Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 166
  1. #1

    Post Këndi im fetar

    Te nderuar miq!

    Pershendetje per te gjithe ju qe i takoni konfesionit Islam!
    Do te doja pak a shume te sqaroj qellimin e hapjes se kesaj teme te re nga ana ime.

    Meqenese verrejta qe ne kete rubrike ka shume tema te hapura ne lidhje me fene Islame gje per te cilen iu pergezoj, une megjithate e pashe te udhes qe me kete teme timen te iu bej juve, te nderuar anetare qe, ketu te sillni qofte fjale te urta te thena nga dietar te perkatesise Islame, pjeseza shkrimesh ne lidhje me Islamin apo cafredo qe iu te konsideroni se eshte me interes per te gjithe ne qe ta dijme.

    Pse e bej kete?!

    Shkaku eshte qe, duke e ditur qe ka shume libra fetar te cilat jane me vlere per te gjithe ne, mirepo ngaqe nuk kemi pasur mundesine t'i lexojme te gjithe ato, se paku do te ishte shume mire besoj qe, secili nga ne qe posedon libra te tille fetar, apo reviste e gazete, te shkepus nga to ndonje shkrim inetresant apo edhe tregim qe ka te beje me fene dhe ta sjell ketu.

    Besoj qe ideja qe kam do te has ne mirekuptim nga te gjithe ju sepse mbi te gjitha eshte ne sherbim dhe interes te te mires sone.

    Meqe une jam edhe hapese e temes dhe duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj, po e bej une nje postim te pare qe e konsiderova se eshte me vlere per t'u postuar:


    DUAJA

    Duaja eshte arma e besimtarit. Duhet te bejme gjithmone dua.
    Ka shume lloje te ndryshme duash. Me me vlere jane ato
    qe permenden ne hadithe sherife.
    Te thuash kush ben nje dua shpeton nga varferia, nese ajo dua pranohet,
    do te thote qe atij personi qe e ben i hapet nje mundesi per te punuar ose i vjen
    rrisku andej nga s'e pret. Edhe ai qe ben dua per te shpetuar nga semundja, gjen
    ilaēin qe e sheron ate ose i vjen sherrimi nga diēka e papritur.
    Te punosh nuk ta shton rriskun. Ai qe e jep rriskun eshte Allahu teala. Puna eshte vetem arsyeja.
    Te shterngohesh fort pas arsyeve eshte synnet. Per te shpetuar nga nevojat, per te arritur rriskun dhe te mirat duhet te kapemi pas arsyeve.
    Ne hadithe sherife thuhet:

    * Ai qe do te kete jeten e gjate dhe rriskun e madh, te kujdeset per te afermit dhe t'i vizitoje ata!
    * Gjumi i mengjesit eshte pengese per rriskun.
    * Kush ia shpreh nevojat e tij njerezve nuk gjen zgjidhje. Kush kerkon nga Allahu teala, shpeton nga hallet.
    * Ai qe e ben kapital friken ndaj Allahut e arrin rriskun pa nevojen e tregetise dhe kapitalit. Ne nje ajet thuhet:

    - " Kush i frikesohet Allahut, Allahu hap nje dere shpetimi per te dhe ia dergon rriskun aty ku nuk e pret".

    * Kush e arrin rriskun te falenderoje shhume. Ne qoftese i pakesohet rrisku, te beje istigfar!


    (Falenderimi eshte te thuash "Elhamdulil-lah", istigfar eshte te thuash "Estagfirull-llah", te besh istigfar do te thote te besh pune te mira te cilat behen shkak per faljen e gjynaheve).

    * Kush kendon suren "Ihlas" sahere qe futet ne shtepi, nuk e provon varferine
    * Kush ka nje hall ose eshte ne borxh, po te thote njemije here "la haule ue la kuuete il-la bil-lahil alij-jil adhim" Allahu teala ia lehteson ate.
    * Kush thote njeqind here ne dite "la haule ue la kuuete il-lah bil-lah" nuk sheh varferi.


    Qe te plotesohen duate, duhet te jesh i besimit Ehl-i synnet, t'i kryesh porosite e Allahut dhe te largohesh nga ato gjera qe Ai i ka ndaluar.


    *** Shkrimi i melartshem eshte marre nga nje faqe e nje takvimi-kalendari!

    Me rrespekt per te gjithe ju,

    Zana e malit

    P.S. Do te ishte mire qe shkrimet qe do t'i postoni ketu te tregoni burrimin e tij, pra nga cili liber, reviste apo gazete e keni marre ate!
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Smile Pershendetja Zana...!

    Atehere duke ju pergjigjur kerkeses tende po postoj dicka dhe shpresoj qe te jete sadopak e vlefshme per kedo qe e lexon.

    Shkendijat e urtesise


    Thėnie tė Othmanit r.a.



    “Tri gjėra mė janė tė dashura nga kjo bote: ushqimi i tė uriturit, veshja e tė leckosurit dhe leximi i Kur’anit.



    * * *

    Ėmbėlsirėn e adhurimit e kam gjetur nė katėr gjėra:

    Nė kryerjen e detyrimeve tė All-llahut,

    Nė largimin ndaj tė ndaluarave tė All-llahut,

    Nė urdhėrimin e veprave tė mira duke kėrkuar shpėrblimin e All-llahut,

    Nė largimin e njerėzve nga gjėrat e shėmtuara duke u frikėsuar nga hidhėrimi i All-llahut.



    * * *

    Katėr gjėra nga jashtė janė vyrtyt, nga brenda detyrim:



    Shoqėrimi me njerėzit e urtė ėshtė virtyt, dhe pėr tė qenė pranė tyre ėshtė detyrim,

    Leximi i Kur’anit ėshtė virtyt, ndėrsa veprimi sipas Kur’anit ėshtė detyrim,

    Vizita e varrezave ėshtė virtyt, ndėrsa pėrgatitja pėr varr ėshtė detyrim,

    Vizita e tė sėmurit ėshtė virtyt, ndėrsa pėr ta marrė kėshillėn nga i sėmuri ėshtė detyrim.



    * * *

    Besimtari i sigurtė pėrjeton gjashtė lloje tė frikės:

    Nga ana e All-llahut tė madhėrishėm, qė tė mos ia privojė (marrė) besimin,

    Nga ana e meleqeve (shkruesit e ndershėm), qė tė mos i regjistrojnė diē pėr shok tė cilit do tė turpėrohej nė Ditėn e gjykimit,

    Nga ana e djallit, qė tė mos ia prishė veprat e mira,

    Nga ana e melekut tė vdekjes, qė tė mos ia merr shpirtin papritmas, pėrderisa ai ėshtė i papėrgatitur .

    Nga ana e dunjasė (kėsaj bote), e tė harrojė Ahiretin (botėn tjetėr),

    Nga ana e familjes (bashkėshortja dhe fėmijėt), le tė mos stėrngarkohet pėr sė tepėrmi rreth tyre, dhe ata ta shmangin nga pėrmendja e All-llahut tė madhėrishėm.



    * * *

    Pesė shenjat e njeriut tė devotshėm (tė ruajtur) janė:

    Shoqėrohet me ata qė ia fuqizojnė dhe plotėsojnė imanin (besimin),

    Ruan epshet dhe gjuhėn,

    Kur e godet njė grusht i rėndė nga dynjaja, atė e sheh si dėnim, ndėrsa kur i ndodh njė gjė e vocėrr nga feja, atė e shfrytėzon dhe e merr si kėshillė,

    Nuk e mbush barkun as me ushqim hallall (tė lejuar) duke u frikėsuar se mos nė atė ushqim ėshtė pėrzier diē nga harami (e ndaluar),

    I sheh tė gjithė njerėzit tjerė tė shpėtuar, ndėrsa vehten e sheh sikur ėshtė i mbaruar.



    * * *

    Pėrcillet nga Othmani r.a., i cili e ka lexuar versetin e Kur’anit fisnik:

    “Pėrsa i pėrketė murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimė tė atij qyteti, e nėn tė ata kishin njė thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenė njeri i mirė, e Zoti yt dėshiroi qė ata tė dy (jetimė) ta arrijnė pjekurinė e vet dhe ta nxjerrin ata vet thesarin e tyre…” (EL Kehf, 82)

    dhe mė pastaj e vijoi shpjegimin:

    “Ai thesari pėrbėhej nga njė pllakė e artė, nė tė cilėn ishin shkruar 8 (tetė) rreshta, nė tė cilėt thuhej:

    Ēuditem me atė qė e ka njohur vdekjen, dhe pėrsėri qeshet,

    Ēuditem me atė qė e ka njohur dunjanė kaluese, dhe pėrsėri vrapon pas saj,

    Ēuditem me atė qė ėshtė i njohur se ēdo gjė ėshtė e dhėnė nė sasi tė pėrcaktuar, dhe pėrsėri brengoset kur i humbė,

    Ēuditem me atė qė ėshtė i vetėdishėm pėr dhėnjėn e llogarisė dhe pėgjegjėsisė para All-llahut, dhe pėrsėri grumbullon pasuri,

    Ēuditem pėr sė tepėrmi me atė qė e njeh zjarrin qė e ka djegur dhe pėrsėri bėn gabime,

    Ēuditem me atė i cili e ka njohur All-llahun me njohuri tė sigurtė dhe pėrsėri pėrmend tjetėr kėnd pėrveē All-llahut,

    Ēuditem me atė qė ka njohuri tė sigurtė pėr Xhennetin dhe pėrsėri kėrkon qetėsi (rehati) nė dunja (nė kėtė botė),

    8. Ēuditėm me atė qė e njohu djallin si armik dhe pėrsėri i bindet urdhėresave tė tij.


    Pergatiti Dr.Ali Iljazi per revisten frymezimi.

    nderkohe qe do te vazhdojme edhe ne te ardhmen
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3

    Smile PÉrshÉndetje INDRITI!...:)

    Te them te drejten, kur e fillova kete teme mendoja qe anetaret do te veprojne si me pare, neper forume, duke bere vetem kopjim te teksteve qe i gjejne te gatshme neper internet dhe do t'i sjellin ketu, mirepo tek mundi yt qe verrejta me ane te psotimit te melartshem pashe qe ti e ke kuptuar thelbin e qellimin e kesaj teme!

    INDRIT te lumte!
    Ke bere nje postim shume, shume te mire mike e nderuar! Do te deshiroja qe edhe te tjeret te inkuadrohen ne kete teme, duke vepruar njesoj sic edhe ke bere ti, pra duke postuar shkrime nga me te ndryshmet dhe duke vene me poshte edhe burrimin se nga eshte marre ai shkrim.

    Duke te falenderuar ty INDRIT nga zemra per kete shkrim jashtzakonisht te frytshem, deshiroj qe te te them te vazhdosh me te njejtin avaz, nderkaq ne te njejten kohe i ftoj edhe te tjeret te jene pjese e kesaj teme me ane te shkrimeve te tyre!

    Me respekt per ty dhe gjithe te tjereve te cilet do te marrin pjese ketu,
    Zana e Malit

    P.S Cdo pune qellimmire dhe qe ka ne prapavije nje vullnet te mire pranohet me shume dashamiresi!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 14-01-2005 mė 21:34
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Pershendetje!

    Edhe une jue pershendes Zana edhe ju falenderoj njekohesisht.

    Nderkohe po postoj edhe vijimin e shkrimit.


    SHKĖNDIJA TĖ URTĖSISĖ



    Ekzistojnė 3 lloje njerėzish:

    Njeri i kompletuar i cili ka mendimin e drejtė por edhe kėshillohet me tė tjerėt.

    Gjysmė njeri ėshtė ai i cili ka mendimin e drejtė por nuk kėshillohet me tė tjerėt.

    Njeri por s’ėshtė njeri, ėshtė ai qė nuk mendon fare dhe nuk kėshillohet me tė tjerėt.



    * * *

    Pėr shok tėndin zgjidhe njeriun me kėto virtyte

    (tipare)

    - puntor

    - i devotshėm (i ruajtur, i pastėr)

    - intelegjent (i zgjuar) dhe ruaju nga:

    - pėrtaci

    - endacaku

    - llomotitėsi (qė s’pran duke folur)

    - njeriu i prishur dhe

    - ngatėrrestari



    * * *

    Tė mbajturit mend ėshtė dhunti e All-llahut madhėrishėm. Ndėrsa dhuntinė e Tij nuk ia dhuron mėkatarit.

    Tė mbajturit mend e ndihmojnė kėto gjėra:

    - pėrdorimi i misvakut,

    - mjalti,

    - tamjani me sheqer,

    - 21 kokrra rrushi esėll nė mėngjez.

    Ndėr shkaqet e harresės numėrohen:

    - mosbindja ndaj All-llahut xh.sh.,

    - mėkatet e shumta,

    - brengat,

    - depresioni

    - angazhimi i tepėrt fizike e psikike

    - lidhshmėria e tepėrt me njerėzit.



    * * *

    - Kur njeriu arrinė pjekurinė mendore, fletė mė pak.

    - Bėhu i bindur nė namazin e dikujt, nėse pėrshperitė.

    - Tė folurit ėshtė zbukurim, ndėrsa heshtja shpėtim

    - Edhe nėse fletė mos tejkalo kufirin.

    - Pėr heshtje kurr nuk jam penduar, ashtu siē jamė penduar shumė herė, kur kam folur.



    * * *

    Njė pasanikut iu sėmua i biri. As mjekėt e as astrologėt nuk ia gjetėn barin shėrues. Shokėt e kėshilluan babain e brengosur:

    - Tė kėshillojmė ta lexosh tėrė Kur’anin pėr shėndetin e birit tėnd apo tė presh kurban dhe t’ua ndash tė varfėrve.

    Duke menduar pėr kėtė kėshillė pasaniku tha:

    - Mė mirė ėshtė ta lexoj Kur’anin, sepse kopea e bagėtisė ėshtė larg!

    Kur dėgjoi pėr kėtė njė dijetar i devotshėm (iruajtur) tha:

    - Pasaniku i dha pėrparsi leximit tė Kur’anit (hatmės), sepse Kur’anin e ka nė maje tė gjuhės, ndėrsa kopenė e bagėtisė (pasurin) e ka nė mes tė zemrės!

    * * *

    Njė besimtar duke falur namazin, kur erdhi te fjala: Ij-jake na’budu – Vetėm ty tė adhurojmė! i foli ndėrgjegja e tij qė s’ėsht duke thėnė tė vėrtetėn, sepse at namaz ėshtė duke bėrė pėr njerėzit duke i adhuruar ata, pėr kėtė shkak e ndėrpreu namazin. Nė namazin e ardhshėm iu pėrsėrit e njėjta gjė dhe ndėrgjegja nė kėtė rast i tha se e adhuron bashkė-shorten, ndėrsa nė namazin tjetėr, ndėrgjegja i tha se adhuron pasurinė, tė cilėn ua shpėrndan tė varfėrve.

    Nė namazin tjetėr,ndėrgjegja i tha:

    - Nėse qėndron pas asaj qė fletė atėherė je nga ithėtarėt e sin- Nėse qėndron pas asaj qė fletė atėherė je nga ithėtarėt e sinēert tė All-lahut!



    * * *

    Ebu Hasan Shaziliu kėshillonte:

    - Nėse dėshiron tė pėrsosė imanin (besimin) tėnd, zbukuro sjelljet tua. Nėse dėshiron qė tė dojė All-llahu, merr pjesė nė zgjidhjen e problemeve tė njerėzve. Nėse dėshiron tė jeshė nė radhėt e larta tė besimtarėve tė zgjedhur, rregullisht kryej detyrimet (farzet) e All-llahut. Nėse dėshiron qė tė takosh All-llahun nė Ditėn e Gjykimit, duhesh tė jeshė tėrėsisht i pastėrt dhe pa mėkate, atėher rregullisht pastrohu nga ndyesia (xhunubllyki) dhe pastrohu (laje tėrė trupin ) ēdo xhuma (tė premte).

    Nėse dėshiron qė nė Ditėn e Gjykimit tė ringjallėsh nė dritė dhe i sigurt nga dėnimi, mos i bėn dėm asnjė krijese tė All-llahut! Nėse dėshiron qė tė paksohen gabimet, atėherė pandėrprerė tė bėsh . Nėse dėshiron tė jesh njeriu mė i fuqishėm, tėrėsisht mbėshtetu te All-llahu. Nėse dėshiron qė All-llahu t’i mbulojė tė metat tuaja, mbmuloi tė metat e tė tjerėve. Nėse dėshiron qė tė fshihen tėrėsisht mėkatet tuaja, lutu pandėrpre All-llahut pėr falje, bėhu i ruajtur,e i pėrulur dhe vazhdimisht bėn vepra tė mira!

    Do te vijojme-------------------------
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5

    Post Prerja e Kurbanit!

    Meqe i afrohemi Kurban Bajramit, deshiroj t'iu sjell pak njohuri ne lidhje me kurbanin!


    Prerja e Kurbanit eshte vaxhib per cdo musliman, mashkull apo femer, te lire, te afte per te menduar, qe ka arritur moshen e pjekurise, qe ka pasuri me teper se nevoja, qe te beje kurban nje kafshe deri ne perendim te dites se trete te Bajramit.
    PASURI E NEVOJSHME QUHET: 1 shtepi, 3 pale roba, veglat dhe mobiljet qe perdoren ne shtepi, sherbetoret, mjetet qe perdoren per te hypur, librat e zanatit dhe borxhet qe duhet te paguaje.

    Kurban do te thote prerja e njeres prej kafsheve si: dele, dhi, lope ose deve me qellimin e kurbanit ne nje nga tre ditet e para te Kurban Bajramit. Deveja ose lopa mund te blehet dhe te pritetme qellimin e kurbanitnga 7 muslimane bashkarisht. Dhenia e ketyre kafsheve, te gjalla, te varferve ose dikujt tjeter si sadaka nuk quhet kurban.
    NJe kafshe qe nuk i sheh njeri sy, qe eshte topalle e nuk ecen dot, qe i mungon me teper se gjysma e dhembeve, i eshte prere me shume se gjysma e veshit dhe e bishtit ose njera nga kembet, apo nje kafshe qe eshte shume e dobet NUK mund te behet kurban.

    Shtate pjese te kurbanitdhe te cdo kafshe qe jane haram te hahen:

    1. Gjaku i derdhur
    2. Organet e urines
    3. Gjendrat e urines
    4. Qeska e urines
    5. Temthi
    6. Pjesa e perparme e kafshes femer
    7. Vezet e dashit

    Eshte e pelqyeshme qe 1/3 e kurbanit ta mbash ne shtepi, 1/3 t'ua japesh fqinjeve dhe pjesen tjeter te varferve. Mund edhe t'u shperndahet i gjithi i varferve ose te mbahet i gjithi ne shtepi.
    Lekura i jepet nje te varferi qe fal namaz, ose edhe perdoret ne shtepi.


    Marre nga kalendari- takvim!
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Thenie nga Hasan el Basriu



    Kur njeriu kėrkon diturinė e Kur’anit dhe diturinė nė pėrgjithėsi nė emėr tė All-llahut xh.sh., kjo patjetėr duhet tė shihet nė imanin, pėrultėsin, devotėshmėrine, shpirtėmadhėsinė dhe thjeshtėsine e tij.

    * * *



    Kur’ani ėshtė ilaē i shėrimit pėr besimtarin dhe udhėrrėfyes i tė devotshėmve. Kush ėshtė udhėzuar nė bazė tė tij ka arritur, ndėrsa kush e ka refuzuar Kur’anin ka dėshtuar.



    * * *



    Njerėzit qė lexojnė Kur’anin e nuk veprojnė sipas tij, janė njerėzit mė tė kėqinj Sepse nuk ndjekin rrugėn e Kur’anit, All-llahu e ka lėshuar mallkimin mbi ta, dhe i mallkojnė tė gjithė ata qė kanė kėtė detyrė.



    * * *



    Te njeriu i mencur gjuha ėshtė pas zemrės dhe kur dėshiron tė thotė diēka, sė pari mendon mirė. Nėse kjo do tė jetė e dobishme, atėherė e thotė, nė tė kundėrtėn hesht. Ndėrsa tek i padituri zemra ėshtė pas gjuhės. Ai flet sa herė qė do dhe duke mos menduar mirė.



    * * *



    Njeri! Nuk pėrbėhet feja prej asaj qė ti tė tregohesh para njerzve se je besimtar, gjersa mashtrohesh me dėshira tė kota. Besim i vėrtetė ėshtė ai i cili ėshtė skalitur thellė nė zemėr dhe tė cilin e vėrtetojnė veprat e mira tė njeriut.



    * * *



    Njeriu i pėrkryer ėshtė ai, te i cili gjenden kėto katėr gjėra:

    Besimi i cili e udhėzon

    Mendja pas tė cilės shkon.

    Prejardhja bujare e cila e ruan dhe

    Trupi i cili i mbron dinjitetin.



    * * *



    Mos u bėj i lakmueshem,e nuk do tė poshtrohesh.

    Mos kėrko prej njerzve, nuk do tė paksohet (pasuria) ndėrsa ti do tė mbetesh njeri.

    Nėse nuk je i butė, tregohu i butė

    Nėse nuk je i ditur, pėrpiqu tė mėsosh.

    Njeriu kryesisht ėshtė si ai me tė cilin shoqerohet.

    * * *



    Dy gjėra nuk ndahen kurrė: lakmia dhe urrejtja.

    Njeriu udhėheq mbi mendjen, me fisnikėri dhe shpirtmadhėsi.





    * * *



    Sėmundja e pastron trupin siē e pastron zeqati pasurinė.

    Kėrko kėnaqėsinė nė tri gjėra: nė namaz, nė leximin dhe kuptimin e Kur’anit dhe nė permendjen e Zotit.

    Kėnd nuk e largon namazi i vet nga veprat e kėqija, e largon nga All-llahu xh.sh. dhe e tėrhek hidhėrimin e Tij nė vete.



    * * *



    Njėriu gjithnjė ėshtė nė mes tė tri gjėrave:

    Sprovės e cila vjen

    Tė mirės e cila kalon

    Vdekjes e cila i merr tė gjitha.



    * * *



    Tri dėshtime tė mėdha janė:

    Udhėheqėsit tė cilit i pėrkulesh, e ai tė mashtron.

    Fqinji i cili e pėrhap tė keqen tėnde, ndėrsa e fsheh tė mirėn tėnde.

    Varfėria e cila sjell dhembje.



    * * *



    Tre pėrsona asesi nuk mund tė konsiderohen tė pėrgojuar:

    I shfrenuari i hapėt – mėkatari kur dėshiron tė tregohet shfrenueshmėria e tij.

    Novatori nė fe – kur tė tregohet pėrtritja e tij dhe

    Udhėheqėsi tiran (pushtetmbajtėsi) kur i tėrhiqet vėrejtja pėr tiraninė e tij.



    * * *



    Mjer pėr njeriun! All-llahu nuk e ka krijuar asnjė krijesė tjetėr tė vuajė prej kėsaj bote siē vuan njeriu.

    O njeri, zvogloje tė qeshurit tėnd, sepse tė qeshurit e tepėrt e ngrin dhe e mbyt zemrėn, e bartė gėzimin e vėrtet, e zvoglon trimėrinė dhe tė shquarin e bėn tė poshtėr.
    ************

    pėrgatiti: Agron Muēaku
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Pershendetje Zana, pershendetje Indrit!
    Zana e Malit te falenderoj per temen. Mendoj (me kete teme) se ke dashur te hapesh nje koshere bletesh dhe te gjithe te sjellin pak nga ai mjalti qe i ka shijuar me shume. Kjo me shkon edhe mua per shtat, sepse asnjehere sme ka pelqyer ti bej gjerat copy-paste, por gjithmone kam dashur te them dicka ashtu si e kam kuptuar vete.


    Gjithashtu s'ia qaj hallin shkrimeve informuese sa te jete Indriti ne kom.

    Kam deshire te tregoj tre pjeseza ose tip besedash qe po lexoja te cilat edhe pse ne permbajtje kane humorin besoj se tregojne dhe kane vlera per jeten e paster qe bente profeti a.s.

    (I)
    Te mbledhur diku ne nje qoshe Profeti a.s me disa Sahabe dhe azretin Ali a.s po
    hanin hurma (arabie). Ne ngrenie e siper njeri nga Sahabet kur pa qe azreti Ali a.s se kishte mendien i mbledh gjithe berthamat nga te tjeret dhe ja ve perpara azretit Ali. Kur ai kthehet i thone:
    -Paske qen shume i urritur, shih sa berthama ke, paske ngrene pothuajse gjithe hurmat.
    -Ali a.s- (Pergjigjet)-Mire une qe i kam ngrene hurmat, po ju paskeni qene aq te urritur sa i paskeni ngrene me gjithe berthama (pasi ata skishin berthama, ja kishin ven te gjitha perpara)
    Profeti a.s i kenaqur me pergjigjen e zgjuar te Aliut a.s vazhdoi te ndiqte me buzeqeshje gazin e kesaj bisede te kendshme.

    (II)
    Disa plaka ishin mbledhur tek shtepia e profetit Muhamed a.s dhe pas nje bisede te shkurter me profetin a.s fillojne te qajne. Profeti a.s largohet nga shtepia. ndersa plakat vazhdonin te qanin. Dikush i pyeti pse qanin dhe ato ju pergjigjen se profeti a.s i kishte thene se plakat nuk hyjne ne Xhenet. Meqense ato e dinin qe profeti a.s nuk kishte mundesi qe te genjente, pasi dihej karakteri i pa-arritshem qe zoteronte, e kishin tashme te sigurte qe nuk hynin ne Xhenet. Dikush i shqetesuar takon profetin dhe e lajmeron qe ato plaakat kishin vene kujen ne shtepine e tij, pasi ai i kishte thene qe plakat nuk hynin ne Xhenet. Profeti Muhamed (paqa dhe meshira e Allahut qofshin mbi te) me qetesi dhe me buzeqeshjen e tij te paster i pergjigjet:
    -Plakat nyk hyjne ne Xhenet, pasi ato do te hyjne te reja. (Nqs e dini njerzit qe hyjne ne Xhenet hyjne ne moshen me te bukur te tyre).
    Kjo ishte dhe pergjigja qe i beri plakat te qeshin perseri .

    (III)

    Pasi ishte mundur nje ushtri qafiresh, njeri nga udheheqesit e mundur ishte ulur ne nje qoshe te rruges. Nderkohe profeti Muhamed a.s po kalonte prane dhe komandanti i te mundurve po mendonte ne heshtje:"Ah sikur te kisha nje ushtri te madhe edhe ta sulmoja edhe nje here Muhamedin"
    Nderkohe profeti Muhamed a.s pergjigjet: "Edhe ne prape do te fitonim"

    -I cuditur sesi i ishte lexuar mednimi nga profeti, komandanti cohet edhe pas pyetjesh dhe bisedash me vone u konvertuan ne fene e vertet "Islamin".



    P.S: InshAllah s'kam transmetuar ndonje gje gabim, i pershkrova me fjalet e mia, ashtu sic me kujtoheshin nga libri qe i lexova. Do kem kenaqesine te tregoj edhe te tjera me vone, pasi tani skam me kohe.

    Selam Alejkum
    HOLLAND...

  8. #8
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI
    Njerėzit qė lexojnė Kur’anin e nuk veprojnė sipas tij, janė njerėzit mė tė kėqinj Sepse nuk ndjekin rrugėn e Kur’anit, All-llahu e ka lėshuar mallkimin mbi ta, dhe i mallkojnė tė gjithė ata qė kanė kėtė detyrė.
    O Indrit, Allahu ta shperblefte, kjo per mendimin tim pervec Copy dhe Paste do edhe nje Bold.

  9. #9
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga forum126
    O Indrit, Allahu ta shperblefte, kjo per mendimin tim pervec Copy dhe Paste do edhe nje Bold.
    Allahu te shperblefte edhe ty
    Perse nuk e merr mundimin tja besh ti ate qe kerkon?
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #10
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Atehere pas pershendetrjes me te perzemert per artistin e popullit dhe Forum 126 po vivjon me dicka qe mu duk shume interesante e sidomos ne kete jave ku lutja te Zoti ka me shume vlere se ne cdo kohe.

    Te Pergjigjem Robi Im...



    Pyeti Musa a.s. nje dite Zotin e tij: "O Zot.. Si i pergjigjesh Ti robit Tend mekatar nese te therret.. "O Zot"?

    U pergjigj All-llahu i madheruar te derguarit dhe robit te Tij: "I them... te pergjigjem robi im, te pergjigjem robi im, te pergjigjem robi im."


    Me pas pyeti Musa a.s. All-llahun e madheruar perseri: "O Zoti im si i pergjigjesh Ti robit tend te mire nese te therrret e te thote "O Zot"?

    I tha All-llahu i madheruar: "I them: "Te pergjigjem robi im".


    I tha Musa: O Zot, te thirri robi jot mekatar e Ti i the "te pergjigjem robi im" tre here, e kur te thirri robi jot i mire Ti i the "Te pergjigjem robi im" vetem nje here?
    I tha All-llahu i madheruar: "O Musa! Kur me thirri robi im i mire u mbeshtet tek punet e tij te mira, ndersa kur me thirri robi im mekatar u mbeshtet ne meshiren Time"
    Thuaj: O roberit e mi te cilet I keni bere padrejtesi vetes suaj mos hiqni shprese nga meshira e All-llahut!
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •