E DIELA E 11. GJATĖ VITIT -B-
L 1: Ez 17, 22-24; L 2: 2 Kor 5, 6-10; Ungjilli: Mk 4, 26-34


Mag. Kolė Gjergji,
Kapelan nė famullinė
Bruck a. d. Mur nė Austri
Komentet jepni ne kėtė adresė:
kolegjergji@yahoo.de

Sot kremtojmė tė dielėn e 11. gjatė vitit. Kemi kremtuar festat liturgjike qė i takuan kohės sė Pashkėve, kurse tash kjo kohė liturgjike sipas vitit e paraqet veprimtarinė shėlbimprurėse mesianike tė Jezu Krishtit nė predikim tė ungjillit. Ēdo meshė shenjte ėshtė takim me Zotin dhe me njeriun, ēdo meshė shenjte na ofron ushqimin shpirtėror: Korpin dhe Gjakun e Krishtit, por edhe Fjalėn e Zotit.
Ky kontekst i leximit tė parė nga libri i Ezekielit ėshtė i ngjashėm me ungjillin e kėsaj sė diele, ku Jezusi flet me shėmbėlltyra. Ezekieli e pėrjeton njė situatė shumė tė vėshtirė, ku nė vitin 587 krejtėsisht shkatėrrohet tempulli i Jerusalemit. Kjo ngjarje ishte si njė denim i Zotit. Edhe pse kjo ngjau Zoti prapėseprapė nuk dėshiron popullin ta pėrjashton prej mėshirės dhe syve sė vet. Ai ua banė me dije se ata duhet tė kanė njė mbėshtetje dhe besimin nė Zotin, sepse vetėm ai mund t“a sjell shėlbimin. Zoti dėshiron ta kthen pėrseri popullin nė tokėn e lulėzuar tė Israelit. Kjo tokė duhet tė rritet me frytet e veta dhe tė lulėzoj, kurse populli ta njof dhe ta pranoj mėshirėn, dashurinė dhe fuqinė e Zotit dhe tė jeton me Tė..
Nė lexim tė dytė, letra e shėn Palit apostull na e paraqet disi tė thoja pėrfundimin e jetės tokėsore tė apostullit. Secili njeri dhe poashtu edhe apostulli gjindet nė rrezulltatin e vdekjes qė pranohet edhe me frikė. Me fe tė gjallė dhe nė dritėn e saj, ne si besimtar, e kuptojmė kėtė si njė arritje, si njė rikthim prej se largu nė afėrsi. Shėn Pali e shef kėtė rezulltat si njė dhuratė tė Zotit dhe ėshtė i vedijshėm se jeta e tij nė predikim tė lajmit tė Gėzueshėm do tė shpėrblehet. Jezu Krishti ėshtė nė veprimtarinė e vet mesianike nė predikim tė Lajmit tė gėzueshėm. Jezu Krishti pėr t“ia bėrė popullit kėtė ungjill mė tė kuptueshėm fillon t“ju flas me shėmbėlltyra. Nė tė gjithė ungjijtė i gjejmė 70 shėmbėlltyra me tema dhe me porosi tė ndryshme pėr popullin e asaj kohe dhe pėr ne sot. Edhe pse kėto shėmbėlltyra vėrehen si tė thjeshta, kur merr fotografi tė natyrės, shembuj tė jetės sė pėrditshme. Kėto shėmbėlltyra e kanė njė realitet me plot mistere tė mbretėrisė sė Zotit qė ndėgjuesit i zgjonė nė zemėr, nė kuptim dhe nė ndėrgjegje.
Mbretėrinė qiellore Jezusi shpeshherė e krahason me shėmbėlltyra, ai kėtė e bėnė vetėm e vetėm qė popullit t“i paraqitet parasysh bashkjetesa me Zotin.
Nė ungjillin e sotėm i ndėgjuam dy shėmbėlltyra; ajo e farės qė rritet vetvetiu dhe e farės sė sinapit. Bujku i cili e qetė farėn nė tokė dhe ajo fillon tė rritet vetvetiu, sepse kėtė rritje e dhuron dikush tjetėr, kjo ėshtė njė fotografi ose shėmbėlltyrė tė Mbretėrisė sė Zotit. Fara ėshtė jeta dhe dashuria e Zotit qė ėshtė e mbjellur nė zemrat tona njerėzore. Nė sakramentin e pagėzimit e kemi marrė jetėn hyjnore dhe kjo jetė qė e kemi pranuar rritet nė ne pa e ditur dhe pa e parė se si ajo rritet. Kjo mbretėri qė Jezusi flet ėshtė pra nė ne dhe pėr ne. Duke e pranuar pagėzimin dhe nėpėrmes hirit tė kėtj sakramenti jemi bėrė fėmijėt e Zotit. Veprimtaria e vėrtetė e shėlbimit tė njerėzve vepron pra nėpėr Zotin. Dhe nė si fėmijė tė Zotit nuk guxojmė t'i kundėrshtojmė kėti hiri. Fara e mbjellur nė ne e jetės hyjnore duhet qė ta ketė tokėn frytdhėnėse, ku do tė mundohemi qė kėtė miqėsi me Zotin ta mbajmė, ta thellojmė, posaqėrisht me lutje, urat dhe me pranimin e sakramenteve tė shenjta, sepse edhe pėr ne dikur do tė arrij koha e tė korrave, mbarimi i jetės sonė tokėsore, ku do tė shpėrblehen veprat tona. Jezu Krishti dėshiron, qė populli i atėhershėm, apostujt qė ju flet, por edhe ne sot qė tė sjellim fryte tė mėdha nė jetėn tonė krishtere, qė jemi nė veprim dhe nė shėrbim tė fesė, shpresės dhe tė dashurisė. Jezusi e pėrdorė njė shėmbėlltyrė tjetėr tė asaj tė farės sė sinapit. Mbretėria e qiellit ėshtė si fara e sinapit, qė nė fillim ėshtė shumė e vogėl, por dalngadalė fillon tė rritet, tė zgjerohet mė shumė se perimet tjera. E njėjta gjė ėshtė, mendoj, edhe me jetėn tonė. Nė fillim duket tė jetė shumė e vogėl. Fara e vogėl e dashurisė ndaj Zotit dhe tė afėrmit, qė e kemi pranuar mė pagėzim duket e vogėl, por me zhvillimin dhe edukimin e jetės sonė nė fe dhe nė dashuri ajo fillon tė rritet, tė bėhet e fortė qė kėshtu gjatė jetės sonė atėherė nuk mund t“na shkatėrron askush, sepse jeta e jonė e ka rritjen e shėndosh dhe e pėrforcuar me hirin e Zotit. Mbretėria e Zotit pėrbėhet prej besimtarėve veē e veē, qė tė gjithė sėbashku e formojnė njė bashkėsi nė kishė. Kjo kishė jemi ne si njė pjesėmarrje e gjallė nė dėrgim tė Krishtit. Kisha ka nevojė pėr ne dhe pėr veprat tonė nė kishė qė t'mund tė depėrton ungjilli i jetės nė strukturat kulturo-sociale dhe morale dhe qė t'mund t'i shėndrron zemrat tona njerėzore dhe tė shoqėrisė e tė mund tė rilind njė kulturė njerėzore me njė fe, shpresė dhe dashuri. Edhe kisha nė fillim ishte si fara e sinapit, pra nėse i“a bėjmė njė shikim historisė sė kishės nėpėr shekuj, kėshtu ndodhi e njejta gjė sikur me farėn e sinapit. Kisha ishte e formuar prej 12 apostujve, dhe sot ėshtė me tepėr se 1.2 miliard katolik nė botė nė krye me Papėn Benediktin e XVI. Kisha u zgjerua edhe pse u ballafaqua me tortura tė ndryshme nėpėr shekuj. Kurse sot kisha ėshtė e pranishme nė mbarė botėn. E njėjta gjė ndodhi edhe ndėr popullin tonė shqiptar krishterė, i cili pėrjetoi tortura tė ndryshme, por prapėseprapė ia arriti tė mbijetoj nė besnikėri tė fesė krishtere, edhe pse jemi njė numėr i vogėl katolik jemi tė gjallė dhe nė rritje shpirtėrore mistike. Zoti ėshtė me ne dhe ne me Zotin. Sot ne kemi arqipeshkėvinjė, ipeshkėvinjė, meshtar, motra tė nderit dhe besimtar katolik shqiptar qė janė tė pranishėm nė shumė vende tė botės, por jo vetėm tė regjistruar dikund, por kėtė e dėshmojmė ne vet me jetė dhe me vepra tona. Nė rastin ma tė mirė se si duhet tė jetohet pėr mbretėrinė qiellore nė shėrbim Zotit dhe njeriut na tregoi tash e Lumtura Nėnė Tereza, kjo pra i tregoi botės se shqiptarėt janė tė pranishėm nė krishterizėm, janė njerėz karitativ dhe besnik Zotit.. Tė jemi edhe ne sot tė qėndrueshėm nė fe, tė rritemi nė hirin e Zotit sespe jemi tė ftuar tė punojmė edhe nė kėtė mbretėri. Jezusi i thotė secilit prej nesh "Eja e mė ndjek", "Dhe, ja, unė jam me ju gjithmonė - deri nė tė sosur tė botės!"Amen.