Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 80
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Toni Malsori
    Anëtarësuar
    27-03-2006
    Postime
    16

    Ore Legjionar, fjala është për Kosovë e jo për Francë...

    Legjion, ta sjell edhe unë ndërmënd së aeroporti i Prishtinës është shfrytëzuar për të gjitha, qofshin ato luftarake, humanitare apo paqëdashëse (më në fund).
    Sido që të jetë dua të besojë së kjo e fundit tingëllon pak sa më ëmbël, fundja quaje si të duash, ama ne të vetmin e kemi patur gjër më tani, qoft për paqe apo luft, defakto kushtet e asnjërit nuk i plotëson, ndaj dhashtë zoti dhe paqja mbretëroft qdo kund, e mëseparit tek ne në Dardanin e dashur.



    Citim Postuar më parë nga Legjioni
    jo mer daje,
    nuk ka Aeroporte paqedashes,
    harroje, kete
    Aeroportet jane, forca me e madhe e nje Shteti.

    Me duket se '' cka e di une '' Aeroporti Prishtine eshte, ushtarak e jo civil

  2. #42
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Me pelqen kjo ide. Rugova eshte nje figure qe e meriton kete nder. Respekte per ate cka beri Rugova.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Ah, more Dibran2006!
    Në një postim më lartë the se je ballist! Por në anë tjetër tregohesh dicka tjetër, apo të paktën me këmbëngulje i mbronë majtistët! Kjo është drejtë e jote, porse më sa e dij unë komunistët dhe ballistët, apo edhe anasjelltas ishin armiq të përbetuar dhe kurrë nuk ja kanë falur njëri tjetrit!
    Sidoqë të jetë, pac shëndet dhe faqe të bardhë!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Nji mendim i jemi per temen:

    Une mendoj se Emri Ibrahim Rugova asht shum i denje dhe i gjetun mire per Aeroportin e Prishtines.

    Aeroporti asht porta e lidhjeve me boten. Emni i tij asht sikurse emni ne deren e shpise.
    Rugova asht figure e njoftun nderkombetare, simbol i rezistences, bashkimit e mbi te gjitha i PAQES.

    Emrat luftetaresh nuk jane te pershtatshem per aeroporte, po jane ngushtesisht te lidhun me veprime lokale apo te brendshme. Megjith respektin per A.Jasharin e luftare tjere, roli i tyne per Kosoven asht krejt i paperfillshem krahasue me Rugoven, si figure e kompletueme ne shum drejtime. Ka boll shkolla a parqe neper vendlindjet a vend-vdekjet Kosova edhe per deshmoret.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Toni Malsori
    Anëtarësuar
    27-03-2006
    Postime
    16

    Thumbs up Respekt Për Cdo Mëndim Por Pa Imponim!

    Llapi, unë respektoj mëndimin tuaj, bile edhe shumë, por nuk mund ta pranoj gjith atë vjellëje helmi për presidentin e parë zyrtar (deshe apo jo kjo është e verteta), madje shkon aq larg saqe ofendon edhe më gjërë..., dhe kjo nuk është e rastit, njëkohësishtë nuk është as traditë e jona ta ofendojmë njeriun e vdekur e aq më tëpër familjen. Unë nuk e kam ndërmend ta mbrojë dinjitetin dhe vepren e tij, aq më tëpër, kur ka kush ta mbrojë, e sidomos vet vepra e tijë. Njëkohësishtë nuk do ia lejojë vetes atë luks që dikënd ta kritikoj pse ka qenë komunist (apo pse e urrej), sepse atëherë unë kritikoj pjesën dërmuese të popullatës shqiptare, tek e fundit ne të gjith kemi ngjye në atë "pjatë" qoft në menyrë direkte apo indirekte...
    Në mes tjerash përmend vitin `89 si alibi, për ta bind opinionin e gjërë për të këqijat që ka bërë Rugova, duke mos përmënd asnjë të mirë të tijë (ka edhe tjera intërvista që ka dhënë Rugova, por ty nuk të...), dhe njëkohësishtë ngrit palën tjetër në piedestal duke harruar së këta janë komunist shumë më të rrezikshem dhe më përfid, të cilët kurren e kurres nuk u prononcuan dhe nuk u distancuan nëpër media në lidhje më kliken e Nanos dhe të këqiat që ia ka sjell Kosovës ai më shok (e din ti mirë së për qka dhe kënd është fjala...), mos harro së komunista THI kemi pas dhe akoma kemi shumë, të cilet edhe sotë e tutje vazhdojnë të jenë këmbëngulës në qendrimet e tyre staliniste, por pak sa më përfid, ndaj behu pak sa më tranparent dhe hedhi sytë kah Qosja, "baca", "kupa" LPK e kështu më radhë, dhe atëherë do ulemi në "odë" e do bisedojmë shtruat...
    Përsa i përket Rugovës dhe familjës së tijë, unë dhe shumë të tjerë mun të shkruajmë gjat e gjerë, mirëpo nuk kemi nevojë ndonse mbi 70 % të popullit në Kosovë ka folur që nga vitet e `80 ta e gjerë më vdekjen e tijë, duke mos harruar edhe Salen dje...
    Andaj Llapi më gjith respektin që kam mos thuaj si ajo malësorja "...mbajma djalin ti thëmë kurvë përpara..." bal, rreziku është tëk thit e ri (mirë e din kush janë)...

    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Toni
    Kur ajo dihet boterisht se kush ka qen jugo-komunist perse perpiqesh gjeneratave te reja tua mvishesh ate qe se kan?!
    Qe burr kush ka qen me shpiert e tru e zemer jugo-komunist dhe vdiq si i til.

    ----------------------------------


    Rugova dhe angazhimi i tij si besnik i LKJ-së

    Në vitin 1989 në një intervistë dhënë Danasit dhe të përmbledhur në librin "Ç?thonë dhe ç'mendojnë shqiptarët" Rugova, në pyetjen e gazetarit a jeni ende anëtar i LKJ-së ai përgjigjet: "Po jam por, kohëve të fundit janë ngeritur re të zeza ndaj anëtarësisë sime. Nëse vazhdon kështu unë më nuk do të jem anëtarë i LKJ-së sepse nuk është më politikë imja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toni Malsori : 15-06-2006 më 20:16

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Labeati ok ai eshte mendimi i juaj sa i perket propozimit per emrin e aeroportit te Prishtines
    por sdo te ishte keq sikur te lexosh nese ke koh ket:

    "RRUGËTIMI POLITIK I IBRAHI RUGOVËS NËPËR KOHË"

    Shkruan: Sheradin Berisha



    ketu i ke disa pjes
    http://www.forumishqiptar.com/showth...27#post1321227
    More LLapi po kush është ky farë sharradini?! Kurrë nuk kam dëgjuar për të?! Mos e ka krye "universitetin" e odave tona plot tym dhe ka marrë ca shpifje aty këtu për t´u bërë gazi i botës!
    Vazhdoni të thurni " biograf"i të Dr. Rugovës ju mburraveca, ju shpifësa të novelit më të ultë!
    Ju njerzitë e jo kohës vazhdoni të "shkruani" biografi për njerzitë e të gjitha kohërave. He more mjerana, që sjeni për tjetër vecse për sharraxhinj e arixhinj e për asgjë tjetër!

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Eshte e vertet se Ballistat kane qene ne hasmeri me komunistat por edhe me pasardhesit e komunistave sidomos keta jugo-komunistat e LDK-se e ishe kryekomunisti e titisti rugova.
    Balli Kombetar ka vleresuar gjithmone lart Ibrahim Rugoven dhe partine qe ai ka drejtuar, sepse ka menduar se pa kontributin e tij, rezistencen paqesore dhe sensibilizimin nderkombetar, Kosova nuk do te ishte atje ku eshte sot.
    Nga ana tjeter Balli Kombetar ka konsideruar gjithmone se pa lufte te armatosur Kosova nuk mund te çlirohej nga Serbia dhe ka vleresuar gjithmone lart luften dhe sakrificat e UCK-se per çlirimin e Kosoves.
    Per BK kane qene dy elemente plotesues qe po japin rezultatin e duhur - pavaresine e Kosoves, rezultat te cilin ndoshta nuk do ta kishin dhene secili veç e veç.
    Per BK dhenia e emrit aeroportit te Prishtines "Ibrahim Rugova" eshte me se i justifikuar dhe mjaft i aresyeshem.
    Eshte e pakuptueshme qe kjo te kundershtohet ashtu sic jane te pakuptueshme tentativat e denigrimit te Rugoves. Ku do te arrihej me kete denigrim? Sigurisht asgjekundi!
    Nuk besoj se i ulen vlerat ndokujt me kete emertim, perkundrazi.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Aeroporti i Prishtines - ADEM JASHARI

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Labeati ok ai eshte mendimi i juaj sa i perket propozimit per emrin e aeroportit te Prishtines
    por sdo te ishte keq sikur te lexosh nese ke koh ket:

    "RRUGËTIMI POLITIK I IBRAHI RUGOVËS NËPËR KOHË"

    Shkruan: Sheradin Berisha



    ketu i ke disa pjes
    http://www.forumishqiptar.com/showth...27#post1321227

    Kunder Rugoves shkruan vetem ai qe nuk ka zemer dhe vetem ai qe maman dhe baban e ka ne Beograd ose noj kopil i shkaut , kshtu qe keta qe llapitin kot neper gazeta , keta nuk e ofendojn Rugoven pse kinse paska bo dicka , por problemi eshte qe ja ka ndal Bisnesin atyre me shkinushat e tyre.. Se 60% keni qen shpihuna anej ka ju e do te jeni gjithmon..!

    Kam thon qe mos me u marr me me shkrime e me politik ne kete forum , por prap kush sheh shkrime dhe lexon cmos nga personat qe jetojn dhe punojn neper zyre te Beogradit eshte shum veshtir te rrish..

    Aeroporti i Prishtines ''Ibrahim Rugova''

    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari
    sejdiu don me la m me shu .. me kte propozim.. te cilin ai e di mire qe ska forc e as kurajo ta realizoje.

    rugova nderohet duke ja prere koken mafies hajno kanibale e ksaj mafije sejdiu vec po ja kreh bishtin.... e jo vec sejdiu po krejt kosova me pak perjashtime.
    Brari ketu ja ke qillue se perime veq me lue pak k.... me ju Kryetari Sejdiu e ka ber ket propozim te parealizueshem.

    --------------------------------------------
    Iniciativa e fundit që aeroporti të emërohet me emrin e Presidentit Rugova krijon shpresë se Kryetari Sejdiu do të arrijë që të ndryshojë kurs

    Problemi akut në “presidencën” e Fatmir Sejdiut është pamundësia e tij që të dalë nga korniza e përplasjeve politike në mes të koncepteve të ndryshme në LDK si dhe qëndrimi i tij në pozitën inferiore si Sekretar i Përgjithshëm. Vetëm ideja që Kryetari i Shtetit të ulet në një tavolinë si më i vogël se tre të tjerë dhe të pranojë si eprorë tre të tjerë është jo dinjitoze për pozitën e tij si burrë shteti.

    Iniciativa e Kryetarit Sejdiu që aeroporti i Prishtinës të riemërohet “Aeroporti ndërkombëtar - Ibrahim Rugova”, është një iniciativë shumë e qëlluar dhe që duhet të përkrahet, jo vetëm nga LDK-ja por edhe nga të tjerët. Kjo iniciativë është poashtu e mirëpritur sepse e rikthen shpresën se kryetari Sejdiu do të kushtojë kujdes për rrënjët e traditës së tij politike si dhe për figurat emblematike të historisë së Kosovës dhe të LDK-së. Mua më gëzon kjo iniciativë edhe për faktin se më krijon shpresën se Kryetari Sejdiu do të marrë përsipër mision unifikues edhe në LDK, mision ky shumë i nevojshëm.

    Kjo mund të arrihet lehtë nga ana e tij sepse si Kryetar i Kosovës ai do të detyrohet të tërhiqet nga funksionet partiake (kujtojmë presionin ndaj Presidentit Rugova) por në të njëjtën kohë e ka rastin që të ngelet autoritet moral mbi të gjithë për të ndërmjetësuar ndërmjet konceptesh të ndryshme. Në LDK sot ka grupe të shumta me ide të ndryshme për atë se si duhet të menaxhohet dhe zhvillohet LDK-ja, por Kryetari Sejdiu, nëse merr hapat e duhur, e ka mundësin që të ndikojë me të madhe dhe të arrijë qëllimin që LDK të forcohet dhe të jetë më e bashkuar në sfidat që na presin. Dikush do të fitojë, por LDK duhet të ngelë e bashkuar me fituesit dhe humbësit të gjithë nën një çati. Kryetari Sejdiu mund të ndikojë shumë në realizimin e këtij misioni fisnik.

    Kryetari Sejdiu gjithnjë ka reflektuar një personalitet të qetë dhe me aftësi që të gjej zgjidhje dhe tani ai duhet ta dëshmojë këtë. Kryetari Sejdiu nuk duhet që të ngelet peng i mendimit të dikujt se ata kanë nevojë për të për ta luftuar dike tjetër dhe dhe në ketë mënyrë ta gjejë veten në mesin e një përplasjeje politike për fronin e LDK-së. Kjo është e rrezikshme. Pse? Të paramendojmë situatën sikur Kryetari Sejdiu edhe publikisht merr anë në favor të një kandidati apo grupi dhe ndodh që të preferuarit e tij pësojnë disfatë, atëherë automatikisht kjo do të kuptohej si disfatë e tij dhe si e tillë do të ndikonte në autoritetin e tij si Kryetar i Kosovës.

    Në këtë shkrim më duhet ta them se problemi akut në “presidencën” e Fatmir Sejdiut është pamundësia e tij që të dalë nga korniza e përplasjeve politike në mes të koncepteve të ndryshme në LDK si dhe qëndrimi i tij në pozitën inferiore si Sekretar i Përgjithshëm. Vetëm ideja që Kryetari i Shtetit të ulet në një tavolinë si më i vogël se tre të tjerë dhe të pranojë si eprorë tre të tjerë është jo dinjitoze për pozitën e tij si burrë shteti.

    Fatkeqësisht, nuk mund të thuhet se Kryetari Sejdiu deri tani ka pasur ndonjë performanc mbresëlënëse. Episodi fatkeq me himnin “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë” si dhe duartrokitja (ndoshta vetëm nga kurtuazia) për fjalimin skandaloz të Rexhep Qosjes, e kanë zbehur reputacionin e tij në disa nivele të LDK, megjithatë iniciativa e fundit krijon shpresë se Kryetari Sejdiu do të arrijë që të ndryshojë kurs.

    Kryetar Sejdiu,

    Në emër të rugova.net ju uroj për iniciativën e qëlluar që aeroporti i vetëm i Kosovës të emërohet me emrin e presidentit Rugova dhe shpresoj se do të gjeni mënyrë ta ndihmoni edhe LDK-në pa u gjetur në mes të garës elektorale.

    Ju jeni i të gjithëve dhe jo vetëm i atyre që ju trokasin në derë!

    Ukë H.

    marre nga faqja zyrtare e ldk-se ne internet:
    http://www.rugova.net/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  4. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovës
    Nga ideus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  5. Perfundoi gjykimi në Hagë i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •