morrison mor plak, edhe une kam qene ke begsat nga 1987-1991, ca viti paska qene ky nishani dhe a di gje, a ka dale ky me mbrojt bustin e dulles e institutin ml me pellot e te lartes.
te fala
rachi
morrison mor plak, edhe une kam qene ke begsat nga 1987-1991, ca viti paska qene ky nishani dhe a di gje, a ka dale ky me mbrojt bustin e dulles e institutin ml me pellot e te lartes.
te fala
rachi
raxhi..kot benesh merak.. se po e mbron ti tani bustin e gjalle te dulles..edvinon..
sa per Majlind Bregun.. nuk te flet llogjika por geni..
per ty dhe blush kico ben miljardarin e tenderave.. Imellda e altinit.. do ishte ministresha me e mire..
sorry..
dorispake-lionesa.. e di qe ty te pelqen te bënesh ministreshe per pun te nderjashtme.. dhe mir do jete qe ta realizoc ate enderr.. por nuk me sqarove akoma ate punen e perbrendeshme..
kush e pengoj mamane tende te votonte.. komisioneret demokrate apo socialiste..
kjo ka shum rendesi..
e verteta e 18 shkurtit del vetem nga cka thone deshmitaret ne terren..
bndja ime eshte se ne 18 shkurt rezultatin e zgedhjeve.. e vulosi qe para votimit.. ps me bashkiako gjendjecivilasit e vet qe i ka militante den babaden te vetet.. e cila vuri ventila kudo ne cdo qelize te administrates lokale..
po ceshte ventili si koncept ne boten e teknikes. si psh.. ne mekanik e hidraulik e pneumatik.. apo dioda-ventil ne elektronike..
eshte nje vegel qe.. i jep rruge vajit apo ujit apo ajrit apo rrymes elekrtrike.. nga nje drejtim dhe e pengon nga drejtimi tjater..
si te thuac nje fare ure mifoli ku nje caush me kallash ne dore del aty e thote.. maqinat nga vlora per levan do lejonen te kalojne kurse ato nga levani per ne vlore jo.. ose maqinat e tanve..(pra zabito ceko cupistave ) do kalojne e te armiqve tane jo.. pra lejon vetem nje drejtim.. apo vetem nje lloj specieje..
pra miletit ju be nje terror psiqik nga ps-ja ne lidhje me dokumentin e votimit.. jo kjo sdo lejonet jo kjo do jet me vule jo kjo duhet te jet ne nje regjister jo kjo duhet te jete e kesaj date etjetj marifete.. sa qe nja 500 000 shqipo me te drejte vote i lodhen deri ne ate pike sa ata than.. e di cbejme.. po i bejme munë e spo vem fare te bredhim neper zyra e po rrim ne shpi diten e votimit.. kurse nje 500 000 te tjere votues i filtruan po nepermjet ventileve te tyre qe te mos kene mundesi votimi edhe ne se do ken durim kali qe te bredhin zyrave per tu paisur me dokumentin qe kerkon edvini mbas 101 kufizimeve qe ja imponoi saliut.. me mjeshterine e tije..
kurse ne ane tjater caushet edviniste neper "ura mifoli" pra neper zyra.. fet e fet ja u bene si hallv dokumentat te vetve.. pra lehtesisht te marreshme .. letrat e nevojshme per votim.. pra atyre qe dihet se 120 % jan te sigurte se votojne PS-ne..
pra sistemi edvinist enveroist i ventilave.. qe para dites se votimit bene ate pune fantastike per PS-ne.. pra munden te shmangin shumicen derrmuese te votuesve shqiptare.. pra te filtrojne te pa deshirueshmit (ktu hyn dhe mamaja e ministres se ardhshme te punve te jashtme) dhe tja mundesojne votimin te vetve vetem te vetve..
sigurisht ka shqipo qe edhe se PS me ventilat e saje bene namin ti pengojne ata si atdhetare te vertete duruan u skrapacuan shkumbuan luftuan e mbrriten para 18 shkurtit te jene ne lista te votimit e te kene te gjitha letrat e duhura qe komisioneri xhahil ventil i edvinit te mos munde ti ndale ne te drejten elementare.. te drejten per te votuar..
prandaj dhe kemi kte rezultat.. qe PS fitoi aty ku fitoi shum ngushte..
por ne se do te kishin tek PD-ja zellin sa 1 e mijta e ps-se per te bere pune me durim me njerzit athere do kishim tjera rezultate..
pra edhe ata 1 milion te penguarit e durim humburit do votonin.. dhe do votonin PD-ne sepse ska socialist qe i shmanget votimit..
ja piete mamane.. se komshija juaj hall nazifja.. kusho e mezano zabito caushve.. a u pengua ne votim nga komisioneret sikurse mamaja jote..
joo..
pra tek mamaja jote ventilet zabito mezanoiste nuku shohin nje te sigurte.. si te tyren.. (ata kan dosje per cdo te dyshimte) coc ka kjo lidhje me ata te pd-se.. hmm.. hiqeni nga lista e nxirrini 101 pengesa .. ashtu nen rrogoz.. e kur te vinj nazifja menjihere futeni brenda se.. sic na dha fjalen kur beme ato takimet e fshehta kok me koke.. 3 muaj para votimeve.. i ka prure dhe 36 kuc e macet e saje qe i ka emigrante ne gërqi e itali..
kurse mamane tende qe mund te jete potencialish apo hamenderisht.. votuese per pd-ne as qe e ka takuar kush nga pd-ja .. as para as mbrapa votimeve..
keshtu jan punet..
prandaj socialistet fitojne..se punojne..
prandaj dhe i kan hak pastaj pushtetet e pastaj gratacielat.. ne pronesi..
si i tha nanua pacos.. kur u ferkua nje here per pun te lir metos..
moj cupe kur erdhe ne parti ishe me nje fustan basme.. nashti vetem ne plazh ke nja 3-4 hotelo-grataciela ne pronesi..
e jo 2 katshe si e ka pasur qe ne 1938-ten ne plazh xhep breshka i ngrati qe nuk e gezoj kurre se ja prishen khmer rruzhet.. te famshmin kaubojso ekzotiko hotel restaurant breshken por 10 e kusur katshe.. i ka tashë pacja ..
dhe pacua nuku njihet nashi.. shemtaraqja natashë ..sic e njohin shoqet ne gjimnaz.. eshte bere miss.. se miljonat te bejne miss.. pejk..
keshtu moj cupë..
po e reja eshte se.. dje ambasadoret e amerikes gjermanise italise e ca tjere i than ps-se.. nuku kini bere mire qe braktiset votimin ne shijak..
hera pare qe nderkombetaret i thone derrit derr..
ish bere dadeja e imellde arapit.. mbreme tym.. kur duall ne tv qe te laje m me sh..
dhe ne fund liones paku..
me mire zysha jote ne ministri te jashtme apo imellde kanibalja..
mu pergjigj .. ne se je trimereshe..
suksese qeverrise.. e pacim nja 2-3 vjet qetsi.. ne vendin tone.. ne na lencin vampiro ventilet..
“Orkestra ndryshoi, por dirigjenti dhe muzika mbeten”
Kjo eshte qesharake. Dirigjenti mund te nderroje dy tre sazexhinj, por muzika mbetet po ajo. Ata perseri kengen e tij do kendojne, tempon e tij, shpejtesine qe do ai, melodine e tij.
Ne kemi nevoje te nderrohen DIRIGJENTET, qe te degjojme melodi te re.
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
Duhet te ket qene nja 8-9 vjet para teje ma ha mendja (ka bere dhe shkollen e bashkuar), nuk e kam shum te sakte. Nje kusheriri im e ka patur ne klase dhe kur e pa ne TV u habit sepse ka qene djale i dobet (ne karakter) ne shkolle dhe tip qurraveci. E ka parasysh vete besoj nje tip si Bujari ne shkollen e begsave, cfar trapi e ka ndier veten gjith ato vite. Dhe kur, ne ate kohe.morrison mor plak, edhe une kam qene ke begsat nga 1987-1991, ca viti paska qene ky nishani dhe a di gje, a ka dale ky me mbrojt bustin e dulles e institutin ml me pellot e te lartes.
te fala
rachi
Sa per bustin nuk e di. Por di qe kur del ne TV rri vet si bust..!
Ndryshuar për herë të fundit nga morrison : 14-03-2007 më 17:47
Degjo mo Brari, une nuk shkruajta me lart sepse kerkoj post ne ministri, mos u bej fare dhe ti, lol. Une shkruajta sepse me vjen keq qe njerez te pa-afte per nje cope leksion, po vihen ne poste te rendesishme, per te mos thene jetike per vendin. Gjithashtu, nqs nuk me shqetesonin zhvillimet e votimeve, bile pa ngjyra politike, por me ngjyra atdhetare, nuk do sillja faktin qe mamase time iu mohua e drejta sublime e votes se lire.
Pertej politikes, pertej te majtes dhe te djathtes, cfare doli nga keto zgjedhje, me dhemb me shume per JO-ne e madhe qe NATO apo te tjera organizata nderkombetare, me sakte europiane i dhane Shqiperise. Ta kam bere te qarte 100 mije here, qe une jam e djathte, por e djathta ne Shqiperi matet me etalon tjeter ne krahasim me te djathtat gjetke.
T'u pergjigja jo per te provuar "trimerine" se shesh lufte s'eshte forumi, por per respektmu pergjigj .. ne se je trimereshe...
Ndryshimet ne qeveri jane te vonuara por nga ana tjeter e kuptoj se perse Berisha preferoi ti bente ndryshimet pas zgjedhjeve lokale, kjo ishte menyra se si ai mund te betononte koalicionin e tij qeverises dhe ta zgjeronte ate.
Risia politike e ketyre 2 viteve te fundit eshte suksesi i PDK-se per te krijuar nje koalicion fluid votash ne parlamentin shqiptar duke "rrembyer" deputete sa majta e djathtas e duke i futur nen cadren e vete. Po ashtu, PDK pati nje sukses te madh me kandidatet e saj ne zgjedhjet lokale fale edhe zemergjeresise se paprecedent te PD per aleatet e vete te vegjel ne zgjedhjet lokale. Ajo qe pozita dhe Berisha fiton nga futja e PDK ne qeverisjen e vendit eshte se ajo shmang ne masen 90% kercenimin e opozites per zgjedhje te parakohshme duke bllokuar zgjedhjen e presidentit ne parlament. Dhe pas zgjedhjeve lokale, shanset qe Shqiperia te shkoje ne zgjedhje te parakohshme jane me pak se 5% pasi pozites i duhen vetem 2-3 vota nga deputet e majte per te zgjedhur presidentin, pa harruar qe leximi i votes se shqiptareve ne zgjedhjet lokale eshte nje oguri i bardhe per poziten e cila do ta zgjeronte mazhorancen e vete me te pakten 20 deputet me shume se sa aktualisht. Pa harruar edhe ate tjetren, qe deputet socialiste qe ndihen sot te kercenuar nga vota e zgjedhjeve lokale, do te protestojne cdo perpjekje te liderit Rama (i cili nuk ka mandat deputeti) per ta cuar vendin ne zgjedhje te parakohshme.
Persa u perket emrave te pervecem, ato jane te nje rendesie te dores se dyte. Me behet qejfi qe ka larguar ministrin e drejtesise pasi reforma ne drejtesi ka ngelur ne vend numero, nuk me behet qejfi qe Besnik Mustafaj vazhdon te jete minister i jashtem pasi e kam shprehur heret inkompetencen e tij. Emerimet e tjera jane vetem emerime politike per te betonuar koalicionin.
Mekati i madh i Berishes eshte largimi i Olldashit nga qeveria i cili ishte edhe ministri me i suksesshem i kabinetit te tij. Nuk e di se cfare u be shkak per kandidimin e tij ne Tirane, kur te gjithe e dine qe Olldashin nuk e lidh asgje me Tiranen, ashtu sic eshte gabim per nje kryeminister qe te largoje nje minister te suksesshem ne nje prej posteve me kyce ne qeveri, ministrine e rendit.
Persa i perket Bamir Topit, kandidatures se tij per president, me duhet te them qe Topi eshte bashkefajtor per largimin e Olldashit nga qeveria dhe kandidimin e tij ne Tirane. Eshte kundershtimi i Topit per te kandiduar ne bashkine e Tiranes, kur te gjithe e dine qe Bamir Topi eshte kandidati me i mire i se djathtes ne Tirane, qe u be shkak per kandidimin e Olldashit. Kembengulja e Topit per postin e presidentit eshte ne fakt nje ambicie shterpe e tij, kur kemi parasysh qe posti i presidentit te RSH eshte tashme nje post ceremonial pa ndonje pushtet politik. Ne syte e mi me qendrimet qe Topi po mban ai po e margjinalizon veten nga politika duke kerkuar postin e presidentit te vendit dhe po i ul shanset e veta per te qene koka e PD-se ne te ardhmen.
Kjo nuk do te thote se Topi nuk ka shanse per tu zgjedhur president, perkundrazi, ai mund te zgjidhet president shume kollaj edhe me votat e se majtes. Problemi qendron se ai po e pozicionon veten si nje politikan medioker dhe impotent, nje "Rrexhep Mejdani" i djathte. Te pakten kjo eshte pershtypja ime.
Albo
shume dakort me kete dhe do ti shtoja edhe dicka tjeter; B.T. aka "fabene il canone" eshte ndoshta i vetmi politikan i vjeter i PD-se qe nuk ka klanin e tij (te pakten nga ata 2-3 kryesoret) ne kete partiPostuar më parë nga Albo
To look life in the face....
Ndryshimi i vetem qe pritej nga ana e mazhorances ishte ai i Kryeministrit, çka do te lehtesonte efikasitetin e qeverise, por dhe do te fuste ne moto te re vete PD-në. Por, fatkeqesisht, ne seline blu ende vijohet te pranohet me durim dhe ne heshtje diktati i rrepte i kreut te saj. Dhe kjo deri ne mahisje.
Epoka e ndryshimeve ka nisur. Por, ndersa PD dhe qeverisja e saj shkon drejt radikalizimit, çfare nenkupton shterpesi idesh, socialistet po projektohen drejt nje partie me te hapur dhe me moderne. Nuk eshte e veshtire te dime se cili do te jete rezultati edhe i zgjedhjeve të ardhshme.
ingenuous
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
ku e sheh ti igenus radikalizmin e pd -se e modernizmin e ps-se..
mjafton zp-ne ta shikosh ne pamje le me ta lexosh e mjafton koburja e ps-se mbi studentin hapur fare ne shijak e qendrimin e ps-se para e pas kobures se neriakut qe.. per ps-ne te kesh mendimin me te zi..
por varet nga lloji njeriut..
njerzit e shohin ps-ne si nje fabrik shpifjesh.. si nje makine vrasese.. e si nje mafie miliarderesh.. asgje tjeter ska ps-ja..
kanibalet e shohin si ombrellen me te mire e sidomos me edvin polpotin ne krye .. ajo behet kala e pamposhtur e se keqes 50 plus 8 e plus kushedi sa..
ps behet me e ndyra parti politike ne bote..
Berisha: Bamiri President ose zgjedhje
Pas vizitës së Olli Rehn, Kryeministri ndryshon mendim dhe sulmon marrëveshjen e 13 janarit
Gazeta Shqip
Brenda 24 orësh Kryeministri Berisha ka dhënë dy qëndrime në lidhje me bashkëpunimin me opozitën. Në konferencës e përbashkët me komisionarin Olli Rehn, Berisha është shprehur se "ne jemi plotësisht të përgatitur për të zgjedhur një President konsensual dhe President konsensual do të thotë jo i imponuar".
Por vetëm disa orë më vonë kreu i qeverisë ka bërë një tjetër deklaratë ku ka theksuar se zgjedhja e Presidentit do të jetë konsensual, por sipas tij emri konsensual është ai i propozuar nga mazhoranca, nënkryetari demokrat Bamir Topi.
Berisha ka theksuar se "personalisht nuk njoh një politikan që mund të ketë konsensus më të gjerë se Bamir Topi. Unë jam shumë i vetëdijshëm për këtë, në qoftë se bëhet fjalë për konsensus. Nëse bëhet fjalë për pseudo konsensus, pastaj formulat mund të jenë të ndryshme". Mungesa e dy votave për të zgjedhur vetë Presidentin e ri duket se nuk është aspak shqetësuese për Kryeministrin, por ai ka shtuar se do të jetë zhgënjyese për ata të cilët mendojnë që kjo do të mund të shkaktojë ndonjë pengesë për mazhorancën. I pyetur nëse do të mundë kandidaturën e mazhorancës që të shmangë zgjedhjet e parakohshme, Berisha është përgjigjur se "do të ishte shumë e gabuar të konceptohej se Bamir Topi, me pranimin e kandidimit në postin më të lartë të shtetit, po kërcënon vendin me zgjedhje të parakohshme. Kjo është shumë e padrejtë. Topi është personaliteti me konsensusin më të gjerë. Natyrisht në qoftë se inati, fanatizmi, bojkoti do të jetë praktika, për të cilat mbetet e përkushtuar opozita, nuk ka dyshim se zgjedhjet dhe vetëm zgjedhjet do të jenë zgjidhja e problemit". Por Kryeministri nuk ka dhënë një përgjigje konkrete në lidhje me pyetjen se a mund të shkohet në zgjedhje me këtë reformë zgjedhore, e cila është kontestuar dhe kritikuar si nga politika, ashtu edhe nga faktori ndërkombëtarë. Për Kryeministrin është vlerësim pozitiv fakti se asnjë vëzhgues kombëtar apo ndërkombëtar, asnjë media, asnjë qytetar nuk ka bërë akuzën më minimale për implikim të segmenteve qeveritare në ndryshimin e rezultateve para, ditën e zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Kjo, tha Berisha, fakton se këto ishin të parat zgjedhje ku qytetarët votuan si qytetarë të lirë të një vendi të lirë. Së dyti, ka shtuar ai, këto janë zgjedhjet e para në historinë e këtij vendi, ku të gjitha forcat politike pa përjashtim kanë pranuar rezultatin dhe nga një prej eksponentëve kryesorë të opozitës janë vlerësuar të lira. Por Kryeministri ka përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje me opozitën, si ajo e 13 janarit, duke shtuar se nuk do të ketë më pamflete të turpshme, produkt i një mendjeje të sëmurë, të cilën nuk ka qytetar të një vendi të lirë që merr përsipër ta aplikojë, i cili, ju siguroj, nuk ka ekzistuar as në rregulloret ushtarake të pikave të kalimit kufitar në kohën e diktaturave dhe vendeve të tjera".
Një ditë më parë
"Mirëpres propozimet e opozitës"
"Mesa duket, fundi i majit përkon me fillimin procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e parlamentit dhe në Kushtetutë. Ne jemi plotësisht të përgatitur për të zgjedhur një President konsensual. President konsensual do të thotë jo i imponuar. Praktika e parë në Shqipëri në këtë drejtim nuk ka qenë e imponuar dhe për këtë është i vetëdijshëm çdo shqiptar. Qeveria mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar totalisht për reformat. Në këtë kontekst, mirëpret çdo kontribut, çdo ofertë bashkëpunimi nga opozita dhe nga faktorë të tjerë të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare. Natyrisht, një nga problemet e rëndësishme që kemi për të zgjidhur është Presidenti konsensual dhe në kuptimin e vërtetë të një zgjidhjeje konsensuale mbetem plotësisht i angazhuar".
Krijoni Kontakt