E DIELA E GJASHTĖ E PASHKĖVE -B-
Mag. Don. Kolė Gjergji,
Kapelan nė famullinė
Bruck a. d. Mur nė Austri
21 Maj 2006
L 1: Vap 10,25-26.34-35.44-48; L 2: 1 Gjn 4,7-10; Ungjilli: Gjn 15,9-17
Shėrbėsa e Fjalės dhe predikimet e Pashkėve janė tė dhėna edhe si njė rrezulltat i Pashkėve. Nė ringjalljen e Krishtit ėshtė zbuluar misteri i Zotit. Nėpėrmes Jezusit ne e dimė se ēka ėshtė dashuria hyjnore. Kur gjindemi para festave tė mėdha, para festės e tė tė Ngjiturit e Krishtit nė qiell, para Rrėshajėve, para festės sė Trinisė Shenjte, para festės sė Korpit e Gjakut tė Krishtit, nė kėtė tė diel Jezu Krishti paraqitet se ai do tė ndahet prej apostujve, por prapėseprapė do tė qėndron gjithmonė me ta deri nė mbarim tė botės.
Shėrbesa e fjalės nė kėtė tė diele tė gjashtė tė Pashkėve tematikėn na e paraqet: "Dashurinė e Zotit pėr tė gjithė njerėzit". Kjo dashuri ėshtė burim i Zotit e rezervuar pėr ne tė gjithė, dhe kjo ėshtė gjithmonė e pranishme nė ne, sepse Zoti nuk dėshiron t'i kundėrshton krijimtarisė sė vet. Kjo dashuri neve na bėnė njerėz tė lirė pėr tė jetuar, pra pėr tė jetuar me Zotin dhe me tė afėrmin tonė.
Leximi i parė na e paraqet frytin e kthimit, ku kthehet Korneli dhe me pagėzimin e tij kisha e bėnė njė hap tė madhė nė botė ndėrpopullin pagan, Shpirti i Zotit bėnė, qė ai tė kthehet. Zoti ėshtė ai, i cili ėshtė i pranishėm gjithmonė dhe gjithkund, pra i pranishėm nė ēdo popull e nė tė gjithė njerėzit. Shenjat e Shpirtit Shenjt janė bashkndėgjim i Fjalės sė Zotit nė besimin e plotė nė Jezu Krishtin dhe nė lutje. Prej shėn Augustinit buron fjalia shumė e njohur: "Ama et fac quod vis"-"Mė parė duaj dhe bėnė atėherė ēka ti dėshiron". Nuk e ka kuptimin qė tė bėjmė gjithēka qė na vie para sysh, e lejueshme apo e palejueshme, apo pa marrė parasysh se a ėshtė mirė a po keq. Qėllimi kryesor i kėsaj fjalie pėr ne tė krishterėt ėshtė qė mė parė "Duaje Zotin Hyun tėnd, me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd e me gjithė mendjen tėnde" (Mt 22,37), e "Duaje tė afėrmin tėnd porsi vetvetėn" (Lk 10,27), dhe atėherė bėnė mirė ēka ėshtė mirė para syve tė Zotit dhe pėr tė mirėn e njeriut. Pėr ne ėshtė dashuria e Zotit qė nė ne banon dhe neve na forcon nė jetėn tonė tė krishterė. Kėrkohet nga ne qė tė qėndrojmė nė kėtė dashuri hyjnore, qė nė ne tė jetė e pashme bijėsia e dashurisė sė Tij. Secili qė donė ėshtė prej Zotit, sepse jemi tė dashur prej tij, jemi tė aftėsuar pėr tė dashur. Seneka thoshte njė herė: "Nėse dėshiron tė jesh i dashur prej tė tjerėve, atėherė ti me parė duaj". Kulturėn e dashurisė qe ne tė krishterėt e kemi ėshtė kulturė e Shpirtit tė Krishtit, sepse ai neve na urdhėron qė ta duam njėri-tjetrin qė tė qėndrojmė nė dashurinė e tij.
Nė kontekstin e ungjillit tė kėsaj sė diele Jezusi ėshtė si hardhi e vėrtetė. Ky kontekst ėshtė njė bisedė figurative dhe qėllimi i kėsaj bisede ka kėtė pikpamje ose kuptim, qė ne nė jetėn e krishterė tė sjellim fryte tė shumta dhe gjithnjė tė jenė tė qėndruashme, fryte tė cilat duhen pėrherė tė mbesin dhe mos tė shuhen kurr. Ku qėndron ky fryt? Duane njėri-tjetrin (V.17). Kjo nuk ėshtė diēka e re! Kvaliteti i veēantė i kėtij fryti ėshtė qė tė duam; si Ai na ka dashur neve. Lloji dhe mėnyra si Ai na ka dashur kjo ėshtė diēka e re, e cila edhe pėr ne do tė ishte diēka e besuar dhe prej nesh gjithnjė e kėrkuar.
Ai na donė neve, ku prej shėrbėtorėve na bėri miq. Nuk ju thėras mė shėrbėtor ...; unė ju quajta miq, sepse ju zbulova gjithēka, qė dėgjova prej Atit tim(V.15).
Pėrse u bė ky ndėrrim apo transferim shėrbėtor - miq? Dashuria e Atit e cila u tregua nėpėrmes Jezusit nė ne bėri tė bėhet ky shndėrrim sepse: Sikurse Ati mė ka dashur mua, ashtu edhe unė ju kam dashur ju. Qendroni nė dashurinė time!(V.9). Gjithēka, qė dėgjova prej Atit tim, kjo nuk ka tė bėj me njė proces akustik, por kjo referohet me bashkimin ndėrmee Atit e Birit. Unė dhe Ati jemi njė (Gjn 10,30).
Ky ndėgjim i Birit referohet nė Trinitetin e dashurisė ndodhėse. Biri rrjedh plotėsisht prej Atit, a Shpirti Shenjt rrjedh prej Atit e Birit. Ati ia tregoi dashurinė e vet, qė ai kėtė dashuri tė na tregon me tutje, jo si njė fjalė teorike por, si njė Fjalė, qė ėshtė e Gjallė nė zbatim e vepėr nė jetėn tonė tė pėrditshme. Kėtė, ēka Biri prej Atit ndėgjoi ėshtė njė dashuri ndodhėse hyjnore, ku kjo edhe ne sot na pėrfshinė. Ai na tregoi dhe na zbuloi misterin esencial tė Zotit. Ai e zbuloi dashurinė e vet hyjnore ndaj nesh. Dashuria mė e madhe qė ndokush mund ta tregoj ėshtė: ta japė jetėn e vet pėr miqtė e vet. Ju jeni miqtė e mi nėse bėni ēka ju urdhėroj unė (V. 13-14).
Kjo dashuri u tregua nė Darkėn e Mbrame dhe nė kryq. Ai kėtė nuk e tha vetėm por edhe e bėri, pėr kėtė arsye ne kėtė e besojmė, realizojmė, pėrjetojmė dhe kėtė e jetojmė. Ai e bėri vetvetėn pėr ne mik tė ngushtė, qė ne tė mundemi tė jemi miqtė e tij. Ju nuk mė zgjodhėt mua, por unė ju zgjodha ju(V.16) Vetėm ai mund ta bėj kėtė dashuri mes Atit e nesh.
E vetmja ėshtė kjo prej nesh e kėrkuar dhe kėtė mundemi ta bėjmė, qė ne tė qėndrojmė nė dashurinė e tij: Qendroni nė dashurinė time!(V.9c).
Ky qėndrim nė dashurinė e Jezusit ėshtė pėr ne diēka shumė esenciale. Dashuria, me tė cilėn ai na ka dashur ėshtė, qė ne kėtė dashuri ta lejojmė tė hynė nė zemrat tona.
Ne duhet kėtė ta ēmojmė e ta respektojmė, qė ajo nė ne tė qendron, qė ajo t“na lėviz dhe tė na pėrmbush me njė enėrgji hyjnore. Dashuria e Jezusit duhet tė mbes nė ne, qė ne tė qėndrojmė nė Tė. Andaj: Nėse i mbani urdhėrimet e mia, do tė qėndroni nė dashurinė time, sikurse edhe unė qė i mbajta urdhėrimet e Atit tim dhe qėndroj nė tė(V.10).
Dashuria e tij duhet ta ketė nė ne njė hapėsirė tė madhe, qė ajo tė ketė mundėsi tė qendroj nė ne. Kjo hapėsirė ėshtė hapėja e shpirtit, zemrės sonė pėr Zotin dhe pėr tė tjerėt. Ky qėndrim i yni nė Tė ėshtė njė fryt i madh.
Njeriu mund tė jetoj nė miqėsinė e Jezusit vetėm atėherė nėse ne kėtė dashuri mė tė vėrtetė e duam dhe kėtė e pėrmbushemi nė jetėn tonė. Qendrimi i ynė nė kėtė dashuri do tė na dhuronė njė siguri e rahati me Zotin. Sa vėshtirė kjo do tė ishte nėse ne vetėm me gjysmė zemre kėtė e provojmė!
A e dėshiroj unė kėtė dashuri tė Jezusit? A jam i vendosur me vetėdije pėr kėtė dashuri tė Jezusit ose ndoshta jam ende nė njė periudhė tė zhvillimit apo gjindem ende nė kėrkim? Ndoshta kam ende vėshtėrsira, tundime, dyshime, pasiguri, dėshpėrime e frikė nė jetė..., qė mė pengojnė deri te kjo miqėsi tė Jezu Krishtit. Sipas pėrvojave tona gjinden tre parametra, qė na ndihmojnė qė tė qėndrojmė nė kėtė dashuri ku edhe edukimi ynė tė jetė dhe tė zhvillohet nė miqėsinė e Jezusit dhe me tė.
A kėto janė:
Dashuria pėr lutje:
Ne jemi njerėz tė lutjes dhe duhet tė jetojmė si njerėz tė lutjes. Lutja ėshtė ngritja e shpirtit tonė kah Zoti. Lutja dotė thotė tė jesh i hapėr me duar e mė zemėr para Zotit. Lutja ėshtė njė urė-lidhėse mes qiellit e tokės; mes Zotit e neve. Nė lutje unė degjoj ēka ka pėr tė mė thėnė Ai mua dhe nė lutje dėgjon Ai ēka unė kam atij pėr ti thėnė.
Dashuria pėr Euharisti:
Ne si miq tė Krishtit takohemi shumė herė e mė dėshirė nė emėr tė Tij, qė Atė t'a lėvdėrojmė, atij ti kėndojmė dhe atė ta falėnderojmė. Euharistia Shenjte ėshtė mėnyra mė e pėrshtatura pėr ne mė tė cilin ne me Tė takohemi, ku vjen ai nė zemrat tona me anė tė Korpit e Gjakut.
Dashuria ndaj Kishės:
Kisha ėshtė Korpi i tij i tė cilės Ai ėshtė kryet. Ne jemi kisha e gjallė qė e formojmė kėtė kishė. Kush protendon: tė jetė nė dashurinė e Krishtit ai duhet tė jetė edhe nė dashurinė ndaj Kishės. Pėr t'i realizuar tė gjitha kėto duhet tė kėrkojmė forcė e fuqi pėr kėtė dashuri. Nėse ai ėshtė nė ne e ne nė Tė, atėherė veprat tona do tė lulėzojnė me fryte tė shumta.
Pra, duke ua dėshiruar gjithėve njė jetė tė frytshme me Jezusin dhe nė miqėsinė e tij, dėshiroj qė jeta jonė tė jetė frytdhėnėse dhe dua ta pėrfundoj me njė citat, i cili rrjedh prej gojės sė Nėnė Tereza, tash e lumtur: Fryti i shujtjes ėshtė lutja; fryti i lutjės ėshtė feja; fryti i fesė ėshtė dashuria; fryti i dashurisė ėshtė shėrbimi; fryti i shėrbimit ėshtė paqa. Kjo ėshtė CREDOJA ime.
Amen.
_______
Komentet jepni ne kėtė adresė:
kolegjergji@yahoo.de
Krijoni Kontakt