Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    Përrallë me mbret

    Perralle me mbret


    Doja te shkruaja nje hapje si te Kafkes
    Jorge Luis Borges


    Kur perandori huan I liangut u zgjua nje mengjes nga endrra shqetesuese, e pa veten ne krevatin e tij, prane nje kurtizaneje te bukur, mbuluar vetem me nje pelhure te tejdukshme mendafshi. Dhoma perandorake, krevati me pupla, perdet e qendisura me ar qe mbulonin krevatin, nje statuje e vogel balte qe ishte stergjyshi I tij mbreti pong I liangut tek koka e krevatit, e siguruan qe realiteti ishte krejt ndryshe dhe shume me I rehatshem se sa endrrat nga te cilat kishte dale. Megjithate, domethenia e tyre e shqetesonte. U ngrit dhe hodhi mbi trup nje rrobdesham te lehte bere prej mendafshit me te shtrenjte kinez, qendisur me figura luanesh dhe tigrash, qe ishin simbole te dinastise se liangeve, dhe me hap prej perandori mori rrugen e gjate neper pallat per te arritur ne dhomen ku qendronte keshilltari I tij, mjeshtri meng.

    Mjeshtri meng, nje Taoist ne ze I kohes, zeri I te cilit ka arritur deri sot per idene e tij se njerezit jane te mire ne thelb, por eshte bota ajo qe eshte e eger, e keqe dhe qe nuk e lejon njeriun te shprehe vullnetin e tij te mire, ishte duke perfeksionuar kaligrafine e tij ne nje lekure dashi kur perandori hyri ne dhomen e tij. U perul perpara perandorit, e rehatoi ne nje stol te veshur me lekure ariu dhe Imzot, I tha pasi kishte degjuar endrren, kjo nuk tregon gje tjeter pervecse shpirtin tuaj te mire dhe keqesine qe ushtron bota mbi vullnetin tuaj. Megjithate une iu keshilloj te pyesni mjeshtrin zhuang per kete enderr, pasi interpretimet e tij jane te nderuara dhe shume me te vlefshme se sa interpretimet e mia te perulura.

    Mjeshtri zhuang kishte me shume se njezet vjet ate kohe qe kishte marre udhen e maleve, ku jetonte me aq ushqim dhe aq uje sa kishte nevoje, dhe ku ishte me afer vetes, te vertetes dhe natyres. Perandori huan I liangut dergoi dy delegate per tek mjeshtri zhuang, te cilet e gjeten ate duke peshkuar. “mjeshter zhuang, I thane, eja se mbreti kerkon sherbimet e tua. “mire, iu tha mjeshtri zhuang, por me pare me thoni, mos valle ne oborrin e mbretit ndodhet nje zhguall breshke, te ciles cdo visitor I mbretit I fal nderimet e duhura? “po, ashtu eshte, iu pergjigjen delegatet e mbretit. “me thoni edhe dicka tjeter, iu tha mjeshtri zhuang, nuk do ishte me e lumtur ajo breshke sikur te ishte e gjalle dhe duke tundur bishtin ne lluce, se sa e nderuar por e ngordhur ne oborrin e mbretit? “me e lumtur do ishte po te ishte e gjalle dhe duke tundur bishtin ne lluce, iu pergjigjen delegatet. “e po ikni pra, iu tha mjeshtri zhuang, se edhe une jam me I lumtur I gjalle e duke tundur bishtin ne lluce.

    Pasi delegatet u kthyen ne pallat me mesazhin e mjeshtrit zhuang, perandori huan I liangeve u nis per t’a takuar vete. Mjeshtri zhuang e priti si te ishte perandor mes njerezve, por si krijese mes krijesash. E ftoi te ulej ne nje gur ne dalje te shpelles se tij, ne nje vend ku mund t’I ngrohte dielli, dhe e pyeti se me se mund t’I sherbente.

    “Nuk ka kaluar me shume se nje muaj, kur pashe nje ender kuptimin e se ciles po pres t’a mesoj me padurim prej jush mjeshter zhuang,” tha perandori. Mjeshtri zhuang e ftoi t’ia tregonte endrren, dhe perandori huan I liangut ia tregoi keshtu:

    “Ndodhesha ne nje qyetet te madh e te panjohur. Ishte nje qytet I madherishem ne pjeset e tij me te bukura, me mure dhe porta te larta mermeri, me statuja prej ari dhe me njerez te fisem qe banonin aty. Por une nuk isha vecse nje lypes qe jetoja ne lagjet e varfera te qytetit, mes llumit dhe rrugicave te tij te shtrembera. Kisha lindur ne nje familje te varfer. Nena ime ishte nje grua e mire, dhe edhe dy motrat e mia te cilat ishin binjake u kishin ngjare, por babai dhe gjyshja ime ishin njerez te ligj dhe gjithmone donin te na mesonin si te vidhnim, gje qe nuk ia dolen dot, pasi nuk ishte ne shpirtin tone te vidhnim. Keshtu qe permes te rrahurave te tyre mesuam zanatin e lypjes. Ne zonat me te pasura te qytetit, ne pjeset me te pashme te tij, ne parqe te hijshme, atje ku zonja e zonjusha te fisme me falnin ndonje qindarke nga keqardhja, e ndoshta edhe ndonje buzeqeshje, atje ku forca njerezore kishte krijuar bukurite me magjepsese kaloja ditet I lumtur. Naten kthehesha ne skamje dhe parate ia dorezoja babait tim kumarxhi ose gjyshes time pijanece, qe as per te ngrene nuk na jepnin, keshtu qe detyrohesha te vidhja nga mbeturinat e disa menzave publike. Deri sa papritur, nje dite, vura re qe isha plakur. Dhe ne ate varferi edhe vdiqa; per t’u kthyer perseri ne jete ne nje tjeter qytet po aq te madherishem sa I pari, po aq te bukur sa I pari, por me te njejten skamje neper rruget e varfra te tij, I lindur perseri ne te njejten familje, perseri lypsar, e po ashtu u plaka dhe vdiqa, per t’u ringjallur ne nje qytet tjeter po njesoj, dhe ne nje tjeter po njesoj, deri sa desh zoti me doli gjumi.

    Mjeshtri zhuang e degjoi me vemendje, u mendua pak duke ferkuar mjekren e tij te holle dhe iu drejtua: imzot, une e di nje interpretim te kesaj endrre, dhe mendoj se eshte interpretimi I drejte, por kam frike se kjo do te me kushtoje koken, dhe perandori huan I liangut I tha: mjeshter zhuang, mjafton qe interpretimi yt te jete I drejte dhe une nuk do te te prek as edhe nje qime floku. Atehere mjeshtri zhuang I tha perandorit: imzot, kam frike se ajo enderr qe keni pare nuk eshte aspak enderr, por e verteta. Ju jeni nje lypes qe ne kete moment po enderroni sikur jeni perandor.

    Atehere perandori huan I liangut ia preu koken mjeshtrit zhuang, pasi njerezit qe vdesin ne enderr nuk vdesin ne te vertete. Dhe ne te vertete, pasi sopata ia ndau koken nga trupi mjeshtrit zhuang, pa iu derdhur akoma as edhe nje pike gjak, ne momentin qe faqa e tij u perplas ne dysheme, mjeshtrit zhuang I doli gjumi. Ngriti faqen e mpire nga dyshemeje e ftohte e shpelles se tij dhe pa se si nje flutur qe kishte kaluar naten ne muret e shpelles shtriqi krahet e renduar nga zinxhiret e nje nate plot iluzione dhe nisi fluturimin drejt drites, drejt diellit te vertete.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    -"Kur shihemi ne sy eshte sikur te vesh dy pasqyra perballe. Cfare pasqyrohet ne to?"
    -"Nje sfere pasqyre nga brenda pasqyron pafundesisht pasqyrimin e vetvetes. Nuk ka gje me pa fillim se kjo. E pa fund.
    Ja keshtu je ti dhe bota. Nese kerkon pikenisje e fundpasoja rrotullohesh kotesisht drejt boshtit te kohes.
    Mos kerko e mos gjej pra me mire. Leri idete te fluturojne mbi vetedije si rete mbi uje. Eshte e njejta gje, i njejti element; dy pasqyra perballe, syri dhe bota.
    Je kova e bota eshte pusi. Te dyja mbushen e zbrazen, ashtu sic rete mbushin pusin e detit dhe mbushen nga ai."
    -"Cfare eshte thelbi i ujit?"
    -"Ne thelb ujet eshte si forma qe ai merr. Eshte levozhge e thelb njekohesisht. Te dyja, forma e permbajtja, nuk jane gje tjeter, vec dy pasqyra te vendosura perballe qe pasqyrojne njekohesisht vetveten dhe pasqyrimin e saj ne te dy kahet,nga brenda jashte e nga jashte brenda. Pyetja e pergjigja, fillimi e fundi, gjithckaja dhe hici, jeta e vdekja, pula dhe veza."
    -"Po fjala eshte e tille?"
    -"Natyrisht!"
    -"Nuk eshte absurde te flasesh per ate qe nuk thuhet dot?"
    -"E kote eshte"
    -"Atehere?"
    -"Fjala pasqyrohet ne heshtje sikur Narcizi ne pellg. Po edhe heshtja ne syte e fjales"
    -"Cfare eshte pertej tyre? Nese e thua nuk eshte. Nese hesht nuk eshte. Te flasesh dhe heshtesh njekohesisht nuk mundesh.Si do dalesh nga ky labirint?".
    " E cfare beri mjeshtri?"
    "Ne castin qe une thashe "pertej" e zuri gjumi"

Tema të Ngjashme

  1. Filmi: Perralle nga e Kaluara
    Nga Albo në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-04-2020, 05:45
  2. Evolucioni! Realitet apo një Përrallë e shëmtuar!
    Nga Akus në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 21-08-2008, 08:16
  3. Perralle nga e Kaluara!
    Nga Pyes_Lotin në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 19-09-2004, 04:13
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2003, 15:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •