Sot paradite ne moshen 76 vjeēare ka nderruar jete kengetarja Luēie Miloti.
Kengetarja e njohur Lucie Miloti eshte lindur ne qytetin e Shkodres. Qe ne moshe 12-vjecare ajo doli ne skene para spektatorit shkodran, duke kenduar me artistet e mirenjohur Bik Ndoja, File Gjoleshi, Zina Filipi (Kolaci), Pjeter Gjergji etj. Me pas Lucia kendoi rregullisht ne radio Shkodra dhe ne Shtepine e Kultures, ku drejtonte kompozitori i mirenjohur Prenge Jakova (artist i popullit).
Ne vitin 1946, Lucija, ne moshen 16 vjec, vjen ne Tirane me familjen e saj dhe aktivizohet ne grupin artistik shkodran ne Radio-Tirana. Ketu ajo ka kenduar jaret shkodrane, duke u mirepritur nga artedashesit me mosha dhe profesione te ndryshme si; "Cila syte, due me te pa", "Per mue paska kane kysmet", "Bishtalecat pale pale", "Shpend ma i pare i bukurise", "Zanusha", "Me zaman asaj furije?, "Cu cue Rushja", etj.
Me krijimin e institucioneve te tjera kulturore artistike profesioniste te kryeqytetit, Lucija u aktivizua ne filarmonine e shtetit dhe me pas kaloi ne Estraden e Tiranes, me vone, ne Ansamblin Shteteror te Kengeve dhe Valleve Popullore. Ne Ansambel iu dha titulli "Artiste e Merituar".
Ne repertorin e saj artistja ka interpretuar mbi 500 kenge popullore, njera me e bukur se tjetra. Si p.sh. |"Kacurrelat e tu", kenge kjo e muzikantit te talentuar Gac Cuni, "Synin tend larushe mij cike", "Me t'shi hajtshamos te daca" e kompozitorit te madh Zef Leha etj. Mjaft kenge nga repertori i saj, te interpretuara e te pritura mire nga pibliku yne, jane kenget patriotike te kenduara me shume mjeshteri, si p.sh. "Ded Gjon Luli", "Zek Jakini" etj. Edhe pse e larguar nga skena dhe aktiviteti i saj prej vitesh, kompozitore dhe adhurues te saj vazhdojne t'i dedikojne kenge ne shenje falenderimi per kenaqesine qe i ka dhuruar ajo me zerin e saj te bukur, p.sh. kompozitori lezhian Agim Velaj i ka kushtuar kengen "Lauresha e Shkodres" si dhe kompozitori shkodran Xhevat Lishi "Zani yt na sjell pranvere", me tekst te Lah Memes. Lucie Miloti ka kenduar ne gjithe Shqiperine, deri ne piramidat kufitare. E kane quajtur "Ligjeresha e kenges se bukur shkodrane".
Lucia, ne karrieren e saj ka marre pjese ne festivale kombetare dhe nderkombetate, si ne skenat e shume kryeqyteteve te Ballkanit dhe madje te Botes. Ne nje veprimtari jashte shtetit Lucie Milotin e quajten "Bilbilin e Ballkanit". Ndersa nje muzikolog i madh, i huaj, do te citonte per Lucije Milotin "ishte nje bilbil me ze kristalor". Kengetarja e mirenjohur ka thene: "Nuk do ta arrij kurre kengetaren sa te madhe aq te famshme, te ndjeren Marije Kraja, ishte me se e magjishme". Me pasion flet edhe per kenget e te mirenjohurit ne Shqiperi dhe jashte shtetit, Bik Ndojen, i cili ishte i pazevendesueshem.
Nga Shkodra e kujtojne shume artiste dhe studiues te artit, si: Bik Ndoja, Isa Alibali, Ferid Bala, Myfarete Laze, Pac Alimehillli, Ramazan Cehu etj. Gjithashtu, me raste vijne dhe e vizitojne ne shtepi miqte e saj nga Tirana, si Engjell Ndocaj, Nina Mula, Osman Mula, Luiza Papa, Drita Papajani, Pavlina Mihaj, Xhevdet Hafizi, Naile Hoxha, rapsodi i mirenjohur popullor Tom Nikolla, Abdulla Kalaci, Dedin Suli, sepse ajo eshte e semure. Duke pasur nje krijimtari te gjate dhe te gjere artistike ne fushen e kenges popullore, kengetarja Lucie Miloti eshte dekoruar para kater viteve nga ish-Presidenti i vendit, Rexhep Meidani me Urdherin "Mjeshter i Madh", per kontributin e shquar ne perhapjen e muzikes popullore per nivel te larte ne interpretimin e kenges popullore, duke u cilesuar si "bilbil me ze kristalor i Shkodres".
Krijoni Kontakt