21 Qershor 2006
Nga Robert Austin*


Ka patur shume fillime te reja per Shqiperine e vogel. Ne 1992, Partia Demokratike e Sali Berishes erdhi ne pushtet ne valen e antikomunizmit. Optimizmi per ndryshime te shpejta dhe vullneti per te sakrifikuar, erdhen se bashku me fitoren e Berishes. Megjithe disa suksese, qeveria e Berishes u rrezua ne 1997 ne mesin e kolapsit te skemave financiare piramidale dhe prane luftes civile. Terapia aq e premtuar e shok-ut per ekonomine, ankohen shqiptaret e zakonshem, ka shkaktuar “shok-un per te gjithe dhe jo terapi“. Opozita socialiste fitoi zgjedhjet e organizuara nga nderkombetaret ne 1997 dhe premtoi nje tjeter fillim te ri. Ata qeverisen deri ne 2005. Per shkak te arrogances dhe korrupsionit, ata humben pushtetin vitin e kaluar.

Pakenaqesia me e madhe e shqiptareve ishte korrupsioni mbizoterues qe nenkupton se ju duhet te paguani dikujt per dicka dhe qe politikanet duket se po behen gjithnje e me te pasur. Korrupsionin ne Shqiperi eshte e veshtire qe ta injorosh. Ne 2005, Berisha zhvilloi nje fushate me slogane te tilla si “Koha per ndryshim” dhe “Me duar te pastra”. Socialistet u perpoqen qe te risillnin ndermend kohet e keqija te 1997 – dicka qe pjesa me e madhe e shqiptareve duan qe ta harrojne, vecanerisht qekur pjesa me e madhe e tyre investoi dhe humbi parate ne skemat piramidale.

Qe kur erdhi ne pushtet, ai (Berisha) premtoi te ndryshonte rrenjesisht Shqiperine. Qe prej asaj kohe jane bere shume gjera. Synimi i tij kryesor jane investimet e huaja dhe ai shpreson qe te huajt do te shikojne mundesite, vecanerisht ne turizem – nje sektor qe ka mundesi te medha rritjeje ne nje kohe qe Shqiperia ka nje bregdet te mrekullueshem dhe pasuri te medha natyrore. Nje person i njohur per vullnetin e tij te hekurt, Berisha eshte duke zhvilluar nje lufte kunder korrupsionit ne sferat me te larta, ka kufizuar shpenzimet e qeverise dhe ka ulur ne menyre drastike taksat. Shqiperia, deri tani, ka marre vetem investime te huaja te kufizuara. Pjesa me e madhe e investitoreve kane hezituar haptazi duke patur frike instabilitetin.

Per te cuar gjerat perpara, Berisha ka risjelle ne Shqiperi nje numer te rinjsh te shkolluar ne Perendim, duke i ftuar qe te behen pjese e ekipit te tij. Kabineti i tij eshte me i ri dhe me i vogel sesa ata te paraardhesve te tij. Persa i perket imazhit nderkombetar te Shqiperise, i cili shpesh here eshte identifikuar me korrupsionin, dhunen, drogen dhe trafikimin e qenieve njerezore, Berisha eshte duke goditur grupet kriminale. Kohet e fundit ai eshte duke u perpjekur qe te largoje nga posti Kryeprokurorin e Pergjithshem, Theodhori Sollaku, per shkak te angazhimit te tij te paket kunder grupeve kriminale ne vend. Levizja ka zemeruar opoziten, por nese Sollaku ishte frikesuar nga grupet kriminale ose ishte i lidhur me to, rezultati eshte i njejte, ai duhet te largohet. Per te eliminuar kontrabanden endemike te njerezve dhe droges permes detit Adriatik drejt Italise, qeveria ka vendosur kufizime te ashpra per pronaret e varkave.

Pervec ketyre ai ka nderprere konfliktin e interesave brenda qeverise se tij, dicka te cilen qeverite e meparshme i kishin kushtuar pak vemendje. Arrestimet jane gjithashtu sinjifikative dhe nje numer kriminelesh, te cilet me pare konsideroheshin si te paprekshem, tani jane ne burg. Berisha thote se beteja kunder korrupsionit dhe kriminalitetit “eshte duke u shfaqur shume me shpejt sa c’prisnim me suksese reale“. Fjala ne rruge eshte se rendi publik po permiresohet edhe per shkak te nje transparence me te madhe nga qeveria. Duket se ajo c’ka mungonte ishte vullneti politik, duke filluar qe nga lart. Institucionet nderkombetare jane te nje mendjeje se ka perparime substanciale.

Megjithate, jeta politike ne Shqiperi vazhdon te jete e tendosur dhe e polarizuar. Ndersa te gjitha partite politike bien dakord mbi qellimin final – integrimin ne NATO dhe BE – ato refuzojne te bashkerendojne nje strategji te perbashket. Nocioni i te qenit nje opozite efektive dhe luajale duhet te hedhe akoma rrenje. Kjo do te forcoje vendin. Ne anen e ndritshme, Shqiperia me se fundi ka nje Marreveshje Stabilizimi dhe Asociimi me BE. Ky eshte hapi i pare i rendesishem ne ate qe premton te jete nje rruge e gjate dhe me plot sfida per t’iu bashkuar me se fundi Evropes.

Gjerat po ndryshojne ne Shqiperi. Ne Tirane, kryeqyteti tani po rritet me 600.000 banore, dikush mezi mund te shikoje horizontin nga vincat. Kryetari dinamik i Bashkise, Edi Rama, i cili eshte njekohesisht edhe drejtuesi i Partise Socialiste ne opozite, ka fituar lavderime per transformimet e tij ne kryeqytetin dikur te zymte. Godinat e lyera me ngjyra te ndezura, zyrat e rinovuara qeveritare dhe parqet kane krijuar nje atmosfere te re brenda saj.

Pervec ketyre ka patur nje permiresim te vazhdueshem ne infrastrukturen dikur te rrenuar. Sidoqofte, shqiptaret jane te lodhur duke pritur dhe Berisha duhet qe ta shfrytezoje kete moment. Trashegimia e tij eshte e dyfishte – ai ishte figura kryesore ne permbysjen e komunizmit shqiptar. Lidhur me kete kohe, ai me tha, se deshironte qe trashegimia e tij te ishte integrimi i Shqperise ne NATO dhe BE.

Megjithe problemet e panumerta, shqiptaret tregojne optimizem, i cili shpesh here sfidohet nga realiteti i lodhshem i varferise. Studimet e ndryshme tregojne se shqiptaret e shikojne te ardhmen si nje drite – kjo edhe pasi pothuajse 800.000 vete jane larguar nga vendi duke e kerkuar mireqenien diku gjetke.

Mbase Shqiperia me se fundi ka marre kthesen pas pothuajse 15 vjetesh tranzicioni te mundimshem. Ky eshte nje lajm i mire per nje njeri i cili e ka kaluar tranzicionin nga komunizmi me shpresen se tani ai do te kishte arritur destinacionin e tij.

* Profesor i Universitetit te Torontos

“SOUTHEAST EUROPEAN TIMES”