Rikthehet serish ne fokus CALCIOPOLI ne Itali, gjyqtari Paparesta, i perjashtuar per trukimet, blen klubin e Barit

Kete here jo per denime, por per rehabilitim te te denuarve. Dje, njeri nga njerezit me te perfolur pas Triades se Juves, gjyqtari Paparesta, eshte bere zyrtarisht President i klubit te Barit. Ai mendohet se perfaqeson nje grup biznesmenesh se huaj. Paparesta ka bere dje oferten me te mire "Bari Calcio 2014", prej 4.8 milione Euro. Shoqeria do te quhet F.C. Bari 1908 (Bari Football Club 1908).

Klubi i Barit, ka qene nje nga me te perfolurit per paracaktimin e rezultateve ne Serie A dhe B, dhe ne kete ekip ka patur shume lojtare te perfolur per trukime. Njeri prej tyre, Andrea Masiello, ish lojtar i Juventusit, eshte denuar nga gjykata sportive e Barit per trukim te ndeshjeve Palermo-Bari, Bari-Sampdoria, Lecce dhe Bari-Bologna-Bari. Masiello ka pranuar akuzat per trukim.

Burimi per blerjen e Barit: http://www.gazzetta.it/Calcio/Serie-...15373390.shtml