Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 100
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Hidhet në erë kryqi, kapet marokeni

    Hidhet në erë kryqi, kapet marokeni

    I huaji u dyshua për lidhje me atentatin


    --------------------------------------------------------------------------------

    Brikena Shllaku


    MALESI E MADHE

    Një sasi eksplozivi e prodhuar në mënyrë artizanale ka rrëzuar dje në të gdhirë një kryq prej guri të ngritur mbi një varr mbi 100-vjeçar në fshatin Kokpapaj të Malësisë së Madhe. Disa orë më pas, patrullat e policisë rrugore kanë ndaluar në fshatin Çezmë në afërsi të Koplikut, shtetasin me origjinë arabe, Muhamed Betuf. Marokeni nuk ka patur asnjë dokument identifikimi me vete dhe oficerët e policisë kanë dyshuar se mund të bëhet fjalë për një lidhje mes atentatit ndaj kryqit dhe pranisë së marokenit të dyshimtë në këtë zonë. Në drejtim të Shkodrës, janë nisur dje ekspertë të forcave të antiterrorit nga Ministria e Brendshme, për të ndjekur më afër këtë ngjarje. Sipas burimeve, deri në orët e vona të mbrëmjes, ekspertët nuk kanë mundur të japin një përgjigje të saktë pyetjes nëse Muhamed Betuf kishte lidhje me eksplozivin.
    Dëmtimi me lëndë eksplozive i kryqit të gurtë mbi varrin shekullor të Kol Palushit, në fshatin Kokpapaj ka qenë një shqetësim serioz për komisariatin e Koplikut, pasi një akt i tillë mund të provokonte një konflikt mes besimtarëve katolikë dhe muslimanë në këtë fshat. Ndërhyrja në kohë e policisë dhe fillimi i menjëherëshëm i hetimeve për të zbuluar autorët e kësaj ngjarjeje ka ndikuar që banorët e zonës të mos nxitohen për të drejtuar gishtin mbi “fajtorët e supozuar”. Ky është incidenti i radhës në qarkun e Shkodrës që ka si synim dëmtimin e simboleve fetare dhe provokimin e besimtarëve.

    Shpërthimi
    Jehona e një shpërthimi eksplozivi rreth orës 05.30 të mëngjesit të djeshëm, ka zgjuar nga gjumi banorët e fshatit Kokpapaj (Rrjoll) në komunën e Shkrelit. Pavarësisht zhurmës së krijuar banorët e fshatit e kanë patur të vështirë të identifikojnë objektin që kishte qenë shënjestër i shpërthimit me eksploziv. Por afro një orë më pas njëri nga banorët që ka kaluar pranë varrezave të fshatit, ka vënë re se kryqi i gurtë, afro 1.5 metra i lartë që qëndronte mbi qivurin shekullor të Kol Palushit, ishte rrafshuar. Ai ka njoftuar të afërmit e Kol Palushit, njërit nga emrat më të njohur të këtij fshati në të kaluarën. Më pas është njoftuar komisariati i Koplikut dhe Drejtoria e Policisë Shkodër, të cilat kanë ngritur një grup hetimor që ka shkuar në vendngjarje. Nga kqyrja e vendngjarjes ka rezultuar se shpërthimi është realizuar me një sasi eksplozivi të prodhuar në mënyrë artizanale. Fuqia e shpërthimit ka qenë e vogël, pasi nuk është bërë izolimi i eksplozivit, por objektivi i autorëve është arritur, pasi kryqi i gurtë mbi varrin e Palushit është shëmbur në tokë. Burime të policisë së Koplikut thanë për “Gazetën” se kjo varrezë ka qenë e përbashkët për afro një shekull si për besimtarët katolikë ashtu dhe për ata muslimanë. Por varri më dominues dhe më i dukshëm i kësaj varreze ishte qivuri mbi 100 vjeçar i katolikut të njohur të zonës, Kol Palushi. Policia ka marrë deklarimet e personave të afërm të Palushit si dhe të disa fshatarëve të tjerë që mund të hedhin dritë mbi motivet e ngjarjes. Ekspertët kriminalistikë kanë fiksuar disa gjurmë gishtash në vendngjarje të cilët mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve të këtij akti.

    Arabi
    Dje pasdite patrulla e shërbimit të policisë rrugore e komisariatit të Malësisë së Madhe ka konstatuar një person të dyshimtë që ecte më këmbë në afërsi të fshatit Çezmë, që ndodhet vetëm pak kilometra larg nga qyteti i vogël i Koplikut. Policia e ka ndaluar shtetasin e dyshimtë dhe gjatë kontrollit rezultoi se ai nuk kishte asnjë dokument identifikimi me vete. Komunikimi me të ishte i pamundur pasi nuk kishte një përkthyes që mund ta kuptonte gjuhën e tij. Personi i dyshimtë u shoqërua në qelitë e Drejtorisë së Policisë Shkodër dhe pas komunikimit nëpërmjet përkthyesit rezultoi se quhej Muhamed Betuf, i vitlindjes 1978 me shtetësi marokene. Policia e Shkodrës dyshon se ai ka qenë duke shkuar në drejtim të kufirit me Malin e Zi. Gjithçka pritet të sqarohet sot paradite pasi drejt Shkodrës do të udhëtojë një ekip i komisariatit për refugjatët i OKB-së me seli në Tiranë, i cili do t’i ofrojë asistencën e nevojshme marokenit 28 vjeçar.



    Shkodër
    Më 10 janar të këtij viti dhe pikërisht në ditën e festimit të Kurban-Bajramit, persona të paidentifikuar sharruan kryqin e vendosur në majë të malit të Zef Janës në fshatin Bushat të Shkodrës. Ky incident ndodhi vetëm pak orë pas vizitës që bëri presidenti Alfred Moisiu në Myftininë e Shkodrës.
    Elbasan
    Një vit më parë në fshatin Fikas të Elbasanitt u vendos një kryq gjigant buzë rrugës nacionale Elbasan-Qafë Krrabë. Myftinia e Elbasanit dhe komuniteti musliman i zonës kërkuan heqjen e këtij kryqit. Në këtë konflikt u fut dhe komuna e Bradasheshit, e cila kishte dhënë lejen. Disa persona tentuan rrëzimin e kryqit, duke e dëmtuar atë.

    GAZETA SHQIPTARE
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    “Lufta” për simbolet fetare, ja tre incidentet që tronditën Shkodrën





    --------------------------------------------------------------------------------

    Vendosja e simboleve, por edhe emërtimet e objekteve fetare kanë shënuar disa incidente në Qarkun e Shkodrës, të cilat tronditën jo pak harmoninë e marrëdhënieve në mes komuniteteve të besimit musliman dhe katolik të kësaj zone. Incidenti i parë daton tetorin e vitit të kaluar, kur drejtuesit e Myftinisë së Shkodrës reaguan ashpër ndaj vendimit të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Monumenteve të Kulturës në Tiranë për restaurimin e Kishës së Shën Stefanit në Kishë-Xhami. Ndërsa i dyti daton më 10 janar të këtij viti, pikërisht në ditën e festimit të Kurban-Bajramit, kur u sharrua kryqi i vendosur në majën e malit të Zef Janës në fshatin Bushat të Shkodrës. Reagime të ashpra pasuan nga ana e tri shoqatave muslimane dhe nga vetë Myftinia e Shkodrës edhe për vendosjen e bustit të shenjtores Nënë Tereza në këtë qytet. Ata kundërshtuan me forcë vendosjen e bustit nobelistes së vetme shqiptare duke u shprehur se kjo do të çonte në cënimin e marrëdhënieve ndërfetare.

    GAZETA SHQIPTARE
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Unhappy

    Malësi e Madhe, hidhet në erë kryqi mbi varr

    Malësi e Madhe-Një kryq i vendosur mbi varrin e një katoliku është hedhur në erë mbasditen e djeshme. Ngjarja ndodhi në fshatin Koktapaj i komunës Shkrel, në rrethin e Malësisë së Madhe. Policia e këtij rrethi ka marrë informacion në rrugë operative se në varrezat e fshatit ishte vendosur lëndë plasëse tek një objekt, që për fat të mirë, nuk kishte dëmtuar varrin e vjetër.
    ***
    Pas sqarimeve, policia bëri të ditur se lënda shpërthyese ishte vendosur për të hedhur poshtë një kryq që gjendej mbi varr, rreth 5 m i lartë. Nga të dhënat e grupit hetimor rezulton se lënda plasëse ishte prodhuar në mënyrë artizanale. Më pas ajo është fiksuar tek kryqi që ndodhej pranë varrit të Kol Palushit, një varr ky 100- vjeçar dhe është shpërthyer duke e shkatërruar shënjestrën. i ndjeri njihet në zonë si ndër njerëzit më të nderuar.

    Kryqi ka qenë prej hekuri, por forca e shpërthimit e ka hedhur atë në tokë. Varrezat e Koktapajt ndodhen në një kodër të veçuar nga shtëpitë e fshatit, kështu që banorët nuk kanë parë saktësisht atë që ka ndodhur. Sipas policisë, kryqi ndodhej në një vend shumë të dukshëm, faqe kodrës dhe binte në sy.
    ***
    Komisariati i Malësisë së Madhe shtoi se po punonte për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje, që nuk është e para në qarkun e Shkodrës, përsa i përket konflikteve me simbolet fetare.

    Sipas banorëve, në varrezat e fshatit Koktapaj ka të krishterë e myslimanë, sipas besimit të tyre. Kohë më parë, komuniteti katolik i fshatit kishte diskutuar mundësinë e vendosjes së një simboli të besimit të tyre, kryqit, në një nga varret, por ky diskutim kishte ngjallur reagimin e besimtarëve muslimanë. Këta të fundit deklaruan se një gjë e tillë nuk ishte e drejtë pasi varrezat janë të përbashkëta, për muslimanë e katolikë. Komuna e Shkrelit dhe këshilli i saj nuk kanë dhënë leje zyrtare për vendosjen e kryqit, por megjithatë ai është vendosur nga komuniteti katolik. Për t’u rrëzuar jo shumë më vonë, pra dje, me lëndë shpërthyese.
    Më 10 janar të këtij viti, u pat rrëzuar një tjetër kryq i vendosur në kodrën e Zefjanës në Bushat. Ngjarja solli mjaft debate e polemika, kurse kryqi u vendos fill një ditë më pas nga besimtarët.

    -----------------------------------------------------------
    E vetmja arsye qe e solla kete artikull, eshte se lexova diku ne nje bllog qe varrezat te ndahen sipas feve perkatese (nje nga reagimet ndaj ketij incidenti) por gjithashtu shihej si "zgjidhje" e ketij problemi.
    Ta marr vesh une, ne shqiptaret do ndahemi/percahemi per se vdekuri dhe (rrjedhimisht) per se gjalli? . Shume shqetesuese incidente te tilla dhe reagime te tilla (nga te dyja palet.)

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pala muslumane.... ne heshtje.... he de flisni se nuk i ka rene rrufeja ketij kryqi e kan hedh ata arabofilet qe vejne fene para cdo gjeje dhe jo bashkejetesen ndermjet feve ne shqiperi. Ky eshte skandal, jena bo si lindje e mesme vende 99% muslimane qe nuk lejohet me pas kryqin var se te kryqzojne ne vend. Me Nene Terezen po, me Kadarene gjeten zell te llahtarshem ti kundervihen, kundra shkollave katolike po, tani gjetem dhe nje menyre tjeter qe ska bo vaki ndonjehere ne shqiperi, hedhja e simboleve fetare ne ere.
    He se per ta marre ka pavarsine Kosova me keto qelbsinlliqe qe behen ne shqiperi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Malësi e Madhe, hidhet në erë kryqi mbi varr

    një kryq që gjendej mbi varr, rreth 5 m i lartë.
    Paksa i çuditshëm dimenzioni i kryqit mbi varr... 5 metra i lartë.

    Sipas banorëve, në varrezat e fshatit Koktapaj ka të krishterë e myslimanë, sipas besimit të tyre. Kohë më parë, komuniteti katolik i fshatit kishte diskutuar mundësinë e vendosjes së një simboli të besimit të tyre, kryqit, në një nga varret, por ky diskutim kishte ngjallur reagimin e besimtarëve muslimanë. Këta të fundit deklaruan se një gjë e tillë nuk ishte e drejtë pasi varrezat janë të përbashkëta, për muslimanë e katolikë. Komuna e Shkrelit dhe këshilli i saj nuk kanë dhënë leje zyrtare për vendosjen e kryqit, por megjithatë ai është vendosur nga komuniteti katolik. Për t’u rrëzuar jo shumë më vonë, pra dje, me lëndë shpërthyese.
    Kryqi edhe ashtu paska qenë ilegal! Nëse jo në këtë mënyrë, atëherë do të rrëzohej nga institucioni përkatës vendor, që do të ishte mënyra më e drejtë. E kuptoj nevojën për të ndërtuar objekte kulti, sepse janë të domosdoshme për praktikimin e besimit, por simbolet fetare gjithandej janë të tepërta, sidomos në një vendbanim shumëkonfesional.

    Personalisht mua mi vret sytë kryqi në majë të Vodnos së Shkupit që ndërtuan sllavët para 5 viteve, kryq gjigant që simbolizon besimin krishter, megjithëse në këtë qytet jeton numër i madh i muslimanëve... ka një prapavijë të flliqur!

    Besimi mbahet në zemra të besimtarëve dhe praktikohet në objektet përkatëse, jo në simbolet që vihen vend e pavend, sa për të sjell sherr midis njerëzve!
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  6. #6
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Mua me shum me gjason me skenaret serb qe i pergadisnin vet.

    Ekziston nje grup aty qe eshte duke tentuar t'i kthej shqiptaret ne kinse fene e te pareve duke shperndare edhe trakte neper rruge .Dhe jane ne gjendje te bejne c'mos vetem qe t'i iritojne masat ndaj muslimaneve.
    Por mundet edhe ndonje i pandergjegjshem nga mesi i "muslimaneve"ta ket bere ate gjest .

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    një kryq prej guri të ngritur mbi një varr mbi 100-vjeçar në fshatin Kokpapaj të Malësisë së Madhe.
    Justifikojeni tritolin! Çdo akti, deri edhe terrorist, i gjendet me sofizma justifikimi!

    Ju kujtoj se ka mbarue ai gjyse mijevjeçari kur simbolet e krishtena duheshin ndertue ku s'i kap syni i autoriteteve turke apo turkoshqiptare.

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Muslimanet duhet te pyesin veten se perse ua vret syte kryqi...

    Mos valle kane gje lidhje gjaku me Drakulen ?

    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Muslimanet duhet te pyesin veten se perse ua vret syte kryqi...
    Mos valle kane gje lidhje gjaku me Drakulen ?
    Matrix... drakulla, shtriga... janë pjellë e atyre që i besojnë forcës së kryqit, në realitet nuk ekzistojnë këto kreatura! Gjithsesi... besimi yt ky!
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Matrix... drakulla, shtriga... janë pjellë e atyre që i besojnë forcës së kryqit, në realitet nuk ekzistojnë këto kreatura! Gjithsesi... besimi yt ky!
    Fjollat,

    Nqs ti nuk i beson dickaje, thjesht e injoron ate.

    Ti e sulmon nje objekt kur ai perfaqeson kercenim per ty...

    Ky eshte ligj i natyres...

    ...Ti u vete u shprehe se "Kryqi t'i vret syte"....

    Citim Postuar më parë nga Fjollat
    Personalisht mua mi vret sytë kryqi në majë të Vodnos së Shkupit ....
    Ti mund te thuash se ai te kujton sllavet.
    Por atehere, perse nuk ua vret syte dhe shqiptareve jo-muslimane????
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 12-05-2006 më 05:54
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!
    Nga Fiori në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 29-01-2024, 07:21
  2. Supat
    Nga Fiori në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-11-2010, 15:28
  3. Nje miliardere kerkon te hidhet pingulthi nga ur e Gorices..
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-02-2009, 19:26
  4. Vajza vret veten, 52-vjecari hidhet nga pallati
    Nga KoTeLja_VL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-12-2004, 09:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •