Si ka punuar qeverria ne kto 100 dite?
beni komente..
Ja cthot Bode:
--
festat e krishtlindjeve
takimi
Ministri i Financave: Pas borxhlinjve fshihen emrat e ish-zyrtarëve dhe të afërmëve të tyre
Bode tregon 102 borxhlinjtë e mëdhenj
Kompanitë janë debitore te doganat me 5,5 miliardë lekë
Mirvjena Dizdari
Kompanitë debitore do të shlyejnë të gjitha borxhet, që i kanë arkës së shtetit. Ministri i Financave, Ritvan Bode, ka paralajmëruar fushatë të rreptë për mbledhjen e borxheve që 100 kompanitë shqiptare i kanë prej vitesh arkës së shtetit.
Kreu i Financave ka deklaruar se, pas këtyre kompanive fshihen të afërm, apo ish-zyrtarë të lartë, të cilët nuk kanë paguar taksat dhe po e zvarrisin këtë proces. “Krijimi i të ashtuquajturit, borxh, ka ardhur për shkak të moszbatimit korrekt të ligjit, trafikimit të influencave pushtetare apo më keq, edhe për shkak të lidhjes e përfitimeve të ish-pushtetarëve nga mospagimi i detyrimeve. Të afërm apo ish-zyrtarë të lartë nuk kanë paguar taksat, që rezultojnë me detyrime shumë të mëdha ndaj buxhetit të shtetit dhe që po zvarrisin procesin”, ka deklaruar ministri Bode, gjatë analizës së 100 ditëve të para të Ministrisë së Financave. Bode është shprehur se, një pjesë e kompanive debitore kanë ndërruar identitet, megjithëse dihet se kush janë. “Këto borxhe janë akumuluar në vitet 2000, 2001, 2002 në kohë fushatash. Ne do t’i ndjekim deri në fund. Nuk mund të ndodhë që ata që kanë detyrime ndaj shtetit të mund të fshihen pas gishtit të tyre”, u shpreh Bode. Sipas tij, janë evidentuar dhe identifikuar deboitorët, me përjashtim të 4-5 rasteve, për të cilat do të merren nën përgjegjësinë penale drejtuesit e doganave apo tatime që kanë qenë në momentin e krijimit të këtij borxhi.
Borxhi
Ministria e Financave ka bërë publike emrin e 100 kompanive debitore. Borxhi doganor që nga viti 1992 deri në vitin 2005 arrin në 5.5 miliardë leke ose 44.9 milion euro. Nga këto, detyrimet doganore arrijnë në 2.337 miliardë lekë ose 19 milionë euro dhe gjoba e penalitete në 2.692 miliardë lekë ose 21.8 milionë euro. Ndërsa, kamatë-vonesat arrijnë në 0.5 miliardë lekë ose 4.1 milionë euro. Si rezultat i detyrimeve të papaguara është bllokuar aktiviteti i 192 subjekte, ndërkohë që janë arkëtuar 502 milionë lekë ose 4.1 milionë euro. Bode ka theksuar se, vazhdojnë procedurat gjyqësore për katër borxhlinjtë kryesorë “Olim”, “Deka”, “Përparimi SA”, “Alfa Co Vrisera”, me rreth 10 milionë euro borxhe ose 25 për qind të borxhit në total.
Denoncimet
Deri tani, nga lista prej 100 shoqërish debitore, sipas ministrit Bode, ka 9 raste që po hetohen nga pala shqiptare, së bashku me partnerët ndërkombëtarë dhe disa dhjetëra të tjera janë në proces për kallëzim penal në Prokurori. Sipas kreut të Financave për implikime të evazionit fiskal dhe të kontrabandës, janë hapur çështje penale për 38 persona.
kompanite debitore
Shoqeria Borxhi (lek) - Shoqeria Borxhi (lek)
1. Olim 323 986 606
2.Përparimi SA 129 884 061
3.Albkrom 107 236 410
4.Global Petrolium 23 880 457
5.Epidamn 93 456 164
6.Ntan Aldi 91 828 795
7.Mamidoil 14 163 433
8.Banana Fruit 56 558 397
9.Itnp Miniera 47 215 792
10.Deka 45 056 029
11.Kappa Oil 44 472 523
12.Hasan Ymeri 33 769 115
13.Nikolla 33 070 229
14.Fati Tiranë 30 106 878
15.Est Aids 27 547 245
16.EIK 27 532 800
17.Edlora 24 963 702
18.Anija “Seagul” 20 554 938
19.IVA 19 745 702
20.In Tercom 17 800 989
21.Hamma Fruit 16 655 892
22.Parku i udhëtarëve 16 300 927
23.Duraku 3 913 611
24.Nivica 6 106 084
25.ANI 5 968 358
26.Master Gjirokastër 11 842 899
27.Taci 11 806 125
28.Arbit Compani 10 048 410
29.Mercuri 9 970 978
30.Klub Albania 8 747 938
31.Pirro 8 636 087
32.Shpresa D Tiranë 30 969 619
33.Jundrit 9 405 893
34.2-K Group Elbasan 3 600 000
35.Niko Shtëmbari 9 034 166
36.Internacional Alba 175 438 201
37.Atlantik Kumi 46 671 465
38.Kalivopulli 39 028 445
39.Argjiro tabako 38 902 859
40.Kasemi 30 806 100
41.Rici Arturo 22 090 458
42.Se Ex Garo oil 14 701 176
43.Puila 13 540 252
44.Rici Arturo 12 410 872
45.Imexinko 9 682 695
46.Xhumba Flloros 9 628 324
47.Sopoti 8 541 192
48.Vjosa 46 030 088
49.Elmaz Mulla 16 972 842
50.A.F.Nikeli 11 158 469
51.Radian 10 797 822
52.Romeo Xhoga 10 797 822
53.A&G 9 137 729
54.Empa 9 003 880
55.Lico(Agron Lico) 15 168 600
56.Kometa 232 136 261
57.Albania Petrol 41 391 474
58.Ardi 15 468 895
59.Ksilurgjik 12 985 529
60.X-Fiber 12 791 982
61.Xhuzepe Martineli 15 048 582
62.Mozi 9 494 539
63.Alfa SA 335 082 137
64.Olimpik Petrol 18 716 722
65.Europa SA 12 820 344
66.ADELCHI 20 086 745
67.Fishta 14 009 234
68.Bashkia Shkodër 12 886 900
69.Min. e Shëndet. 130 619 472
70.UCL United Co Lir 76 044 126
71.Ojal 73 785 758
72.DA Alba Hotel Tir. 61 109 032
73.Frigo Food 57 952 166
74.Tirana Market 30 904 518
75.Flevi 30 886 416
76.Hotel Rogner 26 000 000
77.Banka e kurs.1 21 423 888
78.Albilal 04 18 600 176
79.MBA Drinks 16 578 099
80.Lea 16 074 692
81.Luani 15 365 972
82.Ko-Al 11 134 792
83.Estel 2000 11 024 892
84.Can+Agjen Transalb 10 487 728
85.Salikaj 8 663 896
86.Amantia 2002 323 100 709
87.Norga 157 145 360
88.Stefa 83 757 732
89.Toshi 56 757 696
90.Vlora Sider 24 304 720
91.AlbaPlast 22 713 718
92.Soliju 22 240 327
93.Firma “Sherifi” 20 578 544
94.SOLIJU 17 555 184
95.Ital Lux 17 292 338
96.Miris SNC 14 994 164
97.Firma Enxhi 14 330 940
98.Trageti “Gabriela” 13 360 880
99.LEVERAL 12 117 622
100.Krenar Braimuco 10 973 892
101.Teqja 10 450 448
102.AVIS 8 659 920
Financat morën OK nga FMN për dyfishimin e biznesit të madh
Skema e tatimeve, nga 1 janari do ketë 830 VIP-a
Duke filluar nga data 1 janar, numri i bizneseve që bëjnë pjesë në kategorinë e VIP-ave do të katërfishohet, ndërsa numri i bizneseve të mëdhenj do të dyfishohet.
Ministria e Financave në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka përfunduar një projekt të ri për funksionimin e administratës tatimore, i cili do të fillojë të zbatohet që nga data 1 janar 2006. “Sipas këtij projekti, në qoftë se sot janë 200 të ashtuquajtur VIP-a në Shqipëri dhe që administrohen në mënyrë të veçantë, nga 1 janari do të jenë 830 të tillë, pra 4 herë më shumë. Në qoftë se sot kemi 8 000 të ashtuquajtur biznese të mëdha, nga 1 janari numri i tyre do të dyfishohet”, ka sqaruar Bode. Sipas kreut të Financave, përmirësimet do të jenë jo vetëm në klasifikimin e bizneseve, por në vijimësi në ndjekjen e tyre, nëpërmjet një sistemi të ri.
Problemet
Administrata Tatimore është pika më e dobët e sistemit fiskal. Kjo është pohuar nga Ministri i Financave, Ritvan Bode, i cili ka deklaruar se, me gjithë përmirësimet e punës së kësaj administrate, gjatë kësaj periudhe mangësitë janë ende të ndjeshme. “Mungon një sistem eficent për ta zbatuar dhe për ta bërë këtë sistem që të funksionojë, dhe kjo jo përmes kontributeve apo angazhimeve personale të individëve që e drejtojnë këtë administratë apo segmente të kësaj administrate”, ka deklauar Bode.
Tatimet
Për periudhën tetor-dhjetor të këtij viti, administrata tatimore ka arkëtuar rreth 19 miliardë lekë. Në krahasim me tremujorin e dytë (prill –qershor) të këtij viti, të ardhurat e periudhës tetor-dhjetor janë rritur me 10 për qind, apo 1.7 miliardë lekë, ndërkohë që në krahasim me tremujorin e tretë të po këtij viti, të ardhurat janë rritur me 14 për qind, apo për 2.3 miliardë lekë. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar rreth 5100 subjekte të paregjistruara, për të cilat po zbatohen masat shtrënguese ligjore. Ndërkohë, janë regjistruar rishtaz mbi 2700 subjekte të tjera, të cilat para kësaj periudhe zhvillonin veprimtari pa u regjistruar në degët e tatimeve dhe pa paguar detyrimet tatimore. Administrata tatimore ka bërë 2800 bllokime veprimtarie, ka vendosur 920 gjoba për subjekte të tjera, si dhe në 210 biznese janë bërë sekuestrime.
Projekt per rritjen e akcizes se duhanit
Brenda muajit janar, Ministria e Financave do të paraqesë në Kuvend një projektligj për rritjen e akcizës së duhanit. Sipas ministrit të Financave, është një propozim nga grupe të shoqërisë civile për rritjen e akcizës së duhanit, në kuadrin e Luftës Kundër Duhanit. “Ne jemi të hapur dhe kemi bërë një projekt për ta çuar në Kuvend. Me siguri që doli jashtë Paketës Fiskale, por brenda muajit janar ky ndryshim do të diskutohet në Kuvend dhe i takon këtij institucioni që të vendosë”, ka theksuar Bode. Sipas kreut të Financave, vendi ynë ka një nga nivelet më të ulëta nga vendet e tjera në këtë drejtim. Por, problemi kryesor i administratës fiskale është kontrolli për të parandaluar evazionin e duhanit. “Kemi një kapacitet më të ulët administrativ për të kontrolluar dhe parandaluar evazionin e duhanit. Mund t’ju siguroj se, në të dyja drejtimet do të lëvizet njëkohësisht për të bërë përmirësimet e duhura”, u shpreh kreu i Financave. Rritja e akcizës së duhanit mbart me vete rritjen e evazionit fiskal, pasi rritja e akcizës mund të shoqërohet me rritje të kontrabandës së cigareve. Megjithatë, ministri Bode ka deklaruar se, gjatë vitit 2006 do të bëhet një forcim i administratës fiskale, pasi një nga objektivat kryesore të qeverisë
është ulja e evazionit fiskal.
Bode: Ja çfare beme per 100 dite
“Në momentin e krijimit të qeverisë së koalicionit, gjendja financiare e shtetit ishte e mjerueshme. Duke filluar nga muaji prill, të ardhurat filluan të uleshin dhe konkretisht në muajt korrik dhe gusht të ardhurat ishin përkatësisht 1 miliard dhe 450 milionë më të ulëta se në muajin qershor. Si rezultat, buxheti i shtetit nuk përballonte pagesat dhe në degët e Thesarit të Ministrisë së Financave, pagesat autorizoheshin deri me 20 ditë vonesë”, ka deklaruar Bode gjatë prezantimit të 100 ditëve të para të Ministrisë së Financave. Sipas tij, me fillimin e punës së qeverisë së re u morën masa për stabilizimin e kësaj situate dhe brenda shtatorit u arrit që të paguhen të gjitha pagesat e prapambetura. Një ndër masat e para që u morën ishte shkurtimi i shpenzimeve operative. Kështu, në muajin tetor 2005 shpenzimet operative ishin 2.6 miliardë më të ulëta se në muajin shtator të këtij viti dhe 561 milionë më të ulëta se në muajin tetor 2004. Ndërsa në muajin nëntor 2005, shpenzimet ishin 2.3 miliardë më të ulëta se në muajin shtator të këtij viti dhe pak më të ulëta se sa në muajin nëntor 2004. Sipas Bodes, megjithëse ristrukturimi i sistemit të administrimit të të ardhurave është në proces, ndryshimi i lidershipit të administratës tatimore dhe doganore solli një rritje të ndjeshme të të ardhurave.
panorama
---
Krijoni Kontakt