Në një njoftim nga kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thuhet në bazë të kompetencave kushtetuese dhe pas konsultimeve të zhvilluara me kryeadministratorin Soren Jesen-Petersenin, ka vendosur që t’i kërkojë Qeverisë së Kosovës që, në bashkëpunim me AKM-në, të fillojë procedurën e riemërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.
“Propozoj që ky aeroport të emërtohet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës – Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin Sejdiut.
“Ky propozim për riemërtimin e Aeroportit të Prishtinës është marrë mbi bazën e vlerësimeve më të larta që i bëhen figurës së jashtëzakonshme të ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, përfundon shkresa e Dr. Fatmir Sejdiut, President i Kosovës, dërguar Kryeministrit të Kosovës, Agim Çekut, kopje e së cilës u është dërguar edhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, udhëheqësit të Shtyllës IV të UNMIK-ut, Joachim Rucker, dhe Ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, Qemajl Ahmeti.
Krijoni Kontakt