Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443

    Schumacher: nga pole position, ne vend te fundit !

    GP MONACO.


    Ka ngjallur polemika vendimi i marre nga komisaret e gares ne Monaco .

    Gjithcka ndodhi sot gjate provave , per te vendosur renditjen e gares se neserme .

    Schumacher ishte ne vend te pare dhe ishte akoma ne piste ne minuten e fundit te provave .Nderkohe qe pas tij ishte Alonso , qe kerkonte te permiresonte kohen dhe ti zinte vendin e 'pare Schumacherit .

    Papritur Schumi ben nje ''gabim'' ne kthesen e fundit dhe makina ndalon anes pistes ....Ne kete menyre pengoi pilotet e tjere , qe po benin xhiron e fundit....
    Alonso u detyrua te ulte shpejtesine dhe nuk arriti te thyente rekordin e Schumit .



    Polemikat pas gares....

    BRIATORE akuzonte Schumin ...''po parkon makinen'' . Edhe Fisichela deklaroi qe ''edhe 1 femije 5 vjecar nuk ben ate gabim''...pra Schumacher ndaloi qellimisht atje...
    Ndersa Alonso u shpreh , qe nese nuk do ngadalesohej xhiron e fundit , do kapte pole position.



    Pas shume oresh debat , e pasi degjoi 2 here Schumacherin , komisaret e gares dolen ne konkluzionin , qe '' Schumacher ndaloi qellimisht , ndaj beri nje mashtrim ndaj piloteve te tjere dhe u spostua ne vend te fundit ne renditjen e neserme ....''


    FERRARI i pergjigjet ashper vendimit te Jurise se gares .
    << Nje veprim i tille krijon nje precedent te rrezikshem , ku i heq te drejten e gabimit pilotit . Michael ne xhiron e fundit po garonte per te permiresuar kohen e meparshme , ndaj kishte bere nje kohe shume t e mire ne pjesen e pare . >>



    Schumacher niset neser ne vend te 22 , para tij eshte shoku i skuadres Massa , i cili perplasi makinen sot ne gara . Ndersa Alonso do niset nga vendi pare .


    .


    .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    tash 5 vjet F1 cdo rregull kane nxjerre per te heq supremacine e Shumaker dhe Ferrarit sepse po binte interesi i F1.

    Tashti u dashka te jete edhe i pagabueshem vetem Schumacher ama...

    Turp per keta komisare qe i perulen presionit te konkurrenteve te Ferrarit....

  3. #3
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Le ta marrin kampionatin e tja japin "Berberit " te Sevilla,se pole position,kupat e vendeve te dyta dhe treta ne podium,dhe plot 7 tituj te kampionit te Formula1,e kane mbushur plot galerine e me te madhit pilot qe njohen pistat.


    Turpin alabaket qe drejtojne kete sport e kane ngrene me buke................

    Kurre nuk do harroj garen e Australise kur Coulthard,neper shi gabon ul ritmin,Schumaher nga mbrapa perlaset me te dhe humbet krejt titullin qe shkoi ne favot te Hakkinen.Ndersa Schumaher na ndalon qellimisht sipas tyre ,per te penguar Alonson e Fishkellimat..........

    Schumaher nuk ka nevoje per meshire,por per drejtesi............,ndonese drejtesia kohet e fundit ka filluar flet spanjisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 27-05-2006 mė 23:43
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Arsyeja e parkimit te makines ne piste cila ishte?! dhe aq me teper ne nje kthese te rrezikshme. Shumaker nuk duhet te beje gafa te tilla.

    Dito.

  5. #5
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Kush ka pare Formula1,dhe ka ndjekur sa gara ne Monaco,sdo e kishte te veshtire te mesonte se pole positon eshte faktori kryesor qe te con drejt triufmit,ne nje piste(rruge),ku parakalimet jane pothuajse te pamundura.

    Alonso mori dhuraten qe i bene dhe bashke me te edhe vendin e pare.

    Coulthard supriza e gares ne vend te trete.
    Schumacher dha gjithcka,i nisur nga vendit i fundit mbaroi garen ne vend te peste.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #6
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Dito ti gjithmone je kundra me ata qe jane kundra edhe kunda me ata qe jane pro. Smerret vesh me ke je

  7. #7
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Denimi ndaj Schumacherit ishte i ekzagjeruar . E akuzuan per nje gje , qe nuk mund te provohet .
    Askush nuk e verteton dot , qe Schumi gaboi qellimisht apo jo .
    Keshtu qe ti kishin fut nje denim 10 vende me pas edhe shtyhej , po ta cosh ne vend te 22 eshte skandal .

    Alonso u shkeput shume ne renditje . Veshtire per Schumacherin .

    .
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  8. #8
    ▒[JuL]▒ Maska e Macho
    Anėtarėsuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Me Shpirt ne TIRANE
    Postime
    322
    Shkruhet tek nje teme diskutimi ne forum, jo tek fan club i schumacherit

    Si do qofte, se kuptoj pse zini interesin, presionin e turpin ne kete ngjarje. Turp duhet te kete vetem schumi i cili u denua per nje ngjarje te tille. Pak rendesi ka se desh apo nuk desh te ndalonte ne mes te rruges ne nje kthese te rrezikshme. Fakti qe pengoi nje tjeter pilot i cili qe me shpejt se sa ai ne minuten e fundit, ne kthesen e fundit nuk duket e rastesishme. U tha qe pole position eshte i rendesishem ne monaco, por si duket per schumin paska qene me i rendesishem se sa imazhi i tij prej kampioni. Edhe mos thoni budalliqe ne lidhje me presionet. Nuk del dot renault kurrsesi mbi ferrarin per puna presionesh. Gjithashtu interesi, qe ta kuptoni ju schumo-fanatika, humbet kur alonso shkeputet me shume, jo kur afrohet schumi dhe kampionati behet me i forte. Sa per zhvendosjen e schumit 10 vende me mbrapa dhe mosdergimi i tij ne fund, do ishte nje padrejtesi e bere ndaj 12-shes se dyte. Fundja te gjithe luajten brenda rregullave, pse duhet te perfitoje vetem gjysma???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Macho : 28-05-2006 mė 18:13
    ஐ███▓▒ -=][.. _| |_| |_ | ..][=- ▒▓███ஐ

  9. #9
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ti katit te siperm e kupton te pakten vete ate qe shkruan?

    Po pse nuk i leverdiste Michael,te humbiste vendin e pare nga Alonso,ver edhe nja dy-tre te tjere,pa ndaluar "qellimisht",sesa te denohej 21 vende.


    Pastaj ti Anti-Schumaher,kampioni munt te behej me interesant me Schumin ne loje,por nuk duan kete,se nje Schumaher ne valle ne garat e fundit,i bene gjithe pilotet dhe ate Salco-domaten e Barcelones te laget nga lart dhe poshte.

    Sa per ate perfitimin e 12 se dyte e ndrite fare,gjysma e tyre ne krahasim me legjendarin duken si bicikletiste,e jo pilot Formula1.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #10
    ▒[JuL]▒ Maska e Macho
    Anėtarėsuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Me Shpirt ne TIRANE
    Postime
    322
    Domosdo qe nuk i leverdiste. Ta kishte Alonson para, nuk do ishte nje gare e lehte. Pastaj derisa kishte gati justifikimin e problemit ne pilotim, duket qe ishte dicka e menduar. Nejse pak rendesi ka. Rendesi ka qe ju nxi faqja nga ky denim.

    Ne garat e fundit Alonsos do i duhej te mbante thjeshte vendin e dyte e nja dy vende te treta duke marre parasysh dhe schumacher fitues, pak a shume kampionati i sivjetshem mbaroi me kaq. Do doja te kish qene me i luftuar, por ferrari u zgjua vone dhe mbahet ne kurrizin e vendimeve te gjyqtareve te pistes. Kane akoma shume pune per te bere. Nuk mjafton me te kesh makinen me te fuqishme, duhet te kesh makinen me kompakte ne keto kohe.

    U denuan parregullsi ne piste, kshu qe bicikleto-pilotet e rregullt nuk kishin pse ndaheshin ne dysh duke vene si pike kyce eksperiencen e michael. Pastaj ne rregullat e F1 nuk ka spostim pre X vendesh. Thjeshte nisje nga fundi ose perjashtim nga gara.

    p.s. Vetem anti-Schumacher qe skam qene ndonjehere. Por simpatia ime per ate eshte kthyer ne percmim. Dikur Irvine kryesonte me 30 sec ndaj Schumit dhe scuderia urdheron Eddyn ti hapte rrugen. Michael kryesonte ne kampionat dhe i mungonte nje vend i pare per ta siguruar disa gara para perfundimit. Ishte e panevojsheme kjo levizje, ishte turp i madh. Renault se ka bere kurre me fisichellen e alonson.
    ஐ███▓▒ -=][.. _| |_| |_ | ..][=- ▒▓███ஐ

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Vriten ekstremistėt e fundit, mbyllet sulmi terrorist ne Indi.
    Nga Soccerboy nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 10:10
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Lamtumira fundit e Vath Koreshit
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 18:16
  5. Zhvillimet e fundit politike
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-08-2002, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •