Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 53
  1. #21
    special Maska e Lemon tea
    Anëtarësuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    andej-këtej
    Postime
    99
    E di se çfare moj Jankë e dashur
    ne jemi njerëz plot me mend
    atyre qe ia kemi friken
    s'iu japim kompliment.

    Dhe ndjekim nje taktike te njohur
    i injorojme, i leme ne hije
    jemi te zgjuar Janke e dashur
    jemi njerez me dije.
    ???

  2. #22
    special Maska e Lemon tea
    Anëtarësuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    andej-këtej
    Postime
    99
    Po ti shkruan mire dhe te uroj
    ???

  3. #23
    eternal Maska e Janka
    Anëtarësuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71
    Nje Peme dhe nje Peme
    (Variant)

    Nje Peme dhe nje Peme,
    dhe dege edhe dege qe zgjaten...
    Nje rruge edhe brenge dhe lot
    dhe gjethe qe s'munden te kapen...

    Dy Peme, kater krahe,
    dhe flete edhe flete qe shtrihen...
    Sytha qe qajne mes shirash
    ku rrenje mallpermbytura digjen...

    Dy Peme, jo nje, por dy Peme,
    dy trungje perjete te ndare...
    Perpiqem, por dot s'e kujtoj
    ne c'enderr a park i kam pare.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Po mire o te keqen,nga mbive ti keshtu,he?
    Je nje ze i mrekullueshem ne forum!
    Strofa e fundit,me embelsoi.

    p.s.na thuaj cfare je dreqin,m a f se une mendoj se je djale ne saje te poezise,kurse caji me limon te pagezoi vajze,e ma ka bere mendjen lemsh.Mos na ler te tilla pikecuditese....)

  5. #25
    eternal Maska e Janka
    Anëtarësuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71
    p.s.na thuaj cfare je dreqin,m a f se une mendoj se je djale ne saje te poezise,kurse caji me limon te pagezoi vajze,e ma ka bere mendjen lemsh.Mos na ler te tilla pikecuditese....)[/QUOTE]

    Pikecuditese apo pikepyetje, more Ard? Megjithate une dua te perfitoj sa te mundem nga privilegji i "Privacy" qe me ofron pseudonimi dhe rruajtja e fshehtesise se identitetit. Vec kesaj une jam i mendimit se nje liber, para se ta lexosh, duhet t'i grisesh kopertinen, pra emrin e autorit. Kjo do te shmangte ndikimet jashteletrare dhe do te cilesonte vepren si art ose si zhgarravine pa ndikime te jashtme.

    Me vjen mire qe te pelqejne poezite!

  6. #26
    special Maska e Lemon tea
    Anëtarësuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    andej-këtej
    Postime
    99
    Heu..
    Te koka djale qe besa
    po na hutoi me emer
    le te shpresojme se paku
    te dali Ardi femer...
    ???

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Shiko mor Janke i dashur,une thashe pikecuditese pasi pikepyetja eshte perdorur shume ),e le te mbetet e tille.Saper privacy-n,nuk eshte ndonje humbje e madhe te thuash m a f,sepse edhe identitetin e r(r)uan edhe cte do zemra ty,ndersa per punen e kopertines ti ke te drejte por ja qe une(merr dhe shume si puna ime)nisem nga autori.Ndoshta e kam gabim,por do ta ndreq ne te ardhmen.

    Saper ti shuajtur kuriozitetin limon cajit,femer jam or femer,te pakten ne kete jete,se ne tjetren s'dihet...lol

  8. #28
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Janke, t'ua them une te verteten ketyre mo... ? Apo do ta fshehesh edhe pak?
    nejse... juve te dyve siper jua nis une me mp.. hihihihihihiihi

    ti mizerje, s'me kishe thene qe kishe hedhur poezi te tjera, apo... ashtu kot eeee?
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  9. #29
    eternal Maska e Janka
    Anëtarësuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71
    Te pij prej teje

    Dua te pij prej teje,
    o ajzberg,
    me e bukur se miresjellja,
    qe perhere kaq bardhesisht me sheh!

    Do te me marre malli per ty
    neteve te nxehta Kryeqytetase,
    kur njomur buzet do t'm'i kene
    vetem kujtimet qe patem te dy.

    Sot jam ketu,
    me lejo te te arrij ne keto dete trazirash!

    Neser do te me duhet te nisem enkas,
    me te parin automjet qe ndesh,
    me nje autostop
    ngarkuar me bagazhe prapesirash.

    Une jam aq i etur,
    sa fjalet me digjen ne gjuhe!
    Sot, sa ende i perkazim ekzistences,
    me lejo te vij e te pij uje!

    Dua te pij prej teje me puthje,
    me perqafime,
    packa se akull.

    Mos kij frike se te shkrij,
    se shumti,
    do te behemi te dy
    avuj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Janka : 17-06-2006 më 14:43

  10. #30
    eternal Maska e Janka
    Anëtarësuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71
    Ti kthehu nje here...

    Eshte e jona kjo poezi rrugesh.
    Sa s'kam vdekur akoma,
    tragjikomedise po i shtoj edhe nje varg.

    Se une do ik pa bere kompromis me mekatin,
    ti, pa provuar kurre se c'eshte te jesh shtatzane.

    Eshte i yti pushteti hipnotik
    per te trazuar subkoshjencen.
    Jo keshtu e dashur,
    vertet nuk ka rruge tjeter?!

    Kaq here kam shkelur pragun tend,
    sa sot nuk di se c'dere po hap...
    Une jam i mbarsur me epsh te perligjur biologjikisht,
    Ti, me frymen time mbetesh perjetesisht shtatzane.

    Eshte e imja pena perhere e mbushur me boje.
    Ne Unin tend ngul gozhde te renda
    per te ngjitur kete mal,
    ku si primatet,
    jetojne ne guva tonat bema,
    qe miqte s'i njohin,
    e te panjohurit ca me pak.

    Perpara eshte jeta dhe vdekja;
    ne dore i kemi: lapsin, gomen, zarret...

    Ti kthehu nje here,
    shohim e bejme pastaj!
    Kthehu,
    sa ende s'kemi perqafuar varret!

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ëndërrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. Vorio- Epiri, një ëndërr në arkivol
    Nga ORIONI në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  3. Këngë për dashurinë
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  4. Dhjetë leksione mbi ëndrrat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 13:53
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •