Përshpirtëria ndaj Virgjërës Mari
Përshpirtëria e katolikëve ndaj Nënës së Jezu Krishtit, Zojës së Bekuar është e lashtë, që nga ditet e para të Kishës. Ajo përherë, deri në ditët tona, ka zënë një vend krejt të posaçëm në lutjet e besimtarëve dhe përshpirtërinë e gjithëmbarshme kishtare, që nga Papat e Romës (Papa Gjon Pali II, krejt papatin e vet ia besoj Marisë me fjalët/moton: Totus tuus – krejt i yti), ipeshkvijtë, meshtarët e deri te besimtari më i thjeshtë, sepse devocioni i vërtetë për Nënën e Zotit është në të vërtetë devocion kristocentrik dhe është i rrënjosur shumë thellë në misterin e Trinisë Shenjte, si dhe në misterin e Mishërimit.
Nuk është e tepërt të thuhet se Marija e ka merituar një nderim dhe devocion kaq të madhë, për arsye se Ajo ëshë personi kyq në historinë e shëlbimit, që ka vendosur ardhjen e Shëlbuesit. Të kujtojmë „PO“-në e saj të guximshme dhe plotë fe, për ta lindur më fuqinë e Shpirtit Shenjt Fjalën e Hyjit. Po-ja e saj ishte akti vendimtar dhe akt i pranimit për të filluar epoka e re njerëzore. Ajo ka lejuar të jetë Grua, e cila krejtësisht dorëzohet në shërbim të Fjalës. Trinia Shenjte ka ngritur përmes Marisë shatorin e vet për të qënë Emanuel – Zoti me ne. Maria u bë tendë hyjnore, ku banon Hyji i gjallë, që përmës saj të mund të realizohet plani i amshuar i Atit; përmes Saj të mund ta takoj përsëri njeriun e rënë dhe të humbur në shkretërirën e botës. Këtë të vërtetë bibliko-teologjike besimtarët e krishterët përherë e kanë ushqyer me një nderim të lartë me përshpirtëri të thjeshtë dhe spontane, duke i thurur asaj vargje urate e poezie, që sot luten në gjithë botën më shumë përkushti dhe dashuri. Mandej, nuk mund të paramendohet përshpirtëria e një katoliku pa lutjen, përshpirtërinë, devocionin dhe përkushtinë ndaj Nënës Qiellore, Zojës së Bekuar. Zoja është bërë nënë e të gjithëve, Nënë për të pleqë e plaka, të rinjë e të reja. Ajo është bërë shembull ndjekës për të krishterët e të gjitha kohërave, sa i përketë besimit, shërbimit, dhurimit etj.. Ajo është siguria jonë, sepse në qiell nuk pushon të ndërmjetësojë te Birin i vet për ne.
Krijoni Kontakt