Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Cili ishte qëndrimi i Skënderbeut ndaj besimeve fetare

    Cili ishte qëndrimi i Skënderbeut ndaj besimeve fetare

    Nga Kasem BIÇOKU

    Vendim tjetër shumë i rëndësishëm i këtij Kuvendit është krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj. Për të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit etj., Kuvendi vendosi që pranë kryetarit të Besëlidhjes Shqiptare të krijohej një arkë e përbashkët. Fondet monetare u krijuan kryesisht me paratë që jepte secili anëtar i Besëlidhjes. Në krye të Besëlidhjes dhe të organeve ushtarake e financiare të saj u caktua një udhëheqje e vetme, e kryesuar nga Skënderbeu. Edhe pse Besëlidhja kishte karakterin e një aleancë politike e ushtarake, me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar përpara drejt bashkimit politik të vendit dhe drejt krijimit të një pushteti qendror për të gjitha viset e lira shqiptare. Ky pushtet u përfaqësua nga Skënderbeu dhe nga Kuvendi si organ i përbashkët vendimmarrës i fisnikëve shqiptarë. Sipas vendimeve të Kuvendit të Lezhës, pushteti i Skënderbeut ndaj anëtarëve të Besëlidhjes Shqiptare ishte i ngjashëm me pushtetin e perandorëve bizantinë e të mbretërve të tjerë evropianë ndaj fisnikëve shqiptarë, të cilët i kanë trajtuar si aleatë të tyre dhe me pushtet politik të trashëguar. Angazhimi i shqiptarëve në një luftë të ashpër kundër Perandorisë Osmane çoi natyrshëm në forcimin e mëtejshëm të bashkimit politik të fisnikëve shqiptarë, në përfshirjen e viseve të lira në një shtet të përbashkët e të qëndrueshëm. Ngritja në një shkallë më të lartë e më të organizuar e luftës antiosmane të udhëhequr nga Skënderbeut ndikoi drejtpërdrejt për forcimin e vetëdijës kombëtare të shqiptarëve, kudo që ata banonin. Këtë e dëshmojnë edhe këngët e shqiptarëve të Moresë për Skënderbeun që emigruan në Itali në shek. XV. Për formimin e një shteti të vetëm shqiptar në të gjitha viset e lira ndikuan kryesisht faktorët e mirëkuptimit. Duke ruajtur përgjithësisht të drejtat ekonomike feudale, fisnikëria shqiptare në zotërimet e veta humbi gradualisht autonominë politike dhe u njësua me Kastriotët. Ata vareshin nga Skënderbeu, sepse të vetëm nuk ishin të fuqishëm për të përballuar furinë osmane. Fisnikët shqiptarë kaluan në varësinë e zakonshme feudale ndaj kryezotit të tyre, Skënderbeut, por u ruajt edhe institucioni i Kuvendit. Kur mblidhej ky Kuvend ata ishin të barabartë me Skënderbeun në vendimmarrjet për çështje të rëndësishme. Shteti shqiptar i drejtuar nga Skënderbeu, siç e dëshmojnë e Drejta dhe simbolet shtetërore, kishte frymë kombëtare. E Drejta, që vepronte në kohën e Skënderbeut, mbështetej shumë në të Drejtën Dokesore shqiptare dhe institucioni i saj i Besës, si një kult kombëtar, respektohej shumë prej tij. Në një letër të vitit 1460 kryezoti i shqiptarëve ka shkruar: "Të mbajmë besën, për mbrojtjen e së cilës kemi përballuar rreziqe të mëdha, edhe pse gjithnjë kam qenë përpara një vdekjeje të sigurt". Simbolet e shtetit të Skënderbeut janë mbështetur në traditën vendëse dhe shprehin unitetin dhe sovranitetin e tij. Ai e emërtoi shtetin shqiptar me emrin etnogjeografik kombëtar mesjetar Arbënia (Albania) edhe pse brenda tij u përfshinë një pjesë e trevave shqiptare. Titulli zyrtar i Skënderbeut ka qenë "Zot i Shqipërisë (Dominus Albaniae)", të cilin e gjejmë të shkruar në vulën e në shkresat zyrtare të tij, si edhe në letrat e kancelarive të huaja që i janë drejtuar atij si kryetar i shtetit shqiptar. Skënderbeu është krenuar me historinë e lavdishme të popullit të vet. Në letrat e tij të viteve 1460 e 1461 është evokuar lavdia e Aleksandrit të Madh dhe e Pirros së Epirit. Emri i dytë vetjak i Gjergj Kastriotit është emri i Aleksandrit të Madh për të cilin osmanët kanë përgjegjësen Iskander dhe në gjuhën shqipe u bë Skënder. Skënderbeu ka përdorur si simbole të pushtetit të tij edhe simbolet shtetërore të Aleksandrit të Madh (ylli me tetë e me gjashtë cepa është simbol i diellit), të Pirros së Epirit, si edhe simbole të tjera mitologjike. Simbolet dhe evokimet e mësipërme dëshmojnë për kulturën humaniste të kohës dhe për traditën vendëse, që i jepnin frymë përbashkësie kombëtare shtetit të tij dhe luftës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Për forcimin e unitetit kombëtar Skënderbeu ka përdorur edhe mjete të tjera. Ai i dha qëndresës shqiptare kundër osmanëve tiparet e një lufte që u ngrit mbi dallimet fetare. Edhe ushtritë kundërshtare, me të cilat u ndesh Skënderbeu, ishin heterogjene nga përbërja fetare. Vetë ushtria osmane kishte një përbërje të tillë. Në krah të saj gjatë betejave ishin edhe ushtritë e sundimtarëve vasalë të krishterë, si të perandorëve bizantinë ashtu edhe të sundimtarëve sllavë. Madje aleatët me të ngushtë të sulltanëve osmanë në Ballkan kanë qenë drejtuesit më të lartë të kishave greke dhe sllave, që kishin siguruar një varg privilegjesh prej sulltanëve. Skënderbeu ka luftuar edhe kundër ushtrive të krishtera, si në vitet 1447-1448 kundër ushtrive veneciane dhe më 1460-1461 kundër trupave të princit të Tarantit në Italinë e Jugut. Në radhët e ushtrisë shqiptare përkrah njëri-tjetrit kanë qenë luftëtarët e besimit të krishterë, katolik e ortodoks, por edhe të besimit mysliman, siç ka qenë vetë Skënderbeu dhe nipi i tij, Hamzai. Shembull i harmonisë fetare dhe i mirëkuptimit ndërmjet shqiptarëve me besime fetare të ndryshme ka qenë vetë familja e Kastriotëve. Shumica e fëmijëve të Gjon Kastriotit kanë pasur emra të besimit ortodoks, një djalë dhe një nip i tij (Skënderbeu dhe Hamzai) kanë pasur deri në fund të jetës emra myslimanë, kurse veprimtaria politike e Kastriotëve, e sidomos e Skënderbeut, ka lidhje me vendet e botës katolike. Në shtetet e tjera katolike ai ka dërguar si ambasadorë të tij edhe klerikë ortodoksë. Vetë Skënderbeu, pasi u kthye në Shqipëri më 1443 dhe deri sa vdiq, ka përdorur emërtimin e dyfishtë, të kristianit dhe të myslimanit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, si shprehje e harmonisë dhe e mirëkuptimit fetar dhe e përpjekjeve të tij për të ruajtur njësinë (unitetin) e bashkëkombasve të vet. Islamizimi i shqiptarëve në disa treva arriti përmasa të mëdha që në kohën e Skënderbeut. Atëherë mbi 60 % e banorëve të Shkupit e të Manastirit ishin myslimanizuar. Me politikën e tij Skënderbeu nxiti pjesëmarrjen masive të shqiptarëve të të gjitha besimeve fetare dhe të krahinave të ndryshme në luftën kundër pushtuesve osmanë. Udhëheqja e tij shtetërore dhe politike ndikoi në kompaktësimin dhe në forcimin e unitetit të shqiptarëve pa dallime fetare e krahinore, duke përfshirë edhe shqiptarët e viseve që kishin mbetur jashtë shtetit të Skënderbeut. Për forcimin e vetëdijës kombëtare të shqiptarëve në kohën e Skënderbeut dëshmojnë edhe gojëdhënat, tregimet dhe këngët popullore shqiptare. Figura e Skënderbeut është ruajtur me shekuj në këto krijime popullore e artistike të shqiptarëve pa dallime fetare, si te shqiptarët katolikë, ortodoksë e myslimanë, ashtu edhe në të gjitha trojet shqiptare, madje edhe jashtë tyre, si p.sh. tek arbëreshët e Italisë.

    Gazeta Tema 2/3/2005
    Sa budalla eshte "Odisea"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte shume interesante, aqsa nganjehere une ngelem me goje hapur nga naiviteti i historianeve shqiptare qe mundohen te pikturojne portretin e Gjergj Kastriotit jo me ngjyrat qe ai vete i zgjodhi vetes, por me ngjyrat e botekuptimit te historianeve tane ne shekullin e XXI. Dhe duke qene se viti qe lame pas 2005 ishte viti i 600 vjetorit te lindjes se heroit tone kombetar, u duk qarte se shqiptaret edhe sot e kesaj dite vazhdojne te jetojne me nje portret te shtremberuar te heroit te tyre.

    Shtremberimi i figures se Gjergj Kastriotit e ka burimin tek kriza e identitetit te shqiptareve te shekullit te XXI. Kjo krize identiteti ka tre dimensione, ate shoqeror, ate politik dhe ate shpirteror. Dimensioni shoqeror duket tek deshira per ta ndare me tresh figuren e heroit kombetar, per ta shitur here si orthodhoks, here si katolik e here si musliman. Por a ishte Gjergj Kastrioti njeri me tre fytyra? Tre fytyrat Gjergj Kastriotit ia veshim ne, si per ta bere ate nje figure "politikisht te pranueshme", dhe me afer realitetit shqiptar te shekulit te XXI. Pra me pak fjale, per shqiptaret e shekullit te XXI nuk eshte e rendesishme te njohin Gjergj Kastriotin sic ka qene, por eshte e rendesishme qe te njohin Gjergj Kastriotin sic na pelqen ne ta njohim me nje kendveshtrim subjektiv te kohes.

    Dimensioni i dyte i krizes, ai politik, duket tek perpjekja per ta perdorur figuren e Gjergj Kastriotit dhe vepren e tij, ne raport me fqinjet dhe mbare Evropen, si nje karte per te arritur qellime politike. Kam degjuar shqiptare qe zene ne goje me krenari emrin e Gjergj Kastriotit sa here qe nje i huaj u ze ne goje faktin se shqiptaret jane shteti i vetem musliman ne Evrope; kam njohur shqiptare qe i bien gjoksit ne debate me fqinjet ballkanike si per tu mburur se "babi im eshte me i forte se tendi"; ashtu sic kam njohur Haxhi Qamile te shekullit te XXI, qe kur perplasen me te vertetat historike dhe simbiozen e popujve ballkanike ne luften kunder pushtuesve turq, mundohen te hedhin balte mbi figuren e heroit duke u perpjekur ta shesin here si serb, here si grek, e here si maqedon.

    Dimensioni politik i figures se Gjergj Kastriotit duket edhe tek perpjekja e hershme e Venedikasve me ne krye Barletin (shkodran me shtetesi venedikase), per ta shitur Gjergj Kastriotin si nje "Aleat te Vatikanit". Nje perpjekje per ta shitur Gjergj Kastriotin si "katolik" dhe ne varesi te plote nga Vatikani, kur ne fakt Gjergj Kastrioti nuk ishte katolik, dhe gjithe jeten e tij ia dedikoi lirise se popullit te tij. Por a mund te ishte Gjergj Kastrioti edhe epirot, edhe Aleksander, edhe orthodhoks, edhe katolik ne te njejten kohe?!

    Dhe dimensioni i trete i krizes eshte ai shpirteror, ku shumica e shqiptareve nuk arrijne as te shohin boten shpirterore te heroit dhe bashkekohesve te tij, pasi shumica e shqiptareve sot nuk kane nje bote shpirterore te tyre. Dhe ne kete kendveshtrim, Gjergj Kastrioti nuk eshte nje "baba shpirteror" i nje kombi, por nje relike muzeumesh dhe arkivash historike. Ajo qe shqiptaret nuk arrijne te shohin eshte se as nuk mund te fillosh te njohesh figuren e Gjergj Kastriotit dhe jeten e tij, pa njohur boten e tij shpirterore. Gjithe epoka e mesjetes, epoke ne te cilen Gjergj Kastroi jetoi, eshte e ngritur ne nje kontekst shpirteror fetar. Si mund te thuash se Gjergj Kastrioti ishte strateg e burre shteti, por nuk je ne gjendje te thuash se cfare besimi i perkiste? Nje tabu kjo qe deshmon varferine dhe tjetersimin shpirteror te shqiptareve ne 6 shekujt qe kane kaluar.

    Ku ta shohim boten shpirterore te Gjergj Kastriotit?

    Mund ta shihni ne hedhjen e themeleve te kombit shqiptar, Beselidhjen e Lezhes, ku edhe pse Gjergj Kastriti nuk ishte prijesi me i madh shqiptar ne ate tavoline, dhespostet e Epirit e zgjodhen ate Zot te tyre, duke aplikuar te njejtin parim qe ndjekin peshkopet ne Kishen Orthodhokse: "I pari mes te barabartesh".

    Mund ta shihni ne flamurin e beselidhjes, flamurin e Arianiteve, Muzakajve dhe Kastrioteve, qe eshte nje flamur bizantin orthodhoks qe simbolizon jo vetem prejardhjen bizantine te popujve, por edhe traditen e besimit te krishtere orthodhoks.

    Mund ta shihni ne titullin qe i zgjodhi vetes, Mbret i Epirit dhe Maqedonise. Identiteti epirot i Gjergj Kastriotit eshte kapur edhe ne kronikat e kohes nga goja e vete Gjergjit, "...nese kronikat e lashta historike jane te sakta, te paret tane ishin epirotet." Duket tek emertimi qe i vune turqit, Skender, ne nder te Aleksandrit te Madh te Maqedonise, qe shqiptaret e njihnin si Leka i Madh.

    Mund ta shihni ne dasmen e tij me vajzen e Gjergj Arianitit, prijesit me te madh shqiptar qe e nisi luften kunder turqve para vete Gjergj Kastriotit. Kurorezimi i tyre u be ne manastirin orthodhoks te Ardenices, qe eshte ne kembe edhe sot e kesaj dite.

    Mund ta shihni ne postulatin e jetes se tij: "Une kam per te mbetur deri ne fund mik i virtytit dhe jo i fatit." qe ben te qarte se Gjergj Kastrioti ishte shume here me shume se nje strateg apo burre shteti, ai ishte nje sherbetor i Perendise qe e shihte jeten e tij si nje permbushje te Vullnetit te Perendise duke i sherbyer popullit te tij ne mbrojtje te tradites se te pareve. Gjergj Kastrioti asnjehere nuk luftoi per ti bere emer vetes, as nuk luftoi per te shpetuar boten, ai luftoi per te mbrojtur ate popull, ate menyre jetese dhe ate tradite me te cilen ai ishte lindur dhe rritur.

    Mund ta shihni tek tradhetia e nipit te tij, Hamza Kastriotit, djali i vellait te madh te tij Stanisha me nje grua turke, dhe tradhetia e prijesve te tij si Moisi Golemi. Cili ishte denimi qe Gjergj Kastrioti u dha pasi i theu ne beteje dhe i kapi rob? FALJA! Si ta kuptojme kete falje? Falja eshte deshmia tjeter e botes shpirterore te krishtere te heroit tone kombetar. Morali i sulltanit dhe i turqve nuk e njihte faljen, dhe Moisi Golemi u rop i gjalle kur ra perseri ne duar te turqve!

    Gjergj Kastrioti nuk eshte thjeshte nje hero kombetar shqiptar, ai u perket gjithe popujve te ballkanit pasi ai eshte simboli i rezistences dhe shpreses per liri. Gjergj Kastrioti nuk eshte as thjeshte nje strateg i pamposhtur apo nje mbret, ai ishte nje shenjtor qe me bekimin e Perendise beri te mundur te pamunduren: asnje njeri dhe asnje popull nuk mund te ndalte ushtrine me te madhe te kohes pa bekimin e Perendise!

    Gjergj Kastrioti eshte babai shpirteror i kombit shqiptar dhe te gjithe shqiptaret ne shekuj, qe nga rilindasit, patriotet e epokes se pavaresise, e deri tek presidenti Rugova dhe Mosiu i jane drejtuar jetes dhe vepres se tij per inspirim pasi jeta e tij ishte nje jete e drejte dhe e bekuar qe ne lindje, ishte nje jete e shenjte.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, heroi kombtar ishte pjese e kohes, rrethanave dhe perbamjes e mentalitetit te popullsise te Arbenise se asaj kohe.

    Mbasi u mbajt peng per shum vjet prej turqve, fale aftesive ushtarake bani karriere ne ushtrine turke, nen nji emen musliman.

    Mbas vdekjes se te jati Gjonit, nuk ju dha feudi qe i takonte si trashigimtar dhe kjo e nxiti prishjen e tij me turqit.

    Mbas kthimit dhe marrjes me dredhi te Krujes me 1443, popullsise muslimane te qytetit ju dha alternativa e konvertimit ose vdekjes... shume prej tyne preferuan vdekjen dhe u theren. - E tille ishte koha dhe urrejtjet nderfetare.

    Beslidhja e Lezhes u organizue me perkrahjen e Kishes Katolike, e cila vuni ne dispozicion Katedralen e Shen-Kollit ne Lezhe.
    Ne ate kohe Kisha katolike ne Ballkan ishte e vetmja kishe qe organizonte rezistence anti-turke. Lufta e
    Kisha ortodokse kishte nenshkru marrveshje me turqit, ku njifte autoritetin e sulltanit ne zoterimet ortodokse.
    Mbasi kishte ra Kostandinopoja, kishes ortodokse nuk i bahej shume vone per shkrepat e Arbenise dhe nese turqit do te arrinin Romen apo jo...

    Prandaj ne kohen e Skenderbeut vetem fuqite e popullsite katolike ne pergjithesi luftojne turqit perkatesisht Hungaria-Shqiperia dhe me raste edhe Venediku.
    Nderkohe qe shtetet ortodokse si Serbia etj jane jo rralle pjese e ushtrise osmane ne lufte k/shqiptareve.

    Aleatet e vetem te Skenderbeut kane qene shtetet katolike perkatesisht:
    1) Papa i Romes i cili i dha:
    - perkrahje morale dhe ndermjetsim me fuqi te tjera europiane,
    - titullin e njoftun "Atlet i Krishtit" dhe "Dominus Albanie" - Zot i Shqipenise
    - ndihme financiare prej mijra dukatesh ari ne vit

    2) Mbretnija e Napolit:
    - aleance perkrahje politike nepermjet marrveshjes formale te vasalitetit
    - fuqi ushtarake ne njerez e oficera

    3) Venediku (me faza)
    - Ndihma financiare te pervitshme prej mijra dukatesh ar.
    - Marrja persiper e Krujes e mbrojtja e saj mbas vdekjes se Skenderbeut.

    4) Hungaria:
    - Indirekt per shkak te te njajtit front kunder te njajtit armik.

    Skenderbeu vdiq si katolik dhe u varros ne Kishen Katolike (Katedrale) te shen-Kollit ne Lezhe.
    I biri i tij po ashtu ishte pagezu si katolik.
    Pasardhesit e tij gjalle sot e kesaj dite ne Itali e pohojne vijemesine e tyre fetare te pandryshueme.

    Ne raport me besimet e tjera kisha me thane Gjergj Kastrioti bashkepunoi ne aleanca te ngushta me feudalet e krishtere katolik e ortodokse ku padyshim 2 ma te fuqishmit ishin Gjergj Arianiti (qe e cimentoi aleancen me martese) dhe Dukagjinet (katolike) keta te fundit e pane Gjergjin si rival (jo-fetar por fuqi) por Papa i Romes i kercenoi me c'kisherim nese do te luftonin forcat eGj.Kastriotit dhe qysh atehere u bane aleati ma besnik... mbrojtesit e Krujes dhe ata qe luftuan me turqit edhe 10 vjet mbas vdekjes se tij.

    Ne ate kohe nuk besoj se kishte muslimane shqiptare... prandaj cdo musliman konsiderohej turk dhe sentimenti fetar ishte shum i forte.

    Hamzai u mbajt si nip e jo si musliman.

    Megjithate Gj.K.-Skenderbeu asht hero kombtar jo thjesht per fene qe pat.. por se mberrijti per here tre pare ne histori me i bashkue arberit prej Dukagjinit e deri ne Gjinokaster ne nji shtet... e luftoi me sukses per 25 vjet superfuqine ma te tmerrshme te kohes, me mjete te kufizueme... e keshtu mbrojti atdheun e vet edhe nje pjese te mire te Europes... per cka bota katolike e athershme i kje shum mirnjoftese... dhe te gjithe bashkluftareve te tij e refugjateve ju dhane strehim... toka e mjete financiare ne Itali, per me ri-ndertue jeten e traditen e vet.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Persiatje historike episkopale. LEri historianet te flasin.
    Interesat e Papes dhe Venedikasve dihet qe shkonin pertej mallit per Skenderbeun. PO te ishte ashtu pse Venediku me pas pagoi nje shume te madhe per koken e Skenderbeut ?
    Cfare mbrojtje kishte krishterimi kur Shqiperia nuk perberi ndonje pengese per Perandorine osmane qe te shtrihej deri ne Vjene.
    Fakti qe prania islame ka qene shume perpara se te vinin turqit tregon per manipulimet historike.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Kasem Bicoku me siguri duhet te dije nje cike me teper se Marin Barleti kur pohon figuren e Gjergj Kastriotit si figure febashkuese.
    Ignore List: Den Bossi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga gjergj_kastriot
    Kasem Bicoku me siguri duhet te dije nje cike me teper se Marin Barleti kur pohon figuren e Gjergj Kastriotit si figure febashkuese.
    Natyrisht qe ishte figure bashkuese. Te gjith zotenit e Arbenit e njoften per te pare, dhe nuk pat konkurrent ne kete pike.

    Po ashtu fuqite e kohes (Papa, Venediku, Hungaria e Napoli) e njoften si kryekomandant te Shqiptareve.

    Papa Piu e njofti si "dominue Albanie" dhe u pregatit ta kunorezonte "Mbret te Shqiperise" (Ne ate kohe cdo mbreteni ne Europen Katolike nuk mund te krijohej pa bekimin e Papes per tu nofte zyrtarisht si e tille... duke fillu prej Karlit te Madh e ne vijim.). Fatkeqesisht kjo nuk u realizue se Papa vdiq ne Ankone pak para se te nisej per ne Shqipeni. Natyrisht se nji mbret shqiptar do te kishte kriju "legacy"-n e shtetit shqiptar e do te kishim pase pozite shum ma te favorshme me 1912 ose ma heret.

    Pra pa diskutim Gj.Kastrioti asht figure bashkuese e te gjith shqiptareve prej Veriut ne Jug... kisha me thane deri diku edhe ne forme demokratike (i zgjedhun ne shumice) prej atyne vete.

Tema të Ngjashme

  1. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  2. Rexhep Qosja: Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  3. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •