Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb DOGMAT MARIANE: Ēfare eshte dogma? Cilat jane ato?

    Ēfarė ėshtė dogma?



    Koncili i I-rė i Vatikanit pėrkufizon kėshtu termin ‘dogmė’: “Duhet tė besohet nė “fide divina et catholica” cdo gjė qė ėshtė pėrbehet nė Fjalėn e Zotit e shkruar dhe transmetuar dhe nga Kisha ėshtė shpallur qė tė besohet sepse ėshtė pjesė e Zbuleses hyjnore me njė gjykim magjisterial solemn nga ana e Kishės”. (DS 3011).

    Sipas Koncilit I-re tė Vatikanit, dy element pėrbejnė dogmėn: a) duhet tė jetė njė e vėrtetė qė ka tė bėj me Zbulesėn (element material) b) duhet tė jetė njė e vėrtetė qė Kisha ka formuluar dhe propozuar shprehimisht si objekt tė fesė (element formal). Dogma dallon nga “depositum fidei” (substancė e zbulesės e propozuar nga Kisha), e cila ėshtė shpallje autentike, autoritative dhe e pagabueshme e Fjales se Zotit nepėrmjet Kishės.

    DOGMAT MARIANE

    Kisha zotėron katėr dogma mariane. Nė kohėrat e lashta bėjnė pjesė dogma e Nėnės sė Zotit dhe e Virgjerisė. Kėto dy dogma janė tė lidhura ngushtė njėra me tjetrėn, poashtu rrjedhin dretėpėrsedrejti nga feja nė Krishtin dhe formulimi i saj historik-dogmatik. Mė vonė janė pėrkufizuar dogma e Tė Ngjizurit pa mėkat (8.12.1854) dhe Tė Ngriturit nė qiell tė Maries (1.11.1950). Kėto tė ashtuquajtura dogma ‘tė reja’ Mariane, bazohen nė dinjitetin dhe domėthėnien e Virgjėrės Mari dhe Nėnės sė Zotit.

    1) Dogma NĖNA E ZOTIT – Nė vitin 431 Koncili i Efezit pėrkufizoi shprehimisht Marinė ‘Nėnė e Zotit’ (gr. Theotόkos). Qėllimi i Koncilit ishte tė shpallte unitetin e personit sė Krishtit. Tė njohėsh Marinė nėnė e Zotit do tė thotė tė besosh se Jezu Krishti, biri i Marisė sipas natyrės njerėzore, ėshtė Bir i Hyjit dhe njėkohėsisht Hyj. Pra ‘Hyj’ nė kėtė kuptim: tregon tė vetmin person tė Birit. Cdo grua ėshtė nėnė jo vetėm e trupit por e personit tė birit tė tij. Theotόkos teologjikisht nuk do tė thotė se Maria ka dhėnė natyrėn hyjnore, por Birit tė mishėruar ka dhėnė natyrėn njerėzore.

    2) Dogma VIRGJĖR E PĖRJETSHME – ky pėrkufizim i Virgjėrės Mari i pėrkėt fesė sė krishterė. Kisha dėshmon qartė se kjo virgjėri ėshtė e pėrjetshme ose sipas pėrkufizimit tė Papės Pali IV si “virginitas ante partum, in partu et post partum”.

    3) Dogma E ZĖNĖ PA MĖKAT – kjo dogmė e shpallur nga Pio IX-tė me 8 dhjetor 1854 pohon se Maria ėshtė pa mėkat tė rrjedhshėm (origjinal). Maria qė nga momenti i parė i ekzistencės sė saj, pėr meritė tė Jezu Krishtit dhe tė hirit shenjtėrues, ajo nuk ėshtė “njollosur” nga mėkati origjinal.

    4) Dogma TĖ NGRITURIT NĖ QIELL – ėshtė dogma e fundit mariane, qė pohon tė ngriturit e lavdishme tė Maries nė qiell me trup dhe shpirt, kjo ėshtė pėrfytyrim i asaj se cfarė do tė ndodhė me tė drejtit kur do tė ngjallėn pėrfundimisht nga tė vdekurit. Kjo dogmė ėshtė shpallur nga Papa Pio XII me datė 1 nėntor 1950.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    E vėrteta e fesė sonė


    Tė ngriturit e Zojės nė qiell ėshtė dogmė mariologjike nė Kishėn Katolike. Pio XII ditėn e tė gjithė shenjtėrve nė vitin 1950, gjatė kremtimit tė meshės, nė mėnyrė solemne „ex cathedra“ ka shpallur: „Me autoritetin e Zotit tonė Jezu Krishtit dhe apostujve tė lumė Shėn Pjetrit dhe Shėn Palit dhe autoritetin tim: shpallim, kumtojmė dhe urdhėrojmė se Hyjlindsja e pamėkat, Maria gjithmonė virgjėr, nė fund tė jetės sė saj tokėsore ka qenė e ngritur me trup e mė shpirt nė lumturinė qiellore!“. Me kėtė akt, Pio XII ka shpallur dogmėn e re, tė katėrtėn pėr Zojėn e Bekuar. Kjo e vėrtetė e fesė sonė ngėrthen nė vete jo vetėm tė vėrtetėn pėr Marinė, por edhe tė vėrtetėn pėr Jezu Krishtin, sepse dėshmon thelbin e fesė, ngjalljen e Jezu Krishtit. Njashtu, tė ngriturit e Zojės ėshtė pėr ne siguri e gėzueshme dhe shpresėdhėnėse, se tė bashkur me Zojėn nė fe dhe lutje, do tė ringjallemi pėr tu takuar me Krishin e ringjallur nė Qiell. Pra, tė ngriturit e Zojės ėshtė po ashtu e vėrtetė eskatologjike, sepse dėshmon se jeta e njeriut nuk mbaron me vdekje, por ajo rifiton pėrjetėsinė nė qiell.
    Edhe pse nė vitin 1950 ėshtė shpallur kjo dogmė, kisha qė nga shekujt e parė ka besuar nė ngritjen e Zojės nė Qiell me trup e me shpirt. Tė krishterėt gjithmonė kanė besuar se Nėna e Jezu Krishtit dhe Nėna jonė qiellore, nė ēastin e vdekjes ka qenė lumturisht e ngritur nė qiell te Biri i vet. Kjo Nėnė, e cila ja ka dhuruar trupin Birit tė Hyjit – Jezu Krishti u mishėrua nėpėrmjet Marisė - trupi i saj i shenjtė s’do tė kalbet nėn dhé, por lumturisht do tė ngritet pranė Shenjtnushmes Trini. Kjo e vėrtetė nuk ėshtė ide e krerve kishtar tė shekujve tė vonshėm, por ka themelet nė Shkrimin Shenjt dhe nė traditėn e lashtė, shekullore tė kishės. Nė Zbulesėn e shėn Gjonit lexojmė „Nė qiell u duk njė shenjė e madhėrueshme: njė Grua e veshur me diell, me hėnė nėn kėmbė, nė krye kezėn me dymbdhjetė yje!“ (Zb 12, 1). Marija ėshtė e veshur me diell, me lavdi dhe shkėlqim hyjnor. Ajo ėshtė Gruaja mbi gjitha gratė. E denjė tė bėhet mbretėresha e qiellit dhe tokės me kezė dymbėdhjetė yjesh.

Tema tė Ngjashme

  1. Radio Maria ne gjuhen shqipe
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 03:47
  2. DOGMAT MARIANE: Ēfarė ėshtė dogma? Cilat janė ato?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 18:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •