1 Por ndodhi nė kohėn e Amrafelit, mbret i Shinarit, e Ariokut, mbret i Elasarit e Kedorlaomerit, mbret i Elamit dhe i Tidealit, mbret i kombeve,
2 qė ata i bėnė luftė Beraut, mbret i Sodomės, Birshės, mbret i Gomorės, Shinabit, mbret i Admahut, Shemeberit, mbret i Ceboimit dhe mbretit tė Belės (qė ėshtė Coari).
3 Tėrė kėta tė fundit u grumbulluan nė luginėn e Sidimit (qė ėshtė Deti i Kripur).
4 Pėr dymbėdhjetė vjet ata qenė tė nėnshtruar nga Kedorlaomeri, por vitin e trembėdhjetė ngritėn krye.
5 Vitin e katėrmbėdhjetė Kedorlaomeri dhe mbretėrit qė ishin me tė erdhėn bashkė me tė dhe i shpėrndanė gjigantėt nė Ashterot-Karnaim, Zuzimėt nė Ham, Emimėt nė Shaveh-Kiriataim
6 dhe Horejtė nė malet e tyre tė Seirit deri nė El-Paran, qė ndodhet pranė shkretėtirės.
7 Pastaj u kthyen pas dhe erdhėn nė En-Mishpat (qė ėshtė Kadeshi), plaēkitėn tėrė territorin e Amalekitėve si dhe tė Amorejve qė banonin nė Hatsacon-Tamar.
8 Atėherė mbreti i Sodomės, mbreti i Gomorės, mbreti i Admahut, mbreti i Ceboimit dhe mbreti i Belės (qė ėshtė Coari) dolėn dhe u rreshtuan nė luftė kundėr tyre, nė luginėn e Sidimit;
9 kundėr Kedorlaomerit mbret i Elamit, Tidealit mbret i kombeve, Amrafelit mbret i Shinarit dhe Ariokut mbret i Elasarit; katėr mbretėr kundėr pesė.
10 Por lugina e Sidimit ishte plot me puse bitumi; dhe mbretėrit e Sodomės dhe tė Gomorės ua mbathėn kėmbėve dhe ranė brėnda tyre; dhe ata qė shpėtuan, shkuan nė mal.
11 Dhe kėshtu fituesit shtinė nė dorė tėrė pasuritė e Sodomės dhe tė Gomorės dhe tėrė ushqimet e tyre, dhe ikėn.
12 Morėn me vete edhe Lotin, djali i vėllait tė Abramit, bashkė me pasurinė e tij, dhe ikėn. Loti banonte nė Sodomė.
13 Por njėri nga tė ikurit erdhi dhe ia tha Abram Hebreut, qė banonte nė lisat e Mamres, Amoreosit, vėlla i Eshkollit dhe vėlla i Anerit, qė kishin lidhur aleancė me Abramin.
14 Kur Abrami mėsoi se vėllai i tij ishte zėnė rob, ai armatosi njerėzit e stėrvitur, shėrbyes tė lindur nė shtėpinė e tij, gjithsej treqind e tetėmbėdhjetė veta dhe i ndoqi mbretėrit deri nė Dan.
15 Ai i ndau forcat e tij kundėr tyre natėn, dhe me shėrbyesit e tij i sulmoi dhe i ndoqi deri nė Hobah, qė ndodhet nė tė majtė tė Damaskut.
16 Kėshtu ai rimori tėrė pasurinė dhe solli me vete edhe Lotin, tė vėllanė, dhe tėrė pasurinė e tij, si edhe gratė dhe popullin.
Kur Abrahami po kthehej fitues nga beteja (per Lotin dhe nipin), dolen mbreterit e mundur per ta pershendetur, qe zbriten nga malet dhe mbreter te tjere qe nuk kishin marre pjese ne luftime. Midis tyre ishte dhe Melhisedeku, mbreti i Salemit, me vone Jeruzalem. Ky Melhisedek ishte prift i Shumė tė Lartit Perėndi. Ky nxorri dhe i shpuri bukė dhe verė Abramit.
Dhe e bekoi Abramin duke i thene Qoftė i bekuar Abrami nga Shumė i Larti Perėndi, sundimtar i qiejve dhe i tokės! Qoftė i bekuar Shumė i Larti Perėndi, qė tė ka dhėnė nė dorė armiqtė e tu!. Dhe Abrami i dha Melhisedekut nje te dhjeten nga c'do gje qe kishte marre.
Me pas iu afrua Mbreti Sodomit avash avash duke i bere pazare dhe duke i thene: Nem ushtrine dhe popullin (personat) dhe mba kuajt (pasurite). E tha kete me frike se mund Abrami te mos i jipte asgje. Fituesi Abram, cliruesi i asaj ushtrie, udheheqesi i asaj ushtrie do mbizoteronte tek Palestinet, si deri atehere Kedorlaomeri, dhe do ndodhte nje ndryshim kryesie. Me kete kuptim historizon Bibla propozimin e mbretit te Sodomeve. Si nje propozim frikacak dhe dinak.
Dhe Abrami i pergjigjet: Unė kam ngritur dorėn time drejt Zotit, Perėndisė Shumė tė Lartė, zotėrues i qiejve dhe i tokės, qė nuk do tė merrja asgjė nga ajo qė tė pėrket, as edhe njė fije apo njė lidhėse kėpucėsh, me qėllim qė ti tė mos thuash: "Unė e pasurova Abramin". Nuk do tė marr asgjė me vete, me pėrjashtim tė atyreve qė kanė ngrėnė tė rinjtė dhe tė pjesės qė u pėrket njerėzve qė kanė ardhur me mua: Aneri, Eshkol dhe Mamreu; lėri qė kėta tė marrin pjesėn qė u takon. Keta tre shoke te Abramit ishin vellezer, Palestine vendas. Pema qe kishte vene cadren e tij Abrami ishte e Mamreut.
I mbushur plot me kuptime te thella ky kapitull. Perpara ketij kapitulli interpretuesi ndjehet si njerit qe i thane te zbrazi detin me kove. Sado qe te nxjeresh kuptime nga ky kapitull, ky po rri sikur tallet me ty dhe te thote: Nuk mund te me mbarosh. Pasi dhe shkrimtari i frymezuar nga Perendia i Letres se Hebrejve shkruan duke i referuar ketij kapitulli dhe Melkisedekut: pėr tė cilin kemi shumė gjėra pėr tė thėnė, por tė vėshtira pėr t`u shpjeguar, sepse ju jeni rėnduar nga veshėt pėr tė dėgjuar (Heb. 5:11).
Pak me i lire ndjehet interpretuesi kur ka perballe njerez jo me veshe te renduar, por njerez qe lexuan Biblen dhe besuan.
vazhdon....vazhdon....vazhdon....
Krijoni Kontakt