Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549

    Historia e ngritjes se kryqit ne malin e Zefjanes

    Meqense ka kuriozitet lexojeni

    20 Janar 2006
    Nga Marian GEGA, famullitar i Bushatit ne kohen kur eshte vendosur kryqi

    Kryqi i famshem per te cilin eshte shkruar disa here neper gazeta javet e fundit, eshte ngritur ne vitin 2001, kur une kisha disa muaj qe isha emeruar famullitar ne zonen e Bushatit. Pasi kjo zone eshte nje famulli e vetme, por qe perbehet nga gjashte fshatra. Per mua si famullitar lindi nevoja e konkretizimit te mesimit te kishes per sa i perket njesise se bashkesise besimtare. Per arsye rrethanore nuk ishte e mundur te realizohej deshira e kremtimit te nje meshe te vetme per te gjithe fshatrat e famullise sime ne diten e diele, prandaj duheshin kremtuar meshe te vecanta ne te gjashte fshatrat. Per kete arsye, ne mendjen time dhe ne planet e organizimit te famullise per perjetimin sa me te mire te ungjillit, lindi nevoja e gjetjes se formave qe shprehnin bashkimin, njesimin e grigjes.

    Ne kete kontekst, me propozim te keshillit baritor, linden dy ide. Njera ishte per nje bashkim ne kremtimin e meshes 10 here ne vit te ish-kisha e Shen-Rrokut, e rrenuar gjer ne themele nga komunizmi, e cila ishte edhe kisha e pajtorit te famullise dhe e barazlarguar nga te gjithe fshatrat...; ndersa tjetra ishte Udha e Kryqit mbi malin e Zefjanes, e cila do te behej nje here ne vit, diten e se Premtes se Madhe, ku u zgjodh mali. Jo per pompozitet apo per t'u shfaqur si fetare para te tjereve, por per te mos bere kaos ne rrugen nacionale dhe per ta jetuar me me pershpirteri ate moment besimi gjithsecili ne brendesi te shpirtit te vet...

    Keshtu krijuam traditen e kremtimit te meshes mbi rrenojat e kishes se Shen-Rrokut, dhe njekohesisht edhe sistemimin e varrezave (te cilave u ishte vene buldozeri ne '67) dhe te nje vendi me te denje per t'u mbledhur bashkesia e per t'u kremtuar Mesha e Shenjte. Gjithashtu te Premten e Madhe te vitit 2001 beme Udhen e Kryqit ne mal. Fillimi i saj ishte jashte qendres se Bushatit, siper shkolles, dhe pikemberritja ishte maja e malit; simbol i malit te Kalvarit, ku Jezu Krishti dha jeten per te. U mblodhen besimtare nga te gjithe fshatrat, mbi 2000 vete. Kishte edhe mjaft te rinj myslimane, te cilet jane lutur me ne. Ne maje te malit bekuam dhe vume nje kryq rreth 2.3 metra te larte.
    Pak muaj me vone iu dha leja kompanise AMC per te ngritur antenen e saj, pikerisht ne ate vend. Firma ndertuese e hoqi kryqin dhe e hodhi tej. Askush nga bashkesia katolike nuk beri ze dhe nuk protestoi, pasi ajo firme kishte lejen e ndertimit. Pak dite me vone, tre persona, prej te cileve njeri ishte i besimit mysliman, e kane ringritur kryqin jashte rrethimit te siperfaqes se antenes. Por pavaresisht se kryqi ishte ringritur, ne nuk e perdorem me ate koder ne vitet ne vazhdim per te finalizuar udhen e kryqit, sepse sheshi ne maje te malit ishte i pamjaftueshem per t'u ulur mijerat e njerezve qe shtoheshin cdo vit, prandaj zgjodhem kodren tjeter ne ekstrem te Zefjanes, mbi Rranxa, per te finalizuar perkujtimin e vdekjes se Zotit tone ne Kryq, ne Mal te Kalvarit. Aty ngritem kryqin tjeter rreth 5.20 metra te larte. Tek ky i fundit kemi bere liturgjine e se Premtes se Madhe nga viti 2002 e ne vazhdim. Pra sqaroj edhe nje here; kemi bere liturgjine, e cila fillon ne oren 9:00 dhe perfundon ne oren 16:00.

    Ndersa kryqi ne kodren e Plezhes, u vu per arsye se Plezha ishte i vetmi katund qe per nga tradita i kishte perkitur tradicionalisht dioqezes se Sapes dhe nuk kishte qene kurre e bashkuar me Famulline e Bushatit, dhe me ndarjen e re administrative, ai fshat iu bashkangjit famullise se lartpermendur. Kjo ndarje e re administrative i kishte corientuar pakez anetaret e famullise, te cilet ne kete situate te re mungonin ne jeten e kishes, pavaresisht nga deshira e tyre per pjesemarrje. Ndaj nga me te rinjte dhe keshilltaret e Plezhes, u vendos qe udha e kryqit te behej ne fshatin e tyre nje here ne vit, pa llogaritur ate ne malin e Zefjanes, qe sherben si moment bashkimi per te gjithe famulline. Dhe u vendos edhe kryqi ne kodren e Plezhes.

    Pas sqarimit te historise se venies se kryqeve, ku nuk kane dore te huajt, sic eshte aluduar jo vetem nga gazetaret, por ne mungese te plote informacioni edhe nga vete kreu i komunitetit mysliman, deshiroj te parashtroj disa shqyrtime personale.
    Nuk e di pse dhe ku mund t'i fyhen ndjenjat ndonje besimtari i cfaredolloj besimi qofte, pse nje grup tjeter shpreh besimin e vet ne format qe ai i mban si me te pershtatshmet? Mua nuk me ka ngjallur problem zenia e rruges para xhamise se sheshit "Skenderbej" per festen e Bajramit, per lutjet e besimtareve myslimane; nuk kam arsye t'u them vellezerve orthodokse: Mos hidhni kryqe ne ujin e lumenjve "publike", sepse... (nuk kam nje mendje aq "pjellore" ne percarje, sa per te shpikur nje arsye kunder...!!!). Por besimi nuk eshte thjesht ndjenje... Ai eshte nje perkatesi e bindur dhe e themeluar qe nuk tundet, as fyhet, as nga kryqet e heshtur dhe te paqem, as nga altoparlantet e zhurmshem. Nuk kuptoj se ku qendron gabimi i nje bashkesie qe terhiqet ne male te shkrete per te bere liturgjine vet, duke u thene te gjitheve: Ju jetoni e punoni te qete? Kujt i ben keq Kryqi ne nje vend ku nuk prish as pengon ndonje plan urbanistik. Ku e gjen mbeshtetjen Avokati i Popullit t'i kerkoje policise ndertimore prishjen e simboleve, domethene te kryqeve, ne veri e ne jug te vendit? Por ende ka njerez qe nuk e dine se Kryqi eshte simboli maksimal i paqes dhe i dashurise. Nuk mendoj se duhet pasur frike nga ata qe ngrejne kryqe, sepse na komunikojne angazhimin e tyre per aktualizimin e paqes dhe dashurise, perkundrazi duhet te shqetesohemi me shume kur dikush ngre zerin kunder ketij simboli, sepse deshmon te kunderten e vlerave qe kryqi percon, pra tendenciozitetin, konfliktin, percarjen, urrejtjen.

    Te marrim si shembull Bosnjen, nje vend me perberje fetare njesoj si Shqiperia. Sa kryqe jane te vene mbi malet e saj? Jam i bindur se inteligjenca e boshnjakeve e tejkalon instinktin e papermbajtshem te fanatizmit qe ka per nene injorancen dhe urrejten. Po sikur Shqiperia te hyje ne Bashkimin Evropian dhe flamuri yne kombetar te vihet afer ndonje tjetri qe permban kryqin, si do t'i behet hallit, do dalim nga Bashkimi Evropian, apo do t'u kerkojme edhe shteteve te tjera t'i heqin kryqet nga flamuret? Pse valle ca elemente, qe natyrisht nuk jane e gjithe Shqiperia, shfaqen te trazuar, duke u ankuar nen kthetrat e nje fare paranoje? Kush po i lufton ata? Kush u eshte kundervene ndonjehere? Besoj se asnje komunitet fetar nuk duhet te krijoje komplekse inferioriteti, qe cojne ne reagime te demshme.

    Detyra e drejtuesve te feve ne Shqiperi, eshte t'u percojne besimtareve te tyre jo percarje e meri, por fytyren dashuriplote dhe te dhembshur te Zotit. Detyra e shtetit shqiptar eshte te garantoje ushtrimin e lirise se ndergjegjjes se cdo individi apo grupi shoqeror, jo ne menyre arbitrare dhe te njeanshme, por demokratike dhe te ekuilibruar.

    Me siper pame motivet e verteta fetare te venies se kryqeve ne Bushat e perreth, pra jo per pompozitet dhe prepotence, as per shenje mbizoterimi, por si shenje pervuajterie personale dhe dashurie per te gjithe njerezit. Shembull ky i dhene nga Jezu Krishti. Prandaj duam te dime, kush e rrezoi kryqin? Pse e beri ate? Mos te fshihen, por te na sjellin arsyet per te cilat e kane bere kete akt, qe eshte me shume se vandal.

    I rikthehem edhe nje here bashkesise se nderuar te besimtareve te Bushatit, ku kam jetuar dhe drejtuar besimtaret katolike per 5 vjet. Ajo nuk e meriton gjithe kete kundervenie. Ajo nuk e meritonte shembjen e kryqit mbi malin e tyre, sepse eshte nje bashkesi qe i jeton vlerat qe burojne nga kryqi. Ajo eshte bashkesia e pare fetare, per sa di une, ku jane mbledhur armet ne menyre krejt vullnetare nen shenjen e kryqit. Per sasine dhe menyren e mbledhjes se armeve, mund te deshmoje vete policia apo Ministria e Puneve te Brendshme, e cila me ka derguar leter falenderimi.

    Le t'i referohemi reagimit te kesaj bashkesie ndaj vrasjes makabre te Orland Gjonit, djalit 16-vjecar, qe ndersa po kulloste lopen ne fushe, duke luajtur futboll me bashkemoshataret e tij, u qellua nga nje 50 e ca-vjecar me 28 gusht te viti 2004. Kjo ngjarje makaber, terrori i krijuar per jeten e nje femije te keputur ne lulen e saj, urrejtja qe mund te lindte, zemerata per shkak te pabarazise ne krim, e shtyne bashkesine e krishtere te Bushatit, qe ne emer te Zotit dhe te kryqit te Krishtit te dorezonte armet. Ne kembim te nje Kryqi, qe dikush deshiron ta ktheje ne "shenje percarjeje", cdo familje dorezoi armet me bindje te plote, ne emer te paqes, ne emer te jetes se Orlandit... E keshtu, besimtaret e krishtere te Bushatit deshmuan me nje veper konkrete, distancimin nga ideja e vetembrojtjes dhe e hakmarrjes, duke hequr armet, simbol vdekjeje. Edhe pse merrej me mend se c'eshte "drejtesia" shqiptare, e cila ate kriminel qe vuri dore vdekshem ne jeten e Orlandit 16-vjecar, do ta denonte ne nje shume vitesh, qe per nga simbolika eshte me barbare se vete barbariteti i krimit.
    Si mund te flase dikush sot ne emer te drejtesise mbi nje kryq metali, druri apo betoni qofte ai, duke heshtur para te drejtes per te jetuar te individeve qe perbejne shtetin!? Jo vetem kaq, por cuditerisht edhe masmedia ne ate kohe, jetes se nje 16-vjecari i kushtoi vetem 30 sekonda kohe e ndonje paragraf te shkurter, ndersa venies se drejtesise mbi Orlandin e vrare nuk pati mundesi t'i kushtoje aspak kohe!! Edhe pse ajo s'ishte drejtesi, por vrasje per te dyten here e Orlandit, mediat nuk gjeten hapesire per te pasqyruar nje fakt te tille. Ndersa sot, e gjithe masmedia pati te gjithe kohen dhe hapesiren e mundur ne gatishmeri per kryqet ne maje te malit.

    E ndjeva per detyre te shkruaja si ish-famullitar i Bushatit, pasi ky argument ose con ne degjenerim polemikash fetare, ose vetem trajtohet ne nivel opinionesh. Jo, duhet njohur e verteta, dhe kjo eshte e verteta e kryqeve te Bushatit.

    Tani te dalin atentatoret e te thone te verteten e tyre. Te kerkojne falje gazetaret e papergjegjshem qe jane argetuar duke pershkallezuar urrejtjen. Avokatet e popullit te bejne me me pergjegjshmeri detyren e tyre dhe te mos bejne avokatet e djallit. Ndonje kryetar komuniteti fetar te mos shpalle genjeshtra neper gazeta.

    E tani dua ta mbyll kete artikull me fjalet e Papes Gjon Pali II, me bindjen se do te kuptohet nga te gjithe. Ne lidhje me Kryqin ne Bushat, gazeta zyrtare e Vatikanit "L'Osservatore Romano", e dates 12 janar 2006, citon fjalimin e Papes ne Heldenplatz te Austrise, me 21 qershor 1998, ne te cilin thote: "Shume gjera mund t'u hiqen te krishtereve, por Kryqin, qe eshte shenja e shpetimit, nuk do te mund te na e heqin. Nuk do te lejojme qe ai te perjashtohet nga jeta publike!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    shume shkrim i bukur,
    pa nuanca te theksuara fetare apo propagandistike,
    po ka ed njerez qe i vrasin syte simbolet e besimeve te tjera.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Ermo do fillosh edhe nje here debatet per kryqet ?
    I kemi mbyllur ato.
    Gjej ndonje teme tjeter. Jo per ndonje gje po po te fillojme do te mbeten te pakenaqur disa.

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Historia e Kryqit tė famshėm tė Labovės
    Nga ALBA nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 25-06-2013, 21:32
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Historia e ngritjes se kryqit ne malin e Zefjanes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 18:23
  5. Shpėtimi i tė krishterit
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 16-09-2004, 22:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •