Pergatiti:Sheradin Berisha
Te nderuar miq,
Gjate luftes çlirimtare ne Kosove(1998-1999) Serbia angazhoi nje superstrukure te gjere forcash...kunder Ushtrise Clirimtare te Kosoves.Keto forca ishin nje kombinim kompleks i strukturave policore speciale te Ministrise se Puneve te Brendshme serbe, njesive ushtarake speciale te Ushtrise Jugosllave, forcave paramilitare, policise lokale, dhe i nje morie forcash te tjera qe vinin nga vendet e ndryshme si: Rusia,Ukraina,Rumania etj. Dhe te gjithe keta kishin nje sinxhir komandues te perbashket nen urdherat e kriminelit Sllobodan Millosheviq.
Ne nje raport te organizates“ Human Rights Watch”te tetorit 2001,thuhet se:
„Ushtria Jugosllave kishte komanden e pergjitheshme gjate periudhes se
bombardimeve te NATO-s. Sipas ligjit, ajo kishte nen varesine e saj policine dhe forcat
paraushtarake, megjithese zyrtaret e larte ne Ministrine e Puneve te Brendshme serbe
ushtruan dukshem nje influence te rendesishem gjate fushates. Ushtria kontrollonte rruget
kryesore dhe kufijte duke koordinuar dhe lehtesuar keshtu “spastrimin etnik”(ne Kosove). Policia dhe forcat paraushtarake u perfshine ne menyre me te drejtperdrejte ne debimin e civileve dhe shkaterrimin e fshatrave, per te cilen kishin mbeshtetjen e artilerise se ushtrise. Gjate ketyre operacioneve burrat veçoheshin nga grate dhe femijet per t’u marre ne pyetje per
UÇK-ne dhe egzekutoheshin ne vend.”Dihet mirefilli se ”Ushtria serbe ishte nen kontrollin e Keshillit te Larte te Mbrojtjes, i perbere nga presidentet e Serbise, Malit te Zi dhe “Jugosllavise” dhe kryesohej nga kryetari jugosllave Krimineli Millosheviq.
Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise gjate luftes ne kosove ishte Gjen. Dragoljub Ojdanic,( pas luftes u emerua si Minister i Mbrojtjes, post te cilin e mbajti deri ne tetor 2000).
Ushtria serbe ndonese kishte tri armata,prej tyre armata e trete ishte pergjegjese per luften ne Kosove.
-Armata e Trete, gjate luftes komandohej nga Kol. Gjen. Nebojsa Pavkovic,
.Gjate luftes nen Pavkovicin vinte Gjen. Maj. Vladimir Lazarevic, i cili komandonte Korpusin e Prishtines te Armates se Trete te vendosur ne Kosove.
Nen komanden e Lazarevicit ishin
-pese brigada,
-nje njesi policore ushtarake dhe
-nje regjiment aviacioni.
-Struktura e Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise (Ministarstvo
Unutrasnjih Poslova, apo MUP), gjate luftes ne Kosove drejtohej nga Ministri Vlajko Stojiljkovic.
Brenda Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise benin pjese policia e rregullt e Kosoves, e komanduar nga Streten Lukic;
-Forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) komandoheshin nga Gjen. Lt. Obrad Stevanovic, dhe
-Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristicka Jedinica, apo SAJ), komandoheshin nga
Kol. Zivko Trajkovic.
- Gjen.Vlastimir Gjordjevic ishte kreu i sektorit te sigurimit publik ne Ministrine e Puneve te Brendshme, si dhe asistent i ministrit te puneve te brendshme.
-Ministria e Puneve te Brendshme te Serbise kishte gjithashtu dhe sherbimin e
sigurimit, apo siç quhet ndryshe, policine sekrete, e cila luajti nje rol te madh ne Kosove.
Perveç aktiviteteve te fshehta per zbulimin e aktiviteteve te UÇK-se..., sigurimi i shtetit serbe, ne Kosove dislokoi gjithashtu njesi operative speciale, JSO-ne (Jedinica za Specijalne Operacije), dhe ndihmoi ne forma te ndryshme njesite kriminale paramilitare ,te njohur si “Beretat e Kuqe” apo “Djemte e Frenkit” (Ky emertim u more sipas Frenki Simatovic, nje personalitet kyç ne Ministrine e Puneve te Brendshme, dhe njihej si themeluesi i ketij grupi).
-Gjate luftes JSO-ja komandohej nga Milorad Lukovic, nje njeri i njohur si “Legija”.
-Deri ne janar te vitit 2001, ne krye te sigurimit te shtetit te Serbise
ishte Gjen. Kol. Radomir Markovic,ndersa kreu i sigurimit te shtetit serb ne Kosove gjate
luftes ishte David Gajic.
Gjate lufte ne Kosove ishin te angazhuar gjithashtu edhe forca te ndryshme paramilitare si dhe forca te huja,te cilat ishin nen kontrollin e qeverise dhe te kryetarit Millosheviq.
Per te argumentuar kete fakt ,shume paramilitare , pas luftes gjate intervistave me gazetare te huaj,pa hezitim kane deklaruar,se gjate luftes zyrtare te ushtrise dhe policise iu jepnin lista me emrat e shqiptareve qe duheshin vrare.
GRADIMET E KRIMINELËVE NGA KRYEKRIMINELI MILLOSHEVIÇ..!!!
Ne prag te perfundimit te luftes ne Kosove,kreu shteteror serb shenoi qindra ngritje ne detyre dhe shperblime per personelin e policise dhe ushtrise, duke perfshire ketu dhe disa prej udheheqesve te larte te tille si Dragoljub Ojdanic, Nebojsa Pavkovic, Vladimir Lazarevic, Obrad Stevanovic, Sreten Lukic, Vlastimir Djordjevic, Zivko Trajkovic, si dhe shume komandant brigade ne Korpusin e Prishtines.
***
Më 7 qershor 1999,kryekrimineli serb SLLOBODAN MILLOSHEVIQ, u shprehu mirenjohje e mbeshtetje 911 pjestarëve të MUP-it për siç thotë“shtypjen e terrorizmit në Kosovë e për mbrojtjen e vendit nga agresioni“.
Midis atyre që u dekoruan,ishin:
1.Tre gjeneralë,
2.Shtatëmbëdhejtë kolonelë,
3.Shtatëmbëdhjetë lejtënantë kolonelë,
4.Njëzetë majorë,
5.Tridhjetë kapitena,
6.Dyzetë e pesë lejtënantë,
7.Tridhjetë e shtatë nënlejtënantë,
8.Pesëdhjetë rreshterë majorë,
9.Gjashtëqind e pesëdhejt e dy nënoficerë, dhe
10.Dyzet pjestarë të strukturave tjera të MUP-it serb.
-Për manifestimin e trimërisë dhe të guximit në “vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë”,Millosheviqi u dha „urdhërin e trimërisë“ këtyre pjestarëve të armatës së tretë:
1.Gjeneral bigadier Milan D.Djakoviç
2.Kolonel Zoran M.Jabllanoviç,
3.Kolonel Milivoje P.Braniç,
4.Kolonel Miloje Miletiç,
5.Kolonel Dragan Petroviç,
6.Kolonel Radojko Stevanoviç,
7.Kolonel Veroljub Zhivkoviç,
8.Lejtënant kolonel Simo Ivoseviç
9.Lejtënant kolonel Stojan Konjikavac
10.Lejtnënant kolonel Pera Petroviç
11.Major Zoran Bojkoviç
12.Major Urosh Nikoliç
13.Major Radivoje Paravinja
14.Major Ljubisav Stojanoviç
15.Kapiten i urdhërit të parë Ljubisha Vuqetiç
16.Kapiten i urdhërit të parë Zoran Raseta
17.Kapiten i urdhërit të parë Boban Rajkoviç
18.Kapiten Dragan Lukiç
19.Kapiten Jovica Milak
20.Kapiten Perica Nastasijeviç
21.Kapiten Milosh Raleviç
22.Kapiten Cedo Tërpkovski
23.Lejtënant Boban Kuzmanoviç
24.Nënlejtënant Nenad Popoviç
25.Rreshteri veteran Radisha Iliç
26.Rreshteri veteran Zheljko Alar
27.Rreshteri veteran Branko Vukoviç
28.Rreshteri Aleksandër Rakoviç
29. Rreshteri i ri Ivan Niqiforoviç
30.Kaporal Branisllav M.Fungerhut
31. Ushtar Dragan Beloseviç
32.Ushtar Milan Bogdanoviç
33.Ushtar Veroljub Mijatoviç
34.Ushtar Sasha Pejiç
35.Ushtar Milinko Pendiç
36.Ushtar Nikolla Popoviç.
-Gjithashtu u dekoruan edhe këta oficerë të UDB-së në Kosovë:
1.Kolonel Dragutin ADAMOVIÇ-Gjakovë
2.Kolonel Dushan B.GAVRANIÇ-Gjilan
3.Kolonel Gradimir R.ZEKAVICA-Prizren
4.Nënkolonel Millan S.GJURIÇIÇ-(Prizren,kreu i departamentit të policisë)
5.Major Milenko M.BOZOVIÇ-Komandant i policisë në Skënderaj.
-Kryekrimineli Millosheviq,me “Urdhërin e lirisë ,Urdhërin e heroit Komnbëtar,Urdhërin e Flamurit Jugosllav dhe Urdhërin e Flamurit të Luftës të Shkallës së parë”dekoroi këta komandantë të lartë që luftuan në Kosovë:
Urdhëri i Lirisë iu dha:
1.Gjeneralit Dragolub Ojadaniç
2.Kolonel Gjeneralit Nebojsha Pavkoviç(Komandant i Armatës së Tretë)
Urdhëri i Heroit Kombëtar iu dha:
1.Kolonel Dragan Zhivanoviç-Komandant i Brigadës 125 të motorizuar;
2.Kolonel Bozhidar Deliç-Komandant i Brigadës 549 të motorizuar;
3.Kolonel Ljubisha Dikoviç- Komandant i Brigadës 37 të motorizuar;
4.Nënkolonel Ilija Todorov-Komandant i Brigadës 63 të parashutistëve;
5.Kolonel Zharko Brankoviç-Komandant i Brigadës 124 të ndërhyrjes policore;
Urdhëri i Flamurit Jugosllavë iu dha:
1.Zoran Angjelkoviçit-“President i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovë e Metohi”;
2.Nikolla Shahinoviçit-Zëvendës kryeministër i qeverisë jugosllave;
3.Vllastimir Gjorgjeviçit-kolonel gjeneral i policisë;
4.Obrad Stevanoviçit-major gjeneral i policisë;
5.Sreten Lukiqit-major gjeneral i policisë.
***
Pas nje fillimi te ngadalte ne vitin 1998, Gjykata Nderkombetare Penale per ish-
Jugosllavine filloi nje hetim te plote te krimeve te luftes ne Kosove. Me 27 maj 1999
gjykata beri te ditur padine me te rendesishme kunder: Slobodan Milosevicit, dhe kater zyrtare te tjere te larte qe akuzoheshin per “vrasje, persekutime dhe debime ne Kosove” per periudhen 1 janar 1999 deri ne fund te majit te po ketij viti.
Te paditurit e tjere jane:
-Milan Milutinovic, president i Serbise dhe anetar i Keshillit te Larte te Mbrojtjes,
-Dragoljub Ojdanic, Shef i Shtabit te Pergjithshem i Ushtrise Jugosllave,
-Nikola Sainovic, zevendeskryeminister i Republikes Federale te Jugosllavise (FRY), dhe
-Vlajko Stojiljkovic, ministri serb i Puneve te Brendshme.
Me 1 prill 2001 krimineli Milloshevic u arrestua, ndersa me 28 qershor ai u transferua ne Gjykaten e Krimeve te Luftes ne Hage.
Ne shkurt te vitit 2006 Sllobodan Milloshevic vdes,pa e marre denimin e merituar nga gjykata nderkombetare ne Hag,ndersa bashkepunetoret e tij jane liruar per t´u mbrojtur ne liri !!!
Derisa kreret e lartpermendur serb jane ne proces te gjykimit ne Hag,shpeshhere shtrohet pyetjaur do te arrestohen edhe qindra zyrtare tjere te larte te ushtrise dhe policise serbe(qe jane graduar dhe kane marre mirenjohje nga Milllosheviqi),per krimet me monstruoze te kryera ne Kosove ?!
Per keto krime(dhe qindra e mijera si keto) qe mund t´i shihni me poshte:
http://www.alb-net.com/warcrimes-img/abri.htm
http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs5.htm
http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Koso...tographs27.htm
http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Koso...tographs18.htm
http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Koso...tographs22.htm
Krijoni Kontakt