
Postuar më parë nga
DardanG
Unë vërtetë nuk i kuptoj ata të sojit tëndë që sillën e pështillën dhe thirren në Adem Jasharin dhe famiiljen e tij heroike! Aq të paskrupullt jeni sa që në emër të saj merrni forcë për ti sulmuar të tjerët! Sikur Adem Jashari dhe familja e tij u sakrifikuan vetëm për ju, e jo për tërë Kosovën!
Unë e përmend shumë rrallë Adem Jasharin dhe familjen tij, sepse nuk jam i dënjë ta përmend, është i madh ai emër, e bëma e tij dhe e familjes së tij është dicka e rrallë dhe dicka e tillë zakonisht ka mbetur nepër mite! Duhet të mendosh seriozisht për ta përmendur Adem Jasharin dhe familjen e tij. Duhet të ndjesh shpirtërisht kur ta përmendësh Adem Jasharin dhe familjen e tij! Duhet të jesh i pastër, sikur loti, sic ishte ai, Adem Jashari dhe familja e tij, për ta përmendur Adem Jasharin dhe familjen e tij! Cdo përulje ndaj tij dhe familjes së tij është e padenjë, cdo lavdatë ndaj tij dhe familjes së tij është e pasinqertë....Cdo thirrje në emër të tij dhe familjes së tij është vecse një hipokrizi...!
Por, ju e përmendni ditën dhe natën! Natën dhe ditën! Dhe jo pse e vlerësoni figurën e tij, lavdinë dhe tragjedinë e tij, porse e keni të vetmin argument dhe atë të ozurpuar për tu thirrur dhe për të treguar se "ju jeni pasardhësit e tij", ju jeni "bashkëluftëtarët e tij", "ju keni të drejtën për të qeverisur", ju keni të drejtën për të vrarë e kthjellur kudo....! Vërtetë jeni shumë të pasinqertë, cinikë të mëdhenjë, hipokritë të mëdhenjë! Legjenda thotë se ushtarët turq i thermuan eshtrat e Skenderbeut dhe bënë hajmali për të mos rrokur arma në beteja! JU thirreni në autoritetin e Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe nga ai autoritet bëni heshta me helm për t´i helmatosur kundërshtarët e juaj! Them kundërshtarët e juaj e jo të Adem Jasharit! "Armiqtë" e juaj nuk ishin "armiq" të Adem Jasharit dhe Familjes së tij!
Do e dokumentoj!
Nja dy javë para se të ndodhte gjëma e madhe në Prekaz, ajo qendresë e rënje heroike, ajo masakër, në ish gazetën "Bujku", e lexova një Reportazh të gjatë për familjen Jashari. Autor i reportazhit ishte Dr. Zekeria Cana! Ishte pritur sikur mik shtëpie, i njohur i kahershëm, dhe fjalët e fundit të Nënës së Adem Jasdharit palajmëroni gjëmën që do të ndodhte....Pra, familja Jashari nuk ishte vetëm me majtistët, por ishte edhe me demokratët, edhe me Ibrahim Rugovën, ishte me tërë Kosovën. Ajo nuk bënte ndasi atëherë, sikur që bëni ju "trashëgimtarët" e tij. Trashgëgimtarë fallco!
Dhe ndodhi gjëma! Ishte ditë e zezë për të gjithë, ditë e rëndë! Arritën, pas dy ditëve, edhe fotoreporterët e parë në Prekaz! Bënë mijëra fotografi për ti dëshmuar botës përmasat e vetëflijimit, të heroizmit, të lavdisë dhe të tregjedisë, pse jo?! U panë në ato fotografi të gjithë anëtarët e familjes Jashari të vrarë, një nga një e grumbuj.... Por, në odat e Jasharajve u panë edhe dy fotografi, dy poster të Ibrahim Rugovës, njëri në mur i bërë shosh nga plumbat e serbit dhe tjetri në disheme i bërë poashtu shoshë nga plumbat e ushtarit serb! Pra, për të gjallë Adem Jashari dhe familja e tij nuk ishte në hasmëri më Ibrahim Rugovën, sic doni të shpifni ju sot. Përkundrazi!
Eshtë një fotografi ( e vitit 1993) ku Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë afër, në një konferencë për shtyp, në ATSH, pra në Tiranë, në Shqipëri! Pra ata, Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova, nuk ishin të hasëmruar, sic propagandoni ju. Përkundrazi!
Por, vërtetë, nëse ju thirreni në autoritetin e Adem Jasharit dhe familjes së tij ( arsyet dihen) dhe doni ta "mbroni" atë, edhe pse autoritetin e familjes Jashari askush smund ta mbrojë dhe as ta rrezikoj, sepse ajo ka hyrë në lëgjendë) do ta shtroja një cështje, një mistër që më mundon kaherë! Ku ishit ju "rrëncona" që thirreni në emer të ti, që nuk qitet një pushkë për ta ndihmuar familjen Jashari të rrethuar?!. Përse e latë vetëm në ditë të ligë komandantin "tuaj" legjendar?!. Shoku i mirë dihet në ditë të vështirë, por ju nuk jeni për ditë të vështira, ju jeni për ditë të mira, për tu pasuruar, mburrur me lavditë dhë rënjet dhe tragjeditë e të tjerëve. Adem Jashari dhe familja e tij, në këtë rast, nuk është një përjashtim, ku " luftëtarët" e pasluftës thirren në të bëmat e rënjet e trimave gjatë luftës për të përfituar djathtas e majtas, posht e lartë, gjithku. Por, Familja Jashari dhëmbë më shumë, ajo do kursyer nga të gjithë, ajo do mbrojtur nga matrapazët, frigacakët e luftës dhe trimat e pasluftës, hajnat dhe "politikanët" e "shkolluar" në oda përplot tym e caj rusi!
Unë thash që në fillim se nuk jam i dënjë( sepse fundja nuk jam dikushi) ta përmend emërin e Adem Jasharit dhe familjes së tij. Gjithmonë do e kursej këtë emër të madh. Do e nderoj në mënyrën time, do e vlerësoj në mënyrën time, do e ndjejë në mënyrën time, i bindur se të gjitha këto do të jenë gjithmonë të pamjaftueshme. por, emërin e tij kurrë sdo ta keqpërdorë për përfitime, sic bëjnë "trimat" e pasluftës dhe "rrenconat" e hajnat!
Vetëm populli e ndjenë përmasën e trimërisë dhe të tragjedisë së familjes Jashari! Atij duhet besuar! Të tjerët këtë e bëjnë, nga kushdo që të vijnë ata, për të mashtruar, përfituar... Të tjerët shkelin në gjakun e Familjes Jadshari dhe Adem Jasharit! Kjo është tragjedi mbi tragjedi!
Krijoni Kontakt