Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 80
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Fatmir Sejdiu propozon që aeroporti i Prishtinës të emërohet “Ibrahim Rugova”

    Në një njoftim nga kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thuhet në bazë të kompetencave kushtetuese dhe pas konsultimeve të zhvilluara me kryeadministratorin Soren Jesen-Petersenin, ka vendosur që t’i kërkojë Qeverisë së Kosovës që, në bashkëpunim me AKM-në, të fillojë procedurën e riemërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.

    “Propozoj që ky aeroport të emërtohet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës – Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin Sejdiut.

    “Ky propozim për riemërtimin e Aeroportit të Prishtinës është marrë mbi bazën e vlerësimeve më të larta që i bëhen figurës së jashtëzakonshme të ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, përfundon shkresa e Dr. Fatmir Sejdiut, President i Kosovës, dërguar Kryeministrit të Kosovës, Agim Çekut, kopje e së cilës u është dërguar edhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, udhëheqësit të Shtyllës IV të UNMIK-ut, Joachim Rucker, dhe Ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, Qemajl Ahmeti.

  2. #2
    Kjo me shume me duket eshte nje loje politike e Sejdiut, se sa deshire per tu realizuar kjo gje!

    Sepse tani dihet qe LDK-ja nuk i ka punet bash mire, sikurse qe i kishte para vdekjes se Rugoves!

    Kjo eshte vetem e vetem per pika politike, per asgje ma shume!


    Mirepo nese Aeroportit te Prishtines duhet vu ndonje emer, ateher duhet jete ai i Adem Jasharit, figures me te madhe te ketij shekulli per popullin e Kosoves!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Me se miri kjo Anket qe ende vazhdon ne Kosovapress e deshmon se sa vota merr Adem Legjendari qe u propozue nga Shoqatat e dala nga Lufta apo ky qe eshte propozue per hajgare prej kryetarit fatmir sejdiut .

    -----------------------------
    Anketa

    Çfarë emri duhet të këtë Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës?

    * Adem JASHARI (342 Vota, 72 %)

    * Ibrahim RUGOVA (97 Vota, 20 %)

    * Nënë TEREZA (10 Vota, 2 %)

    * Një emër tjetër (24 Vota, 5 %)

    * Nuk e di (5 Vota, 1 %)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Aeroporti i Prishtines - ADEM JASHARI

  5. #5
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Pse do të duhej t'i ngjitet ndonjë emër aeroportit të Prishtinës? E di ndokush që ai duhet të ketë ndonjë emër specifik apo .... apo ësshtë vetëm sa për t'u thënë dicka?

    Së dyti cfarë lidhje kanë I. Rugova, A Jashari e G Bojaxhiu me aviacionin kosovar ose me historinë e aeroprtit të Prishtinës ?? A i nderon ata si personalitete historike emërimi i një aeroporti me emrin e ndonjërit prej tyre?

    Mua nuk po më duket e nevojshme e as e arsyeshme që aeroportit, i cili ka funksionuar vite me radhë, tani t'i jipet ndonjë emër i ndonjë personaliteti. Ndoshta është në pyetje vetëm mentaliteti ballkanik për idhuj...e për simbole e për figura.....

    ..... po për bukë, ilaqe, libra, dritë, ujë a po mendon kush apo ...

    Dhe, nëse i jipet një emër, a do të bëhet më funksional ky aeroport? Apo kjo edhe s'ka rëndësi fare ?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tal Aga : 26-05-2006 më 07:53
    të gjitha me masë!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Aeroportet nuk jane gjeja me e rendesishme e nje vendi, por duke patur parasysh se aeroportet jane ne nje fare menyre nje pike lidhje me boten e nje vendi dhe se ne bote Ibrahim Rugova ke qene personazhi me i njohur i Kosoves, mendoj se do te ishte me mire qe aeroporti i Prishtines te quhej "Ibrahim Rugova".
    Emri i Adem Jasharit, si hero i Kosoves ne luften çlirimtare kunder Serbise, mendoj se mund te nderonte shume institucione te Kosoves sidomos ne fushen ushtarake.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Tal Aga

    Mua nuk po më duket e nevojshme e as e arsyeshme që aeroportit, i cili ka funksionuar vite me radhë, tani t'i jipet ndonjë emër i ndonjë personaliteti. Ndoshta është në pyetje vetëm mentaliteti ballkanik për idhuj...e për simbole e për figura.....
    Jo, nuk besoj se eshte mentalitet ballkanik per idhuj.
    Nje aeroport i Nju-Jorkut quhet "John F. Kennedy" kurse nje aeroporti i Parisit quhet "Charles de Gaulle" etj. siç shihet emra politikanesh qe kane lene gjurme.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PSE AEROPORTI I PRISHTINËS NUK DUHET ASSESI TË QUHET ME EMRIN E IBRAHIM RUGOVËS?!

    Propozimi për emërtimin e Aeroportit të Prishtinës me emrin e Ibrahim Rugovës, që është bërë nga nostalgjikët e historisë dhe politikës së tij të mjerë dhe antikombëtare, për NE kjo është poshtëruese dhe fyese në të njëjtën kohë.
    Pse themi kështu ?
    1. Rezistenca dhe lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, nuk është meritë e politikës së Ibrahim Rugovës. Nuk është fryt i tij, i një lideri të madh popullor, i një strategu dhe luftëtari të pakompromis për Lirinë dhe Pavarësinë ende të pafituar të Kosovës, siç po mundohen ta paraqesin disa puthadorë dhe servilë të tij.
    2. Ai bëri vetëm politikë nënshtruese, deri në pakufi.
    3. Nuk deshi dhe nuk e përkrahu kurrë Luftën Çlirimtare të popullit të tij.
    4. Kur digjej e masakrohej gjysma e Kosovës, ai mbante zgjedhje "të lira"!
    5. Kur NATO bombardonte caqet e ushtrisë kriminale serbe në Kosovë, ai shkonte në Beograd puthej e zgërdhihej me xhelatin Millosheviq dhe jo vetëm nga Beogradi por, edhe nga Italia, bënte thirrje për ndërprerjen e bombardimeve.
    6. E sabotoi dhe e pengoi me sa mundi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila gjakosej e vritej heroikisht me ushtrinë çetnike serbe.
    7. Edhe pas luftës, e nënçmoi dhe e ç'vlerësoi luftën dhe gjakun e saj.
    8. Ishte i gatshëm deri në neveri, për t'u përkulur e për të nënshkruar çdo dokument a marrëveshje me të huajt në dëm të çështjes së Kosovës.
    9. Shpiku Flamurin e Himnin e tij kontrabandë pa pyetur askënd, duke krijuar pasiguri dhe gjendje kaosi e përçarje e cila mund të kishte pasoja të paparashikuara për popullin tonë.
    10. Bashkëpunoi ngusht me UNMIK-un pa asnjë kundërshtim në themelimin e organeve veç sa për të thënë, këto organe servile të cilat nuk kanë në dorë asgjë për të vendosur për fatin tonë.
    11. Si rezultat i politikës së tij të dështuar ndodhën ngjarjet tragjike të marsit në vitin 2004.
    12. Edhe sot, Kosova po vuan mjerueshëm nga pjella e politikës së tij të mjerë dhe nuk po gjenë forcë të dalë nga kjo katrahurë në të cilën e ka katandisur.

    Ibrahim Rugova që prej kohës kur erdhi në pushtetin e tij fiktiv, në pushtetin pa shtet e derisa vdiq, kurrë nuk bëri politikë kombëtare por, vetëm kundër-kombëtare pra, kurdoherë bëri politikë gjumashi dhe i vuri aq sa mundi gjumashët e tij, në letargji të thellë!
    Ibrahim Rugova, edhe ato pak vendime që i mori nuk i mbrojti kurrë dhe i harroi të nesërmen, bëri veç premtime të kota, sikur tallej me popullin, nuk e përfilli kurrë Kushtetutën e Kaçanikut, Shpalljen e Republikës etj.

    Këto janë vetëm disa dëshmi nga sirtari i tij dhe të atyre që po e vijojnë rrugën e tij politike.
    Pra , duke njohur këto dhe shumë dëshmi tjera kundër-kombëtare, e mohojmë kategorikisht ngritjen e pavlerave të tij në vlera të larta kombëtare që po mundohen ta bëjnë disa ish-servilë të tij.
    Shoqatat e dala nga lufta, veç e kanë dhënë propozimin e padiskutueshëm që Aeroporti i Prishtinës të mbajë emrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
    T'i bëhet konkurencë atij emri madhështor me emrin e Ibrahim Rugovës, do të ishte ç'menduri, do të ishte baras me tradhëti!
    Të emërtohet Aeroporti i Prishtinës, me emrin e i një "njeriu" që nuk bëri asgjë për këtë popull e për këtë tokë, duke e hedhur poshtë emrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari që sakrifikoi deri në flijim me gjithë familjen e tij për këtë popull dhe u bë sinonim i rezistencës, i ekzistencës dhe krenarisë sonë kombëtare, kjo nuk do të kishte turp më të madh për institucionalistët e Kosovës, kjo s´do të kishte nevojë për koment!
    Emërtimi i Aeroportit të Prishtinës me emrin e Adem Jasharit, do të ishte krenari kombëtare!
    Prandaj, reagojmë me forcë kundër propozimit në fjalë dhe e përkrahim pa rezervë propozimin e Shoqatave të dala nga lufta.
    Historia e popullit tonë gjatë shekujve, ka nxjerrë atdhetarë të mëdhenj por, fatkeqësisht si urithët nga nëntoka kanë dalë edhe tradhtarë të tipit Esat Toptani e Ibrahim Rugova, që nga nihilizmi dhe satanizmi i tyre e ka pësuar keq kombi shqiptar.
    Prandaj, pse të nderohet i pandershmi, ciniku dhe zvarraniku politikë, I. Rugova?!!!
    Ne, konsiderojmë se: çdo shtet i ri duhet të ndërtohet mbi kulturën që e kultivoi në shekuj e jo mbi një kulturë të krijuar artificiale. E themi këtë, se pavarësisht se nuk jemi dakord me disa “Shqipëriza” të vogla dhe nën mëshirën e të huajve, pavarësisht se pavarësinë e Kosovës nuk mund ta konceptojmë si fitore, nëpërmjet krijimit të një shteti të dytë shqiptar, si “shteti kosovar”, duke u shkelur si mos më keq si komb dhe duke e paguar këtë "arritje historike" me humbjen e qenies sonë.
    Më në fund, Qeveria e Kosovës, nëse ia dëshiron të mirën popullit dhe atdheut, tani, nuk ka kohë të merret me emërtimin e Aeroportit!
    Më mirë do të ishte që Kryetari Fatmir Sejdiu të angazhohet për gjërat elementare të popullit shqiptar: siç është liria e lëvizjes, ushqimi, rryma, uji, shëndeti, arsimi dhe shumë e shumë gjëra tjera të jetës dhe punës, se të merret me merita të kota që çojnë ujë në mulli të Beogradit.
    Me emrin e trashëgimtarit të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut - "ADEM JASHARI" nderohet mbarë Shqipëria Etnike, kurse me emrin e paqistit do të thotë që Kosova të jetë pa ushtri kombëtare. Prandaj, në vend se të nderohet legjendari i shekullit, Adem Jashari, i cili për Kosovë sakrifikoi familjen dhe vetveten, nderohet pacifisti që ia zgjati turpshëm robërinë Kosovës, që njëkohësisht bie në kundërshtim me imazhin e folklorit kombëtar dhe vullnetin e popullit shqiptar. Populli ynë, kurrë se harron këngën çlirimtare: "Ku m 'je nis, oj, lulja me erë, në Drenicë, te baca Adem"!

    Prandaj, duke vlerësuar nga të gjitha këto elemente të pathyeshme kundërkombëtare, emrin e Ibrahim Rugovës nuk e konsiderojmë të merituar sepse, historia do ta akuzon se:
    Ka qenë bishti i sëpatës së UNMIK-ut, në krijimin e "institucioneve vendore" servile, kali trojan në pranimin e detyrimit te realizimit të "negociatave" Prishtinë-Beograd.
    Duke i njohur të gjitha këto veprime të tij kundër-shqiptare ne e mohojmë kategorisht që të bëhet kjo ngritje e pamerituar e tij...
    Prandaj, po e ritheksojmë se njëzëri vendosëm të dalim në përkrahje të Shoqatave të dala nga lufta çlirimtare, që Aeroporti i Prishtinës, të quhet, me emrin e Komandantit legjendar, Adem Jashari!

    Të nënshkruarit:

    Veli Llaka, Ismet Sopi, Naser Hyseni, Xhemil Zeqiri, Ramadan Pllana, Bekim Avdiu, Azem Musliu, Avdi Sherifi, Liman Rustemi, Fadil Shyti, Faik Smajli, Gëzim Mekuli, Isa Murati, Xhelal Ferizi, Tahir Veliu, Nisret Ahmeti, Mona Agrigoroaiei, Faxhri Asipi, Ramadan Kurti, Elsa Muja, Mevlude Shyti, Murat Shyti, Ganimete Shyti, Ramush Krasniqi, Bedrije Krasniqi, Laura Hoxhaj, Valbona Hoxhaj, Hanumshahe Hoxhaj, Shake Hoxhaj, Filloreta Hoxhaj, Teureta Hoxhaj, Qëndresa Hoxhaj, Blerta Hoxhaj, Vjosa Hoxhaj, Luan Hoxhaj, Berat Nasufi, Ramadan Kurti, Sahit Xhemajli, Beqir Halili, Hamdi Krasniqi, Mahmut Xheladini, Bajram Kurti, Enver Hyseni, Andrim Zeqiri, Abdyl Hoxhaj, Riza Hoxhaj, Blerim Hoxhaj, Berat Nasufi, Agim Zeqiri, Ardi Serveti, Arbnora Sazivari, dhe Blerim Namani.

    Evropë - Kanada, 26 maj 2006
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Une nuk jam i pajtimit qe aeroportit ti vihet as emri i Rugoves e as emri i Adem Jasharit.

    Njeriu me i madh qe ka nxjerre Kosova dhe Prishtina ne vecanti (as Rugova e as Jashari nuk kane qene prishtinsa) ne keto 5-6 shekujt e fundit eshte Leke Dukagjini, keshtu qe une do i kisha vene kete emer aeroportit te Prishtines. Me emrin e Leke Dukagjinit do arrihej poashtu konsensusi i plote midis te gjitha forcave politike ne Kosove.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Do të ishte një shënjë rrespekti ndaj dr. Ibrahim Rugovës dhe ai e meritonte për së gjalli dhe tash edhe për së vdekuri. Ndoshta më mirë do të ishte që Aeroporti i Prishtinës të quhej vetëm Rugova, pra në bazë të mbiemrit të Presidentit të ndjerë. Sidoqë të jetë, është një ide e qëlluar dhe unë sinqerisht do të deshiroja që Aeroporti i Prishtinës të quhet "Ibrahim Rugova", ose shkurtimisht "Rugova".

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  4. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovës
    Nga ideus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  5. Perfundoi gjykimi në Hagë i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •