PULSION
Qelizat e orëve
u japin jetë venave të kohës.
Në çdo pulsion
ndjej aromën e jetës.
Hap e mbyll portat e zemrës
dhe jam askund
dhe jam askush.
PULSION
Qelizat e orëve
u japin jetë venave të kohës.
Në çdo pulsion
ndjej aromën e jetës.
Hap e mbyll portat e zemrës
dhe jam askund
dhe jam askush.
...PO PRAPË E DUA
Jam i dënuar ta dua këtë vend të drobitur
me kocka shumë të thata që mbajnë erë zhgënjim,
ditës që i qesh me gjith’ gazin e shtirur
dhe shpresën që përqesh fjala plot mashtrim.
Jam i dënuar të ec në rrugë të marra hua,
mes hapash të bezdisur që vrasin gjer në tru,
nën kryq, ku masturbohen nervat e shkatëruara,
ku planet marrin krahë, por i sheh prap’ këtu.
Jam i dënuar ta dua xhepin e eprorit
që flet në gjuhën time, por që s’e kuptoj,
që buzëzën e qeshur e mban me superiorin,
vështrimin e të cilit dua ta harroj.
I dënuar jam të hesht, se kështu e do çensura,
unë, mëzi i pandrequr, që mend nuk vuri kurrë,
mes ‘Bravo’-s lajkatare nga këto karikatura,
që zorrët më trazojnë e s’do t’i pranoj kurrë.
Jam i dënuar ta dua tokën amërore,
se thonë që veç ajo më njeh si nëna djalin;
një nënë që qan si qyqe kalldrëmit nën sofate,
që kurrë bijtë e gjirit nuk ia qanë hallin.
...po prapë e dua,
me gjithë dremitjen nën këmbët e Moravës
dhe kur vonon të vrasë thashethemin shpitrzhuritur.
E sfilitur siç është nga grushti i harresës,
e dua gjer në gjak, unë, foshnja e mitur.
SI QELQI
Qelqi nuk pëlcet nga përdëllimi,
as loti, as gazi të thyhet se bën,
përçmimi, përflasjet dhe ofendimi
kristalit të ndritur grykën ia zenë.
I përgjegjësuar qëndron mbi pecetë,
i bukur, i pastër në bujtinë.
as pijet, as akujt, as sytë e sertë,
s’e tembin kur e kthejnë dhe me të pijnë.
Ky qelqi ç’paska qënë vallë;
i mban në bark raki e verë,
po për zonjushat limonadë
dhe qumësht blete me sheqer.
E zenë, e thithin, i venë buzë,
e ulin prapë vetëm për pak.
Si qelq i tillë jam edhe unë
dhe mbushem, zbrazem, mbushem prapë.
QIELLIT ME KORDELE TË KUQE
Nuk kemi ç’ti themi njëri-tjetrit
edhe pse bien shkëmbinj
mbi degëzat e tua palmore.
O qiell me kordele të kuqe,
ti s’mund të m’i largosh
mëngjeset e trishta jeshilore!
Ti kthehesh kur unë
s’adhuroj më përflakjet,
E cungët shpalosja
e krahëve të tu...
Lotë të sëmurë rrjedhin
nga kordelet gënjeshtare
të qiellit blu.
Ndaj të flak tej
me forcën e erës dimërore,
se je e huaj,
e rëndomtë,
dhe tokësore.
ATO NËNA BURRASH…
Këto nëna burrash që na lindën,
me pagjumësinë në krah që jetuan.
ato si askush më parë e parandjenë,
por nuk e parandaluan
dhimbjen që na shkaktuan.
I ndjenë ato dhimbjet e lindjes,
e ndjenë gjirin të ndukej instiktivisht,
mësymjen e presionit të lartë të jetës,
pa mundësi për dubla të dyta,
sigurisht.
Këto nëna burrash që na braktisën,
me etjen e përligjur njerëzishëm për liri,
ato si askush më parë u mohuan
me të njëjtën monedhë,
që na kursyen dashuri.
MË MIRË MOS TA DISH KURRË
Më thua ti e dashur mike
sa naivisht e marrëzisht di të dashurojë një grua:
Përtej mishit të ndezur flakadar,
përtej botës reale
dhe këndvështrimit të turmave,
përtej përfytyrimit të logjikës
dhe pretendimit të imazhit ideal,
deri në vdekje, deri në altar.
Të them ty, e dashur mike,
si dhe sa dhe deri ku dhe kur
mund të dashurojë një burrë...
Jo, e shtrenjtë,
zbuloje vetë në qofsh kaq trime.
Ah, më mirë mos ta dish kurrë!
Shkruhemi me shume heren tjeter,
Janka!
Postuar më parë nga Janka
Paraqitje poetike e nje te vertete te madhe.Me pelqeu.
gone with the wind...
Faleminderit ash!
Te pershendes,
Janka
E cuditshme si une nuk e kam hasur kete teme dhe keto mrekulli me pare.
Nuk di si te justifikohem , por veretet e mora inat veten pse kaq vone i gjeta,-lexova!
...Janka ti ke shprit te bukur e fjale magjike. Keto poezi jane trazim e dicka me shume.
Nderkohe nuk po them asgje me teper , sepse cdo gje do te qe e tepert pervec lutjes time , qe te vish prap, te "dhimbesh" prap, te shkruash prap. Ti je Poet... c'te duhet (c'na duhet) emri tjeter.
.. Urime....!
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Krijoni Kontakt