Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 111
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës

    Berisha "kryqezon" Bashen

    E Marte, 16 Maj 2006

    Kreu i ekzekutivit ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ka kritikuar ashper ministrin e Transporteve, duke kerkuar efikasitet, rreptesi ndaj zv.ministrave dhe drejtoreve te drejtorive, nje ndryshim total te menyres se menaxhimit, per realizimin e investimeve ne kete dikaster

    Berisha ka "kryqezuar" Bashen. Dje ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD, kreu i ekzekutivit nuk ka kursyer ate qe rendom eshte quajtur benjami i tij, ministrin e Transporteve, Rregullimit te Territorit dhe Telekomunikacioneve. Mefshtesi, pamundesi per te vene ne pune vartesit e tij te tere piramides se dikasterit, dhe per pasoje ngadalesim i puneve sipas prioriteteve te qeverise, kane qene disa nga elementet me te forte qe ka perdorur kryeministri ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te partise se tij, ndaj ministrit me te rendesishem te kabinetit. Burime brenda grupit te PD, bejne me dije se Berisha gjate tere mbledhjes ka vene ne shenjester Ministrin e Transporteve dhe Telekomunikacionit, Lulzim Bashen, duke treguar se tashme radha eshte e ministrave te tjere te kabinetit, per te cilet nuk do te kete meshire, duke mos e toleruar apatine e tyre. Keshtu, gjate mbledhjes se radhes te grupit parlamentar te PD-se, Berisha ka atakuar ministrin Basha, duke i kerkuar ketij te fundit qe jete me efikas dhe me i rrepte ne drejtimin e kesaj Ministrie. Burime brenda grupit bejne te ditur qe, kreu i qeverise ka kerkuar qe Basha te ndryshoje menyre menaxhimi te detyres. Verejtje te medha, Berisha duket se ka pasur persa i perket punes se zevendesministrave dhe drejtoreve te drejtorive. Ne menyre te vecante, kreu i qeverise i ka terhequr "veshin" Bashes per punen e drejtorit te drejtorise se rrugeve. Deputete te ndryshem kane paraqitur ankesa lidhur me punen e ketij drejtori, pasi sipas tyre nuk eshte i komunikueshem me deputetet, duke mos dhene shpjegime me menyren se ku shkojne apo si perdoren fondet e planifikuara per investime ne zonat e tyre elektorale. Berisha i ka kerkuar ministrit Basha, qe te ndermarre reformat e nevojshme ne te gjithe piramiden e dikasterit, nese e shikon te nevojshme nje gje te tille. Mesohet qe Berisha i ka kerkuar Bashes te ndermarre te gjitha nismat e nevojshme ne kuader te nje efektiviteti te institucionit qe ai drejton dhe te mos qendroje pasiv dhe te prese vetem udhezimet e qeverise. Dhe si per ta ilustruar rezerven e tij ndaj ministrit Basha, kreu i ekzekutivit nuk ka munguar te shprehet se eshte e patolerueshme qe rruga Rinas-Tirane qe eshte edhe pika e pare e kontaktit te te huajve me Shqiperine, te jene ne ate gjendje. Ne kete kendveshtrim, kryeministri Berisha ka kerkuar nje impenjim maksimal dhe shkundje totale te ministrit te Transporteve, per te realizuar ne te gjithe elementet objektivat qe ka marre persiper.

    E. Prendi


    Korrieri
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    SPARTAK NGJELA: "Berisha, ne prag te krizes"
    E Hene, 22 Maj 2006
    Deputeti demokrat, Spartak Ngjela, gjate nje interviste per "Korrierin", shprehet se shume shpejt do te kete nje krize brenda qeverise. Sipas tij, jane te shumta gabimet qe po ben qeveria, por jo te pafundme. Ngjela argumenton, sesi shteti eshte i perqendruar ne duar te Kryeministrit, dhe si rrjedhim nuk ka nje fryme bashkepunimi dhe debati. Ai nuk e perjashton mundesine e ndryshimeve ne qeveri, por kjo ne nje periudhe afatgjate. Madje nuk mungon te ironizoje "pritjen" e disa individeve te vecante per post, si premtime ne ere, me synimin e vetem per t'u mbyllur gojen. Ndersa shprehet i kenaqur, persa i perket nismes se re te deputetit Nikolle Lesi, per te krijuar nje levizje te re brenda mazhorances, nenvizon se nuk ka ndermend te perfshihet brenda kesaj fryme. Ngjela thekson faktin qe ky eshte nje reagim, i cili ka ardhur si rezultat i paralajmerimeve qe ai vete kishte bere, para pak kohesh.

    Tani qe nuk jeni me kryetar ne Komisionin e Ligjeve te Parlamentit, dhe nderkohe jeni edhe "i ngrire", por ne nje menyre te papercaktueshme, a nuk mendoni se ka rene disi forca juaj kundershtuese ne lidhje me Kryeministrin Berisha?

    "Kam pershtypjen se politika ime nuk ka qrne te kundershtimi per kundershti, por ka qene gjithmone nje kundershtim te cilin do ta provonte koha. Dhe kjo do te ndodhe; sepse te gjitha ato qe kam thene une, i gjithe kriticizmi im ne lidhje me ligjet e dobeta qe kishte nxjerre qeveria aktuale, mbetet te jete i drejte, dhe jo vetem kaq, por edhe kriza e pritshme e kesaj qeverie do te vije pikerisht per defektet qe kam konstatuar une.

    Qeverisje do te thote menaxhim i shtetit dhe per ne ne kete rast duhej te ishte edhe reforme ne lidhje me institucionet dhe tregun. Ne kemi dy kolona qe na duhet te strukturojme per te garantuar te ardhmen e demokracise liberale qe po duam te ndertojme: institucionet e pavarura dhe tregun. Te dyja perbejne pjesen esenciale te shtetit te se drejtes. Por ende jemi larg tyre. Qeveria aktuale nuk po ben dot asnje lloj reforme, ajo ka ngecur ne vend, a thua se ka ngrire ne palevizje, sepse vete Kryeministri nuk eshte ne gjendje profesionalisht te drejtoje, qofte dhe njeren nga reformat qe i duhen demokracise sone liberale qe te funksionoje si e tille. Dhe kjo gjendje do te vijoje keshtu si eshte, e bllokuar; sepse sot jane te bllokuara te dyja kolonat: edhe shteti, edhe tregu. Pra jo vetem qe s'po jemi ne gjendje qe te bejme reforme, por edhe i kemi bllokuar institucionet. Kjo ka ndodhur sepse Kryeministri aktual kerkon te kete pushtet te plotfuqishem. Dhe pyetja qe ngrihet eshte kjo: Perse e do qe ta kete te gjithe shtetin ne dore ky Kryeminister? Kjo ne fakt eshte natyra e tij; sepse duke mos ditur te qeverise, te gjitha krizta e pritshme pastaj mendon t'i kaloje me absolutizem, pra me friken qe mund t'u nderkalle te tjereve me ane te pushtetit. Por kjo ama nuk mund te arrihet. Po je i afte, vijo te qeverisesh me nje qeveri te kontrolluar, nese nuk di te qeverisesh demokratikisht dhe krijon kriza, duhet te largohesh. Ne jemi mu ne zgrip te nje krize te madhe; prandaj politika patjeter qe do te nderhyje, sepse e djathta shqiptare mezi e ka marre pushtetin, dhe nuk do te lejoje qe ai te humbase nga paaftesia e majte qe po e drejton. Qeverisje aktuale do te thote te rigjallerosh institucionet e te lejosh ekspansionin e kapitalit, ta ndihmosh ate, ne menyre qe te fillojne investimet, te nise prodhimi e te hapen vende te reja pune. Te gjithe te tjerat jane vetem fjale.

    Ja pra, pikerisht per kete mund t'ju theksoj tani qe kundershtia ime eshte shume e fuqishme, sepse ate do ta tregoje e ardhmja shume e afert".

    Megjithe kundershtimin tuaj te perseritur dhe te disa anetareve te tjere te koalicionit qeverises, Berisha ka mundur qe te kaloje ne Parlament disa ligje te rendesishem. Madje keto projektligje ju i patet cilesuar si antikushtetues. A mendoni qe raporti i forcave mund te ndryshoje ne te ardhmen e afert dhe pikerisht per kete, edhe kundershtia juaj, te behet pengese per kalimin e ligjeve ose ceshtjeve te rendesishme ne Parlament?

    "Une kot nuk iu fola per nje krize te pritshme te qeverisjes, sepse pikerisht kjo do te ndodhe. Gabimet e qeverise nuk mund te tolerohen pafundesisht, sepse ne te kundert do te komprometohej e gjithe qeverisja jone. Ne e djathta na ka votuar, dhe vete shqiptaret votuan djathtas, jo qe ne t'iu kujtojme shqiptareve punizmin dhe metodat e vjetra te politikes komuniste ne Shqiperi; por qe te sillnim ne arenen e politikes shqiptare, drejtesine, paqen dhe ligjin. Shqiptaret kane nevoje per paqe demokraci dhe treg; ata i bezdis madje ua shemton jeten lufta. Kryeministri aktual vetem kercenohet dhe ngre tensionet a thua se ka dale nga lufta. Te gjitha gjerat behen me paqe dhe profesionalizem. Kush nuk di te qeverise me paqe dhe drejtesi, nuk mund te pranohet nga shqiptaret. Ja pra pse duhet qe te jemi te vemendshem, dhe patjeter qe nuk do ta lejojme me nje qeverisje qe ngre tensionet. Prandaj, nese do te ndodhemi perpara situatave te pakendshme te cilat do te tentojne qe te thellojne krizen ekonomike, mungesen e ligjit dhe varferine ne Shqiperi; gjithesecili nga deputetet duhet te jete i ndergjegjshem se ka pergjegjesi perpara popullit te vet qe e ka zgjedhur".

    Ekziston pershtypja se shume individe brenda maxhorances jane bere gati per ndonje post ministror; por si mund te ndikoje kjo ne funksionimin e maxhorances dhe sa mendoni se do zgjase kjo pritje?

    "Po, mendoj se pritja e tyre do te jete shume e gjate dhe kam pershtypjen se te gjithe ata do te zhgenjehen dhe do te rropaten brenda stresit te pritjes. Qeverite e vendeve te pazhvilluara qe posa kane nisur rrugen e demokracise, keshtu veprojne rendom: here pas here hapin fjale per nderrimin te ministrave dhe ngahere brenda nje informacioni te rreme ku nje numri jo te vogel deputetesh u thone se jane kandidate te mundshem. Loje e dobet, por edhe te pakenaqur naive qe jane ende larg politikes mund te konsiderohen persona te tille. Ne fund te fundit qeveria hyn ngahere nen kriticizmin e deputeteve qe e kane votuar; dhe mbetet e pakuptueshme sesi mund te behen nderrime e te pritet qe keto te ndryshojne gjendjen kur personat qe besojne se do te jene zevendesues s'kane thene asnje fjale. Ja kjo eshte gjendja shqiptare e politikes, e cila duhet te nderrohet; sepse qeverisje do te thote debat. Askush nuk mund te jete me monark ne drejtimin e qeverise. Por keq e kane ata qe nuk e kuptojne kete gjykim, por qe nuk kuptojne as faktin se rikompozimet e qeverive vijne pas krizash qe shkaktohen nga vete qeveria; prandaj rikompozimet s'mund te jene kurre te ribera nga po ata qe kane krijuar krizen ne qeverine qe do te zevendesohet. Kjo eshte logjika e gjerave; dhe keshtu do te ndodhe edhe ketu, pavaresisht se per te djathten dhe vete politiken kjo mund te jete risi ose eksperienca e pare shqiptare".

    Keni deklaruar se, ndonese e pelqeni levizjen e re per reformimin e Partise Demokristiane, ku jane rreshtuar edhe tre deputete te tjere; mos ndoshta, pikerisht per kete "pelqim" keni si rezerve nje karten tuaj te re per t'iu bashkuar kesaj levizjeje dhe per ta shfrytezuar ne lidhje me karrieren tuaj ne politike? Po deputeti Lesi, sipas jush me cfare qellimi e ndermori kete hap?

    "Nuk mendoj se ne pergjigjen time kam pasur si qellim fshehjen e ndonje karte politike qe mund ta luaja me vone. Por megjithate fakti qe me pelqen levizja demokristiane e diteve te fundit, do te thote se maxhoranca po leviz pozitivisht, dhe gjithmone brenda frymes qe une ju pershkrova me lart. Gjithcka duhet pare ne lidhje me te ardhmen. Kemi ardhur ne pushtet me sakrifica dhe per te bere dicka, dhe aspak per te plotesuar deshirat e papercaktuara qe mund te kete dikush per pushtet. Pushteti eshte qeverisje, dhe qeverine para se gjithash e kontrollon vete maxhoranca. Ne fakt duhet te presim se si do te rrjedhin punet e partise se re te reformuar, sepse ajo eshte qender e djathte dhe ngahere ka qene aleatja jone. Eshte parti perendimore dhe kjo eshte patjeter brenda frymes sone. Zmadhimi i saj me figura te tjera qe kane edhe deputete me eksperience, do ta gjalleroje kete spekter politik dhe sigurisht qe do te jape nje kontribut shume pozitiv ne zgjedhjet e ardhshme per pushtetin vendor.

    Persa i perket pyetjes per deputetin Lesi, une mund te them se ka vepruar me shume pjekuri. Kjo tregon se ai ka kaluar perfundimisht nga gazetaria ne politike, sepse eshte larguar nga posti i kryetarit te partise ne nje kohe kur kishte pasur nje sukses te padiskutueshem ne ngritjen e Partise Demokristiane. Por ja qe realizmi i tij politik, mprehtesia e tij si njohes i thelle i gjendjes, dhe meraku per te garantuar domosdoshmerisht nje qeverisje katervjecare te se djathtes, bene te mundur realizmin e levizjes se tij per forcimin e partise se vet. Kjo gje jo vetem qe eshte nje levizje politike qe aktualisht ka befasuar te gjithe analistet e politikes, por edhe do te shenohet ne analet e politike si nje gjetje per te forcuar te djathten shqiptare".

    Bisedoi Edlira PRENDI

    korrieri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Nese njerezit rreth Berishes do te lexonin forumin shqiptar, ai do te kish nje vleresim me real per gjendjen e kabinetit te tij dhe cilat jane hallkat e dobeta te administrates. Nese kryeministri ka ndermend te beje ndryshime, ai duhet te largoje nga administrata e vete ministrin e transporteve dhe ate te jashtem, qe jane dy njerez te paafte per detyrat qe mbajne, dhe suksesi i vetem i tyre ne keto muaj qeverisje ka qene gjenerimi i skandaleve dhe nxitimi per te dale para kamerave dhe gazetareve. Nuk qeveriset me ministra te jashtem qe jane persona te padeshiruar ne Prishtine fale qendrimeve te tyre, dhe nuk i caktohet ministria e transporteve nje "bukuroshi" qe ka hyre ne politike si nje mundesi per te legjitimuar pasurine e tij te dyshimte.

    Gjithe ministrat dhe vete Berisha duhet te marrin shembullin e ministrit te rendit qe ka fjale pak e pune shume.

    Albo

  4. #4
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Ministra te paafte? i bie me shkurt te numerosh te aftet, une per vete vetem rulin dhe pollon shoh. gjithsesi nuk mund te pretendosh me teper kur mendon vetem per nje cast se eshte kryeministri me i paafti nga te tere...te tjeret jane vetem dele ne ndjejkje te bariut te tyre injorant
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  5. #5
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Nese njerezit rreth Berishes do te lexonin forumin shqiptar, ai do te kish nje vleresim me real per gjendjen e kabinetit te tij dhe cilat jane hallkat e dobeta te administrates. Nese kryeministri ka ndermend te beje ndryshime, ai duhet te largoje nga administrata e vete ministrin e transporteve dhe ate te jashtem, qe jane dy njerez te paafte per detyrat qe mbajne, dhe suksesi i vetem i tyre ne keto muaj qeverisje ka qene gjenerimi i skandaleve dhe nxitimi per te dale para kamerave dhe gazetareve. Nuk qeveriset me ministra te jashtem qe jane persona te padeshiruar ne Prishtine fale qendrimeve te tyre, dhe nuk i caktohet ministria e transporteve nje "bukuroshi" qe ka hyre ne politike si nje mundesi per te legjitimuar pasurine e tij te dyshimte.

    Gjithe ministrat dhe vete Berisha duhet te marrin shembullin e ministrit te rendit qe ka fjale pak e pune shume.

    Albo
    Normal qe Olldashi do te kete me teper rezultate, pasi politika e vetme qe ka ndjekur kjo qeveri qe kur ka ardhur ne pushtet ka qene perndjekja e krimineleve qe kane qene te lidhur ngushte me pushtetaret e djeshem. Jam plotesisht dakort me kete po me shqeteson fakti se po lihen pak si te lire kriminele te rinj te lidhur me pushtetaret e sotem dhe eshte lene pas dore ekonomia. Investimet publike(qe fatkeqesisht jane edhe motorri i ekonomise sone), sidomos ato ne infrastrukture nuk jane realizuar fare dhe faji per mosrealizimin e tyre nuk eshte i ministrit pasi kjo gje ka ndodhur ne cdo ministri (turizem, energjitike, shendetesi etj)

    gjithsesi sic duket afer do kete ndryshime ne qeveri te cilat nuk do te percaktohen ne baze te arritjeve te secilit minister pasi jane percaktuar qe para se te beheshin zgjedhjet.
    To look life in the face....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    basha eshte djal simpatik e u shkakton xhelozi e cmire hajdutve barkderra socialiste..
    basha ska qen minister i ndonje qeverie e pra pasuria e tije e vene ne punet qe ka kryer jasht strukturave te shtetit nuk eshte objekt i kontrolleve apo i zhbirimeve per ne si popull..
    basha eshte sulmuar nga mafia kanibale kosovare jakupoiste e cila eshte maj e shpates se mafies kanibale envero xhahilo kloso nano ramo brace-dado-iste..

    prandaj basha do perkrahje nga ne qe nuk lundrojm ne ujrat e qelbura te dubajoistave kanibale ..

    do kohe te marre vehten shteti i cpuar e i perdhunuar nga 8 vjetshi kanibalo edvino majko nano rucoist.. qe te filloje basha me shoke.. punet e mira..
    durim..

    shteti sot..qeveria desha te them..ka ne krye nje kal te punes.. te ndershmerise e humanizmit..

    ta ruajm kte qeveri qe te mos hypin ne fuqi dhe nje here ata.. shtazet ruco iste envero vlocishte spaco bulqizoiste..
    mos harroni se kushe jane..

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Ndryshime në kabinetin Berisha

    Ndryshimet në qeverinë e koalicionit të djathtë pritet të sjellin ndryshime dhe në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo pasi, në kabinetin Berisha 2 kryeparlamentarja Jozefina Topalli pritet të zëvendësojë Besnik Mustafajn në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme. Këtë lajm e bëjnë të ditur burime të sigurta dhe konfidenciale pranë Kryeministrit, të cilat konfirmojnë se, së shpejti qeveria me kryeministër Sali Berishën do të përfshihet nga ethet e ndryshimeve në përbërjen e saj. Por, burimet bëjnë të ditur se, në kabinetin qeveritar Berisha 2, Kryetarja aktuale e Kuvendit të Shqipërisë nuk do të mjaftohet vetëm me një post.Sipas burimeve, Jozefina Topalli pritet të jetë krahu i djathtë i kryeministrit Berisha, duke zënë vendin që aktualisht mban Ilir Rusmali, postin e zëvendëskryeministrit. Në një kohë që për Topallin lideri i mazhorancës po bën gati postin e ministres së Punëve të Jashtme dhe zv/kryeministres, Ilir Rusmali është parashikuar të jetë Ministri i ri i Drejtësisë, duke zëvendësuar në këtë mënyrë Aldo Bumçin.

    Por, supriza e vërtetë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar ka të bëjë me përfshirjen në poste të larta drejtuese të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi, i cili njëkohësisht është dhe nënkryetari i selisë blu. Sipas burimeve, Topi nuk do të marrë asnjë post ministror në qeverinë Berisha 2, por ai do të jetë njeriu që do të marrë drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë në vend të Jozefina Topallit. Ndërkohë, postin e Topit si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike do ta zërë deputeti demokrat, Bujar Nishani, i cili aktualisht është zëdhënës i grupit. Era e ndryshimeve të kabinetit qeveritar do të prekë dhe Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacionit, ku titullar është Lulzim Basha.

    Por, ndryshe nga ministra të tjerë, të cilët do të largohen dhe nuk do të marrin asnjë post tjetër ministror, Lulzim Basha pritet të zëvendësojë Arenca Trashanin në postin e Ministrit të Integrimit Europian. Një tjetër ministri ku, sipas burimeve, pritet të ndodhë ndryshimi i titullarit është dhe Ministria e Turizmit dhe Kulturës. Burimet thonë se, vendin e Bujar Leskajt si ministër i Turizmit dhe Kulturës pritet ta zërë Nard Ndoka, kryetari i ri i Partisë Demokristiane. Po të njëjtat burime thonë se, ndryshimet e përmendura më sipër kanë marrë miratimin përfundimtar të kryeministrit Berisha, duke qenë se ky i fundit ka pasur rezerva për drejtimin e disa ministrive nga titullarët aktualë.

    Analiza

    Ndryshimet në qeverinë e koalicionit të djathtë pritet të ndodhin pas procesit të analizës së punës së gjashtë mujorit për çdo ministri. Aktualisht, të gjitha ministritë e qeverisë Berisha janë duke punuar për analizën në fjalë dhe muaji korrik do të jetë muaji gjatë të cilit të gjithë ministrat e kabinetit Berisha do të bëjnë publike këtë analizë. Analiza e gjashtëmujorit të parë të vitit 2006 është paralajmëruar edhe nga vetë kryeministri Sali Berisha. Pak kohë më parë, gjatë një komunikimi me median, ai ka deklaruar se do të ketë analiza gjashtëmujore të punës së qeverisë, të cilat do të bazohen mbi planin e punës që ministrat kanë paraqitur në muajin janar.

    Por, përveç arritjeve, anëtarët e kabinetit qeveritar do të përballen gjatë analizës së punës së gjashtëmujorit edhe me kritikat për të gjitha ato objektiva që nuk kanë realizuar, apo për ritmin e ngadaltë të reformave në dikastere të ndryshme. Procesi i analizës nuk është i thjeshtë aq sa duket, pasi mbi bazën e arritjeve që janë bërë në çdo ministri, kryeministri Sali Berisha do të japë vlerësimin e tij për punën e bërë nga çdo ministrër. Analiza në fjalë e çdo dikasteri pritet të jetë faktori përcakues në çështjen e ndryshimeve në qeverinë Berisha. Realizimi me sukses i punës gjatë këtyre gjashtë muajve do të jetë kriteri për qëndrimin e ministrave në postet që ato mbajnë në kabinetin qeveritar. Burimet pranë Kryeministrisë bëjnë të ditur se, ministrat që do të jenë në shënjestër të ndryshimeve nga Berisha, do të jenë pikërisht ata ministra që nuk do të kenë një performacë të mirë gjatë analizës së punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2006.

    Jozefina Topalli Ministre e Jashtme dhe zv/kryeministre
    Bamir Topi Kryetar i Kuvendit
    Lulzim Basha Ministër i Integrimit
    Ilir Rusmali Ministër i Drejtësisë
    Bujar Nishani Kreu i grupit parlamentar të PD-së
    Bujar Leskaj zëvendësohet me Nard Ndokën
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Nardi qenka i gabuar dhe Mustafai nuk qenka aty , dy gabime .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    me duket sikur ke harruar njerin DAVIUS por shikoje kur te marri post do jete surprize ,
    per keto levizjet me larte
    Ilir Rusmali Ministër i Drejtësisë sikur nuk ka per ti dale gje me kete BERISHES
    te tjeret jane mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga King_Arthur : 07-07-2006 më 05:25

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara
    Nardi qenka i gabuar dhe Mustafai nuk qenka aty , dy gabime .

    si qenka i gabuar NARDI ?
    duhet ta futi ne qeveri patjeter sepse eshte parti me 6 deputete ajo dhe i duhet ne parlament nuk ka nga tia mbaje sepse i duhen votat per presidentin ka filluar te beje llogarite saliu

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Financat publike
    Nga Alban në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 09:54
  3. Bursa
    Nga Gerrard në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  4. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  5. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •