TIRANE (19 Maj) -Jane 95 aksionere shqiptare te AMC qe po e humbin durimin dhe shpresen per te marre fitimet qe ju takojne nga. Por sjane vetem ata qe kane mbetur pa para nga puna e AMC por edhe shteti shqiptar qe zoteron ende 12.6% te aksioneve te kesaj kompanie privatizuar ne 85% te saj nga kompania greke Cosmote. Nga te dhenat del qe vetem ne vitin 2004, AMC ka shperndare 2,35 milione leke nga fitimet e vitit 2002. Per vitet 2000, 2001, 2003, 2004 dhe 2005, asnje shperndarje. Shpresat e aksionereve, shtetit dhe individeve jane shuar nga vendimet qe ka marre aksioneri me i madh per te riinvestuar fitimin. Blerja me e fundit u be me 50 milione euro per obligacione prane kompanise meme ne Greqi, Cosmote. Shteti ka humbur dyfish ne kete mosshperndarje fitimesh. Humbja e pare eshte mosmarrja e fitimeve dhe e dyta nga mosarketimi i takses mbi fitimin e shperndare qe eshte rreth 10%.
Historia e mosdhenies se fitimeve
Mosdhenia e fitimeve nis me 589 milione leke qe ish-AMC shteterore krijoi nga 1 janari 2000 deri ne 25 korrik te po atij viti. Shteti luftoi qe te merrte keto para qe i perkisnin por AMC tashme me pronare te rinj grek refuzoi duke e cuar ceshtjen ne gjykate por duke humbur ne dy nivele dhe tashme thuhet se ceshtja eshte ne gjykaten e Larte. Ministria e Ekonomise kishte kerkuar nga ana e AMC ne vitin 2001 qe te shperndante 1 mld leke fitim te vitit 2000 te mbledhur para dhe pas privatizimit.
Pergjigjia e AMC pas konsultimeve me juristet e saj ishte se kompania nuk ishte e detyruar qe te shperndante fitimet e saj. Vetem ne vitin 2004 u shperndane fitimet e vitit 2002, me pas asnje shenje shperndarje. Nje vit me vone, ne nentor te 2005 AMC i jep nje hua 7 vjecare kompanise meme ne Greqi Cosmote, rreth 50 milione euro, duke deklaruar rinvestim. Kjo shuajti shpresat aksionereve shqiptare te AMC qe ngelen serish me gisht ne goje. Nga ana tjeter Cosmote njofton se AMC per vitin 2005 ka mundur te siguroje nje fitim prej 49 milione euro qe mbeten 41.4 milione euro pas taksave. AMC eshte nje nga filialet me fitim prurese per Cosmote ne rajon, ne mes te 5 degeve te saj ne Greqi, Maqedoni dhe Rumani.
Ndarja e aksionereve te AMC
Te dhenat zyrtare tregojne skemen e qarte te ndarjes se pronesise se kompanise AMC. Ne baze te kontrates se shitjes se AMC ne vitin 2000, kompania Comosholding Albania S.A merrte 85% te aksioneve qe ne total ishin rreth 813.822 aksione me nje vlere prej 813.822.000 leke. Pjesa tjeter e aksioneve 15% mbeti prone e shtetit shqiptar. Me 6 shkurt 2001 me urdher te ministrit te Ekonomise, ne rolin e pronarit te pjeses shteterore ne AMC beri kalimin e 2,38% te aksioneve per llogari te 95 punonjesve te kompanise AMC ne momentin e privatizimit, 12.6% mbeten serish si prone e shtetit shqiptar dhe mbase pritet te shitje e ketyre aksioneve.
Drejtuesit
Me 15 korrik te vitit 2004, keshilli mbikqyres i kompanise ka marre vendim per ndryshimin e drejtuesve te kompanise. Keshtu me vendimin numer 12910/12 date 29.03.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte vendosur depozitimi i vendimit date 15 korrik 2004 te Keshillit Mbikqyres per riemerimin e anetareve te meposhtem te drejtorise: z.Evangelos Martigopoulos kryetar; z.Elias Fotidias nen-kryetar; z.Stefanos Oktapodas si drejtor ekzekutiv. Ne 6 qershor 2005 jane bere anetare te Keshillit Mbikqyres edhe Kyriakakis Ioannis, Megaklis Stoukidis, Gjergji Shkembi si dhe eshte bere riemrimi i Jorgji Bollano dhe Kosta Niko si eksperte kontabel te autorizuar per kontrollin e brendshem te AMC gjate vitit financiar 2005. Por p;roblemi i shperndarjes se fitimeve dhe tatimit te tij mbetet ende i pazgjidhur.
Me leket shqiptare AMC paguan abonentet ne Rumani
Me parate qe keni paguar per te blere nje karte rimbushese per numrat e AlbaKarta apo per te shlyer faturat e telefonave celulare AMC me kontrate, keni dhene para edhe per te mbyllur humbjet e medha qe ka simotra e AMC ne Rumani, Cosmote Romania. Te dyja keto kompani jane pjese te grupit grek Cosmote por qe ne dy vende te ndryshme perdorin standarte te ndryshme me tarifat. Tarifat e telefonatave me ane te Cosmote Romania jane rreth 4 here me te ulta se cmimet e AMC ne Shqiperi. Ndersa cmimi i nje karte me parapagim ne Rumani eshte rreth 5 dollare, ndersa ne Shqiperi 2700 leke, pra 5 here me shtrenjte.
Keto cmime te larta kane bere qe AMC te jete e para per sasine e fitimeve qe i jep kompanise meme Cosmote dhe te jape borxhe per kompanite e tjera me fitimet e nxjera nga parate qe paguajne klientet e saj shqiptare. Kompania meme me fitimet e AMC ka mbuluar humbjet qe jane krijuar nga Cosmote ne Rumani, e cila funksionon qe prej vitit 1999, por qe rezulton te kete rreth 20 milione euro humbje (bilanci i vitit 2005 publikuar nga Cosmote).
Skema e mbulimit te humbjeve
Gjithcka zbulohet nga vete shifrat qe deklaron Cosmote ne bilancet e saj financiare. Me 16 nentor te vitit 2005 mes AMC dhe Cosmote eshte nenshkruar nje marreveshje huadhenie. Kompania e telefonise celulare qe vepron ne Shqiperi i ka dhene hua 50 milione euro kompanise meme ne Greqi. Cosmote per kete marreveshje huaje 7 vjecare shkruan se do te perdoret per te financuar nevojat e saj per likujiditete (kapital punues), ndersa flitet edhe per nje hua te dyte ne tetor te ketij viti me nje shume prej 35 milione euro. Po ku shkojne keto para? Pergjigjia mund te jete edhe nje njoftim i pak diteve me pare nga Cosmote, e cila shpjegon i ka dhene nje hua prej 30 milione eruosh filialit te saj ne Rumani, Cosmote Romania. Huaja i jepet nje kompanie e cila rezulton me humbje.
Cosmote Romania, eshte nje nga tre kompanite qe vepron ne Rumani. Dy te tjerat jane Conecsi (Vodafone) dhe ZAP, kjo e fundit ka tarifa shume te ulta per shkak se perdor lidhjet me internet dhe mbase kjo eshte nje nga arsyet qe Cosmote ne Rumani nuk arrin dot fitime dhe del me humbje per shkak te konkurences se forte, ndryshe nga filiali ne Shqiperi, qe vetem per vitin 2005 kishte rreth 41.4 milione euro fitim neto per nje numer popullesie 10 here me te vogel se Rumania qe ka rreth 30 milione banore.
Fitimet nga tarifat e larta
Per shkak te tarifave 4 here me te larta per telefonatat, AMC fiton rreth 3 here me shume se filiali tjeter i Cosmote ne Bullgari, (Globul 14.8 mln euro, AMC 41.4 mln euro) ndersa dy filialet e tjera dalin prej kohesh me humbje (Cosmote Romania minus 20 mln euro) dhe ne Maqedoni (Cosmofone minus 3.6 mln euro). Kompanise meme ne Greqi, e cila ka 320 mln euro fitim, i nevojiten serish para per te mbyllur edhe humbjet qe krijohen nga filialet e saj. AMC ka dhene tashme 50 mln euro qe i jane kaluar si hua edhe per te mos paguar taksen 10 % te parashikuar ne rast se ky fitim ishte shperndari si divident. Nese shihen me vemendje bilancet e publikuara nga vete Cosmote rezulton se AMC gjate vitit 2005 ka patur rreth 137 milione euro arketime ndaj 5 milione qe ka Cosmote Romania apo 129 milione euro qe ka Globul ne Bullgari, te gjitha filiale te grupit grek Cosmote.
Ndersa ne vleren e asateve qe ka AMC eshte rreth 70 milione euro me pak se simotra e saj rumune dhe as sa gjysma e filialit tjeter ne Bullgari. Pavaresisht ketyre te dhenave te disfavorshme per kompanine qe vepron ne Shqiperi, AMC eshte e para per nivelin e fitimeve te cilat i atribuohen tarifave shume te ndryshme ne keto tre vende. Statistikat flasin se ato jane 4 here me te shtrenjta per klientet shqiptare ne krahasim me rumunet, te cilet po nga statistikat kane edhe nje nivel jetese me te ndryshem. Ndersa Rumania eshte nje vend me te ardhura me te larta se Shqiperia dhe per pak muaj do e shikoje veten anetare te Bashkimit Europian, Shqiperia eshte vendi me i varfer i Europes dhe shume vite larg hyrjes ne BE.
Krijoni Kontakt