Me shendetsine e ka dhi punen Sala fare.....edhe shendetsia se bashku me uje e drita jan ato qe i fitojne zgjedhjet Sales apo ja humbin ato....gabim me Ndoken e perfshire ne kabinet.
Me shendetsine e ka dhi punen Sala fare.....edhe shendetsia se bashku me uje e drita jan ato qe i fitojne zgjedhjet Sales apo ja humbin ato....gabim me Ndoken e perfshire ne kabinet.
igenus.. e ju shok e shoqe te igenusit
vere vehten 5sekonda se 5 minuta eshte e veshtire e 5 vjet.. e tmerrshme.. nen lekuren e nenes se genci sines..
dhe merr vesh qe vrasesi i tet biri.. shullehet ne bruksel.. dhe prokurori i cili tet bir e kishte si manar (shoferi i familjes) "padashje" con ne bruksel jo letrat e vrasesit po te dikujt tjater.. pra nje mafiozllek i paster.. me qellimin e ndyre qe ta leje te qete vrasesin e tet biri i cili u vra ne sy te vajzes se dhorit e ne sy te gruas se dhorit.. te cilin dhor e kishe trajtuar si njeri te shpise sepse yt bir gjith diten ne timon ne dispozicion te mullaqeve te dhorit..
dhe kur te shikoje kte sfaciato mafiozllek e haterllek kaq cinik per vrasesin ne dem te birit tend nen dhe qe la fmin 4 vjec jetim.. kur te shikoje se si trajtohet si princeshe ne mediat mafioze bashk autorja e vrasesit.. dhe se si mobilizohen iljaz cecot e makbuleve per ta nxjerre sa me urgjent nga burgu imellden e sesi arrijne ta bejne kte ne menyre aq flagrante e te shikoc si shkojne ta urojne kanibalet imellden ne shpi te lire e s si imellda tak fak me viza e pasosha te bera urgjent nen kujdesin e shtetit te mejdan Moisi sallakut te ben m.utin ty si nena e gencit e iken fluturon per bruksel tek padrinoja e mjeshtri serial killer.. dhe kur shikon djallezorin moisi qe ben te 999-tat qe dhori te rrij aty si kujdestar i Krimit e mbrojtes i Arapo Neriakve.. e athere te plasesh nga marazi..
por cte duhet ty o igenus.. ajo pune.. te behesh 5 sekonda NJERI.. ahu.. budalleqet e brarit..
Me mire keshtu ne traditen e sojit kanibal.. den baba den.. qe sta ndin per kush vritet.. boll perbindeshi Ps te jet mire..
vazhdo bashk me alden nr 1.. qe i paska prish humorin berisha pse nuk shkoj tek Mbrojtesi i Altin Nerjak arapve.. e i mafies.. kodoshi alfred Moisiu..
Aq ka ne dor Berisha ti beje plakut matrapaz.. aq i ben..
Do shkoje ti igen tek Moisiu ne se do ishe 5 minuta Baba i Genc Sines?
Po mundet te shkoje por jo per ta nderuar por per tja fut thonjt ne fyt e per ti Thene.. Po mban ne pushtet mbrojtesit e vrasesit te tim biri more dobic i Enver Hoxhes.. ptuuu.. nje gelboqe surratit e i kishe thene burgut hapu..
keshtu..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 21-03-2007 më 11:19
Autori i Lajmit:
Mo.Ro.
Tiranë- Kryeministri Berisha vazhdon restaurimin e ushtrisë së hurit dhe zjarrvënies së vitit 1997. Ky proces është në qendër të ndryshimeve të tjera në kabinetin qeveritar, kryesisht për zëvendësat e ministrave. Ashtu sic ka ndodhur së fundi me zëvendësministrin e Brendshëm. Me largimin e Gjergj Lezhjas, me një vendim të marrë vetëm pak ditë më parë, është bërë gati zëvendësimi i tij me një personazh tjetër të ushtrisë në rehabilitim. I emëruari vjen nga drejtimi i Akademisë së Rendit, në vitin 1992 deri në 1996. Megjithatë, kontributi më i madh i ish drejtuesit të akademisë, Hysen Arapi është drejtimi i trupave në jug në operacionet e ndërmarra me urdhër të vetë Berishës. Edhe pse Arapi nuk rezulton të ketë qenë i suksesshëm si drejtues i forcave të armatosura, ai është emëruar me detyrën e zëvendësministrit të Brendshëm. Një emërim aspak i cuditshëm, i kërkuar nga Bujar Nishani, i cili në vitet kur Arapi ka qenë në drejtim të Akademisë së Rendit, ministri aktual ka qenë në detyrën e drejtimit të kabinetit të ministrisë së Mbrojtjes. Me siguri jo një koincidencë.
Kthim tek karrigia e zëvendësministrit
Në kohën kur ai zbatonte urdhrat për të shtypur me dhunë protestat popullore në jug të vendit, Hysen Arapi është kapur peng nga turma. Që nga ajo kohë, ai është arratisur jashtë vendit, për t'u kthyer vetëm kur Berisha mori pushtetin. Sigurisht me shpresën se do të kthehej edhe njëherë në pozitat e mëparshme, falë kontributit të dhënë për partinë e atëhershme në pushtet dhe vecanërisht për presidentin e asaj kohe, Sali Berisha. Mbase pretendohej thjesht kthimi sërish në drejtimin e Akademisë së Rendit, por jo direkt tek posti i zëvendësministrit të Brendshëm. Por kryeministri ka vendosur ta shpërblejë pikërisht me këtë detyrë, duke qenë se paraardhësi i tij nuk duket të ketë rezultuar i suksesshëm në përmbushjen e detyrave të kërkuara prej tij. Për këtë arsye, i zgjedhuri është marrë me një CV plot me kontribute për partinë dhe besimin se do të jetë me efektiv në zbatimin e urdhrave më tepër politikë se profesionalë. Në fakt, mbi kretere të tilla është bërë edhe rekrutimi i Gjergj Lezhjas, që ka mbajtur deri më tash detyrën e zëvendësministrit të Brendshëm. Dhe mbi këto kritere është bërë përzgjedhja e shumë emrave të tjerë që kanë ardhur nga arratia, për të mbledhur edhe njëherë postet dhe detyrat që mbanin para se të iknin. Apo mbase shumë më tepër.
Një "gjeneral" tjetër
i shtohet qeverisë
Një tjetër "gjeneral" i është shtuar qeverisë dhe posteve shtetërore, për të restauruar edhe njëherë skemën që mbante në këmbë anën e "fortë" të qeverisë demokratike në vitin 1997. Në atë kohë, Hysen Arapi kishte gradën e gjeneralit të Brigadës, por më shumë mbahet mend si drejtuesi i operacioneve, me forca të armatosura drejt qyteteve të jugut, me qëllimin për të shtypur me cdo mënyrë dhe mjet protestat e tyre. "Besnikët" janë rikthyer sërish, kurse ushtria e Berishës është restauruar pas më shumë se një viti e gjysëm nën drejtimin e vendit, tamam përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor. I fundit ka mbërritur Agim Shehu, pasi ka siguruar më parë pushimin e akuzave ndaj tij në një proces gjyqësor. Ish zëvendësministri i Brendshëm, në vitin 1997 edhe kreu i policisë shqiptare sot është kthyer për të marrë kush e di se cfarë posti për shpërblim. Më parë, një tjetër gjeneral ka mbërritur në Shqipëri pas tetë vitesh arratie. Bashkim Gazidede, ish kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar tashmë mban postin e zëvendësdrejtorit të Hipotekës. Por këta nuk janë aspak të vetmit që janë rikthyer për të restauruar dhunën që qeveria demokratike shtoi teksa jetonte ditët e fundit të saj.
Restaurimi i ushtrisë së ‘97
Restaurimi i së shkuarës ka medomes emrin e Berishës, tashmë jo president por kryeministër i vendit. Jo si një zgjedhje e shqiptarëve, gjithsesi! Duke mbledhur pranë vetes bashkëpunëtorët më të ngushtë, Berisha nuk bëri një qeveri më shumë se sa një kthim të suksesshëm tek i njëjti parim pushteti dhe qeverisjeje. Nuk është një rastësi që edhe në kabinetin e Këshillit të Ministrave emrat gjenden të përsëritur, madje për të njëjtët poste që kanë patur edhe në vitin 1997. Ministri i Financave, Ritvan Bode, që në vitin 1997 deklaronte kthim të sigurt të parave që shqiptarët kishin futur nëpër firmat piramidale, sot mban sërish të njëjtin post në kabinetin qeverisës të Berishës. Por emrat nuk mbarojnë këtu.
Rehabilitim në
karriget e shtetit
Kthimi i ish gjeneralit të SHIK-ut, nga arratia drejt e në një post drejtues i habiti të gjithë, përvec kryeministrit Berisha. Ky deklaroi se Bashkim Gazidede nuk është vetëm një njeri i moralshëm, por edhe i devotshëm e i përkushtuar në punë. Dhe këtë e tregoi kur sipas Berishës, zbatoi ligjin duke shtypur revoltat komuniste, duke iu referuar vitit 1997. Faktet historike nuk thonë asgjë për kreun e qeverisë dhe këtë nuk e tregoi vetëm kur shprehu vlerësimet më të larta për figurën e ish-gjeneralit. Këtë e tregoi edhe më pas, kur nisi të mbushte gjithë administratën, në postet më të larta me të tjerë nga "ushtria" e SHIK-ut të Gazidedes, që numërohen më shumë se sa të përmendurit më sipër. Berisha nuk ka ndryshuar dhe këtë nuk e dëshmoi vetëm me "rehabilitimin" e ish kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar kur e priti gati me një karrige. Kryeministri do të vazhdojë akoma të tregojë se është i njëjti me emërime të tjera që presin me lista nga "ushtria" e kontributeve të mëdha dhe të paharrueshme të Gazidedes në vitin 1997, sepse këta zbatuar cdo urdhër të Berishës dhe janë gati ta bëjnë sërisht. Pikërisht për këtë arsye ata janë mbledhur dhe shpërblyer për besnikërinë që kanë treguar dhe paguhen për të vazhduar të shërbejnë akoma.
Shpërblim për kontributin
Fakti që të gjithë emrat më të shquar nga rradhët e ish Shërbimit Informativ Kombëtar në drejtimin e Bashkim Gazidedes, duke përfshirë këtu edhe "gjeneralë" brigadash, sic u quajtën ata që shkuan të qëllonin mbi shqiptarët me urdhër të Berishës në të ashtuquajturat operacione të jugut, kanë mbushur administratën në poste të rëndësishme, tregon se kjo është pikërisht mënyra se si ka shpërblyer dhe po vazhdon ta bëjë akoma kryeministri Berisha për besnikët e tij në kohë të keqe. Një ushtri e tërë me ish shikas të të gjitha gradave dhe detyrave janë kthyer për të marrë në mos gradat, të paktën nga një detyrë në administratën shtetërore. Ata janë vendosur në krye të institucioneve dhe strukturave të rëndësishme, si doganat apo edhe drejtori dhe agjenci që janë direkt në varësinë e kryeministrit Berisha. Nuk është vetëm kthimi në një detyrë shtetërore dhe pagë të mirë, por edhe rehabilitimi i emrave të implikuar me ngjarje të rënda të vitit 1997, por edhe më parë. Kryeministri Berisha ka marrë përsipër këtë "detyrë të rëndë", duke dhënë edhe vlerësimet më të mira për ta, kur i jepet mundësia, si në rastin e Gazidedes por sic po duket edhe të dhjetëra të tjerëve, të rikthyer për të marrë cfarë të mundin.
Lezhja deshtoi ne vjedhjen e zgjedhjeve
Tiranë- Kur u emërua, Gjergj Lezhja, u përzgjodh me shumë kujdes nga një e kaluar plot me kontribute për partinë. Sidomos në kohën kur drejtoi policinë. Por edhe në strukturat e Partisë Demokratike, për rekrutimin e administratës brenda selisë në kohën kur kjo ishte në opozitë. Por duket se Lezhja nuk i është përshtatur sa duhet kërkesave dhe interesave të kryeministrit Berisha, që ka pranuar pa një pa dy që ta largojë nga drejtimi i ministrisë së Brendshme. Me mbërritjen e ministrit të ri, i erdhi rradha edhe zëvendësministrit, për të cilin burime brenda kryeministrisë pohojnë se nuk ka kënaqur shefin e madh me rezultatet e zgjedhjeve të 18 Shkurtit 2007. Pikërisht për shkak të faktit se këto zgjedhje nuk u arrit të vidhen, si metoda e vetme e sigurt që Berisha të siguronte një shumicë në drejtimin e bashkive dhe komunave të vendit. Ndërsa Lezhja është detyruar të lërë karrigen e tij sepse dështoi sipas kryeministrit. Një prej zëvendësministrave që shumë shpesh ka marrë lëvdata nga kreu i qeverisë, nuk u kursye. Por sigurisht që për një qëllim të madh. Ai nuk ka realizuar detyrën e vjedhjes së zgjedhjeve dhe kjo është krejtësisht e pafalshme për Berishën. Ky ka qenë i vetmi motiv për lëvizjen e Lezhjas në drejtim të Tatimeve, në një kohë kur kryeministrit i duhet tashmë të gjejë një motiv edhe për largimin e disa zëvendësministrave të tjerë, meqë e ka paralajmëruar.
#VamosArgentina
Burimet në PD theksojnë se këto lëvizje janë një përpjekje e Berishës për të vendosur njerëz më të devotshëm në ato ministri të cilat nuk i drejton PD-ja
Qeveria në prag të ndryshimeve të reja. Këtë herë nuk bëhet fjalë për ministrat, por për 13 zëvendësministra që pritet të lënë detyrat që kanë me urdhër të Berishës. Një pjesë e tyre do të zëvendësohen me emra të rinj, ndërsa të tjerë do të lëvizin nga njëra ministri te tjetra.
Ata që do të zëvendësohen pritet të jenë zëvendësministrat që i përkasin PD, ndërsa ata që do të ndryshojnë sektor janë përfaqësues të aleatëve të PD-së. Kjo nismë e re e Berishës ndërmerret si për të rifreskuar administratën pas ndryshimeve që u bënë në postet e ministrave, ashtu dhe për të shpërblyer ndonjë të pakënaqur të PD-së apo të aleatëve.
Ashtu siç është mësuar, zëvendësministri Gjergj Lezhja do të lëvizë për disa arsye, të cilat nuk i ka bërë publike, por mësohet se ai nuk ka marrëdhënie shumë të mira me Nishanin. Sipas burimeve, mësohet se për të janë caktuar dy poste, të cilat Berisha duket se ende nuk i ka caktuar përfundimisht, kështu ai mund të emërohet prefekt i Durrësit ose drejtor i ri i Tatimeve. Po kështu, bëhet e ditur se zëvendësministri i Kulturës, Neritan Alibali, përfaqësues i PR-së, do të zhvendoset në Ministrinë e Drejtësisë, pranë Rusmalit, ndërsa do të lëvizin zëvendësministrat aktualë të Drejtësisë, por edhe të ato të Shëndetësisë, Punëve dhe Çështjeve Sociale, Mjedisit, Integrimit, etj.
Burimet në PD-në theksojnë se këto lëvizje nuk janë thjeshtë rifreskim administrate, por një përpjekje e Berishës për të vendosur njerëz më të devotshëm në ato ministri të cilat nuk i drejton PD-ja, ose në ato ministri që ministrat nuk i përkasin klanit të tij, por klaneve të tjera, siç është ai i Topallit. Me shpalljen, jo publike, të kësaj iniciative, në PD janë shtuar zërat kritikë për mospërfshirjen e disa përfaqësuesve më të lartë të kësaj partia në administratën shtetërore, madje lënien e tyre krejt jashtë vëmendjes. Po kështu, bëhet e ditur se edhe disa drejtorë drejtorie në disa ministri do të lëvizin, duke u zëvendësuar me emra të rinj apo me plotësimin e kuadrit të plotë të marrëveshjes me partitë e vogla aleate.
Për arsye të ndërrimit të emrave, si të ministrave ashtu dhe të disa zëvendësministrave, administrata e qeverisë është në situatë pritjeje të emërimeve të reja. Pritet që për këto emërime Berisha të këshillohet me kryesinë e vogël të partisë si dhe të zhvillojë negociata me aleatët, jo për shtim, as për zvogëlim të përfaqësimit të tyre, por thjeshtë për lëvizje emrash, edhe pse disa prej këtyre përfaqësuesve nuk kanë lidhje fare me sektorin ku do të punojnë.
Një ndryshim i tillë bëhet në një kohë kur qeveria ka marrë përsipër realizimin e reformave të vështira në zbatim të planit për integrimin e vendit në institucionet ndërkombëtare, kryesisht ato evropiane. Ndryshimet e fundit në qeveri, të cilat ishin të sforcuara, për shkak të marrëveshjeve parazgjedhore të nënshkruar me partitë e koalicionit qeveritar në PD janë përcjellë me kritika të ashpra. Madje pritet që këto kritika të bëhen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Berisha, për të mbyllur këtë cikël pakënaqësish, mund të emërojë, ose të kandidojë për drejtimin e disa departamenteve në PD, ministrat e larguar nga qeveria. Por një këmbim të tillë pritet të mos e pranojnë disa ish-ministra, të cilët do të pranojnë të rrinë vetëm anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe pa asnjë post partie. Shtyrje e kësaj mbledhjeje nga ana e Berishës, vazhdon të grumbullojë shumë probleme për t’u diskutuar në punimet e këtij forumi të lartë vendimmarrës.
Pritet që ky Këshilli Kombëtar, i cili do të diskutojë këto çështje, të mblidhet pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Në mbledhje, pritet që të votohen kandidaturat e reja për postet drejtuese në PD. Nëse Berisha do t’i qëndrojë pohimit të tij publik se në konkurrim për poste drejtuese do të përfshihet edhe kryetari i partisë, atëherë pritet të ketë thirrje të Kuvendit të kësaj PD-së partie, sepse vetëm delegatët zgjedhin kryetarin e partisë.
Gilmana Bushati
Sui generis
Berisha ka treguar per te disaten her qe osht mjeshter ne negociata dhe bashkpunim me aletat e tij......por kam nigju nga burime te sigurta qe Jozefina Topalli ka ndertu edhe ajo klanin e saj dhe ka pretendime per kryeministre.....kjo levizje do isht shum interesante sesi Berisha figura kryesore ne PD per 15vite do garonte ndaj njeres qe eshte nje nder figurat me te respektuara ne PD.
Berisha: Opozita po merr ne mbrojtje informalitetin
Duke u ndalur tek roli i opozitës në debatin e fundit të hapur në media, lidhur me këtë p/ligj, Kryeministri vuri në dukje se ajo po merr në mbrojtje informalitetin.
Problemi ynë është se opozita ka marrë përsipër këto kohë avokatin e informalitetit, gjë që gjykoj se është absolutisht në kundërshtim të hapur me programin e çdo partie politike, që i beson tregut dhe vlerave të tij, theksoi Kryeministri
#VamosArgentina
PD shton nje anetar ne Komision e Medias. Reagon opozita
Autori i Lajmit:
L.K
Ne kulmin e debatit per projektligjin e trasmetimeve numerike dhe kur maxhoranca parlamentare nuk po krijonte dot kuorumin ne komision, PD, shton edhe nje tjeter anetar sot ne Komisionin e Medias, duke krijuara keshtu shumicen e nevojshme. Luan Skuqi u votua ne fund te seances si anetari me i ri komisionit te medias, duke permbysur keshtu raportet ne kete komision . Reagon opozita qe e quan kete nje veprim te kundraligjshem per te kaluar ne menyre te njenashme ligje si ai i trasmetimit dixhital. “Gjatë dhjetë ditëve të fundit komisioni i medias është shtuar me tre anëtarë, pas largimit të deputetit Ylli Pango, me detyrën e Ministrit të Kulturës. Natyrisht, kjo bëhet për të ndërruar balancat në komision, meqë këto ditë po shqyrtohen disa ligje në proces. Kjo është një shkelje, pasi nuk mund të ndryshojë numri i anëtarëve të komisionit. Nëse largohet një anëtar i tij, ai duhet të zëvendësohet me një tjetër anëtar, po nga maxhoranca. Eshte fare e qarte, kjo behet per te nderruar balancet ne komision meqe komisioni po shqyrton ligje ne proces. Shtesa me 3 anetare behet per te ndryshuar balancat ne komisioni gje qe nuk eshte e rregullt” tha kryetarja e komisionit te medias Valentina Leskaj pas perfundimit te punimeve te Kuvendit.” tha kryetarja e komisionit te medias Valentina Leskaj pas perfundimit te punimeve te Kuvendit.
#VamosArgentina
Topi: PD fajtore për koalicionin
• Gilmana Bushati
Kryetari i grupit parlamentar të PD Bamir Topi u shfaq dje më i ashpër se kurrë ndonjëherë ndaj qeverisë dhe kreut të PD. Ai shfaqi rezervat për funksionimin e koalicionit ndërsa deklaroi se kjo kakofoni zërash brenda së djathtës do të vështirësonte punën për zgjidhjen e çështjeve madhore të së ardhmes.
A mendoni se funksionon koalicioni?
Secili ka të drejtë të reagojë për çështje që i duken të rëndësishme. Por për të qenë korrekt, nuk mund të them që gjërat në koalicion shkojnë të gjitha mirë dhe ky është një trajtim relativ i gjërave. Jam para mediave dhe kam pasur në parim që të jem korrekt me prononcimet e mia dhe në komunikimet e tjera. Kur je në koalicion, kjo nuk mund të presupozojë shkrirjen e programeve të partive respektive, por ndërtohet një koalicion i gjerë për të zgjidhur çështjet madhore, ndryshe s’do të kishte kuptim ndërtimi i një koalicioni. Prononcimi në zëra të ndryshëm nuk jep më shansin për një orkestër simfonike, por sigurisht jep melodi të çakorduar edhe kur aleatët, për çështje mjaft të rëndësishme nuk dalin me një zë, tregon që mungon tavolina paraprake, mungon përpunimi i mendimit, sinkronizimit i vendimit dhe prononcimi publik është jo i rregullt, jo normal dhe nuk jep më fizionominë e një koalicioni që funksionon mirë. Kjo bëhet akoma më e dukshme dhe më e pranishme në vendimin e Parlamentit, kur çështje mjaft të rëndësishme, jo për 4-5 vetë dhe as për 140 vetë, por për ata që preken drejtpërdrejtë nga një politikë e caktuar, merren vendime ndoshta dhe të brenda disa minutave. Kjo në këndvështrimin tim, por edhe të shumë njerëzve që arsyetojnë, nuk është mirë. Sepse kur Parlamenti shqiptar mblidhet për të marrë vendime shumë të rëndësishme, duhet që këto vendime të jenë të pjekura dhe të përpunuara. Kemi abuzuar me termin konsensus, ka projektime politike në Parlament, përgjegjësinë për një paketë ligjore e merr pikërisht ai që ka më shumë vota në Parlament. Kur ka ndonjë nen ku mund të realizohet konsensusi, është mirë të realizohet. E kam fjalën kur lançimet nga partitë e koalicionit vijnë jo në mënyrë të sinkronizuar dhe voluntariste, askush nuk mund të thotë që koalicioni funksionon perfekt, do të thotë që realisht ka probleme.
PBDNJ me anë të kryetarit të saj, Vangjel Dule, është shprehur se do të mbledhë forumet, ndoshta deri edhe me prishjen e këtij koalicioni?
Është e drejta e tyre që të mbledhin forumet e tyre dhe të marrin vendimet e tyre politike. Nuk duhet të lidhet me çështjen e presidentit. Çdo cenim i koalicionit nuk i bën mirë koalicionit. Shpresoj që mbledhja e forumeve të jetë në funksion të mbarëvajtjes më të mirë të koalicionit. Për të gjitha vendimet, përgjegjësinë kryesore e mban partia më e madhe e koalicionit. Në rast se lihet terren, pastaj do të ishte më e vështirë të kontrollosh kursin.
A mund t’ju prishë punë në zgjedhjet tuaj si President në rast se PBDNJ-ja voton kundër?
Çështja e Presidentit është një çështje shumë e rëndësishme. Ju siguroj që është një nga shumë çështjet. Deri sa të vijmë te Presidenti, janë disa çështja të tjera që u interesojnë jo vetëm një njeriu, por u interesojnë grupeve të tëra, grupeve të interesit, grupeve të biznesit, i interesojnë shoqërisë në përgjithësi, çështje që u interesojnë medias. Pra, janë disa rregulla loje që nuk lidhen vetëm me çështjen e Presidentit. Politika shqiptare në vend të jetë pjesë e pazareve apo interesave të ngushta, duhet të jetë realisht një grup deputetësh që kanë një përfaqësim, qofshin në maxhoritar apo proporcional dhe të marrin vendime të pjekura dhe afatgjatë, ndryshe ju siguroj që një vendim i papjekur në Parlament do të krijojë kaos të jashtëzakonshëm në grupet e biznesit, shoqëri, në media, në njerëzit që punësohen. Ideja e mesazhi është ky, që sa më larg interesave të ngushta, nuk mund të kalojnë thjeshtë gjërat kështu, të gjitha prononcimet duhet të jenë të kujdesshme. Edhe njëherë ju siguroj se për çështjen e Presidentit do të jetë e fundit si çështje që do ta trajtoj, sepse ka mjaft çështje të tjera që koalicioni duhet të tregojë se është solid dhe di të funksionojë dhe unë jam i besimit se duke njohur fare mirë edhe fizionominë e pjesëmarrësve, jam i bindur se koalicioni do të funksionojë dhe do të dijë të marrë vendime të rëndësishme në sinkron, ndryshe s’ka sens të jetë koalicion nëse s’është në sinkron.
A do të thërrisni një tryezë të partive politike të koalicionit për të diskutuar lidhur me këto çështje të rëndësishme që janë në shqyrtim apo edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit?
Nuk është në përgjegjësinë time individuale të mbledh tryezën. Unë uroj, shpresoj dhe besoj që koalicioni do të dijë të mbledhë veten për të gjitha çështjet që janë madhore. Ka disa çështje që janë madhore në axhendë, hap pas hapi duhet të vijë gjithsecili, duhet të mos konsolidojë interesat e ngushta personale, qofshin të karrigeve ministrore apo të karrigeve të rëndësishme në administratën shtetërore. Sa më shpejt t’i riparojmë gjërat, aq më mirë është.
Po sa i përket ligjit të gjobave? Cili është opinioni juaj lidhur me kalimin e këtij ligji në Parlament?
Kur flas për parime, sigurisht që kam folur edhe për çështje specifike. Pra, mendimi duhet të jetë i pjekur, i konsoliduar, sepse edhe rezultati i implementimit do të jetë më i mirë pastaj.
Si do t’i vlerësonit votat kundër që u dhanë nga deputetë të grupit tuaj parlamentar, pra deputetët të PD-së, si Bujar Leskaj? A do të ketë ndonjë masë për të?
Duhet të dini që sikurse ka rëndësi një njeri i thjeshtë nga shoqëria, ka rëndësi edhe personaliteti dhe prestigji i çdo deputeti në Parlament. Në rast se një deputet është përfaqësues i një konseguence të caktuar, natyrisht është përfaqësues i të gjitha interesave. Ne në grupin parlamentar në të gjitha rastet, ndonëse ka pasur ndonjë mendim ndryshe, kemi mbajtur një qëndrim solid dhe kjo është vendimmarrje politike. Po nuk ka pse t’i japim nota negative nëse një individ i caktuar, në një moment të caktuar, ka një përgjegjësi të caktuar, kjo tregon se demokracia funksionon. Por të mos të influencojë në vendimmarrjen politike.
#VamosArgentina
Koalicion apo pazar qeverises?
Blendi Fevziu
E Hene, 23 Prill 2007
Java qe kaloi duket se u shenjua fort prej debateve mbi koalicionin qeveritar dhe mosfunksionimin e tij. Sic po ndodh rendom ne javet e fundit, aleate te Partise Demokratike filluan te ankohen per menyren se si po funksionon koalicioni i tyre qeveritar, per menyren se si po hartohen ligje te vecanta, per problemin e procedurave per zgjedhjen e Presidentit te ri dhe mbi te gjitha, per mungesen e aksesit ne qeverisje. Thene thjeshte, te gjithe ankohen per gjithcka dhe askush nuk di t’i jape pergjigje te thjeshte, me nje fraze, pyetjes: Pse nuk funksionon koalicioni? Nuk ka asnje dyshim se mungesa e nje pergjigje konkrete dhe koncize vjen ne rradhe te pare nga kaosi qe prodhon vete koalicioni dhe mbi te gjitha protagonistet e vegjel te tij. Fatkeqesisht, nga nje vezhgim i vemendshem, mund te kuptosh dy gjera qe duken qarte:
E para, qe ankesat behen gjithnje kur ne sallen e parlamentit ndodhen kamerat e TV dhe seanca transmetohet live, ose kur ne podiumin e qeverise ngjitet vete Kryeministri Berisha.
E dyta, qe shumica e vete anetareve te koalicionit me PD, te partive me te vogla, nuk e kuptojne c‘dmth koalicion. Pra koncepti fillestar i fjales deformohet, transformohet dhe shnderrohet ne nje koncept tipik shqiptar qe po behet sundues ne vitet e fundit.
E para eshte e kuptueshme sepse politika shqiptare po shnderrohet gjithnje e me shume ne nje teater me shfaqje dhe pa thelb. Shumica e deputeteve medioker ja dedikojne karrieren e tyre pranise ne media ose besojne se behen me te fuqishem dhe me prezent kur arrijne t’i bejne presion Kryeministrit. Kjo eshte e thjeshte dhe e kuptueshme jo vetem ne kete koalicion, por edhe ne ate paraardhesin e Kryeministrit Nano, ose edhe ne zhvillimet ne PS ku kontestues te Kryetarit e kushtezojne ruajtjen pozicioneve te tyre me presionin qe i bejne direkt atij.
E dyta eshte padyshim shume me interesante per t’u analizuar. Koalicioni qeveritar eshte bashkimi i votave te disa partive per te krijuar nje aleance qeverises, mbi bazen e programeve te peraferta, ideve te perbashketa dhe nje filozofie te ngjashme. Programet nuk mund te jene identike dhe ne raste si Shqiperia, ku lidershipi i takon nje partie, sic eshte PD, ndersa te tjerat jane shume here me modeste, i takon ketyre te fundit te permiresojne disa referenca te programit te PD-se, por jo ta radikalizojne ate.
Fatkeqesisht kjo filozofi nuk funksionon. Nga nje bashkim ideologjik dhe programatik, koalicioni i sotem, si edhe koalicione te tjera ne 5 – 6 vitet e fundit, eshte shnderruar ne nje koalicion kaotik. Partite e vogla bashkohen jo mbi bazen e parimeve, por te interesave. Madje shume here te inateve te brendshme te vete partive. Shume here, nje drejtues i nje partie i versulet koalicionit, jo sepse eshte kunder tij, por sepse do te hakmerret ndaj pozicionit qe ka ne kete koalicion nje tjeter anetar i partise se tij. Kjo filozofi bastarde, qe po behet dominuese, po i prish te gjitha rregullat politike ne vend dhe po e shnderron parlamentin, ne nje pazar te madh dhe te pamoralshem. Koalicioni ose funksionon, ose nuk funksionon. Kjo varet nga arritjet e tij. Por ai nuk mund te funksionoje kur Berisha ka raporte te mira me Dulen e Ndoken dhe nuk funksionon kur keto raporte prishen. Koalicioni eshte po ky, edhe nese Lesi behet Minister, edhe nese mbetet jashte; edhe nese Topi ka marredhenie te mira me Mediun apo e kunderta.
Eshte krejt normale dhe e justifikueshme qe partite e koalicionit te kene mendime te ndryshme dhe te debatueshme per ceshtje madhore si ligji i gjobave. Ky eshte nje element demokratik me peshe. Por koalicioni nuk mund te ngece, sepse policia e ndertimit prish godinat pa leje ne Jale dhe as mund te vihet ne rrezik sepse nje deputeti nuk i pelqen nje ligj per mediat. Koalicioni qeverises eshte dicka me shume dhe jo nje pazar politik i rendomte, ose nje begenisje e njerit apo tjetrit deputet ne kafen e parlamentit.
Nese gjerat nuk kthehen ashtu sic jane dhe nese koalicioni varet nga humori i mengjesit i ndonje deputeti medioker, atehere ai s’ka pse te ekzistoje. Vendi mund te shkoje fare thjeshte ne zgjedhje te parakohshme per te gjetur nje mazhorance te re qeverisese, dhe jo nje grupim njerezish, suksesi i te cilit varet nga interesat konkrete te njerit apo te tjetrit.
koha jone
Postuar më parë nga Ingenuous
Gjeja me e dhimbshme e ketij audicioni eshte vete audienca. Nje pjese e mire e saj jane shurdhe, qe vetem arrijne te shohin prekjen e gishtave ne tela dhe ne fund shkundin sallen me duartrokitje per "virtuozet", dhe me qesharakja........ne fund bertasin bisssssss, bisssssss......
....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....
Krijoni Kontakt