Muaji maj kushtuar Virgjėrės Mari
1. Marija Nėna e Birit tė Hyjit apo Hyjlindsja
Sot do tė meditojmė bashkė me ju pėr Marinė, Nėnėn e Birit tė Hyjit apo Hylindėsen. Kur themi Nėna e Birit tė Hyjit Nėna e Jezu Krishit, atėherė shprehim njė realitet hyjnor shumė tė rėndėsishėm pėr fatin e gjithė njerėzimit, natyrisht edhe pėr fatin tonė veē e veē.
Kur Hyji i gjithpushtetshėm nė planet e veta hyjnore ka vendosur tė mishėrohet, trupėzohet e tė bėhet njeri, atėherė Ai ka zgjedhur njė mėnyrė shumė tė kapshme pėr ne njerėzit dhe tė kuptueshme se si tė bėhet njėri prej nesh. Edhe pse me natyrė Hyj, u pėrul dhe u pėrvujtėrua qė ti afrohet njeriut. Nuk zgjedhi rrugė e mėnyra apstrakte qė tė vijė nė botė, jo mistere tė paimagjinuara pėr njerėzit, qė ata tė jenė tė hutuar, por Ai zgjedhi rrugėn e thjeshtė, tė afėrt pėr njerėzit: tė lindė prej njė gruaje si tė gjithė njerėzit *. Pėrultėsia e tij ka shkuar aq shumė sa qė trupin e njerėzor do ta merr prej njė gruaje virgjėr, tė thjeshtė. Ai Hyj i gjithpushtetshėm qė nga asgjėja (ex nihillo) e krijojė gjithėsinė, njeriun e krijoj nė shėmbėllimin e vet, atij ia dha trupin e shpirtin, tani pėr vete do tė huazoj trupin (sarx) nga njeriu qė e krijoj vetė.
________
* Lindja e Jezu Krishit prej Virgjėrės Mari ka ndodhur nė sajė tė Shpirtit Shenjtė, nėn ndikimin e Shpirtit Shenjt. Shprehja si tė gjithė njerėzit, nėnkupton vetė aktin e lindjes. Sduhet harruar se, Jezusi u mishėrua dhe u bė njeri dhe gjithēka pati njerėzore pėrveē mėkatit.
Krijoni Kontakt