Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Aktiviteti fizik shmang sëmundjet e zemrës!

    Një studim i ri provon se sa më i shëndetshëm të jetë njeriu në moshë të re, aq më e qëndrueshme do të jetë gjendja e tij shëndetësore dhe më i pakët rreziku nga problemet e zemrës.
    Për një muaj, 16-vjeçari Alex Rou u mbajt në spital me anë të një aparati që luan rolin e zemrës. Mjekët thonë se falë kësaj zemre artificiale, Aleks arriti të jetojë derisa t’i vinte radha për transplantimin e zemrës së sëmurë. Kirurgu Jack Copeland thotë se Aleks Rou është personi më i ri në botë që mundi të jetojë me zemër artificiale. Tetorin e kaluar, një formë e distrofisë muskulare dëmtoi muskujt e zemrës së Aleksit. Ai ishte në pritje për një transplantim, por gjendja e tij u keqësua dhe mjekët në qendrën mjekësore në Tuson të Arizonës vendosën ta mbanin gjallë me një zemër artificiale. Me aparate që luajnë rolin e zemrës tashmë janë pajisur edhe disa spitale të tjera në Shtetet e Bashkuara. Po kështu trajtimi i çdo sëmundje në momentin e duhur, do të sjellë edhe rezultatet e dëshiruara pozitive. “Nga studimet e shumta dihet se të sëmurët mendorë mund të trajtohen me sukses.” - thotë mjekja Mary Zdanovic e qendrës kombëtare të shëndetit. “Kur këta të sëmurë marrin rregullisht ilaçe, rreziku që ata të bëhen përsëri të dhunshëm pakësohet dukshëm”, thekson Zdanovic. Kështu as skizofrenia nuk rezulton në dhunë, nëse i sëmuri trajtohet siç duhet. Ekspertët nuk thonë se një person me sëmundje nervore është normal, por ata shtojnë se simptomat e sëmundjes mund të trajtohen me sukses nëpërmjet ilaçeve. Megjithatë, ilaçet nuk japin rezultat te të gjithë pacientët.
    Rëndësia e aktivitetit fizik
    Është e rëndësishme për shëndetin tuaj që disa minuta në ditë t’ia kushtoni aktivitetit fizik. Kështu do të shmangni shumë probleme shëndetësore që kanë të bëjnë me zemrën, tensionin e gjakut, mbipeshën, etj. Aktiviteti fizik sjell edhe një formë të mirë fizike. Një studim i ri i botuar në numrin e fundit të Revistës së Shoqatës Mjekësore Amerikane, analizoi gjendjen shëndetësore të 4 mijë e 500 të rinjve të moshave 18-30 vjeç për 15 vjet radhazi. Gjendja shëndetësore u përcaktua nga përgjigjja e sistemit kardiak dhe atij të frymëmarrjes gjatë përdorimit të një aparature për stërvitje. “Një ndër përfundimet kryesore të studimit ishte se të rinjtë që nuk gëzonin shëndet të mirë me kalimin e kohës ndesheshin me një rrezik më të madh për t’u prekur nga sëmundja e zemrës. Ata që bënin një nivel të ulët ushtrimesh fizike kishin 3-6 herë më shumë gjasa të vuanin nga tensioni i lartë, diabeti dhe probleme të metabolizmit sesa ata që bënin ushtrime rregullisht. Ndërsa ata që bënin fare pak stërvitje fizike kishin 40 për qind më shumë shanse për nivele të larta kolesterine”. Dr. Carnethon është autore e studimit mbi rrezikun e problemeve koronare tek të rinjtë. Ajo thotë se pjesëmarrësit që përmirësuan gjendjen fizike gjatë studimit, ulën njëkohësisht rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Pra mesazhi është i qartë: Nuk është kurrë vonë të vish në formë të mirë fizike. Ata që filluan fizkulturën dhe që ruajtën gjendjen e mirë fizike kishin rrezik më të vogël për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare në moshë të mesme.

    Si ndikon aktiviteti fizik në shëndetin tuaj:

    - Ndikon në punën e zemrës dhe sistemin kardiovaskular
    - Qarkullimi i gjakut ulet në organet e brendshme dhe rritet në muskujt, mushkëritë dhe zemër
    - Gjatë stërvitjes truri çliron më shumë norepinefrinë, që ndikon në gjendjen shpirtërore duke ulur depresionin nervor
    - Përmirëson qarkullimin e gjakut në zemër dhe veshka
    - Stërvitja në vetvete e rrit temperaturën e brendshme të trupit - Duhet të pini lëngje për hidratuar trupin gjatë stërvitjes

    Proteina që shmang problemet kardiake
    Sekreti i rinisë së përjetshme për zemrën mund të jetë i fshehur te një proteinë. Zbulimi vjen nga një ekip i Universitetit të Albertas, në Kanada, të cilët kanë studiuar mënyrën sesi kalimi i viteve i transformon mekanizmat ku funksionin muskuli kardiak, për të prodhuar energji duke u nisur nga “karburante” të ndryshme, lëndë ushqyese. Një zemër e re dhe në një shëndet të mirë, normalisht përdor një sasi të caktuar dhe të mjaftueshme të fibrave, sheqernave, drithërave, yndyrnave, proteinave, kripërave, etj. Këto “karburante” dhe energji nevojiten për të ri karrikuar zemrën për të rrahur dhe për të pompuar gjakun me mjaftueshmëri të plotë. Zbulimi i kësaj proteine, hap perspektiva për rritjen e mirëfunksionimit të zemrës dhe shmangien e problemeve kardiake.

    Si ndihmon shëndeti i mirë te meshkujt
    Është e njohur se pasja e një mënyre të shëndetshme jetese mund të sjellë një ndikim pozitiv në pjellshmërinë e burrave. Gjasat e meshkujve për të pasur fëmijë pakësohen pasi kalojnë moshën 35-vjeçare, kjo sipas studimeve të fundit. Studiuesit nga SHBA, kanë zbuluar se shkalla e dëmtimit të materialit gjenetik që përfshin qelizat e spermës rritet me moshën. Ndryshe nga pjesa më e madhe e qelizave të trupit, qelizat e spermës janë të paafta ta ndreqin këtë dëmtim. Më tej, studiuesit zbuluan se ndërsa burri moshohet, ai humb aftësinë natyrore të përzgjedhë qelizat e pashëndetshme. Ata zbuluan se burrat mbi 35 vjeç kishin një përqendrim më të lartë sperme me fille të prishura të ADN-së. Është i njohur fakti se pasja e një mënyre të shëndetshme jetese mund të sjellë një ndikim pozitiv në pjellshmërinë e burrave.

    Anoreksia e dobëson funksionin e zemrës
    Tek femrat me anoreksi dhe ato që kanë humbur shumë shpejt peshën e trupit mund të lajmërohen probleme me zemrën, me rrezik për jetën, të cilat bëhen të dukshme gjatë ushtrimeve, pohojnë ekspertët. Dihet se tek femrat e sëmura nga anoreksia paraqiten probleme në zemër, tek të cilat paraqiten të rrahura të pakta në zemër dhe dëmtim të muskulit të zemrës. Përveç kësaj, shkencëtarët besojnë se vdekja e menjëhershme në rastin e të sëmurëve nga anoreksia kryesisht është rezultat i problemeve në zemër. Një grup shkencëtarësh kanë studiuar punën e zemrës tek 36 vajza me moshë prej 11 deri 18 vjet, të cilat trajtoheshin në spital për shkak mosushqyerjes, të shkaktuara nga anoreksia. Këto femra paraqiteshin me probleme serioze me funksionin dhe shpeshtësinë e rrahjeve të zemrës.

    Kujdesi për dhëmbët shmang infeksionet
    Duhet të kujdesesh në çdo moment për gjendjen shëndetësore, sepse kështu do të krijoheshin në mënyrë objektive efektet afatgjata të gjendjes së mirë fizike te të rinjtë. “Pasta e dhëmbëve shërben thjesht për të ndihmuar, çdo gjë varet nga personi, - thotë doktor Patric Kohen. Madje për të parandaluar gërryerjen e dhëmbëve ju nuk keni nevojë për pastë dhëmbësh, pasi është lëvizja e furçës që bën punën”, - thotë ai. Doktor Kohen rekomandon furça të buta dhe lëvizjen e saj në mënyrë rrethore për dhëmbët e sipërm dhe lëvizje rrethore lart e poshtë për dhëmbët e poshtëm. Procesi duhet të zgjasë dy minuta dhe dhëmbët të lahen dy herë në ditë. Pasta me fluor forcon dhëmbët në zhvillim, por shpesh ajo shkon dëm me shpëlarjen e gojës. Goja duhet të shpëlahet pas 30 minutash në mënyrë që pasta të bëjë efektin e saj.

    Marre nga Voa
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,167

    Për: Aktiviteti fizik shmang sëmundjet e zemrës!

    Aktiviteti Fizik dhe Zemra – Përse nuk Duhen Kaluar 130 Rrahje në Minutë

    Aktiviteti Fizik është një nga rrugët më të mira drejt shëndetit dhe jetgjatësisë.

    E përveçse ndihmon trupin të jetë gjithnjë në formë, ju ndihmon edhe me shëndetin mendor.

    Mjekët e rekomandojnë sportin dhe aktivitetin në përgjithësi si një nga mënyrat më të mira për largimin e stresit, depresionit dhe ankthit.

    E megjithatë si në çdo proces tjetër edhe këtu duhet të tregoni kujde spërsa i përket mënyrave dhe masës ushtrimit të këtyre aktivitete.

    Kjo pasi zemra mund të lodhet së tepërmi dhe t’ju shkaktojë ndërlikime në moment, por edhe gjatë përditshmërisë.

    Sa duhet të ushtroheni?

    Sipas ekspertëve është e rëndësishme të mbani nën kontroll frekuencës kardiake gjatë stërvitjeve.

    Një zemrër e shëndetshme është e stërvitur, por jo e sforcuar.

    Ndaj para se të kryeni aktivtete që mundojnë trupin tuaj mbani në mendje disa këshilla.

    Nuk duhen kaluar 120/130 rrahje në minutë dhe sidomos në periudhën e fillimit kur trupi duhet ende të ambientohet me aktivitetin fizik.

    Kjo praktikë sipas mjekëve do ju ndihmojë të mbani nën kontroll rrahjet e zemrës e ta mbani atë të shëndetshme.

    E vlefshme si për personat që duan të humbasin në peshë ashtu edhe për ata që thjeshtë preferojnë sportin e lëvizjen.

    Pas muajit të parë të ushtrimit të aktivitetit fizik në mënyrë periodike do të vëreni shumë përfitime në organizëm.

    Të cilat fillojnë që nga eleminimi i toksinave apo tensioneve të trupit deri tek puna më e mirë e zemrës.

    Po me muskujt çfarë ndodh?

    Siç edhe përmendëm më lart sforcimi i tepërt e trupit nuk është i këshillueshëm, ndaj merrni kohën e duhur për tu përshtatur.

    Pasi ta bëni aktivitetin fizik pjesë të regjimit tuaj të përditshëm kujdesuni të zgjidhni edhe sportin që ju pëlqen më shumë.

    Mund të jetë vrapi, futbolli, tenisi, palestra apo të tjera me rëndësi është t’i kryeni në mënyrën e duhur dhe të mos dëmtoni muskujt.

    Për ta minimizuar këtë mundësi mos harroni që gjithnjë t’i masazhoni muskujt e këmbëve apo duarve tuaj, bëni tërheqje të vogla të cilat ju çlirojnë tensionin apo dhimbjen e muskujve.

    Sipas ekspertëve pak dhimbje pas aktivitetit fizik është normal, por nëse ajo vazhdon për më shumë se tre ditë konsultohuni me një mjek në mënyrë që të merrni diagnozën e duhur për ju.

    Me siguri në raste dhimbjesh të vazhdueshme do ju duhet të merrni ndonjë krem apo xhel qetësues me të cilin do të masazhoni pjesën e dëmtuar.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-forme/trupi-s...hje-ne-minute/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,068

    Për: Aktiviteti fizik shmang sëmundjet e zemrës!

    Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe jetën e gjatë. Ka shumë përfitime të shëndetit fizik dhe mendor të lidhura me ushtrimin dhe aktivitetin.

    Në aspektin e shëndetit fizik, ushtrimi rregullt ndihmon në:

    1. Përmirësimin e kondicionit kardiovaskular: Aktivitetet që rrisin ritmin e zemrës, si joggingu, noti, apo kërcimi, ndihmojnë në forcimin e muskujve të zemrës dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

    2. Ruajtjen e peshës së duhur: Aktivitetet fizike, si vrapimi, ecja, apo përdorimi i makinave ushtrimi, ndihmojnë në djegien e kalorive dhe kontrollin e peshës së trupit.

    3. Forcimin e muskujve dhe kockave: Ushtrimet rezistente, si përdorimi i peshave ose ushtrimet me peshë trupore, ndihmojnë në forcimin e muskujve dhe kockave, duke përmirësuar forcat dhe fleksibilitetin.

    4. Përmirësimin e shëndetit të sistemit të tretjes: Aktivitetet fizike rregullt ndihmojnë në rritjen e metabolizmit dhe stimulojnë sistemin e tretjes, duke ndihmuar në parandalimin e problemeve të tretjes, si kapsllëku dhe kapsllëku i ngadalshëm.

    Në aspektin e shëndetit mendor, aktiviteti fizik ndihmon në:

    1. Largimin e stresit: Ushtrimi lirëzon endorfinat, të njohur si "hormonet e lumturisë", duke reduktuar nivelet e stresit dhe duke ndihmuar në përmirësimin e gjendjes emocionale.

    2. Reduktimin e ankthit dhe depresionit: Aktiviteti fizik ka një efekt pozitiv në nivelet e serotoninës dhe dopaminës në tru, duke ndihmuar në zvogëlimin e ankthit dhe depresionit.

    3. Përmirësimin e gjumit: Ushtrimi rregullt ndihmon në rregullimin e ciklit të gjumit dhe në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

    Megjithatë, është e rëndësishme të kujdeseni për mënyrat dhe masën e ushtrimit. Është e rekomandueshme të filloni gradualisht, duke zgjedhur aktivitete të përshtatshme për nivelin tuaj të formës fizike dhe të konsultoheni me një mjek përpara fillimit të një programi të ri ushtrimi, veçanërisht nëse keni ndonjë kusht shëndetësor të veçantë.

    Përveç kësaj, është e rëndësishme të dini shenjat e tepërimit. Nëse ndjeni dhembje të fortë në zemër, frymëmarrje të vështirë, ose ndonjë ndryshim të papritur në shëndetin tuaj gjatë ushtrimit, duhet të ndaloni menjëherë dhe të konsultoheni me një mjek. Është gjithashtu e rëndësishme të merrni pushime dhe të lejoni trupin të rikuperohet midis seancave të ushtrimit.

    Për të optimizuar përfitimet e ushtrimit fizik, rekomandohet të kombinoni aktivitetin fizik me një dietë të shëndetshme dhe stilin e jetës aktiveAktiviteti fizik është i rëndësishëm për shëndetin dhe jetën e gjatë. Ndihmon në përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor, duke ndikuar në kondicionin kardiovaskular, peshën e trupit, forcën e muskujve dhe kockave, si dhe në zvogëlimin e stresit, ankthit dhe depresionit. Është e rëndësishme të ushtroni kujdes dhe të filloni gradualisht me ushtrimet, duke i përshtatur ato nivelit tuaj të formës fizike. Konsultimi me një mjek është gjithashtu i rekomanduar, veçanërisht nëse keni ndonjë kusht shëndetësor të veçantë. Për të arritur maksimumin e përfitimeve, kombinimi i aktivitetit fizik me një dietë të shëndetshme dhe stilin e jetës aktive është i rëndësishëm.

    Kombinimi i aktivitetit fizik me një dietë të shëndetshme është kyç për të arritur rezultate më të mira në aspektin e shëndetit dhe performancës fizike. Këtu janë disa këshilla për të kombinuar këto dy aspekte:

    1. Zgjidhni një dietë e shëndetshme: Për të arritur rezultate të mira, është e rëndësishme të keni një bazë të mirë ushqyese. Përpiloni një dietë që përfshin ushqime të pasura në vitamina, minerale dhe nutrientë të nevojshëm për trupin. Konsumoni fruta, perime, proteina të pasura në kualitet, kripëra të shëndetshme, yndyrna të mira dhe karbohidrate të komplikuara si grurë e plotë dhe oriz i zi.

    2. Rregulloni sasinë e kalorive: Nëse synimi juaj është të humbni peshë, duhet të keni një deficit kalorik, pra të konsumoni më pak kalori se sa ju nevojiten për të mbajtur peshën tuaj aktuale. Nëse synoni të rritni masën muskulore ose të rritni nivelin e energjisë, mund të keni një surplus kalorik. Përdorni një kalkulator të kalorive për të përcaktuar nevojat tuaja individuale dhe merrni parasysh qëndrimin tuaj fizik dhe nivelet e aktivitetit.

    3. Rregulloni kohën e konsumit të ushqimit përpara dhe pas ushtrimit: Para ushtrimit, konsumoni një ushqim që përbëhet prej karbohidrateve të komplikuara dhe proteina të lehta për të furnizuar energjinë dhe ndihmuar në përmirësimin e performancës. Pas ushtrimit, konsumoni proteina për të ndihmuar në rikuperimin e muskujve dhe karbohidrate për të rimbushur rezervat e glikogjenit.

    4. Hidratohuni saktë: Sigurohuni që të merrni në mënyrë të mjaftueshme ujë për të mbajtur trupin tuaj hidratuar. Hidratimi i duhur para, gjatë dhe pas ushtrimit ndihmon në performancë të mirë dhe rikuperim efektiv.

    5. Planifikoni ushtrimet dhe dietën: Bëni një planifikim të ushtrimeve dhe dietës tuaj për të përshtatur aktivitetet fizike dhe konsumin e ushqimit. Krijo një rutinë që të lejon të përqendroheni në qëllimet tuaja dhe të bëni zgjedhje të shëndetshme në mënyrë të qëndrueshme.

    6. Konsultohuni me një specialist në nutricion: Nëse jeni të interesuar për të arritur rezultate të veçanta ose keni nevojë për një plan të personalizuar për ushqimin dhe aktivitetin fizik, konsultimi me një specialist në nutricion mund të jetë i dobishëm. Ata mund t'ju ndihmojnë të përcaktoni nevojat tuaja specifike dhe të ofrojnë udhëzime dhe këshilla të personalizuara.

    Kombinimi i aktivitetit fizik me një dietë të shëndetshme është një proces që kërkon kohë, përkushtim dhe konsistencë. Është e rëndësishme të dini se çfarë funksionon më mirë për trupin tuaj dhe të gjurmoni progresin tuaj duke regjistruar rezultatet dhe ndjenjat tuaja.

Tema të Ngjashme

  1. Zemra
    Nga Fiori në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-07-2013, 10:58
  2. Paniku dhe sëmundjet e zemrës. Metodë e re operimi
    Nga Fittox në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 07:04
  3. Depresioni dhe sëmundjet e zemrës
    Nga Gimi3 në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 08:56
  4. Festa e Zemrës Krishtit
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-06-2006, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •