Pėrkujtojmė 110 vjetorin e lindjes sė jezuitit shqiptar, Atė Gjon Karmės
Lindi mė 17 maj 1896 nė fshatin Guri i Zi, pikėrisht nė atė fshat ku, mbi rrėnojat e kishės sė shkatėrruar nga komunistėt, jezuitėt kanė rindėrtuar njė nga Kishat e tyre tė reja.
U pėrgatit nė gjirin e etėrve jezuitė, duke ndjekur ndėr ta tė gjitha ciklet shkollore, derisa u shugurua meshtar, mė 29 maj 1920. Nė Urdhėrin e Jezuitėve u pranua nė Gorizia tė Italisė, ku kishte shkuar tė thellonte studimet teologjike. Mė pas u kthye nė atdhe, pėr tė shėrbyer nė Tiranė (1932) e nė Shkodėr, si zevendės-drejtor i Kolegjės Saveriane (deri mė 1935). Por kontributin mė tė ēmuar e dha gjatė shtegtimeve me Misionin Shetitės tė etėrve jezuitė ndėr malėsitė e Veriut, ku predikoi, rrėfeu, shoi mėritė, pajtoi gjaqet, shkroi relacione me vlera tė mėdha njohėse pėr historinė e kėtyre trevave, tė cilat studiuesi mund t'i gjejė nėn titullin "Lettere Edificanti", vjetar i jezuitėve, qė ende mbetet pėr t'u studiuar. Nė kėtė vjetar gjinden shkrime tė panjohura tė Atė Gjon Karmės, qė hedhin dritė mbi veprimtarinė e tij si misionar i paqes e i dashurisė ndėr malet e egra shqiptare.
Atė Karma njihet edhe pėr mbledhjen e thesareve tė kulturės popullore: dokeve, zakoneve, gjuhės, kėngėve popullore, toponomastikės, aforizmave, tė cilat nisi t' i botonte nė revistat e jezuitėve "Lajmėtari i Zemrės sė Krishtit" dhe "LEKA" e mė vonė i pėrmblodhi nė veprėn "Ndėr malet tona", botuar mė 1940.
Si tė gjithė klerikėt shqiptarė, vuajti pėr njė kohė tė gjatė ndėr burgjet komuniste e ndėr kampet e vdekjes. Iu desh tė jetojė me duar tė prangosura qė nga viti 1946 e deri nė vdekje. Nuk dihet me siguri as kur vdiq, as ku u varros. Ēka dihet me siguri, ėshtė se vdiq si dėshmitar i fesė sė Krishtit, duke krye deri nė frymėn e fundit misionin e tij kishtar e kombėtar.
Krijoni Kontakt