E perbashketa e jetes se gati gjithe shenjtoreve te Kishes, eshte nje karakteristike njerezore dalluese, qe gati te gjithe shenjtoret asnjehere nuk pranuan qe ti therrisnin "shenjtore" apo "te shenjte" apo me tituj e honorare. Perkundrazi, jo vetem qe nuk e pranonin nje emerim te tille, por e shihnin si nje tundim per shpirtin e tyre sa here qe njerezit zinin ne goje jeten apo veprat e tyre cudiberese. Shume prej tyre refuzonin pelegrinet, shume prej tyre shtirreshin si te marre ne prani te njerezve te thjeshte, shume prej tyre preferonin te jetonin ne mes kafshesh e pyjesh apo ne mes te shkretetires, se sa ne mes te njerezve.A do me drejtoheshe ti mua "Moter e shenjte" apo thjesht "manulaki" (per arsye se per ty jo vetem qe nuk jam moter e shenjte, por nuk jam as ortodokse - sic kishe shkruar ne nje shkrim tjeter - gje qe patjeter nuk ka ndonje baze apo vertetesi)
E benin kete gje, per te ruajtur shpirtin e perulesise nga pasioni me i keq i te gjitha pasioneve te trupit te njeriut: krenaria. Perendia bekon zemren e penduar te publikanit qe nuk guxon as te ngreje koken lart drejt Perendise fale mekateve te tij, dhe jo zemren krenare te fariseut qe mburrej e mbahej per besimin e tij.
"O Zot, Jisu Krisht, Biri i Perendise, ki mëshirë për mua mëkatarin!"
E ndihmon me shume nje besimtar te krishtere ne perpjekjet e tij shpirterore, qe ti drejtohesh me fjalen mekatar se sa i shenjte.
Albo
Krijoni Kontakt