Rousseau, Henri, i njohur si Doganieri Roussaeu (Le Douanier) (1844-1910). Piktor francez, me i celebruari i artisteve naive.
Nofka e tij i referohet punes qe mbajti ne zyren e Doganes se Parisit 1871-93, megjithese ai kurre nuk u ngrit ne rangun e Doganierit. Para kesaj ai kishte sherbyer ne ushtri dhe me vone pretendonte se kishte qene me sherbim edhe ne Meksike, por kjo e fundit duket se ka qene thjesht nje pjelle e imagjinates se tij. Ai nisi pikturen si nje hobi dhe pranoi pensionin e hershem ne 1893 ne menyre qe t'ja kushtonte gjithe kohen artit.
Karakteri i tij ishte jashtezakonisht gjenial dhe ai vuajti shume nga tallja e te tjereve (edhe pse nganjehere interpretonte lajkat sarkastike si te verteta dhe i merrte si vleresim), plus qe kaloi varferi te madhe. Sidoqofte besimi ne aftesite e veta asnjehere nuk u lekund. Ai u perpoq te pikturonte ne stilin akademik te piktoreve te tille si Bouguereau dhe Gérōme, por ishte pafajesia, naiviteti dhe sharmi i punes se vet qe i solli admirimin e avant gardes. Ne 1908 Pikaso dha nje banket, gjysem serioz, gjysem ironik, per nder te tij. Rousseau tashme njihet me se miri per skenat e tij te xhungles, e para e te cilave eshte "I befasuar!" (ose "Stuhi tropikale dhe nje tiger" Galeria Kombetare, Londer, 1891) dhe e fundit "Endrra" (MOMA, Nju Jork, 1910). Keto dy piktura jane deshmi e nje force imagjinate te madhe, ne te cilen ai tregoi zotesine e tij te jashtezakonshme per te mbajtur freskine e plote te vizionit te vet edhe kur punonte ne permasa te medha, me nje perkujdesje me dashuri ndaj detajit. Ai pretendonte qe skena te tilla ishin frymezuar nga koha e tij ne Meksike, por ne fakt burimet e tij ishin libra te ilustruar dhe vizita ne kopshtin zoologjik dhe kopshtet botanike te Parisit.
Punet e tij te tjera variojne qe nga humori i fresket tek "Lojtaret e futbollit" (Philadelphia Museum of Art, 1908), deri tek bukuria e magjishme, fantazmagorike tek "Romi ne gjume" (MOMA, 1897).
Rousseau u varros si nje mjeran dhe varfanjak, por madheshtia e tij filloi te njihet gjeresisht shume shpejt mbas vdekjes.
Krijoni Kontakt