Ata nuk janë thjesht të famshëm se kanë fituar trofe. Fakti se pas këtyre të fundit kanë gjetur edhe “njeriun” ideal, ka vënë në punë jo vetëm paparacët, por edhe revistat dhe të përditshmet më të mëdha në botë. Disa nga bota e sportit kanë preferuar të mbeten aty duke zgjedhur, të dashurën ose bashkëshorten po nga sporti. Disa janë pleksur me kineastë, aktorë, biznesmenë, ashtu sa për të ndërruar shijet. Gjithsesi ajo çka i bën ata të jenë mbi të tjerët, është thjesht fakti se janë më të mirët, më të bukurit dhe më tërheqësit ndër të gjitha çiftet e tjera.
Gazeta “Tirana Observer” duke iu referuar të përditshmes angleze “Times” publikon sot 50 çiftet më të bukur në botën e sportit. Në vend të parë të kësaj liste janë dy emrat të mëdhenj të sportit të tenisit. Gjermania rekordmene Stefi Graft para tre vjetësh vuri kurorë pikërisht me një tjetër rekordmen në këtë sport, amerikanin Andre Agasi. Sipas “Times”, ky është çifti më i bukur dhe tërheqës për momentin në botën e sportit. Pas tyre medaljen e “argjendtë” e ka merituar Pavel Bur dhe Ana Kurnikova. Kjo e fundit pas love story me këngëtarin Enrike Iglezias ka gjetur qetësi në prehrin e një lojtari hokej, Pavel Bur. Në vend të tretë edhe pse jo më një çunak renditet trajneri i Mançester Sitit, Sven-Goran Erikson me Faria Alam. Në fakt dashuria e tyre shpërtheu në kohën kur suedezi kishte në dorë timonin e përfaqësueses angleze të futbollit. Alam, asokohe sekretare e Federatës Angleze të Futbollit bëri publike historinë e dashurisë së saj me Eriksonin, duke shtuar jo pak dozat e pakënaqësisë së këtij të fundit ndaj publikimit të jetës së tij private. Bie në sy se në dhjetëshen e parë bën pjesë edhe çifti Ronaldo-Milene Dimingues. Braziliani i martuar me Milene në kohën kur erdhi tek skuadra e Interit në vitin 1997. Fryt i dashurisë së tyre është edhe Ronald, djali i vetëm i fenomenit brazilian, tashmë nëntë vjeç. Pas këtij çifti vijnë sipas radhës pesë tenistë të tjerë.
Ana Kournikova-Mark Filipousis, Kim Klajsters-Lejton Hevit dhe Martina Hingis-Serxhio Garsia janë tre çiftet që mbyllin dhjetë më të mirët e kësaj liste. Më tej në vendin e 13-të vihet re çifti Jose Mourinjo-Jose Mourinjo. Nuk është një shaka. Duke iu referuar karakterit të trajnerit portugez, një tip i dashuruar pas vetes së tij, “Times” ka dashur të ironizojë me të. Nuk ka femër që mund të përmbushë Mourinjon më mirë se ai vetë.
LISTA
1. Stefi Graf dhe Andre Agasi
2. Pavel Bur dhe Ana Kournikova
3. Faria Alam dhe Sven-Goran Eriksson
4. Kris Evert dhe Xhimi Konors
5. Nomar Garsiapara dhe Mia Ham
6. Xhon Lojd dhe Kris Evert
7. Ronaldo dhe Milene Domingues
8. Ana Kournikova dhe Mark Filipousis
9. Kim Klajsters dhe Lejton Hevit
10. Martina Hingis dhe Serxhio Garsia
11. Marion Xhons dhe Tim Montgomeri
12. CJ Hunter dhe Marion Xhons
13. Jose Mourinjo dhe Jose Mourinjo
14. Zara Filips dhe Majk Tindall
15. Zara Filips dhe Riçard Xhonson
16. Mildred “Babe” Didrikson dhe Beti Dod
17. Alison Anan dhe Karol Tate
18. Gebi dhe Keni Logan
19. Suzan Dando dhe Andi Grej
20. Nik Faldo dhe Brena Çepelak
21. Al Xhojner dhe Florens Grifit
22. Bart Koner dhe Nadia Komaneçi
23. Henri Lekonte dhe Marie Sara
24. Xheki Xhojner dhe Bob Kerse
25. Debra Sirle dhe Andrju Vil
26. Paula Radklife dhe Geri Loug
27. Martina Hingis dhe Radek Stepanek
28. Sol Campbell and Martina Hingis
29. Marion Xhons dhe Obadele Tompson
30. Karren Bradi dhe Pol Peskisolido
31. Mari Deker dhe Riçard Slanej
32. Xhemi Murrej dhe Jelena Jankoviç
33. Greg Norman dhe Kris Evert
34. Mat Treanor dhe Misti Mej
35. Don Drisdale dhe An Mejers
36. Billi Mofit dhe Lerri King
37. Kelli Robins dhe Kerri Ueb
38. Xheni Finç dhe Kejsi Deigle
39. Laird Hamilton dhe Gabriele Ris
40. Lavar Arington dhe Serena Uiliams
41. Kris Ravlinson dhe Jana Pitman
42. Mark Bradtke dhe Nikole Provis
43. Kolin Montgomeri dhe Ines Sastre
44. Bret Hedikan dhe Kristi Jamaguçi
45. Lin Dan dhe Ksie Ksingfang
46. Xhill Dagllas dhe Karl Hog
47. Kirsti Galager dhe Pol Sampson
48. Xhemi Delgado dhe An Keotavong
49. Tomas Grandi dhe Sara Rener
50. Alan Mulali dhe Çelsi Mardon
Krijoni Kontakt