Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    5 vjet pa Fehmi Aganin

    nga trepca net

    Presidenti Rugova: Edhe pas pesė vjetėsh nė liri, kemi dhembje, por edhe krenari pėr Profesor Aganin




    Prishtinė, 6 maj 2004 - Sot nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė u mbajt njė Akademi pėrkujtimore kushtuar profesor Fehmi Aganit, nė 5-vjetorin e vrasjes, e cila u organizua nėn patronazhin e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova.

    Merrin pjesė anėtarė tė familjes sė ngushtė Agani, zyrtarė tė lartė tė Kuvendit tė Kosovės, ministra, deputetė, zyrtarė tė LDK-sė, kryetarė komunash, si dhe shumė pjesėmarrės, tė cilėt me praninė e tyre nderuan personalitetin dhe veprėn e profesor Fehmi Aganit.

    Fillimisht u kėndua Himni Kombėtar dhe ai "Kur n'Kosovė ra kushtrimi" dhe pastaj me njė minutė heshtje u nderua profesori i ndjerė Fehmi Agani.

    Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, duke folur pėr personalitetin e profesor Aganit tha nė fillim tė fjalės sė tij:

    "Jemi tubuar sot kėtu, nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės, nė kėtė Akademi Pėrkujtimore nė kujtim tė 5 vjetorit tė vrasjes sė Akademik Prof. Dr. Fehmi Agani, Nėnkryetarit shumėvjeēar tė LDK-sė dhe deputetit tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės".


    - Profesor Agani mori pjesė aktive nė aktet madhore tė vendit tonė siē janė: Deklarata e Pavarėsisė, Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, Referendumi pėr Pavarėsi dhe nė ndėrtimin e institucioneve tė Kosovės nė bazė tė zgjedhjeve presidenciale e parlamentare tė Republikės sė Kosovės tė vitit 1992 - tha Presidenti Rugova, duke folur pėr aktivitetin politik tė profesor Aganit.


    Presidenti Rugova dekoroi prof. Fehmi Aganin me Urdhėrin "Heroi i Kosovės"

    Prishtinė, 6 maj 2004 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova me njė dekret tė veēantė ka dekoruar Akademik Prof. Dr. Fehmi Aganin me Urdhrin "Hero i Kosovės", pėr vepra trimėrie pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

    Dorėzimi i Urdhėrit "Hero i Kosovės" pėr Fehmi Aganin do tė bėhet sė shpejti nė njė ceremoni solemne, bėri tė ditur sot nė Akademinė pėrkujtmore nė Prishtinė, Presidenti Rugova. Dekreti i Presidentit / Fjalimi i Presidentit


    "Sė bashku me Profesor Aganin i vendosėm themelet e shtetit tė pavarur tė Kosovės dhe funksionimin e tij, qė sot nė botė njihet si 'shtet i shqiptarėve tė Kosovės' apo si 'shtet paralel', si kontribut yni nė historinė e lėvizjeve tė botės pėr pavarėsi".

    Presidenti Rugova nė vazhdim tė fjalės sė tij theksoi se Profesor Agani pėr njė decenie tė tėrė ishte njeriu mė aktiv nė lėvizjen tonė pėr liri, pavarėsi e demokraci. "Ai ishte gjithmonė nė vijėn e parė tė veprimit nė planin publicistik, diplomatik dhe tė veprimit nė terren.

    Ishte ndėr profesorėt e rrallė qė kishte pranuar tė punonte me studentėt e tij dhe me tė gjithė njerėzit pėr tė mirėn e vendit tė vet. Ishte i palodhshėm dhe gjithmonė i gatshėm pėr tė gjetur zgjidhje pėr ēdo problem tė veprimit shtetėror e politik si dhe pėr ēdo ēėshtje tė veprimit tė pėrditshėm duke ndėrtuar dhe mbrojtur lirinė dhe pavarėsinė, objektivin tonė madhor". Me kėto cilėsi, tha Presidenti, Profesor Agani jepte kontribut tė madh nė formimin e kulturės politike, shtetėrore e njerėzore tė vendit tonė.

    Ndėrkaq, duke folur pėr njė cilėsi tjetėr tė madhe tė Profesor Aganit, Presidenti Rugova tha veēoi modestinė njerėzore e morale dhe modestinė e veprimit tė Fehmi Aganit. "Me kėtė cilėsi qė e kanė vetėm njerėzit e mėdhenj, fitonte pėrkrahjen e miqve tanė dhe respektin pėr tė si burrė shteti dhe pėr Kosovėn. Po ashtu me modestinė e tij nė veprimin politik fitonte pėrkrahjen e qytetarėve dhe tė njerėzve pėr veprim tė pėrbashkėt", tha zoti Rugova.

    Presidenti Rugova theksoi se "ne edhe sot pas pesė vjetėsh nė liri, kemi dhembje pėr Profesor Aganin qė nuk ėshtė mė nė mesin tonė qė ra nga dora e armikut, por krenarinė e kemi mė tė madhe, sepse e kemi veprėn dhe jetėn e Tij tė ndritur".

    "Nė kėtė pėrvjetor mund tė themi se pėr ne ėshtė njė pėrkujtim krenar i madh pėr Profesorin tonė tė madh, qė pėrmban dhembjen pėr humbjen e Tij fizike dhe ėshtė krenari e madhe pėr veprėn e Tij qė ėshtė fitorja e Tij. Pėr kėtė jetojnė njerėzit. Pėr kėtė jetoi dhe veproi Profesori ynė i madh.

    Profesor Agani me veprėn e Tij ėshtė i pranishėm nė jetėn e tė gjithė neve. Nė familjen time ėshtė i pranishėm dhe nė momente tė mira e tė vėshtira gjejmė mbėshtetje nė jetėn dhe veprėn e Tij, si mik i shtėpisė. Kėtė na e dhurojnė njerėzit e mėdhenj", theksoi nė fjalėn e tij Presidenti Rugova.

    - Kėto ditė isha pėr vizitė nė SHBA, - tha Presidenti Rugova. - Mund t'ju them se, si gjithmonė ishte njė pritje madhėshtore nga miqtė tanė amerikanė dhe komuniteti shqiptar. Ishte i fortė kujtimi i mirė pėr Profesor Aganin.

    - Mund t'ju them se tash pesė vite tė lirisė sė vendit tonė, nė SHBA po forcohet mendimi pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės sa mė shpejt. Pra, njė Kosovė e pavarur, demokratike e integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA. Ky ishte testamenti i Profesor Aganit, testamenti ynė, qė jam i bindur me pėrkrahjen e miqve tanė do ta arrijmė sė shpejti, - theksoi Presidenti i Kosovės, duke shtuar se "ky ėshtė njė lajm i mirė nė kėtė pėrvjetor tė pėrkujtimit tė Profesorit tonė tė dashur, Profesor Aganit dhe lajm i mirė pėr tė gjithė ne", tha Presidenti Rugova, duke e pėrmbyllur fjalimin e tij me fjalėt:

    "Zoti e bekoftė Profesor Aganin, Zoti e bekoftė Familjen Agani.

    Zoti e bekoftė Kosovėn tonė tė shtrenjtė"!

    Nė fund tė Akademsiė pėrkujtimore u shfaq njė program artistik-muzikor, ku aktori Ēun Lajēi lexoi fragmente nga komentet e Fehmi Aganit. Alisa Baraku kėndoi njė ario tė Xhuzepe Verdit, kurse Lule Elezi dhe Antonio Gashi ekzekutuan pika tė zgjedhura mizikore.


    ----trepca.net---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ēėshtja shqiptare,pėr ne shqiptarėt ka njė karakter krejt tė veēantė; vonesa historike, zgjidhje e gabuar e hierarkisė diplomatike, pra atė nderkombėtare e mė shumė atė kombėtare... Shpeshė herė na ka ndodhė qė Tradhtarin ta bėjmė Hero dhe heroin tradhtarė. Nė mungesė ndoshta tė guximit individual karshi hipnotizimeve kolektive...

    Njė prej figurave mė enigmatike,padyshim qė ka qenė dhe ėshtė Ibrahim Rugova. Nė kohėn kur populli i tij pėrjetonte katrahuren, fyrjen, humbjen e dinjitetit, Ky bėri ngritjen e tij, namin e tij, emrin e tij karshi popullit tė shum vujtur. E, dihet qė nė kėso kushte,kur populli pėrjeton shtypje dhe robėri,vetėm ai qė ėshtė vazal i shtypėsve mund tė dehet nėn mjerimin e tė tjerėve...
    Me njė fjalė, Ky ishte njeri nder personalitetet mė enigmatike ashtu siq mbeti enigmatike edhe vrasja apo mė mirė me thana porositsit e vrasjes sė Fehmi Aganit...

    2.

    Dihet qė Fehmi Agani dhe Ibrahim Rugova,ishin nė mardhenja zero pas Kuvendit tė trete tė LDk-ės, Kuvend nė tė cilin Fehmi Agani kishte ofruar dorėheqjen e tij. Dhe qė nga kėtu ai kishte nderprerė ēdo komunikim me Ibrahim Rugoven. Vetėm edhe njė herė gjatė konferences Rambujes kishin biseduar me njeri tjetrin por atė me tonė shumė-shumė tė ashpėra sa qė profesori i kishte thėnė: Ty vetėm pushteti tė intereson dhe asgjė tjetėr...
    Gjatė sulmeve tė natos u pėrjetua edhe Golgota shqiptare.Shumė veta kėrkonin shpėtimin drejtė Blacės e disa edhe drejt Kukėsit teksa Ibrahim Rugova drejt Beogradit... Prej atyre qė e kishin zgjedhur shpėtimin e tyre drejt Bllaces ishte edhe Fehmi Agani e i cili kurrė nuk e arriti atė kufi, aq shumė tė dėshiruar ani pse shumė afėr e kishte pasur.. Ja se pse:

    3.

    Kristofer Hill aso kohe kishte biseduar me telefon me Adnan Merovcin( aso kohe ishte sekretar teknik i Ibrahim Rugovės) i cili i kishte thėnė Hillit se ekziston mundėsia qė sė bashku me Rugoven tė shkonin pėr nė Beograd dhe se Ibrahim Rugova kishte kėrkuar nga Sigurimi serbė qė t'i gjenin se ku janė tė fshehur bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė, si Fehmi Aganin, Edita Tahirin por edhe Hydajet Hysenin dhe Mehmet Hajrizin.
    Gjatė asaj kohe nė Han tė Elezit,autoritetet serbe e kishin hetuar dhe arrestuar edhe Blerim Shalėn si njeri nder pjesmarresit nė konferencen e Rambujes.. Kur e kishin zėnė Blerimin autoritetet serbe ishin konsultuar me Ibrahim RUgovėn dhe Merovcin ( ky i dyti dėshmon pėr kėtė) duke propozuar qė ta kthenin Blerim Shalen mbrapa nė Prishtinė.Rugova e kishte refuzuar kėtė ofertė, duke thėnė se nuk kishte nevojė pėr tė. Tani, pas kėtij refuzimi tė Rugovės policėt serbė nga paraburgimi ku e mbanin Blerimin nė Han tė Elezit e kishin liruar dhe ēak i kishin ndihmuar qė tė kalojė matanė...
    Nga kjo del qė, policėt serbė ndėgjonin dhe zbatonin urdhrat e Ibrahim Rugovės. Ai kishte kerkuar qartė qė t'ja gjenin Fehmi Aganin...


    4.
    Prof fehmi Agani disa ditė ishte fshehur nėpėR Prishtinė ngaqė e dinte qė ishte nė kėrkim...Pasi qė gjetja e bashkėpunėtorėve tė Rugovės po rrezulltonte me mos-sukses Rugova nga Beogradi dėrgon Adnan Merovcin nė Shkup( ngaqė tani mendohej qė ata do tė duhej tė jenė atje) me motivacion t"kėrkimit tė bashkėpunėtoreve tė I. Rugovės.Atje Hilli informohet nga Merovci,se sherbimi sekret serbė,paska informata tė cilat konfirmojnė se UĒK-ja qenka duke pergaditur vrasjen e Rugovės prandaj forcat serbe kishin vendosur pėr ta mbrojtė atė...Por atje nė Shkup Merovci arriti tė kuptojė megjithatė qė Fehmi Agani qenka akoma dikund nė Kosovė,se nuk paska arritur tė dalė fare atje...

    Pas gjashtė javė fshehjeje nėpėr Prishtinė,Fehmi Agani sė bashku me gruan Sadijen dhe djalin Mentorin, do t'ia mėsyjė kufirit tė Maqedonisė. Ai kishte dronė se do "mund tė zihej nga Sigurimi serBĖ PĖR T'U SJELLUR NĖ SHTĖPINĖ E RUGOVĖS ku duhej tė inkuadrohej natyrisht nė lojėn, e Rugovės e tė Millosheviqit.
    Pasi fytyren e kishte ruajtur gjerė mė atėherė mėtonte daljen si gjithė tė tjerėt nė shtetin fqinjė.Kur Treni kishte arritur nė han tė Elezit, ishte urdheruar qė tė kthehej pėr nė Fushė Kosovė e qė nuk mund tė vazhdonte mė tutje...
    Edhe mė herėt ishte proklamuar se ishte vra Fehmi Agani... pOR kėsaj radhe me tė vėrtet ai u vra mė 10 maj tė vitit 1999. menjeherė sipas marreveshjes Rugova - Millosheviq, TANJUGU u ngut tė lėshojė njė komunikatė tjeter nė tė cilėn do tė akuzojė UĒK-ėn pėr kėtė... Fatmirsisht kur ėshtė vra Agani me tė kanė qenė edhe gruaja dhe I biri kėshtu qė kėtė argument tė TANJUGUT Ibrahim Rugova nuk do tė mund ta pėrdorte pėr hesape tė veta.....
    Fill pas Lufte vrasjet enigmatike tė Xhemail Mustafes, Racit, Popoves etj Rugova u mundua sipas mėsimeve tė Tanjugut t'ua adresojė Luftetarėve tė Lirisė dhe kėtė akuzė e bėnte njeriu qė sipas mendjes sime ka qendruar prapa tė gjitha vrasjeve tė bashkė-punėtorėve tė tij mė tė ngushtė... Edhe tentim vrasja e Sabri hamitit shkon nė adresė tė Rogoves dhe Co...
    Njė ditė para se tė vritet fehmi Agani serbet ishin marrė vesh qė Ibrahim Rugoven ta transferonin pėr nė Itali. As qė nga atje ai nuk denjoi tė pėrkrahte Luften e popullit shqiptarė pėr Liri dhe bashkim kombėtar...
    I mbetet drejtsis shqiptare qė tė hetojė kėto vrasje dhe rolin e Rugoves nė to.....

    Huazuar nga antari tarasi
    tek forumi kosova.de
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Analiza e vrasjes se Fehmi Aganit simbas "Notizie Est- Balcani" te dates 10-5-1999

    Fehmi Agani politiku kosovar qe u lajmerua si i vrare ne fillim te prillit, dhe per te cilin nuk dihej asgje per jave u gjete i vrare rreth 30 km nga Prishtina. Kete here lajmin e ka dhene te paret ata qe sigurisht jane edhe vrasesit e tije, zyrtaret serbe. TANJUG( kontrolluar nga ministria e informacionit serb) shkruan se Fehmi Agani deri para bombardimeve te natos ishte nje nga liderat me te medhenje te LDK-se mbas Rugoves, u vra nga UCK pa dhene asnje gje te detajuar, sikurse nuk tregon asgje ne menyren se si u vra. Informacione jepen nga familja e Aganit, ne menyre te vecant nga djali i tije, i shperngulur ne Maqedoni: Agani u rrembye te enjten me 6 maje nga policia serbe ne afersi te Lipjanit ne nje tren te mbushur me te shperngulur qe u kthyen mbrapsh nga autoritete Maqedonase dhe qe ktheheshin ne Prishtine. Agani 66 vjecar e ndane nga gruaja dhe djali duke e marre me vete policia. Te premten nje pjestar i familjes qe shkoje per te marre informacion ne polici per fatin e Aganit i thane se e gjeten te vrare. Nje tjeter intelektual Kosovare qe eshte strehuar perkohosishte ne maqedoni Ismaili thot se ka qene per disa jave i fshehur se bashku me Aganin nga data 29 mars diten qe policia serbe beri nje operacio te gjere ku arrestoi shume persona ne Prishtine. Ne kete dite ne rremujen qe mbizotronte ne qytet u dha dhe lajmi i vrasjes se tije. Ismaili konfermon se javen e kaluar Agani kishte vendosur te kthehej ne banesen e tije duke hequr dore te shkonte ne Mqoedoni sic beri vet Ismaili. Ne fakt javen e shkuar Natasa Kandic e organizates per te Drejtat e Njeriut ne Beograd kishte konfirmuar ne nje intervist dhene gazetes malezeze "Monitor" qe Agani ashtu si edhe Demaci u rishfaqen ne apartamentet e tyre ne Prishtine mbas nje kohe ne klandestinitet. Zhdukja e Aganit u komunikua edhe nga agjensia shqipetare e Maqedonise "Albapres" e cila lajmeroi te premten ne 7 maje ne mengjes perpara se TANJUG te komunikonte vrasjen e tije, lajmin se Agani "u arrestua nga policia serbe dhe u nda vecas nga familja e tije ne momentin qe donte te largohej nga Prishtina". Ne baze te Kosovapress agjensia e UCK-se, Agani u vra nga policia serbe sepse ne kundershtim nga Rugova kundershtoi te kryente bisedime me autoritetet serbe, dhe keshtu po te largohej jashte Kosoves do te deklaronte pozicjonin e tije. Ne baze te komandantit te UCK-se Thaci i intervistuar nga Retuers , Aganin e vrane autoritetet serbe per te shkatrruar procestin e bashkimit te forcave shqiptare. Thaci ishte ne te kaluaren nxensi i Aganit me te cilin kishte nje raporte shume te mire.

    Lajmi i vrasjes nuk mund te mos lexohet ne fakt ne baze te zhvillimeve te ditve te fundit, qe shikon nje ndarje te brendshme ne levizjen shqiptaro Kosovare, per shkak te tentativave te fundit per te ifiltruar grupe te armatosura te FARK te kontrolluara nga kryeministri ne emigrim Bukoshi, pozicjoni i te cilit eshte afer Rugoves dhe Berishes qe nuk shikohet mire nga perndimi kohet e fundit. Brenda levizjes politike shqiptare, Agani, profesor i sociologjise, megjithse bente pjes ne LDK-ne e Rugoves, por ishte i vetmi politikan moderator qe ishte dakort me nje djalog me UCK-ne fal simpatise qe gezonte nga te gjitha forcat kosovare. Vrasja e tije heq nga skena nje nje figure lidhse te rendesishme per djalogun ndemjet forcave politike shqiptare, ne nje moment ne te cilin, duke pare tentativat pe te arritur nje solucion diplomatik mbi lekuren e popullit kosovare, nje cfardo forme te unitetit politik midis forcave shqipetare do te ishte e rendesishme per te mbrojtur interesat e tyre. Per fat te keq nuk u morrvesh kurre se cila ishte pozicjoni i Aganit ne krahasim me ate te Rugoves per te djaloguar me MIloshevicin, por e sigurt qe nje zgjidhje e provokoi carje te thella brenda LDK-se. Nje gje eshte shume e qarte se vdekja e tije i interesonte si Beogradit dhe te tjerve.

    Ne fund nuk mund te mos kuptosh diferencen efatit te Aganit, qe u detyrua te largohej, maskuar ne nje tren te mbushur me te shperngulur dhe te kthyer ne kufi, sekuestruar nga policia serbe dhe ekzekutuar, dhe fati i Rugoves, qe u largua ne nje menyre te rehatshme ne nje xhet te sherbimeve te fshehta italjane ne Rome, fale ndihmes se pergjegjsit te masakres se popullit Kosovar, Miloshevicit, dhe nje nga sponsorat me te medhenje te ketije te fundit Dinit, tani ndodhet ne nje vile luksoze ne Rome dhe i pritur nga te fuqishmit e gjysmes se botes. Rugova e pa te arsyshme te djalogonte me Miloshevicin, Milutinovicin& co, por ne menyre te dukshme nuk levizi nje gisht per te ndihmuar nje si Agani qe kishte qene krahu i djathte i tia per shume vjet, por u braktis ne fatin e tije. Ashtu sic u braktisen edhe Flora Brovina, presidentja e Lidhjes se grave shqiptare te Kosoves, sekuestruar nga policia dhe paramilitaret serbe ne 22 prille dhe Albin Kurti, ish president i Bashkimit Studentor te Prishtines dhe zedhenes i Demacit dhe ai i sekuestruar se bashku me babane dhe vllane qe te gjthe rezultojne "deseparesidos"

    Burimi i lajmit: Ruters 8 maje 1999; albapress, 7 maj 1999, TANJUG 7 maj 1999 " "monitor" maj 1999


    Sheradin Berisha
    ABE-a
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    llapi..
    ajo kucedra te ciles ti i sherben si robot e ka pas ne list aganin per ta vrare..
    per ju njisoj eshte si kur e vrisni vet sikur ju a vret serbia boll ti hiqni qafe atdhetaret...

    nji dit do ja nxjerrin shoket njeri tjetrit dhe vrasjet qe i kan bere dhe kto prallat qe i tregoni prej kaq vitesh nuk do ken me vlere..

    Agani vdiq si burr i madh.. kurse ju ...shefat e tu.. ato dit hajshit pasul ne tenxheret e nanos ne rogner... me ne krye shefin qose e kup thaq..e halit krokodilat e tjere..
    ja lshut serbin e arkanve popullit tuaj ne shpin per xhepa te nanos klosave..
    ja kjo eshte thelbi i "legjendave " tuaja..

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    e sa vjet pa Ukshin Hotin ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ja se si e shpetoi rugova prej policis serbe policis qe e ruanin si syt e ballit rugoven analistin Blerim Shala
    -----------------




    shkruan: BLERIM SHALA

    Ku je nisur Ti?

    kur iu afruam pikės sė kontrollit kufitar, kuptuam qė hėpėrhė serbėt nuk lejojnė kalimin. Hymė nė disa nga veturat qė pothuaj kishin shkelur vijėn kufitare. Aty dėgjuam rrėfime nga mė tė ndryshmet pėr plaēkitjet, rrahjet dhe maltretimet, pėr lojėn me ekzekutimet tė cilat i kishin pėrjetuar udhėtarėt nė kėto vetura. Policėt serbė na kėrkuan leternjoftimet. Menjėherė, me tė marrė vesh emrin tim, polici pa njė letėr qė kishte pranė, me gjasa me emrat dhe fotografit e anėtarėve tė delegacionit tė Kosovės nė Rambuje..Kur vėrtetoi se kush isha polici mu drejtua me fjalėt:" ku je nisur ti? Kemi urdhėr qė asnjerin prej jush qė e keni nėnshkruar Marrėveshjen e Parisit tė mos e lejojmė tė dalė jashtė kosovės. Ju jeni fajtor pėr tė gjitha...Ju tė tjerėt mund tė shkoni...", iu drejtua Familjes sime, asaj tė Sadri gashit dhe tė Bajram Kadriut, me tė cilėt bėmė kėtė rrugėtim tė mundimshėm. Isha, kėshtu i arrestuar. Brenda nė zyrat e kufitarėve tė Policisė serbe, mbretronte njė kaos i vėrtetė. Pas nja gjysmė orė pritjeje, nė shoqėri tė tezes sime Sanie Gashi, e cila nuk mė ndahej, pėr tė mė mbrojtur disi aty ku s'kishte mė gjasa pėr kurrfarė mbrojtjeje, mė thirri nė bisedė shefi i stacionit policor, njė meso burrė trashalluk, i cili nuk dukej fortė i brengosur pėr fillimin e luftės sė NATO-s me Serbinė...
    " Ju jeni pėrgjegjės pėr kėtė tragjedi"." Ju e sollėt NATO-n mbi ne, Ju bėtė qė NATO-ja tė na bombardojė, ju jeni pėrgjegjės pėr kėtė tragjedi qė tani po pėrjetojnė shqiptarėt...
    Tė njejtat fjalė, njė polic serbė, do t'ia hotė dr. Fehmi Aganit, nja dyzet ditė mė vonė, kur Profesori u zu rob derisa ktheheshin me tren nga Hani i Elezit, pas tentimit ė pasukseshėm pėr tė dalė nė Maqedoni.
    Pas nja dhjetė-pesėmbėdhjetė minutash bisedė, shefi i Policisė mė tha qė duhej tė prisja pėrjashta, nė holl. Ishte e qartė qė tani ai duhej tė konsulltohej me autoritetet nė Beograd, pėr tė marrė pastaj vendim se ēka duhet bėrė me mua. Isha i bindur qė do tė mė kthejnė nė Prishtinė, prandaj u pØrshendeta me tezen dhe i thashė qė tė gjithė duhet tė dilnin nė Maqedoni. Unė, aty mbrenda isha lėnė tė rrija vetėm, duke pritur verdiktin nga Beogradi..

    PSE MĖ LIRUAN?

    Nja dy javė mė pas do tė marr vesh nga ambasadori Hill se ē'kishte ndodhur nė ato dy orė pritjeje. Hill, kėtė storie e kishte kuptuar nga biseda telefonike e zhvilluar me ADNAN MEROVCIN, sekretar teknik i Rugovės. Dr. Ibrahim Rugova mė 30 mars kur ishte pėrmendur shkuarja e tij pėr ēØshtje sigurie nė Beograd dhe bisedat me Millosheviqin kishte kėrkuar qė ti gjenin andej pari bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė si Fehmi Aganin, Edita Tahirin, Hydajet Hysenin, Mehmet Hajrizin, pra anėtarėt e Delegacionit tė Kosovės nė Rambuje dhe ish-anėtarėt e Kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės.
    Kur mė zunė mua nė Han tė Elezit, autoritetet e Beogradit ishin konsultuar me DR. RUGOVEN dhe MEROVCIN, duke propozuar qė tė mė kthenin nė selinė e Ibrahim Rugovės...
    Rugova kishte refuzuar kėtė ofertė duke thėnė qė nuk kishte nevojė pėr mua dhe se mund tė mė linin tė lirė tė kaloja kufirin. Sidoqoftė isha me fat tė madh. Familja nuk besonte qė sØrish isha me ta....


    ---------------------------------------------

    Pra forumist tė nderuar vet-vendosni. Faktet janė kėto. Nga kjo ēka u tha mė lartė shihet se Rugova ka qenė nė pozitė tė atillė qė tė tjerėve t'u shpėtojė jetėt ose t'ua merr ato..
    Shtrohen pyetje logjike:

    Pėrse Policia e beogradit e konsultonte Rugoven pėr kėto gjėra?

    Si ishte e mundur qė Adnan Merovcit iu lejua qė; nga Beogradi tė shkojė nė Shkup tė konsultohet me tė interesuarit dhe serish ė kthehet nė Beograd tė Ibrahim Rugova?

    Si ėshtė e mundur nė momentin kur Rugova hynnė vilen e tij nė Itali( masimo Dalema ka dėshmuar pėr ato kohra kur Italjanet e kishin marrė nė mbikėqyrje Rugovėn) nė Kosovė vritet Fehmi Agani.

    Kur hyri NATO nė Kosovė refugjatėt filluan, nga gėzimi, nga Shqiperia tė ktheheshin nė kėmbė. S'mund tė prisnin transport ngaqė i thėrriste vendi. Madje - madje dhe uset u nguten dhe hynė nė Prishtinė...
    Por vetėm njė njeri nuk ngutej e ky ishte Ibrahim Rugova? Ai rrinte akoma tė qėndronte nė Itali? A thua pse? Ēfarė peshe tė fajit ndjente ai qė nuk ngutej tė kthehej?

    Pėrse Ibrahim Rugova u kthye tek pas ndodhjeve tė disa vrasjeve nė Kosovė, tė cilat vrasje gazeta BOTA SOT ua atribojėtė tjerėve dhe me kėtė ndryshimin e mendimit nė opinion?

    Ka shumė PSE-ja qė do duhej dhėnė pėrgjigjen: Unė e kam pėrgjigjen time..Po Ju?


    huazuar nga forumi shqiptar kosova.de
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 19-05-2006 mė 05:06
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema tė Ngjashme

  1. Eruditi Fehmi Agani
    Nga kosovar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 20:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •