Pėrkujtojmė sot 14 vjetorin e vdekjes
sė Monsinjor Nikollė Minit, famullitarit tė katedrales sė Prizrenit
Lindi mė 9 korrik 1924, nė Ferizaj. Ishte mė i vogli ndėr katėr fėmijėt, qė Zoti u fali prindėrve, Kolė Mini dhe Monika Kajtazi.
Shumė shpejt mbeti jetim dhe iu desh tė strehohej nė dyert e tė afėrmve. Fėmijė i menēur, jashtzakonisht i shkathėt, tėrhoqi vėmendjen e meshtarėve vendas, qė e pėrcollėn nė seminarin e Prizrendit e pastaj nė Seminarin e Shkodrės e tė Zagrebit, ku kreu studimet filozofike e teologjike.
U shugurua meshtar njėherėsh me Don Milorad Defarin, misionar kroat i mirėnjohur ndėrmjet shqiptarėve me emrin Dom Mila, nė vitin 1950. Nisi menjėherė shėrbimin meshtarak kudo e kėrkoi Kisha: nga Shenjtėrorja e Zojės sė Crnagorės nė Letnicė, nė Novoselė tė Gjakovės, nė Bec, Zym, Velezhė e nė katedralen e Prizrendit, ku mbylli sytė mė 15 maj 1992 nė elter, ndėrsa kremtonte Meshėn shenjte, duke vulosur kėshtu pėrkushtimin themelor ndaj Kishės, pėr tė cilėn ishte pėrpjekur gjithė jetėn.
Figurė poliedrike, Monsinjor Mini u dallua si Meshtar, si ndėrtues kishash, organizator i rinisė katolike, mjeshtėr i korit kishtar, gojtar, publicist, autor i flepalosjes "Zani i Zojės sė Crnagorės" dhe i katekizmit me titull "Besimi katolik", themelues, bashkė me Imzot Nikė Prelėn, i revistės fetare-kulturore "Drita" e cila mė vonė pati edhe shtėpinė e vet botuese prej nga dolėn shumė botime tė reja.
Nė 14 vjetorin e vdekjes e kujtojmė si njeri qė jetoi pėr Zotin e me Zotin, pėr popullin e me popullin; si meshtar qė jetoi pėr elterin e mbylli sytė nė eltėr, duke lėnė kėshtu gjurmė tė pashlyeshme nė jetėn e Kishės e tė kulturės shqiptare, si model qė meriton tė ndiqet nga breznitė e reja.
Ruaj Lidhjet