Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Pashkual Bajlonin, rregulltar franēeskan





Emri i Shėn Pashkualit, shumė i pėrhapur nė Shqipėri, ka marrė trajtat Pashko, Pashk, Pashuk, Shuk, Paē e Paskal, ndėrsa ndėr vajza, Pashkė.

Njė pėrkim i posaēėm bashkon ditėn e lindjes e tė vdekjes sė Shenjtit: lindi ditėn e Rrėshajve tė vitit 1540 nė Torre Hermosa tė Spanjės e vdiq nė afėrsi tė Valencies, nė Villa Real, ditėn e Rrėshajve tė vitit 1592. Ky frat i pėrvujtė, qė nuk e ndjeu veten tė denjė pėr t’u shuguruar meshtar, ishte vėrtetė bir i Rrėshajve, qė do tė thotė, i pajisur nga Shpirti Shenjt me dhurata tė shumta, ndėrmjet tė cilave, dhantia e dijes sė frymėzuar nga qielli.

Pashk Bajloni ishte i pashkollė. Vitet e jetės rregulltare i kaloi duke kryer shėrbimin e portierit. E megjithatė konsiderohet si “teologu i Eukaristisė”, e jo vetėm pėr fjalimet qė u mbajti kalvinistėve tė Francės mbi Eukaristinė, gjatė udhėtimit tė tij nė Paris, por edhe pėr shkrimet qė i la trashėgim Kishės.