III - Vepruesit e baritores familjare
Pėrveē familjes - objekt, por para sė gjithash subjekt, edhe ajo vetė, i baritores familjare - duhen kujtuar edhe vepruesit e tjerė kryesorė nė kėtė sektor tė veēantė.
Ipeshkvinjtė dhe presbiterėt
73. Pėrgjegjėsi i parė i baritores familjare nė dioqezė ėshtė ipeshkvi. Si Atė dhe Bari ai duhet tė jetė veēanėrisht i vėmendshėm ndaj kėtij sektori, padyshim parėsor, tė baritores. Atij duhet ti kushtojė interesimin, pėrkujdesjen, kohėn, personelin, burimet; por, sidomos mbėshtetjen personale ndaj familjeve dhe ndaj atyre qė, nė strukturat e ndryshme dioqezane, e ndihmojnė nė baritoren e familjes. Do tė ketė pėr zemėr veēanėrisht qėllimin qė dioqeza e tij tė jetė gjithnjė e mė shumė njė familje dioqezane e vėrtetė, model dhe burim i shpresės pėr shumė familje qė bėjnė pjesė nė tė. Krijimi i Kėshillit Papnor pėr Familjen duhet parė nė kėtė kontekst: tė jetė njė shenjė e rėndėsisė qė i jap baritores sė familjes nė botė, dhe nė tė njėjtėn kohė, njė mjet i frytshėm pėr tė ndihmuar promovimin e saj nė ēdo nivel.
Ipeshkvinjtė shėrbehen nė mėnyrė tė veēantė me presbiterėt, detyra e tė cilėve - siē e ka theksuar shprehimisht Sinodi - pėrbėn njė pjesė thelbėsore tė shėrbesės sė Kishės ndaj martesės dhe familjes. E njėjta gjė tė thuhet edhe pėr ata diakonė, tė cilėve eventualisht u besohet kujdesi pėr kėtė sektor baritor.
Pėrgjegjėsia e tyre shtrihet jo vetėm nė problemet morale e liturgjike, por edhe nė ato tė karakterit personal e shoqėror. Ata duhet ta mbėshtesin familjen nė vėshtirėsitė dhe vuajtjet e saj, duke u qėndruar pranė anėtarėve tė saj, duke i ndihmuar pėr ta parė jetėn e tyre nė dritėn e Ungjillit. Nuk ėshtė e kotė tė vihet nė dukje se prej kėtij misioni, nėse ushtrohet me gjykimin e duhur dhe me njė shpirt tė vėrtetė apostolik, mbarėshtuesi i Kishės merr nxitje tė reja dhe energji shpirtėrore edhe pėr thirrjen e vet dhe pėr vetė ushtrimin e shėrbesės.
Tė pėrgatitur nė kohė dhe seriozisht pėr kėtė apostullat, meshtari apo diakoni duhet tė sillen vazhdimisht, nė lidhje me familjet, si atė, vėlla, bari e mėsues, duke i ndihmuar me mbėshtetjen e hirit dhe duke i ndriēuar me dritėn e sė vėrtetės. Mėsimi i tyre dhe kėshillat e tyre, pra, duhet tė jenė nė pėrputhje tė plotė me Magjisterin e pėrnjėmendtė tė Kishės, nė mėnyrė qė ta ndihmojnė Popullin e Hyjit tė formojė njė kuptim tė drejtė tė fesė, pėr ta zbatuar pastaj nė jetėn konkrete. Kjo besnikėri ndaj Magjisterit do ti lejojė meshtarėt tė kujdesen me ēdo angazhim pėr njėsi nė gjykimet e tyre, pėr tua shmangur besimtarėve ankthet e ndėrgjegjes.
Barinjtė dhe laikėt, nė Kishė, marrin pjesė nė misionin profetik tė Krishtit: laikėt, duke dėshmuar fenė me fjalėt dhe me jetėn e tyre tė krishterė; barinjtė, duke dalluar nė kėtė dėshmi atė qė ėshtė shprehja e fesė sė thjeshtė nga ajo qė ėshtė mė pak e pėrshtatshme nė dritėn e fesė: familja, si bashkėsi e krishterė, me pjesėmarrjen e saj tė veēantė dhe dėshminė e fesė. Nis kėshtu njė dialog edhe mes barinjve e familjeve. Teologėt dhe ekspertėt e problemeve familjare mund tė ndihmojnė shumė nė kėtė dialog, duke shpjeguar saktėsisht mėsimin e Magjisterit tė Kishės dhe atė tė pėrvojės sė jetės sė familjes. Nė kėtė mėnyrė mėsimi i Magjisterit kuptohet mė mirė dhe sheshohet rruga pėr zhvillimin e tij progresiv. Megjithatė, vlen tė kujtojmė se norma e afėrt dhe e detyrueshme nė doktrinėn e fesė - edhe rreth problemeve tė familjes - i pėrket Magjisterit hierarkik. Marrėdhėniet e qarta mes teologėve, ekspertėve tė problemeve familjare dhe Magjisterit i vlejnė jo pak inteligjencės sė fesė dhe nxitjes - brenda kufijve tė saj - tė pluralizmit tė ligjshėm.
Rregulltarėt e rregulltaret
74. Ndihmesa qė rregulltarėt e rregulltaret, dhe shpirtrat e kushtuar nė pėrgjithėsi, mund ti japin apostullatit tė familjes e gjen shprehjen e vet tė parė, themelore e origjinale pikėrisht nė kushtimin e tyre Hyjit, qė i bėn para tė gjithė besimtarėve ... shenjė tė asaj martese tė mrekullueshme tė bėrė prej Hyjit dhe qė do tė shfaqet plotėsisht nė jetėn e amshuar, nėpėrmjet sė cilės Kisha e ka Krishtin dhėndrin e vet tė vetėm[169], dhe dėshmitarė tė asaj dashurie universale qė, nėpėrmjet pastėrtisė sė pėrqafuar pėr Mbretėrinė e qiellit, i bėn gjithnjė e mė tė gatshėm pėr tiu kushtuar zemėrgjerėsisht shėrbimit hyjnor dhe veprave tė apostullatit.
Prej kėtu rrjedh mundėsia qė rregulltarėt e rregulltaret, anėtarėt e Instituteve shekullore dhe tė Instituteve tė tjera tė pėrsosmėrisė, veēmas apo tė bashkuar, tė zhvillojnė njė shėrbim tė tyre ndaj familjeve, me njė kujdes tė veēantė ndaj fėmijėve, sidomos nėse janė tė braktisur, tė padėshiruar, jetimė, tė varfėr apo handikapatė; duke vizituar familjet dhe duke u kujdesur pėr tė sėmurėt; duke kultivuar marrėdhėnie respekti dhe dashurie me familjet jo tė plota, nė vėshtirėsi apo tė ndara; duke ofruar veprėn e vet tė mėsimit dhe tė kėshillimit nė pėrgatitjen e tė rinjve pėr martesė dhe nė ndihmėn ndaj ēifteve pėr njė lindje vėrtet tė pėrgjegjshme; duke ia hapur shtėpitė e tyre mikpritjes sė thjeshtė e tė pėrzemėrt, qė familjet tė mund tė gjejnė aty kuptimin e Hyjit, shijen pėr lutje dhe pėr pėrqendrim, shembullin konkret tė njė jete tė jetuar nė dashuri e hare vėllazėrore si anėtarė tė familjes mė tė madhe tė Hyjit.
Do tė doja tė shtoja nxitjen mė tė fortė pėr pėrgjegjėsit e Instituteve tė jetės sė kushtuar, qė ta konsiderojnė - gjithmonė nė respektin thelbėsor ndaj karizmės sė tyre origjinale - apostullatin e drejtuar familjeve si njėrėn prej detyrave parėsore, qė janė bėrė mė tė ngutshme prej gjendjes sė sotme tė gjėrave.
Laikėt e specializuar
75. Jo pak dobi mund tu sjellin familjeve ata laikė tė specializuar (mjekė, njerėz ligji, psikologė, asistentė shoqėrorė, kėshilltarė, etj.) qė qoftė individualisht, qoftė tė angazhuar nė shoqata e nisma tė ndryshme, ofrojnė punėn e tyre tė ndriēimit, kėshillimit, orientimit, mbėshtetjes. Atyre mund tu pėrshtaten mirė ato nxitje qė pata rast tia drejtoja Konfederatės sė Kėshilltarėve familjarė me frymėzim tė krishterė: I juaji ėshtė njė angazhim, qė meriton cilėsimin e misionit, aq fisnike janė qėllimet qė ka, dhe aq vendimtare janė rezultatet qė rrjedhin prej tij, pėr tė mirėn e shoqėrisė dhe tė vetė bashkėsisė sė krishterė... Gjithė ajo qė do tė arrini tė bėni nė mbėshtetje tė familjes ėshtė e destinuar tė ketė njė frytshmėri qė, duke kapėrcyer mjedisin e vet tė veēantė, arrin edhe persona tė tjerė dhe ndikon mbi shoqėrinė. E ardhmja e botės dhe e Kishės kalon nėpėrmjet familjes[170].
Marrėsit dhe vepruesit e Komunikimit shoqėror
76. Njė fjalė veēmas i duhet rezervuar kėsaj kategorie kaq tė rėndėsishme nė jetėn moderne. Dihet se mjetet e komunikimit shoqėror ndikojnė, dhe shpesh thellėsisht, si nė aspektin afektiv dhe intelektual, ashtu edhe nė aspektin moral dhe fetar, nė mjedisin atyre qė i pėrdorin, sidomos nėse janė tė rinj[171]. Prandaj, ata mund tė ushtrojnė njė ndikim tė mirė nė jetėn dhe nė zakonet e familjes dhe nė edukimin e fėmijėve, por nė tė njėjtėn kohė fshehin edhe kurthe dhe rreziqe jo tė vogla[172], dhe mund tė bėhen mjet - nganjėherė i manovruar zotėsisht dhe sistematikisht, siē ndodh mjerisht nė vende tė ndryshme tė botės - tė ideologjive pėrēarėse dhe tė kėndvėshtrimeve tė deformuara tė jetės, tė familjes, tė besimit, tė moralitetit, tė cilat nuk e respektojnė dinjitetin e vėrtetė dhe fatin e njeriut.
Ky rrezik ėshtė edhe mė real, pasi mėnyra e sotme e tė jetuarit - sidomos nė kombet mė tė industrializuara - i bėn shumė shpesh familjet qė tė heqin dorė prej pėrgjegjėsive tė veta edukative, duke gjetur nė lehtėsinė e shmangies (tė paraqitur nė shtėpi sidomos prej televizionit dhe prej disa botimeve), mėnyrėn pėr ta zėnė kohėn dhe veprimtarinė e fėmijėve dhe tė tė rinjve[173]. Prej kėtu rrjedh «detyra... pėr ti mbrojtur sidomos fėmijėt dhe tė rinjtė prej sulmeve qė pėsojnė prej mas-mediave», duke bėrė qė pėrdorimi i kėtyre nė familje tė rregullohet me kujdes. Po kėshtu, familja duhet ta mundohet tė kėrkojė pėr bijtė e vet edhe zbavitje tė tjera mė tė shėndetshme, mė tė dobishme e formuese fizikisht, moralisht dhe shpirtėrisht, pėr tė fuqizuar dhe pėr tė pėrsosur kohėn e lirė tė fėmijėve dhe pėr tė drejtuar energjitė e tyre[174].
Pastaj, meqenėse mjetet e komunikimit shoqėror - njėsoj si shkolla dhe mjedisi - ndikojnė shpesh edhe nė masė tė ndjeshme nė formimin e fėmijėve, prindėrit, si marrės, duhet tė marrin pjesė aktivisht nė pėrdorimin e frenuar, kritik, syēelėt dhe tė matur tė tyre, duke zbuluar se ēfarė ndikimi ushtrojnė tek fėmijėt, dhe nė ndėrmjetėsimin orientues qė lejon tė edukohet ndėrgjegjja e fėmijėve pėr tė shprehur gjykime tė kthjellėta e objektive, qė pastaj do ta udhėheqin nė zgjedhjen dhe nė refuzimin e programeve tė propozuara[175].
Me tė njėjtin angazhim prindėrit do tė mundohen tė ndikojnė nė zgjedhjen dhe pėrgatitjen e vetė programeve, duke qėndruar nė kontakt - nėpėrmjet nismave tė pėrshtatshme - me pėrgjegjėsit e momenteve tė ndryshme tė prodhimit dhe tė transmetimit, pėr tu siguruar qė tė mos lihen pas dore nė mėnyrė abuzive apo tė shkelen shprehimisht ato vlera njerėzore thelbėsore qė bėjnė pjesė nė tė mirėn e vėrtetė tė pėrbashkėt tė shoqėrisė, por, pėrkundrazi, tė jepen programe tė afta qė tė paraqesin, nė dritėn e tyre tė duhur, problemet e familjes dhe zgjidhjen e tyre tė pėrshtatshme. Nė lidhje me kėtė, paraardhėsi im, Pali VI, shkruante: Prodhuesit duhet ti njohin dhe ti respektojnė kėrkesat e familjes, dhe kjo nganjėherė supozon guxim tė vėrtetė nė ta, dhe gjithmonė njė ndjenjė tė lartė pėrgjegjėsie. Nė tė vėrtetė, ata janė tė detyruar tė shmangin gjithēka qė mund ta dėmtojė familjen nė vetė ekzistencėn e saj, nė qėndrueshmėrinė e saj, nė ekuilibrin e saj, nė lumturinė e saj. Ēdo shkelje e vlerave themelore tė familjes - kur bėhet fjalė pėr erotizėm apo pėr dhunė, pėr apologji tė divorcit apo pėr qėndrime antishoqėrore tė tė rinjve - ėshtė njė sheklje e tė mirės sė vėrtetė tė njeriut[176].
Dhe unė vetė, nė njė rast analog, vija nė dukje se familjet duhet qė tė mund tė mbėshteten nė njė masė jo tė vogėl nė vullnetin e mirė, nė drejtėsinė dhe nė ndjenjėn e pėrgjegjėsisė sė profesionistėve tė mediave: botuesve, shkrimtarėve, prodhuesve, drejtorėve dramaturgėve, informatorėve, komentuesve dhe aktorėve[177]. Prandaj duhet qė edhe nga ana e Kishės tė vazhdohet tu kushtohet ēdo pėrkujdesje kėtyre kategorive tė operatorėve, duke nxitur e mbėshtetur, nė tė njėjtėn kohė, ata katolikė qė ndihen tė thirrur dhe kanė dhanti pėr kėtė, tė angazhohen nė kėta sektorė delikatė.
Krijoni Kontakt