Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Kuvendi rrëzon Këshillin e RTV, aprovon reformën e re

    Vendoset riformatimi i drejtimit të RTSH që u votua dhe 1 javë më parë bashkë me ligjin për KKRT

    Rishkrihet Këshilli Drejtues i RTV

    Kuvendi, 65 vota pro për rezolutën e reformimit


    ROZETA RAPUSHI

    Kuvendi vulos shkarkimin e 15 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar. Me miratimin e rezolutës së komisionit parlamentar të medias me 65 vota pro, 40 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi vendosi që ky këshill të pësojë reformë të thellë sipas projektit të qeverisë për “Radio-Televizionet”. Me ligjin e ri të qeverisë, këshilli do të ketë vetëm shtatë anëtarë të cilët do të zgjidhen nga Kuvendi. Në të theksohet se Komisioni parlamentar i medias paraqet nga 2 kandidatura për çdo post pas përzgjedhjes nga propozimet e bëra nga shoqatat e mediave elektronike edhe të shkruar, Profesoriati i Universitetit të Tiranës, i inxhinierisë elektronike, shoqatat e juristëve dhe Dhoma e Avokatisë, subjektet parlamentare si dhe Këshilli i Projekteve të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Qeverisë i është hequr e drejta e propozimit të emrave për anëtarë.

    Rezoluta
    Që solli shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së, në pikën e fundit të saj vlerëson se shkarkimi duhet të bëhet pasi ky këshill nuk ka zbatuar ligjet në fuqi dhe mbi të gjitha, nuk arriti të shkëputet dot nga politika. “Në raportin e Këshillit Drejtues të RTSH-së, nuk përmenden fare problemet që ka ngritur Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorimin e fondeve dhe ky këshill s’ka arritur akoma të marrë rreth 128 milionë lekë të borxhit që i kanë kanalet e tjera televizive”, - thuhet në rezolutën e maxhorancës të votuar pas prezantimit të raportit një vjeçar të punës nga Petrit Malaj javë më parë. Aty kritikohet ashpër dhënia e pagave dhe shpërblimeve të dhëna edhe për llogari të drejtorit të përgjithshëm. “Ky këshill s’ka bërë të mundur që RTSH-ja të jetë një institucion publik në funksion të publikut. Për këto arsye ai ka nevojë për një reformë të thellë, pasi mbi të gjitha nuk ka mundur të shkëputet dot nga politika”, - theksohet në rezolutë. Ajo u miratua vetëm nga maxhoranca demokratike. Një pjesë e opozitës votuan kundër, ndërkohë që 11 deputetë nuk morën pjesë në votim.

    Reforma
    Ky ishte hapi i fundit i maxhorancës në synimin e saj për reformimin e KKRT-së dhe Këshillit Drejtues të RTSH-së. Vetëm një javë më parë Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për “Radio-Televizionet, me të cilin ndërpreu në mes edhe mandatin e shtatë anëtarëve të KKRT-së, të cilët sipas maxhorancës janë të korruptuar. Votimi u bë në një situatë kaotike mes protestës së opozitës, e cila braktisi në mënyrë demonstrative sallën dhe luftës së PD-së dhe aleatëve të saj për të plotësuar 71 deputetët që nevojiteshin për votim. Ndërsa dje, opozita votoi kundër rezolutës së përgatitur nga nënkryetari i komisionit parlamentar të medias, Ylli Pango. Pas vendimit të djeshëm të Kuvendit, anëtarët e këtyre këshillave duhet të zëvendësohen në më pak se tre javë.

    Vendimi
    15 anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së do të rizgjidhen sipas ligjit të qeverisë për “Radio-Televizionet”. Kuvendi miratoi dje rezolutën që kërkon shkarkimin e 15 anëtarëve aktualë.

    Akuzat
    Këshilli Drejtues i RTSH-së u akuzua dje nga deputetët e maxhorancës, se ka shkelur ligjin, ka shpërdoruar fondet në dhënien e pagave dhe shpërblimeve si dhe nuk mundi të shkëputej dot nga trysnia politike.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    kuvendi rrxon keshillin kur s'eshte ne sherbim te popullit

    eshte veshtire te hiqen politizimet ne nje vend qe ishte plotesisht i politizuar
    nga shkenca e deri tek amvisnia, nga kultura deri tek kuzina! Gjithcka ishte e politizuar per gjysemshekullit dhe kerkon kohe, deri tek ç'politizimi komplet!

    Ky eshte nje nga vendimet me te qelluara te kuvendit, por veshtire se gjinden perseri te gjithe antaret e papolitizuar, qe te jete nje keshill apolitik i RTSH-se!!!

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Kuvendi aprovon legalizimin e shtesave te pallateve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-03-2004, 09:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •