Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Fjeti nė Zot Dr. Jaroslav Pelikan [1923-2006]

    Dr. Jaroslav Pelikan fjeti nė Zot

    Dr Jaroslav Pelikan, njė prej anėtarėve tė Bordit Drejtues dhe miqve tė Seminarit tė Shėn Vladimirit, fjeti nė Zot tė shtunėn nė 13 maj 2006 nė moshėn 83 vjeēare pas njė beteje tė gjatė me kancerin. I njohur nga shumica si historiani mė i shquar i historisė kishtare tė kohės sonė, Dr. Pelikan u bėri Kishėn e Shėn Vladimirit si enorinė e tij. Dr. Pelikani filloi tė shėrbejė nė Bordin Drejtues tė Seminarit tė Shėn Vladimirit nė vitin 1998 dhe nga viti 2004 deri ne vitin 2005 ai ishte Sekretari i Korporatės. Deri nė ditėn e fjetjes, Dr. Pelikani ka shėrbyer edhe si Kryetari i Komitetit tė Punėve Akademike nė Bordin e Seminarit.

    Dr. Pelikan lė pas gruan e tij, Sylvia; tre fėmijė, Martin, Michael dhe Miriam, dhe tre nipėr. Njė homazh do tė mbahet tek Kisha Orthodhokse e Transfigurimit tė Shenjtė nė New Haven, Connecticut. Njė vigjilje mortore do tė mbahet tek Kisha e Seminarit tė Shėn Vladimirit tė martėn mbasdite, 16 maj 2006 nė orėn 7 dhe njė liturgji hyjnore pėrkujtimore do tė kremtohet tė mėrkurėn nė mėngjes, 17 maj, 2006, nė orėn 9.

    Jaroslav Pelikan kish lindur nė Akron, Ohio nė 17 dhjetor 1923, nė njė familje me origjinė sllovake, prindėrit e tė cilit kishin lindur nė Sllovaki. Babai i Dr. Pelikan ishte njė prift Lutheran dhe gjyshi nga ana e babait ishte njė peshkop nė Kishėn Lutherane Sllovake nė Amerikė. Pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij Dr. Pelikani i pėrkiste Kishės Lutherane, por nė vitin 1998 ai dhe gruaja e tij Sylvia u pranuan nė Kishėn Orthodhokse tė Seminarit tė Shėn Vladimirit. Anėtarėt e familjes sė Dr. Pelikan sjellin ndėr mend fjalėt e tij kur tha se ai nuk ishte konvertuar por ishte "rikthyer nė Orthodhoksi, duke hequr njė nga njė cipat e besimit tim personal dhe duke zbuluar Orthodhoksinė qė kish qėnė gjithmonė atje."

    Dr. Pelikan shpesh citonte njė rresht nga Fausti i Gėtes qė thotė: "Atė qė e keni trashėgimi merreni tani si detyrė, dhe kėshtu keni pėr ta bėrė pėr vete." Ndryshe nga shumica e historianėve kishtarė, tė cilėt fokusohen mbi njė periudhė apo aspekt tė caktuar, Dr. Pelikan renditej si njė nga autoritetet e vetme nė gjithė fushėn e historisė sė Krishtėrimit. Librat dhe artikujt e tij pėrfshinin subjekte nga mė tė ndryshmet si Dhiata e Re, Reformimi, Shėn Augustini, Kierkegaard dhe filozofia mesjetare, dhe atij i janė njohur meritat pėr zgjerimin e studimeve skolastike kishtare perėndimore duke pėrfshirė edhe traditėn Lindore Orthodhokse.

    Gjatė jetės sė tij Dr. Pelikan shkruajti rreth 40 libra dhe mbi 12 punime referenca qė pėrfshijnė gjithė historinė e Krishtėrimit. Disa nga librat e tij mė tė mirėnjohura janė libri 5-volumėsh “The Christian Tradition: A History of the Development of Doctrine,” “The Riddle of Roman Catholicism” dhe njė libėr shumė-volumesh nė gjuhėn angleze tė veprave tė Martin Luther. Ai jo vetėm ishte autor i librave skolastikė, por ai shkruajti edhe disa prej librave mė tė shitur pėr lexuesin nė pėrgjithėsi, si “Jesus Through the Centuries,” “Mary Through the Centuries” and “The Idea of the University: a Reexamination.”

    Dr Pelikan mori shumė doktorata nė formė honorari nga 42 universitete nė tė gjithė botėn. Ai mbajti ligjėratėn prestigjoze Guifford Lectures nė Skoci dhe Gilson Lectures nė Toronto; Presidenti Bill Clinton e emėroi atė nė Komitetin e Presidentit pėr Artet dhe Degėt Shoqėrore, dhe nė moshėn 80 vjeē ai u emėrua drejtuesi skolastik i “Institutions of Democracy Project” tek Annenberg Foundation.

    Nė vitin 2004, Biblioteka e Kongresit i dha atij ēmimin e John W. Kluge Prize si njė Arritje e Jetės, njė nder kurorėzues i karrierės sė tij. Ky ēmim jepet nė ato fusha qė ēmimi Nobel nuk i njeh, kryesisht, degėt shoqėrore dhe shkencat shoqėrore. Mbishkrimi mbi ēmimin John W. Kluge Prize deklaronte, "Ai ka ndriēuar shumė aspekte si tė jetės politike edhe tė jetės fetare nėpėrmjet arteve vizuale, muzikės, letėrisė, interpretimeve tė teksteve dhe nė rolin e universitetit."

    Dr. Pelika ishte njė anėtar i fakultetit tė universitetit Yale University qė nga viti 1962. Nė vitin 1972. Yale e emėroi Dr. Pelikan me titullin Profesor Sterling i Historisė. Para se ti bashkohej fakultetit tė Yale nė vitin 1962, Dr Pelikan jepte mėsim tek universiteti Valparaiso University nė Indiana, nė Seminarin Concordia dhe nė Universitetin e Chicago. Pozicionet e tij tė shumta pėrfshinin edhe sezone si rektor i Shkollės Pasuniversitare tė Yale (1973-1978), si president i Akademisė Amerikan tė Artit dhe Shkencės {1994-1997), si kryetar i bordit drejtues t; Akademisė Amerikane tė Shkencave Politike dhe Shoqėrore (2003-2004) dhe si kryetar themelues i Kėshillit tė Shkollarėve nė Bibliotekėn e Kongresit.

    Nė vend tė luleve, familja ka kėrkuar qė donacionet pėrkujtimore tė bėhen nė adresė tė Fondacionit Theologjik Jaroslav Pelikan ose nė adresė tė Seminarit Teologjik Orthodhoks tė Shėn Vladimirit, tė themeluar nga vetė Dr Pelikan me tė ardhurat e ēmimit Kluge Prize, ose nė adresė tė Pelikan Publication Fund tė Yale University Press, themeluar nė vitin 2005 nga drejtuesit e the Press pėr tė asistuar publikimin e librave mbi historinė intelektuale tė fesė.

    Pėr mė shumė informacion mbi jetėn e Dr. Pelikan lexoni artikullin e At John Erickson.

    I pėrjetshėm qoftė kujtimi i tij.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    I perjetshem kujtimi!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Tema tė Ngjashme

  1. Perseri mbi natyren e Orthodoksise
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 178
    Postimi i Fundit: 12-12-2005, 09:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •