Ngushëllimet e Benediktit XVI për viktimat e cunamit në Indonezi
(20.7.2006)
Benedikti XVI shpreh ngushëllimet për viktimat e cunamit që goditi të hënën e kaluar ishullin indonezian të Javës, duke shkaktuar – sipas bilancit të fundit - së paku 525 të vdekur. Në një telegram, nënshkruar nga Kardinali Angjelo Sodano, Sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, drejtuar autoriteteve kishtare e civile të vendit aziatik, Papa thekson dhimbjen për njerëzit e vdekur dhe afërsinë shpirtërore me të gjallët që po vuajnë pasojat e tmerrshme të kësaj fatkeqësie natyrore. Ati i Shenjtë inkurajon të gjithë ata që po japin ndihmesën e tyre për kapërcimin sa më të shpejtë të pasojave, ta vijojnë veprimtarinë e tyre për të lehtësuar sadopak gjendjen e vështirë që është krijuar.
Krijoni Kontakt