. #-7
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Bato, e kuptoj qeshtjen e votimit dhe bie dakort qe nje pjese e mire perdorin tifozellek (si ne sport, politike, ashtu dhe ne art)

    Per sa i perket fotografive.... do thoja te zgjeronim kadegorite/llojet e fotove. Dua te them.... ata qe fotografojne te mos perqendrohen ne nje lloj fotografie vetem. Domethene jo gjithmone te njejta objekte, apo gjera per te cilat njiheni lehte ne forum. Provoni dicka te re, nje menyre apo teknike tjeter qe nuk e keni provuar me pare. Kjo eshte njekohesisht dicka e bukur sepse te shtyn te zgjerosh intuiten krijuese dhe zbulosh gjera te reja qe ke mundesi te besh.

    Ndersa ndergjegjesimi i njerezve ne vlersimin dhe dhenien e votes fatkeqesisht eshte dicka qe eshte veshtire ta ndryshojme.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #-6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Tė paraqitemi me foto qė nuk kemi eksperimentuar ndonjėherė, na nxjerr pak jashtė natyrės sonė, por e pranoj se nuk ka mėnyrė tjetėr pėr tė shmangur tifozllėqet.

    Nėse do tė bėsh njė konkurs, nuk ėshtė rruga e duhur tė pyesėsh anėtarėt. Ti hape konkursin, shpalli rregullat, vendos afatin pėr pranimin e fotove dhe anėtarėt qė duan do t'i dėrgojnė vetė. Po mė pėlqyen rregullat, unė do tė marr pjesė.

    Disa sugjerime qė kam unė janė kėto:

    1) Tė mos lejohen mė tepėr se dy fotografi pėr ēdo pjesėmarrės. Pjesėmarrėsit tė dėrgojnė vetėm dy fotografi nė adresėn tėnde dhe nėse ia vlejnė, le tė kalojnė tė dyja.

    2) Fotografitė tė jenė tė gjitha tė tė njėjtave pėrmasave, jo ca tė vogla e ca tė mėdha.

    3) Me konkursin tė merresh vetėm ti. Po e bėre nė bashkėpunim me tė tjerė, na thuaj qė tė mos marrim pjesė. Po tė them vetėm kaq: te forumi fotografik ka maniakė qė klikojnė nė temat e tyre nga 50 herė nė ditė, qė t'u rritet numri i vizitave. Mendo ē'do tė bėnin po tė kishin nė dorė gjėra tė tjera.

    Si pėrfundim, mė pėlqeu ajo rregulla e vendosur qė krahas fotografisė origjinale tė sillet edhe njė tjetėr e afėrt me tė, pėr tė shmangur ata qė nuk i kanė bėrė vetė. Votimi gjithashtu duhet tė jetė i hapur, nė mėnyrė qė tė shikojmė se cilėt janė ata qė votojnė. Nėse do tė ketė anėtarė tė rinj qė regjistrohen vetėm sa pėr tė votuar, do tė kuptohen.

    Ėshtė qesharake kur mendon qė njė konkurs i thjeshtė mund tė ketė kaq probleme, por e tillė ėshtė klima sot. Ndėrgjegjja ėshtė nė nivelin zero. Sidomos kėtu nė FSH klima ėshtė shumė hileqare. Ėshtė instaluar qė lart dhe vjen poshtė shkallė-shkallė.

    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga -BATO- : 19-10-2012 mė 15:21

  5. #-5
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Bato e kuptoj "shqetesimin" tend po megjithese ti ke formuluar disa rregulla, keto nuk do i ndalojne pjesemarresit "anonime" te lajmerojne fjala vjen permes mesazesh private apo email dashamiresit e tyre te votojne per fotot e tyre.
    Te mundohesh te pengosh tifozllekun apo ****lepirjen ne nje vend si ky do te ishte tentative qesharake.

    Ne kete kuader a mund te bej edhe une disa sugjerime mbi rregulloren? Te tipit qe vijojne:


    1. Fotot ti dergohen me email kuratorit te konkursit ne nje format standard me lartesi ose gjeresi 1600px (na varesi te kuadrimit lanscape apo portrait). Keto foto do te jene ato qe do te publikohen ne kokurs dhe do te identifikohen nga nje numer. Keto foto nuk duhet te kene asnje fushe EXIF te identifikueshme. Secila nga keto foto, do ti dergohet kuratorit, se bashku me foton origjinale te paperpunuar nga aparati. Ose raw ne rast aparatesh dslr, ose jpeg i paprekur direkt nga kamera ne rast aparatesh compact apo celularesh (se bashku me gjithe vlerat EXIF kesaj rradhe te paprekura sic kane dale nga aparati).

    (Kjo jep mundesine per te gjykuar drejt mbi perpunimin, heqjen apo shtimin e elemteve te fotos permes programeve si photoshop)

    2. Te ndahen kategorite e pjesemarrjes, psh ne 3 kategori kryesore:
    - Njerez (foto qe permbajne si subjekt elemente njerezore)
    - Vende (foto qe kane si subjekt elemente urbane apo vende te caktuara)
    - Natyre (foto qe kane si subjekt peisazhe te natyres apo bote shtazore e bimore)

    Cdo pjesemarres mund te marre pjese maksimalisht me nje foto per secilen kategori. Dmth maksimalisht 3 foto ne total.


    Kjo do te ndihmonte gjykim objektiv per secilen kategori. Sepse fjala vjen sado te bukur te besh nje foto vendi te caktuar ti, eshte ne natyren njerzore qe po te krahasohet pershembull me nje foto bebi te gjithe te votojne per bebin.
    Shkurt pra qe te gjykohet ne menyre objektive kush eshte molla me e mire, dhe jo kush eshte me e mire, molla apo mishi i qingjit, gje qe perben preference personale.


    3. Perpunimi grafik dhe post procesimi.
    Lejohen vetem korrigjime te vogla. Korrigjimet e medha e perjashtojne foton nga konkursi (Psh kur bari behet vjollce nga saturation te mos pranohet)

    Te lejuara:
    - Korrigjimi i ngjyres
    - korrigjimi i shformimit nga lentet
    - korrigjimi i balances se te bardhes
    - dodge & burn minimal
    - prerjet e fotos
    - konvertimi ne bardh e zi
    - filtrat
    - ndryshim kontrasti
    - sharpening

    Te palejuara:
    - Heqja e elementeve ekzistues apo shtimi i atyre inekzistente te cfaredo lloji
    - Alterimi total i ngjyres
    - HDRI
    - Panoramat e prodhuara nga bashkimi (ngjitja) i disa fotove.
    - Foto te bera me lente fisheye


    4. Procedura e votimit
    Votimi te mos behet ne forme sondazhi po ne teme dhe publik. Pra secili antar te postoj ne teme nje post me vleresimin e tij per foton me te mire nga secila kategorite. Postimi nuk duhet te permbaje asnje koment tjeter pervec Numrit te Fotos dhe pikeve.

    Sistemi i pikeve te jete 5,3,1. Pra secili antar te votoje foton me e mire me 5, te dyten me 3 dhe te fundit me 1 pak a shume ne kete menyre:

    Foto nr (X) - 5 pikė
    Foto nr (X) - 3 pikė
    Foto nr (X) - 1 pikė

    Votuesi nuk ka detyrim ti shpendaje detyrimisht sipas kategorive piket e tij po vetem sipas fotove qe pelqen.

    - Votues te pranohen vetem anetare aktive, me kohe antaresimi > 3 muajt e fundit. (Kjo eviton signups per te votuar veten apo mikun apo perdorimin e usernameve te tjera per votim).


    Fituese te zgjidhet nga nje foto per secilen kategori. Kuptohet foto me me shume pike per secilen.


    Keto rregulla besoj do te ndihmonin ne objektivitetin e konkursit.


    Pastaj bato ka edhe dicka... kur nje foto eshte e bukur dhe perfekte... pak rendesi ka kush e poston dhe nese vertet e votojne. Rendesi ka qe te gjithe e dijne nese eshte vertete fitimtare.
    Ketu nuk ka cmim financiar te mirefillte dhe nuk eshte se po fitove te ngrihet prestigji apo anasjelltas. Eshte thjeshte defrim ne fund te fundit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Force-Intruder : 20-10-2012 mė 04:55

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Kur do te filloni?Personalisht do te votoja vetem foton me te bukur,nuk me intereson nga cili anetare eshte bere ajo foto!

  7. #-3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Keto rregulla besoj do te ndihmonin ne objektivitetin e konkursit.
    Mė pėlqyen sugjerimet qė dhe, do ta ndihmonin vėrtet konkursin.

    Pastaj bato ka edhe dicka... kur nje foto eshte e bukur dhe perfekte... pak rendesi ka kush e poston dhe nese vertet e votojne. Rendesi ka qe te gjithe e dijne nese eshte vertete fitimtare.
    Nuk tė kundėrshtoj pėr kėtė.

    Ketu nuk ka cmim financiar te mirefillte dhe nuk eshte se po fitove te ngrihet prestigji apo anasjelltas. Eshte thjeshte defrim ne fund te fundit.
    Sigurisht qė ėshtė vetėm njė dėfrim. Ato qė shkrova, nuk i shkrova se unė jam i shqetėsuar pėr hiletė qė mund tė ketė, por qė gjėrat tė bėhen siē duhen.

    Tani qė i mori disa ide dhe sugjerime, i mbetet fjala moderatorit tė hapė konkursin dhe tė shpallė rregulloren.

  8. #-2
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    ka edhe dicka... kur nje foto eshte e bukur dhe perfekte... pak rendesi ka kush e poston dhe nese vertet e votojne. Rendesi ka qe te gjithe e dijne nese eshte vertete fitimtare.
    + 1

    Ne lidhje me dergimin e dy fotove (origjinale dhe te punuaren) ka qene pike e rregullores ne konkurset e meparshme. Problemi eshte qe disa i transferojne fotot direkt nga aparati ne programet qe perdorin per te bere korigjime dhe nuk i ruajne kopjet origjinale fillimisht ( qe eshte shume e rendesishme per kedo qe eshte serioz/e mbi fotografine) Tani keta..... kerkojne neper PC per te gjetur nje foto qe e pelqejne, por qe nuk i kane ruajtur kopje te origjinales. Ne konkurset e meparshme jam ndeshur me 3 apo 4 te tille por qe jane toleruar per arsye qe fotoja e prezantuar binte ne nje nivel/cilesi me fotot e tjera te postuara ne forum nga autori.

    Jam shume dakort me kriteret ne lidhje me perpunimin grafik. Nuk jam shume i sigurte mbi mos perdorimin e fisheye! Nganjehere mund te arrish gjera shume te bukura me fisheye (si ne aktivitete sportive psh) por qe nuk mund te perdoret ne te gjitha llojet e fotografive.

    Mendimi im ishte, nga nje konkurs cdo muaj (12 muaj) dhe ne fund te 12 muajve fotografite fituese konkurojne ne finale ku shpallet me e bukura.

    Tani ne lidhje me 3 kadegorite 'Njerez, Vende, Natyre'

    Vend edhe natyre kane nje kufi shume te holle mes njera tjetres! Sepse dikush mund te prezantoje fjala vjen qytetin e Tropjes te marre nga nje distance qe njekohesisht dhe Natyre. Nese me vende supozojme qytete, rrethe etj.... kjo do shtynte njerez nga ato vende te votonin per tifozllek (jo per autorin kete radhe, por per vendin e tyre) Gjithsesi, une kam shume besim dhe personalisht vete njoh anetare ne kete forum qe do jepnin vlersim te drejte.

    Tani nese do konkuronim ne tre kadegori, kjo do te thote qe ne finale te kemi 3 fitues, apo jo? Dhe konkuruesit mund te prezantojne fotografi vetem ne nje kadegori nese e shikojne te aryeshme?

    Bato, gjithcka mire vetem se do thoja dicka ne lidhje me permasat. Duhet ke kete nje kufi minimal, persa i perket maksimales... nuk ka shume rendesi sepse aty ku u behet host (photobucket apo tjeter) do u nenshtrohen zvogelimit ne kufirin qe do vendoset ne rregullore.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  9. #-1
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Tani keta..... kerkojne neper PC per te gjetur nje foto qe e pelqejne, por qe nuk i kane ruajtur kopje te origjinales. Ne konkurset e meparshme jam ndeshur me 3 apo 4 te tille por qe jane toleruar per arsye qe fotoja e prezantuar binte ne nje nivel/cilesi me fotot e tjera te postuara ne forum nga autori
    Mua me duket pak e veshtire te besohet qe ai qe ka njohuri per nje workflow te tere (pra te importoje foton nga aparati ne program editimi grafik) te mos kete njohuri sa per te kopjuar foton origjinale nga karta e memorjes ne pc e ti beje nje kopje.
    Per mendimin tim, mos dorezimi i file RAW apo i JPG me exif origjinal ku te perfshihen shutterspeed, iso, cam & lens model, exposure time, wbalance etj, do te perbente shkelje sepse eshte e pamundur te verifikohet autoresia e fotos.

    Nuk jam shume i sigurte mbi mos perdorimin e fisheye! Nganjehere mund te arrish gjera shume te bukura me fisheye (si ne aktivitete sportive psh) por qe nuk mund te perdoret ne te gjitha llojet e fotografive.
    Fisheye une i konsideroj ato qe jane 8 ose 10 mm (pra nuk fus wide angles si 12-24) dhe per arsye kryesore te shformimit qe eshte pjese natyrale e vetive te ketyre objektivave mendova te mos pranohet.
    Te them te drejten nuk besoj se ketu pervec ndonje profesionisti do kete investuar njeri tjeter ne nje fisheye aq me teper qe jane shume specifike. Megjithate, arsyeja kryesore mbetet sic thashe vecoria... Nenprodukti i fisheye nuk njihet nga te gjithe dhe shformimi i kesaj lenteje nuk prodhon estetike te vleresueshme lehtesisht nga publiku i gjere.



    Tani ne lidhje me 3 kadegorite 'Njerez, Vende, Natyre'

    Vend edhe natyre kane nje kufi shume te holle mes njera tjetres! Sepse dikush mund te prezantoje fjala vjen qytetin e Tropjes te marre nga nje distance qe njekohesisht dhe Natyre. Nese me vende supozojme qytete, rrethe etj.... kjo do shtynte njerez nga ato vende te votonin per tifozllek (jo per autorin kete radhe, por per vendin e tyre)
    Hmmmm.... ka nje dicka... nje foto ka gjithmone nje subjekt. Nje shtyse qe e ben fotografin te nxjerre kameren e te shkrepe. Ne shembullin qe dhe ti, subjekti eshte Tropoja. Natyra perreth eshte ne funksion te tropojes per te treguar sa natyre te bukur ka ajo.
    Po keshtu nje foto makro e nje luleje ku ne sfon eshte Kulla Eifel, dashje pa dashje asociohet me Parisin, pra me vendin.
    Ndryshe eshte nje perendim Dielli me detin perpara... apo ca fije bari... apo ku di une. keto identifikohen thjesht me bukuri natyrore.
    Nje statuje, pallate, jete urbane, foto qytetesh etj etj... etiketohen me vendin.
    Pra direkt interpretimi i fotos e kategorizon ne nje nga keto grupe.

    Per me teper, kete nenndarje identike perdor edhe national geographic ne konkursin e tyre vjetor. Nuk eshte se e sajova nga mendja.


    Tani nese do konkuronim ne tre kadegori, kjo do te thote qe ne finale te kemi 3 fitues, apo jo? Dhe konkuruesit mund te prezantojne fotografi vetem ne nje kadegori nese e shikojne te aryeshme?
    Pikerisht. Tre fitues nga nje per secilen nga fushat. Sepse foto te ndryshme kane vecori te ndryshme. Secili fitues eshte absolut ne kategorine e tij.
    E them sepse mendoj se njerezit nuk kane perse te zgjedhin fjala vjen midis Ansel Adams dhe H Cartier-Bresson. Secili prej tyre eshte unik ne fushen e tij dhe i pakrahasueshem.

    Sa per pjesemarresit, ata jane te lire te marrin pjese ne nje, dy apo te trija kategorite sipas deshires.

    Nese ka vertete nevoje per nje sundimtar absolut, le te behet nje votim final... po per mendimin tim sic thashe... nuk mund te mblidhen 2 dardha + 3 pjeshka se nuk bejne kurre 5.
    Mundesia per te votuar 3 foto besoj se e zbut sadopak edhe tifozerine ekstreme dhe i ben apel objektivizmit edhe zemergjeresise virtuale.

  10. #0
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Citim Postuar mė parė nga -BATO- Lexo Postimin

    Ėshtė qesharake kur mendon qė njė konkurs i thjeshtė mund tė ketė kaq probleme, por e tillė ėshtė klima sot. Ndėrgjegjja ėshtė nė nivelin zero. Sidomos kėtu nė FSH klima ėshtė shumė hileqare. Ėshtė instaluar qė lart dhe vjen poshtė shkallė-shkallė.

    .
    Duket sikur me paske lexuar mendjen...
    Mire e ke thene: Eshte instaluar qe lart dhe vjen poshte shkalle-shkalle. E kush do ta votoje konkursin pastaj????
    Me pelqen shume te zhvillohet konkursi por jam shume skeptik dhe pesimist.... ndoshta eshte ajo klima qe ka permendur BATO.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reiart : 20-10-2012 mė 11:17
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •